Blog

  • Përurohet objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Gjakovë, investim 200 mijë euro

    Përurohet objekti i ri i Zyrës së Punësimit në Gjakovë, investim 200 mijë euro

    Në ceremoninë e përurimit, kryeministri Albin Kurti tha se objekti i ri ka një sipërfaqe prej rreth 506 metrash katrorë dhe është ndërtuar sipas standardeve evropiane, duke mundësuar qasje edhe për personat me aftësi të kufizuara.

    “Ky objekt i ri, i cili ka një ndriçim të përshtatshëm, pastaj punimet janë cilësore, ka si sipërfaqe diku 506 metra katrorë dhe është projektuar e ndërtuar sipas standardeve evropiane për të evituar çfarëdo barriere për qytetarët”, tha Kurti.

    Ai theksoi se zyra e re synon të shndërrohet në një qendër aktive të tregut të punës, duke ofruar këshillim në karrierë, trajnime profesionale dhe ndërmjetësim të drejtpërdrejtë mes punëkërkuesve dhe bizneseve.

    Sipas Kurtit, nga janari deri në shtator të vitit 2026, përmes ndërmjetësimit të rregullt në punësim janë punësuar 2,285 persona, prej tyre 1,274 gra dhe 1,011 burra.

    Ndërkaq, përmes masave aktive të tregut të punës janë përfshirë 1,698 persona, përfshirë 1,080 gra dhe 618 burra.

    Kurti bëri të ditur se që nga fillimi i vitit 2025, Zyra e Punësimit në Gjakovë ka realizuar 340 ndërmjetësime në punësim të rregullt dhe 116 përmes masave aktive të tregut të punës.

    Ai vlerësoi gjithashtu afërsinë e objektit të ri me Qendrën e Aftësimit Profesional në Gjakovë, e cila ofron trajnime dhe certifikime në 11 programe të ndryshme profesionale.

    Në anën tjetër, ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, tha se synimi është transformimi i Agjencisë së Punësimit nga një institucion administrativ në një agjenci më aktive në shërbim të qytetarëve.

    “Qëllimi ynë primar është transformimi i Agjencisë së Punësimit nga një agjenci administrative në një agjenci proaktive”, deklaroi Hoti.

    Ai theksoi se në zyrat e punësimit do të ofrohen këshillime, plane individuale për personat e papunë dhe orientim drejt trajnimeve, aftësimit profesional, praktikave dhe ndërmjetësimit në punësim.

    Hoti shtoi se, krahas modernizimit të infrastrukturës, rëndësi të veçantë kanë edhe rritja e kapaciteteve njerëzore dhe digjitalizimi i shërbimeve të Agjencisë së Punësimit.

    Burimi: RTKLive

  • Prezantohet aplikacioni “m.Uslugi”, Andonovski: Po e bëjmë shërbimet më të arritshëm për qytetarët

    Prezantohet aplikacioni “m.Uslugi”, Andonovski: Po e bëjmë shërbimet më të arritshëm për qytetarët

    Ministria e Transformimit Digjital (MTD) sot zyrtarisht lançoi aplikacionin m.Uslugi, aksesin e ri celular në shërbimet publike digjitale dhe dokumentet elektronike të qytetarëve.

    Në eventin në “Filarmoninë Maqedonase”, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, përfaqësuesve të institucioneve, Bashkimit Evropian, trupit diplomatik, komunitetit akademik dhe të biznesit dhe medias, Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski prezantoi aplikacionin dhe demonstroi drejtpërdrejt funksionalitetet e tij të para, njoftojnë nga MTD.

    “Kur filluam transformimin digjital, qëllimi nuk ishte të krijonim më shumë aplikacione, portale dhe regjistra. Pyetja ishte shumë më e thjeshtë, si ta bënim shtetin më të arritshëm për qytetarët. Për një kohë shumë të gjatë, shteti për shumë njerëz ka qenë një sportel, orar pune, një dokument dhe të dhëna të humbura që shteti tashmë i ka, por përsëri i kërkon qytetarit t’ia sjellë. Me m.Uslugi, po fillojmë ta ndryshojmë pikërisht atë marrëdhënie”, theksoi Andonovski.

