Blog

  • Janevska: Jemi afër zgjidhjes për shujtën studentore, do të ketë takim në mes studentëve dhe kryeministrit

    Janevska: Jemi afër zgjidhjes për shujtën studentore, do të ketë takim në mes studentëve dhe kryeministrit

    Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska deklaroi se është e bindur se së shpejti do të gjendet një zgjidhje për mensën studentore.

    Ajo njoftoi se bisedimet me përfaqësuesit e studentëve po vazhdojnë dhe një takim me kryeministrin dhe studentët është planifikuar për sot.

    “Pata një takim me studentët, me përfaqësues të asambleve studentore në disa universitete, biseduam për mensën studentore. Jam absolutisht e sigurt se do të gjejmë një zgjidhje, por shoh një disonancë të vogël në vazhdimësinë e udhëheqjes së asambleve studentore dhe mendoj se ata nuk ishin plotësisht të informuar për marrëveshjet që kishim më parë me studentët dhe nuk kishim asnjë problem në zgjidhjen e standardit studentor dhe të gjitha nevojave të tyre. Prandaj, mendoj se jemi afër gjetjes së një zgjidhjeje”, theksoi ministrja Janevska, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske.

    Është e vërtetë, tha Janevska, se ata kërkuan një rritje.

    “Unë nuk thashë që ata nuk kërkuan kurrë, ata kërkuan rritje sepse kishim një marrëveshje me menaxhmentin e mëparshëm që do ta zgjeronim fushëveprimin, por nuk do ta rrisnim shumën. Kjo ishte më e rëndësishme për ta në atë moment. Fusha është zgjeruar siç ramë dakord. Tani ata kanë një kërkesë të re. Pas kërkesës së re, jam absolutisht e sigurt se do të gjejmë një lloj zgjidhjeje dhe mendoj se jemi afër gjetjes së një zgjidhjeje”.

    “Ne u ofruam atyre një sistem kuponësh të ngjashëm me atë në Slloveni, i cili ishte një kërkesë e menaxhmentit të mëparshëm. Madje mendoj se diçka e ngjashme ekziston në disa provinca në Gjermani ose, kërkoj ndjesë, në vende të tjera të Evropës Perëndimore”, theksoi ajo.

  • ​Përplasen Aleanca dhe LVV për shitjen e tokave të AKP-së: I keni shitur nga 2 euro ari

    ​Përplasen Aleanca dhe LVV për shitjen e tokave të AKP-së: I keni shitur nga 2 euro ari

    Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar raportin financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2025.

    Gjatë raportimit, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Hekuran Nikçi, ka thënë se bordi që ai kryeson është emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 27 prill 2026, pra pas periudhës së cilës i referohet raporti.

    Ai ka bërë të ditur se buxheti përfundimtar i AKP-së për vitin 2025 ishte rreth 4 milionë e 543 mijë euro, ndërsa shpenzimet e realizuara ishin 4 milionë e 312 mijë euro, apo rreth 94.9 për qind e buxhetit përfundimtar.

    “Dua të theksoj se ky bord që unë kryesoj është emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 27 prill 2026, pas përfundimit të periudhës së cilës i referohet ky raport. Atëherë, sipas pasqyrave financiare, buxheti përfundimtar i AKP-së për vitin 2025 ishte rreth 4 milionë e 543 mijë euro, ndërsa shpenzimet e realizuara ishin 4 milionë e 312 mijë euro, apo afërsisht 94.9 për qind e buxhetit përfundimtar. Pjesa më e madhe e shpenzimeve, rreth 3 milionë e 307 mijë euro, ishte për paga shtesë. Për mallra dhe shërbime u shpenzuan 841 mijë euro, për shpenzime komunale 110 mijë euro, ndërsa për shpenzime kapitale 54 mijë euro”, tha Nikçi.

    Ndërkaq, deputetja Teuta Haxhiu ka kritikuar mënyrën e menaxhimit të pronave të AKP-së, duke përmendur edhe një rast në Ferizaj, si dhe ka hedhur akuza ndaj pushtetit lidhur me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

    Haxhiu ka hedhur akuza ndaj një deputeti të Vetëvendosjes, i cili sipas saj, kishte blerë tokë në Ferizaj për një çmim modest.

    “Deputeti Valon Ramadani u çu e thirri babën e vet: ‘Hajde, babë, se qashtu po u dashka’, nëse doni lejani emrin, negocioni. I ka marrë hiç më pak se 2 mijë e 524 metra në Ferizaj. Atëherë, në rastet konkrete që ka shumë të shitjes në këto 54 shitje, jemi lodhur duke dëgjuar: gjashtë vite kaluan për t’u mbyllur AKP-ja. Për Gjykatën Kushtetuese, ju nuk e merrni vesh sa herë është shkelur. More, nuk ka shkelës më të mëdhenj të Gjykatës Kushtetuese, derisa po prisni t’i çoni edhe gjyqtarët atje, për ta pasur edhe Gjykatën në kompetencën tuaj.”

