Blog

  • Real Madridi përgatit ofertën e bujshme prej 150 milionë eurosh për yllin e Arsenalit

    Real Madridi përgatit ofertën e bujshme prej 150 milionë eurosh për yllin e Arsenalit

    Real Madridi po planifikon një tjetër goditje të madhe në tregun e transferimeve, me yllin e Arsenalit, Bukayo Saka, që është shndërruar në një nga objektivat kryesorë të presidentit Florentino Perez për përforcimin e repartit ofensiv.

    Sipas mediumit gjerman Fussball News, drejtuesit e klubit madrilen po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të reprezentuesit anglez, për të cilin mund të nevojitet një investim prej të paktën 150 milionë eurosh.

    Raportohet se skautët e Real Madridit kanë përgatitur tashmë raporte të detajuara mbi paraqitjet, karakteristikat taktike dhe gjendjen fizike të 25-vjeçarit, duke hedhur bazat për kontaktet e para me përfaqësuesit e tij.

    Interesimi për Sakan lidhet edhe me pasigurinë që rrethon të ardhmen e Rodrygo Goes dhe Brahim Diaz, dy futbollistë që mund të largohen nga Santiago Bernabeu në afatet e ardhshme kalimtare.

    Pavarësisht se skuadra e Jose Mourinhos po kalon një periudhë pozitive, veçanërisht pas fitores ndaj Barcelonës në El Clasico, drejtuesit madrilenë besojnë se nevojitet një tjetër përforcim i nivelit botëror në repartin ofensiv.

    Saka konsiderohet një profil ideal falë shpejtësisë, kreativitetit dhe aftësisë për të krijuar raste e për të shënuar gola. Anglezi ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit gjatë viteve të fundit.

    Në edicionin e kaluar të Ligës Premier, ai regjistroi shtatë gola dhe pesë asistime, ndërsa realizoi edhe tri herë në Ligën e Kampionëve. Këtë sezon, 25-vjeçari ka shënuar tri gola në shtatë paraqitje në kampionat, përpara se të pësonte një dëmtim muskulor në përballjen me Bayern Munichun.

    Megjithatë, realizimi i këtij transferimi pritet të jetë jashtëzakonisht i vështirë, pasi Arsenali nuk ka ndërmend të heqë dorë lehtë nga një prej futbollistëve më të rëndësishëm të projektit të tij.

    Klubi londinez e ka siguruar të ardhmen e anglezit me një kontratë deri në qershor të vitit 2030, ndërsa paga e tij tejkalon 300 mijë funte në javë, apo rreth 18.6 milionë euro në vit.

    Sipas raportimeve, Arsenali do të ishte i gatshëm të shqyrtonte vetëm oferta që nisin nga 150 deri në 160 milionë euro, një shumë që do ta kthente transferimin e mundshëm në një prej operacioneve më të mëdha financiare të Real Madridit në vitet e fundit.

    Mbetet të shihet nëse Florentino Perez do të vendosë të ndërmarrë hapa konkretë për transferimin e Sakas, i cili mund të bëhet një nga emrat më të përfolur të afatit të ardhshëm kalimtar. /Telegrafi/

  • Ndalohen katër persona për vjedhje në Gjorçe Petrov dhe Hrom, dyshohen edhe për vrasjen e dy personave

    Ndalohen katër persona për vjedhje në Gjorçe Petrov dhe Hrom, dyshohen edhe për vrasjen e dy personave

    MPB njofton se kanë ndaluar katër persona të cilët dyshohen se gjatë vjedhjes në Gjorçe Petrov dhe Hrom kanë shkaktuar vdekjen e dy personave, njofton Telegrafi Maqedoni.

    SPB Shkup dje (27.10.2026) ndaloi katër persona, A.S. (22), H.E. (20), K.A. (58), të gjithë nga Shkupi, dhe M.R. (26) nga Strumica, të cilët dyshohen për dy veprat penale “grabitje” me pasojë vdekjen sipas nenit 237 paragrafi 5 i Kodit Penal të kryera në territorin e Hromit të Shkupit më 22.10.2026 dhe Gjorçe Petrov më 27.10.2026.