    Ministri kujtoi se ideja për m.Uslugi filloi në vitin 2024, pas pjesëmarrjes së tij në Samitin “Diia” në Cyrih dhe njohjes së tij me modelin ukrainas “Diia”. Koncepti u zhvillua më pas si pjesë e projektit evropian “GovTech4All”, përmes programit Evropa Digjitale.
    Nga atje theksojnë se m.Uslugi është konceptuar si një akses i vetëm celular në shtetin dixhital, me identitet dixhital, dokumente elektronike, shërbime publike dhe njoftime në një vend, dhe në fazat e ardhshme me pagesa të integruara.

    Aplikacioni m.Uslugi është falas dhe përdorimi i tij është plotësisht vullnetar.

    Përveç dokumenteve digjitale, nëpërmjet m.Uslugi qytetarët do të kenë çasje edhe në shërbimet e para elektronike nëpërmjet celularit.

    Ministri theksoi se qëllimi nuk është vetëm transferimi i procedurave ekzistuese administrative nga sporteli në një telefon celular, por thjeshtimi i tyre në mënyrë të konsiderueshme./Telegrafi/

  • Të paktën tre të vdekur nga cikloni Arnab në jug të Indisë, evakuohen 180 mijë banorë

    Të paktën tre të vdekur nga cikloni Arnab në jug të Indisë, evakuohen 180 mijë banorë

    Të paktën tre persona kanë humbur jetën pasi cikloni Arnab goditi bregdetin lindor të Indisë, duke shkaktuar dëme të shumta, reshje të dendura dhe erëra me shpejtësi deri në 135 km/h.

    Stuhia mbërriti në shtetin Andhra Pradesh të mërkurën në mëngjes, duke rrëzuar pemë mbi autostrada dhe duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike në disa zona, transmeton Telegrafi.

    Narendra Singh Bundela, zyrtar i lartë i Forcës Kombëtare të Reagimit ndaj Fatkeqësive (NDRF), konfirmoi se tre persona humbën jetën nga stuhia dhe se Andhra Pradesh ishte rajoni më i prekur.

    Kryeministri i këtij shteti, N. Chandrababu Naidu, i tha ministrit federal të Brendshëm, Amit Shah, se të paktën 180 shtëpi ishin shkatërruar, 220 pemë ishin rrëzuar dhe furnizimi me energji elektrike ishte ndërprerë në disa zona. Sipas zyrtarëve të zyrës së tij, dy nga viktimat humbën jetën si pasojë e rënies së një peme dhe goditjes nga rryma elektrike.

    Një ditë më parë, të paktën 180 mijë banorë ishin evakuuar nga shtetet Andhra Pradesh dhe Odisha. Fluturimet dhe shërbimet hekurudhore u anuluan, ndërsa disa shkolla u detyruan të mbylleshin. Autoritetet vlerësojnë se më shumë se 12 milionë njerëz jetojnë në zonën që mund të preket nga cikloni.

    Një banor i distriktit Kakinada, në Andhra Pradesh, përshkroi pasigurinë gjatë stuhisë: “Askush nuk e dinte se në shtëpinë e kujt do të vërshonte uji më pas apo cila shtëpi do të përmbytej”.

    Departamenti Meteorologjik i Indisë paralajmëroi për një ngritje të nivelit të detit deri në 1.5 metra mbi nivelin e baticës, duke rrezikuar përmbytjen e zonave të ulëta në Andhra Pradesh.

    Arnab fillimisht u klasifikua si “stuhi ciklonike shumë e rëndë”, kategoria e tretë më e lartë në sistemin përkatës, por më pas u ul në kategorinë “e rëndë” pasi lëvizi më tej drejt brendësisë së vendit.

    Ndërkohë, në Nepalin fqinj, autoritetet u kanë bërë thirrje turistëve të shmangin zonat malore në lartësi të mëdha, nga frika se cikloni mund të shkaktojë reshje të rrëmbyeshme, stuhi dëbore dhe ortekë nga e enjtja deri të shtunën. Sipas Reuters, autoritetet kanë pezulluar për tri ditë lëshimin e lejeve për ecje malore.

    Kjo periudhë përkon me sezonin kulmor të ecjeve në malet e Nepalit, ku rreth 750 alpinistë dhe turistë pajisen çdo ditë me leje.

    Nepali ende po përballet me pasojat e shembjes katastrofike të një mase akullnajore malore në gusht, e cila, sipas raportimit, la më shumë se 1,400 të vdekur dhe të paktën 5,000 persona të zhdukur.