    Ilir Kërçeli ka kundërshtuar kritikat e deputetëve lidhur me shitjen e aseteve të AKP-së, duke përmendur mënyrën e shitjes së pronave gjatë periudhave të mëhershme.

    “Gjatë qeverisjes së AAK janë shitur 2 euro ari, 200 kontrata janë bërë me shitje direkte. Pse s’po i tregoni popullit? Pse po mundoheni me i qit hi syve? Nuk u shit 4 euro ari, 400 euro u shit ari. Toka në Ferizaj nuk u shit 2 euro ari, qysh e keni shitë ju, u shit 10 mijë euro ari. Mos hajde këtu me u mundu me i qit hi syve qytetarëve. Tregoni, gjatë mandatit të juaj, 200 kontrata në negocim, ka 2 euro ari e keni shitë. Prej vitit 2008 deri në vitin 2021, 500 milionë euro i keni shitë asete”, tha Kërçeli./kp/

  • King Charles III wishes President Shiroka Pula, urges deepening relations with Kosovo

    Kosovo President Justina Shiroka Pula has received a message of congratulations from the King of the United Kingdom, Charles III, on her choice in the task.

    In his message, King Charles III, along with his wife, has conveyed to the President the most sincere congratulations, highlighting the close and lasting friendship between the United Kingdom and Kosovo.

    He has stressed that relations between the two countries rely on common values and have been strengthened over the years through partnership.

    King Charles III has also recalled his first visit to Kosovo in 1999, shortly after the end of the war, as well as his wife’s visit to Prizren when she had visited an exhibition of the deeds of President Shiroka Pula’s late father.

    In the message of hunger, he has stressed the importance of continuing co-operation between Kosovo and the United Kingdom in supporting security and stability in Europe, at a time when the world is facing significant geopolitical and climate challenges.

    Likewise, King Charles III has expressed the desire that President Shiroka Pula’s mandate further deepens relations between the two countries.

    At the conclusion of the message, he has conveyed the best wishes for the President and the people of Kosovo. /Telegraphy/

  • Mbreti Charles III uron Presidenten Shiroka Pula, kërkon thellimin e marrëdhënieve me Kosovën

    Mbreti Charles III uron Presidenten Shiroka Pula, kërkon thellimin e marrëdhënieve me Kosovën

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një mesazh urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në këtë detyrë.

    Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i ka përcjellë Presidentes urimet më të sinqerta, duke vënë në pah miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës.

    Ai ka theksuar se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mbështeten në vlera të përbashkëta dhe janë forcuar ndër vite përmes partneritetit.

    Mbreti Charles III ka rikujtuar edhe vizitën e tij të parë në Kosovë, në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten kishte vizituar në Prizren një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka Pula.

    Në mesazhin e urimit, ai ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, në një kohë kur bota po përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike.

    Po ashtu, Mbreti Charles III ka shprehur dëshirën që gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula të thellohen edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.

    Në përfundim të mesazhit, ai ka përcjellë urimet më të mira për Presidenten dhe popullin e Kosovës. /Telegrafi/

  • Showing new details after Vincent Company’s unconscious fall

    Showing new details after Vincent Company’s unconscious fall

    Last Friday, Bayerni’s coach, Vincent Company, collapsed in the training field and was taken to the hospital. An exact diagnosis has not yet been established. But, now, further details about the crash are coming to light.

    According to page Absolutely BayernThe Company reportedly had a displacement of the shoulder when it fell into the Säbener Straão training field and fell to the ground.

    After the 40-year-old was rushed to the clinic, he received immediate emergency treatment there. Only after that did the Belgian be admitted to the hospital for intensive care.

    Compony was said to have suffered severe headaches all day long. As a result, he underwent comprehensive neurological examinations during the last days.

    Compony apparently realized that before his fall his current workload was too high.

    According to information from %s Absolutely BayernThe Belgian had taken steps behind the scenes to ease his daily workload. /Telegraphy/

  • Dalin në pah detaje të reja pas rrëzimi pa ndjenja të Vincent Kompany

    Dalin në pah detaje të reja pas rrëzimi pa ndjenja të Vincent Kompany

    Të premten e kaluar, trajneri i Bayernit, Vincent Kompany, u rrëzua në fushën stërvitore dhe u dërgua në spital. Një diagnozë e saktë nuk është vendosur ende. Por, tani, detaje të mëtejshme në lidhje me rrëzimin po dalin në dritë.