    Në koordinim dhe në zbatim të Urdhrave të lëshuara nga Prokuroria Publike Shkup, dhe me qëllim të kompletimit të të gjithë materialit dëshmues për procedura të mëtejshme, është kërkuar paraburgim afatshkurtër për personat në përputhje me nenin 170 në lidhje me nenin 165 të Ligjit për Procedurë Penale, pas së cilës do të ngrihen kallëzime penale përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/

  • ​PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

    ​PDK-ja lëshon seancën në Mitrovicë, Ibrahimi akuzon Pecin për gjuhë fyese ndaj opozitës

    Asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar sallën gjatë seancës së 13-të të rregullt të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, në shenjë proteste ndaj, siç thanë, gjuhës fyese dhe linçuese të kryetarit të komunës, Faton Peci.

    Shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, tha se vendimi për ta lëshuar seancën erdhi pas deklarimeve publike të Pecit dhe mënyrës se si, sipas tij, kryetari po u drejtohet asamblistëve të opozitës.

    Ibrahimi, duke iu referuar një sekuence në emisionin “Context”, ku Peci kishte folur për një fotografi të tij, tha se në mandatin e kaluar, pavarësisht arrestimit të dy asamblistëve të opozitës, përfaqësuesit e PDK-së nuk kishin përdorur gjuhë fyese apo nuk kishin paragjykuar përfundimin e rastit.

    “Për një sekuencë në emisionin ‘Context’, që e ka pasur kryetari në lidhje me një foto timen dhe që e ka keqinterpretuar. Por fillimisht dua të flas për normën që ka qenë në mandatin e kaluar, domethënë komunikimin mes asamblistëve të opozitës, pozitës dhe ekzekutivit në raport me opozitën. Vetëm dua t’ia tregoj një fakt kryetarit: në mandatin e kaluar janë arrestuar dy asamblistë të opozitës në Kuvend, ndërsa ne kemi qenë 14 asamblistë. Ekzekutivit dhe kryetarit kurrë nuk ua kemi dhënë të drejtën të dalin publikisht për ta linçuar dikë, për ta etiketuar, për të përdorur gjuhë fyese apo për ta shfrytëzuar politikisht situatën e tyre, për shkak të identitetit njerëzor, respektimit të institucioneve të drejtësisë dhe, në veçanti, respektimit të prezumimit të pafajësisë. Po ashtu, kryetar, dua të ta rikujtoj se ka pasur lajme të ndryshme para fushatës lokale për ju. Mund ta shikosh Facebook-un tim personal gjatë gjithë kohës. Ti mund ta shikosh timin, ndërsa unë tëndin nuk mundem, sepse më ke bllokuar. Po ta tregoj si fakt. Mund të kërkosh lirisht dhe, nëse gjen një rast kur ju kemi linçuar publikisht, ju kemi etiketuar apo kemi paragjykuar përfundimin e rastit, unë marr përgjegjësi të kërkoj falje publike në emër të secilit. Ndërsa ti, kryetar, në shumë seanca na je drejtuar me shprehjet ‘xhepa të mëdhenj’, ‘asambleisti me syza’, ‘korrupsion’ dhe të tjera, pa asnjë fakt. Kulminacioni ishte rasti i fundit, kur e shfrytëzove hapësirën mediale, more një status publik dhe i shtove përmbajtje duke e kthyer fletën para kamerave dhe duke e shtrembëruar si fakt, ndonëse emri yt nuk përmendet askund…”, tha Ibrahimi.

    Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, i ka mohuar akuzat e Ibrahimit, duke thënë se nuk është në dijeni për etiketimet e përmendura nga shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së.

    “Me thënë të drejtën, kam filluar të mos habitem me asnjërin prej fenomeneve, as me mënyrën e diskursit dhe as me atë që po ndodh me politikën tonë të përditshme.E para, do të thotë, zoti Ibrahimi, krejt çka diskutoi janë të pavërteta. Unë nuk po e di as për çka po flet. Për këto epitete, ‘cuba’, janë krejt të panjohura për mua dhe nuk e di as çfarë ka thënë. Nuk e di dhe nuk kam dëgjuar, së paku në seanca e as në diskurs publik.Tash, pse dikush, një asamblist, qenka aq i prekur pse dikush prej administratorëve të mi në Facebook, që janë pesë, ia paska bërë bllok? Unë kam pasur vetëm një sugjerim për ta: ‘Ata që ofendojnë dhe shpifin’. Do të thotë, Facebook-u e ka paraparë që ka njerëz të tillë që abuzojnë me postimet në Facebook dhe pason një bllokim. As nuk e shikoj unë se cili është postimi i tij, as nuk e di kush e merr bllokim nga Facebook-u im, për shkak se nganjëherë e përdori edhe unë, por janë edhe pesë të tjerë që janë administratorë të faqes sime. Tjetra, në rast se dikush në Kosovë, në këto pesë vite, nuk mund t’i bëjë konkurrencë vetëm Albin Kurtit për sa i përket linçimit, fyerjeve dhe shpifjeve, jam unë. Edhe gjatë fushatës për të cilën foli ky zotëri, nuk kanë pasur vetëm lajme, por ka pasur linçime, shpifje dhe gënjeshtra rreth meje”, tha Peci.