    Edhe Sri Lanka ka mbyllur shkollat, pasi Departamenti i Meteorologjisë paralajmëroi se stuhia mund të shkaktojë përmbytje të menjëhershme dhe rrëshqitje dheu. /Telegrafi/

  • Legjenda e NBA fitoi 200 milionë dollarë, por tani pretendon se po fundoset financiarisht

    Legjenda e NBA fitoi 200 milionë dollarë, por tani pretendon se po fundoset financiarisht

    Ish-basketbollisti i Boston Celtics, Paul Pierce, i cili thuhet se fitoi rreth 200 milionë dollarë gjatë karrierës së tij në NBA, pretendon në gjykatë se po fundoset financiarisht dhe i kanë mbetur rreth 300,000 dollarë në llogarinë e tij.

    Avokati i Pierce e tha këtë në dokumentet e paraqitura në një çështje gjyqësore me Princess Santiago, nënën e djalit të tij, për çështjen e mbështetjes financiare për fëmijët. Sipas dokumenteve, Pierce mbeti pa të ardhura pasi Fox Sports i ndërpreu kontratën dhe ai mori pagën e fundit në gusht.

    Pierce, sipas TMZ, paguan rreth 48,000 dollarë në muaj për mbështetje financiare për fëmijët dhe, pas të gjitha detyrimeve të tij, atij i kanë mbetur vetëm disa mijëra dollarë.

    Përveç një llogarie bankare, ai zotëron edhe pasuri të paluajtshme me vlerë rreth tre milionë dollarë. Muajin e kaluar, ai pati disa të ardhura nga aksionet në biznese të tjera dhe këtë vit fitoi rreth 10,000 dollarë nga YouTube.

    Gjykata më parë e urdhëroi atë të paguante mbështetje të përkohshme për fëmijët dhe 100,000 dollarë në shpenzime ligjore për Santiagon. Ajo tani po kërkon 40,000 dollarë të tjerë për avokatët dhe 10,000 dollarë për një kontabilist mjeko-ligjor për të shqyrtuar financat e Pierce, dhe ai po i kërkon gjykatës ta refuzojë këtë kërkesë.

    Pierce fitoi titullin e NBA me Boston Celtics në vitin 2008 dhe u emërua MVP i finales. Ai e përfundoi karrierën e tij në vitin 2017 dhe më vonë punoi si analist televiziv. /Telegrafi/

  • “Gjuhën e forcës dhe imponimit nuk e njoh”, Rama-protestuesve: Dritare digjitale për dialogun

    “Gjuhën e forcës dhe imponimit nuk e njoh”, Rama-protestuesve: Dritare digjitale për dialogun

    Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur kërkesave të protestës deklaroi se nuk e njeh gjuhën e forcës, dhunës dhe imponimit.

    Kreu i qeverisë u shpreh i hapur ta rishikuar Paktin për Universitetin, si dhe bëri me dije se do të hapet një dritare dixhitale për dialogun.

    “Unë gjuhën e forcës, të dhunës, së imponimit nuk e njoh. Si kryeministër me dialog e kam koordinuar përpjekjen e përbashkët me studentët për Paktin për Universitetin pas protestës masive të vitit 2018. Edhe atëherë u desh ca javë që të niste dialogu, sepse edhe atëherë, po ata tipa të mbrapshtë mes pedagogëve, nga një qorr neokomunist te ca të verbër demokratikas, bashkë me të reja dhe të rinj që u shkonin pas si idhtarëve idhujve të rremë, bënin po këtë punë që bëjnë sot, s’ka dialog, plotëso pikat tona. Halli është se sikur të funksiononte kështu liria s’do kishte më bashkëjetesë demokratike por mbijetesë xhungle. Kështu ose bëj si themi ne, ose ne do thyejmë dynjanë e s’do shkojmë në mësim, e të tjera si këto nuk ka. Ejani të uleni ku të doni dhe si të doni”.

    Rama tha se kjo shumicë qeverisëse do të jetë këtu deri në ditën e fundit të qeverisjes, ndërsa u shpreh se është i gatshëm për dialog, kur të duan dhe ku të duan ata që protestojnë. (A2 Televizion)

  • Erion Veliaj kundërshton transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit: Është rrëmbim policor

    Erion Veliaj kundërshton transferimin nga burgu i Durrësit në atë të Fierit: Është rrëmbim policor

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar transferimin nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Durrës drejt burgut të Fierit, duke pretenduar se nuk i është vënë në dispozicion dokumenti zyrtar që urdhëron këtë veprim dhe arsyet ligjore për të.