    Sipas faqes Absolut Bayern, thuhet se Kompany pësoi zhvendosje të shpatullës kur u rrëzua në fushën stërvitore Säbener Straße dhe ra në tokë.

    Pasi 40-vjeçari u dërgua me urgjencë në klinikë, ai mori trajtim të menjëhershëm emergjent atje. Vetëm pas kësaj, belgu u shtrua në spital për kujdes të shtruar.

    Thuhet se Kompany kishte vuajtur nga dhimbje të forta koke gjatë gjithë ditës. Si rezultat, ai iu nënshtrua ekzaminimeve të gjithanshme neurologjike gjatë ditëve të fundit.

    Me sa duket, Kompany e kishte kuptuar që para rënies së tij se ngarkesa e tij aktuale e punës ishte shumë e lartë.

    Sipas informacioneve nga Absolut Bayern, belgu kishte ndërmarrë disa hapa prapa skenave për të lehtësuar ngarkesën e tij të përditshme të punës. /Telegrafi/

  • Swiss ambassador visits Kosovo north, meets KFOR, civil society

    Switzerland’s ambassador to Kosovo, Anne-Lise Cattin Hennin, has visited the country’s north, where she met with members of the Swiss Liaison and Monitoring Team ( LMT) within KFOR, in northern Mitrovica, as well as representatives of civil society organisations.

    Local developments and community prospects, with a focus on issues related to security, stability and the role of civil society, writes Telegrafi.

    Through an announcement, Switzerland has stressed the importance of monitoring Kosovo Police from civil society, praising that this process contributes to strengthening accountability and transparency in the work of security institutions.

    Switzerland has also reaffirmed its commitment through its contribution to the KFOR Liaison and Monitoring Team in northern Mitrovica, naming this commitment as support for stability and lasting security in Kosovo./Telegraphy/

  • What is known so far about the deadly train crash in Spain?

    At least 30 people have lost their lives after the crash of two trains in Spain in southern Madrid on Wednesday morning. Authorities warn that the number of victims could increase as emergency teams continue operations at the scene.

    According to the railway operator Adif, the accident occurred between a train of the state-owned Renfe company and a train by private operator Iryo, which covers the Madrid eventually.

    The crash occurred shortly after 9: 00 a.m., between the municipalities Mora and Orgaz, about 250 miles [140 km] south of Madrid. According to initial reports, Renfe’s train hit Iryo’s back train, which allegedly stopped on the track. As a result, at least two cars fell off the tracks and fell onto a slope.

    The cause of the accident has not yet been officially confirmed. A passenger from one of the trains told local media that he had felt a severe blow about 40 minutes after the departure of the trip, the Telegraph broadcast.

    More than 500 people are believed to be on both trains. According to Esther Padilla, spokeswoman for the Castilla region government- La Mancha, Iryo’s train was carrying 146 passengers and a baby, while 397 passengers were on Renfe’s train.

    Emiliano García-Page, president of Castilla- La Mancha, confirmed that at least 30 people have died and warned that balance can be exacerbated further.

    After the accident, the railway flow on the line was halted, while Renfe announced that services between Madrid, Ciod Real and Andalusia remain suspended.

    Firefighters, medical teams and helicopters have been engaged at the scene. Hospitals in the area have suspended scheduled operations to cope with the flow of the injured, while a blood transfusion centre in Madrid has called for emergency donations due to possible increased treatment needs.

    Spanish Prime Minister Pedro Sánchez said he was shocked by the accident and was maintaining continued contact with the Minister of Transport and Regional Leaders. He stressed that emergency services are working to help the affected and ensure their safety.

    My condolences, solidarity, and support for all victims and their families, Sánchez wrote on the social network X.

    He and other Spanish politicians cancelled Wednesday’s public commitments, including campaign activities for next month’s parliamentary elections. The Spanish royal family also expressed shock and concern over the event, sending condolences to the victims’ families.

    The European Union said it is willing to help Spain if necessary.

    This is the second major railway accident with high-speed trains in Spain this year. In January, a train came out of the tracks south of the country, and its rear cars ended on the road to a Renfe train, causing 46 casualties. /Telegraphy/

  • Çfarë dihet deri më tani për përplasjen vdekjeprurëse të trenit në Spanjë?

    Çfarë dihet deri më tani për përplasjen vdekjeprurëse të trenit në Spanjë?

    Të paktën 30 persona kanë humbur jetën pas përplasjes së dy trenave në Spanjë, në jug të Madridit, të mërkurën në mëngjes. Autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet, ndërsa ekipet e emergjencës po vazhdojnë operacionet në vendngjarje.

    Sipas operatorit hekurudhor Adif, aksidenti ndodhi mes një treni të kompanisë shtetërore Renfe dhe një treni të operatorit privat Iryo, i cili mbulon linjën Madrid–Sevilje.

    Përplasja ndodhi pak pas orës 09:00, mes komunave Mora dhe Orgaz, rreth 140 kilometra në jug të Madridit. Sipas raportimeve fillestare, treni i Renfe-s goditi nga prapa trenin e Iryo-s, i cili dyshohet se kishte ndaluar në shina. Si pasojë, të paktën dy vagonë dolën nga shinat dhe ranë në një shpat.

    Shkaku i aksidentit ende nuk është konfirmuar zyrtarisht. Një pasagjer i njërit prej trenave i tha mediave lokale se kishte ndier një goditje të fortë rreth 40 minuta pas nisjes së udhëtimit, transmeton Telegrafi.

    Më shumë se 500 persona besohet se ndodheshin në të dy trenat. Sipas Esther Padilla-s, zëdhënëse e qeverisë së rajonit Castilla-La Mancha, treni i Iryo-s transportonte 146 pasagjerë dhe një foshnjë, ndërsa në trenin e Renfe-s ndodheshin 397 pasagjerë.

    Emiliano García-Page, president i Castilla-La Mancha-s, konfirmoi se të paktën 30 persona kanë vdekur dhe paralajmëroi se bilanci mund të rëndohet më tej.

    Pas aksidentit, qarkullimi hekurudhor në këtë linjë u ndërpre, ndërsa Renfe njoftoi se shërbimet mes Madridit, Ciudad Real-it dhe Andaluzisë mbeten të pezulluara.

    Në vendngjarje janë angazhuar zjarrfikës, ekipe mjekësore dhe helikopterë. Spitalet në zonë kanë pezulluar operacionet e planifikuara për t’u përballur me fluksin e të lënduarve, ndërsa një qendër transfuzioni gjaku në Madrid ka bërë thirrje për dhurime urgjente, për shkak të rritjes së mundshme të nevojave për trajtim.

    Kryeministri spanjoll, Pedro Sánchez, tha se ishte i tronditur nga aksidenti dhe se po mbante kontakte të vazhdueshme me ministrin e Transportit dhe drejtuesit rajonalë. Ai theksoi se shërbimet e emergjencës po punojnë për të ndihmuar të prekurit dhe për të garantuar sigurinë e tyre.

    “Ngushëllimet, solidariteti dhe mbështetja ime për të gjitha viktimat dhe familjet e tyre”, shkroi Sánchez në rrjetin social X.

    Ai dhe politikanë të tjerë spanjollë anuluan angazhimet publike të së mërkurës, përfshirë aktivitetet e fushatës për zgjedhjet parlamentare të muajit të ardhshëm. Familja mbretërore spanjolle shprehu gjithashtu tronditjen dhe shqetësimin për ngjarjen, duke u dërguar ngushëllime familjeve të viktimave.

    Bashkimi Evropian deklaroi se është i gatshëm ta ndihmojë Spanjën nëse do të jetë e nevojshme.

    Ky është aksidenti i dytë i rëndë hekurudhor me trena të shpejtësisë së lartë në Spanjë këtë vit. Në janar, një tren doli nga shinat në jug të vendit dhe vagonët e tij të pasmë përfunduan në rrugën e një treni të Renfe-s, duke shkaktuar 46 viktima. /Telegrafi/

  • Ambasadorja zvicerane viziton veriun e Kosovës, takon KFOR-in dhe shoqërinë civile

    Ambasadorja zvicerane viziton veriun e Kosovës, takon KFOR-in dhe shoqërinë civile

    Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, ka vizituar veriun e vendit, ku është takuar me pjesëtarë të Ekipit Ndërlidhës dhe Monitorues të Zvicrës (LMT) në kuadër të KFOR-it, në Mitrovicën e Veriut, si dhe me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.

    Gjatë takimeve janë diskutuar zhvillimet lokale dhe perspektivat e komunitetit, me fokus në çështjet që lidhen me sigurinë, stabilitetin dhe rolin e shoqërisë civile, shkruan Telegrafi.

    Përmes një njoftimi, Zvicra ka theksuar rëndësinë e monitorimit të Policisë së Kosovës nga shoqëria civile, duke vlerësuar se ky proces kontribuon në forcimin e llogaridhënies dhe transparencës në punën e institucioneve të sigurisë.

    Zvicra ka ritheksuar gjithashtu përkushtimin e saj përmes kontributit në Ekipin Ndërlidhës dhe Monitorues të KFOR-it në Mitrovicën e Veriut, duke e cilësuar këtë angazhim si mbështetje për stabilitetin dhe sigurinë e qëndrueshme në Kosovë./Telegrafi/