    Në një deklaratë për shtyp të publikuar të mërkurën, Veliaj tha se punonjës të Policisë së Burgjeve, të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, ishin paraqitur në burgun e Durrësit për ta transferuar në Fier.

    Sipas tij, pavarësisht kërkesave të përsëritura nga ai dhe avokati i tij për t’u njohur me vendimin dhe arsyetimin ligjor të transferimit, dokumentacioni nuk u është vënë në dispozicion.

    “Një transferim i detyruar, pa më bërë të njohur aktin dhe arsyet ligjore mbi të cilat mbështetet, për mua përbën një rrëmbim policor dhe cenon rëndë të drejtat e mia”, deklaroi Veliaj.

    Ai theksoi se nuk ka dhënë pëlqimin për transferimin dhe kundërshtoi mënyrën se si, sipas tij, po realizohet ky proces.

    Veliaj pretendoi se veprimi po kryhet pa transparencë dhe pa i mundësuar ushtrimin efektiv të të drejtave të tij ligjore.

    Në deklaratën e tij, kryebashkiaku i Tiranës iu drejtua publikisht Ministrit të Drejtësisë, Avokatit të Popullit dhe Komitetit Shqiptar të Helsinkit, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre urgjente.

    Ai kërkoi që këto institucione të verifikojnë arsyet dhe shkaqet e transferimit, të cilin e cilësoi si politik.

    Deri në momentin e publikimit të kësaj deklarate, në materialin e bërë publik nga Veliaj nuk jepen detaje për arsyet zyrtare të transferimit dhe as qëndrimi i autoriteteve përgjegjëse lidhur me pretendimet e tij. /Telegrafi/

  • Appeal to KLA’s four-year KLA, Musliu-Scheshi seeks attention from international allies

    DPDK exclusive Ariana Musliu-Shoshi has raised concern over the recent decision of Specialised Chambers in The Hague to Kosovo Liberation Army leaders

    At a meeting with the NATO Parliamentary Assembly delegation, it has asked Allies to pay attention to the Appeal process and ensure full respect for international standards of justice, Klankosova broadcast.tv.

    Musliu-Scheshi has made these positions known through a Facebook post.

  • Apeli ndaj katërshes së UÇK-së, Musliu-Shoshi kërkon nga aleatët ndërkombëtarë vëmendje

    Apeli ndaj katërshes së UÇK-së, Musliu-Shoshi kërkon nga aleatët ndërkombëtarë vëmendje

    Apeli ndaj katërshes së UÇK-së, Musliu-Shoshi kërkon nga aleatët ndërkombëtarë vëmendje

    Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka ngritur shqetësimin për vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

    Në një takim me delegacionin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ajo ka kërkuar nga aleatët që t’i kushtojnë vëmendje procesit të Apelit dhe të sigurojnë respektimin e plotë të standardeve ndërkombëtare të drejtësisë, transmeton Klankosova.tv.

    Musliu-Shoshi i ka bërë të ditura këto qëndrime përmes një postimi në Facebook.

  • ( V IDEO) Accident in Djurakoc Istog, a car ends up upside down

    A traffic accident occurred in Djurakoc of Istog, where a car ended up off the road and turned upside down.

    Dukeagjini has provided images from the scene where he sees the car coming off the road and turned upside down. The ambulance and the police are also at the scene.

    So far it is not known if there are persons injured because of this accident.

    Dukaagjini has tried to get an answer from Kosovo police in connection with the case, but until the publication of this news has received no response.

    Source Layer: Dukeagini

  • (VIDEO) Aksident në Gjurakoc të Istogut, një veturë përfundon e përmbysur jashtë rrugës

    (VIDEO) Aksident në Gjurakoc të Istogut, një veturë përfundon e përmbysur jashtë rrugës

    Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjurakoc të Istogut, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës dhe e përmbysur.

    Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e dalë nga rruga dhe e përmbysur. Në vendin e ngjarjes është edhe autoambulanca dhe Policia.

    Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

    Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

    Burimi: Dukagjini