    Ndërkaq, nënkryetari i komunës, Enis Osmani, tha se largimi i asamblistëve të PDK-së lidhet me përpjekjet për rrëzimin e kryesuesit të Kuvendit dhe përfshirjen e aksionarëve.

    “Për ta rrëzuar kryesuesin e Kuvendit, po ashtu edhe për përfshirjen e aksionarëve, kjo ka ardhur si frustrim i tyre për ta lëshuar seancën dhe jo për këto gjëra që i ceki zoti Ibrahimi. Sa i përket pjesës tjetër, i falënderoj asamblistët Flamur Vojvoda, Xhyljeta Ymeri dhe Arta Azemi, që nuk janë bërë pjesë e këtyre manipulimeve, po ashtu edhe Jeton Ujkanin. Edhe ata që tentojnë të bëjnë ‘puç’, kështu do ta kenë deri në fund të mandatit”, tha Osmani. /kp/

  • At which other door did Deliu have to knock Arlinda” on which other door did Deliu charge the KKP

    DDemocratic Party of Kosovo President Blerta Deliu has requested urgent accountability from the Kosovo Prosecutorial Council ( KKP) over the case of Arlinda Zekij, who was killed Sunday in Pec.

    Deliu has raised concerns about delays in the KKP reporting before the Commission for Legislation, stressing that reconciliation had been reached for the Council to cool off on Tuesday, but, according to her, no invitation had been submitted, nor had the meeting been held.

    What other door did Arlinda have to knock so that today we wouldn’t listen to reasoning about who didn’t ask for help? Facebook.

    She has stressed that, according to reports, Arlinda’s requests were addressed to the Prosecutorial Council.

    Why is accountability delayed?

    Deliu has stressed that Arlinda Zekaj’s family deserves to know what actions institutions have taken to protect it, Klankosova broadcast.tv.

    Arlinda sought state protection. Her family deserves to know what the State did to her, she’s done.

  • concrete bells at a workplace in Prizren, five workers hurt

    TAt least five workers have been injured as a result of the collapse of a concrete plaque in a workshop in Dardania district in Prizren.

    The case occurred on Wednesday, October 28, about 12:30.

    According to police spokesman for the Prizren region, Sacir Bytyqi, information on the case has been accepted by the General Hospital Emergency in Prizren, where injured persons had been sent.

    Early records reveal that workers have suffered minor injuries. After medical treatment, four of them have been released from the hospital, while one remains for further treatment.

    The relevant police and teams have emerged at the scene and are gathering additional information to clarify the circumstances and causes of this incident, he said, Clankosova reported. tv

  • Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

    Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

    Shembet pllaka e betonit në një vendpunishte në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

    Të paktën pesë punëtorë janë lënduar si pasojë e shembjes së një pllake betoni në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 28 tetor, rreth orës 12:30.

    Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, informacioni për rastin është pranuar nga Emergjenca e Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ku ishin dërguar personat e lënduar.

    Nga të dhënat fillestare bëhet e ditur se punëtorët kanë pësuar lëndime të lehta. Pas trajtimit mjekësor, katër prej tyre janë liruar nga spitali, ndërsa njëri ka mbetur për trajtim të mëtejshëm.

    “Policia dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e këtij incidenti”, ka thënë ai, njofton Klankosova.tv

  • “Në cilën derë tjetër duhej të trokiste Arlinda", Deliu kërkon llogari nga KPK-ja

    “Në cilën derë tjetër duhej të trokiste Arlinda”, Deliu kërkon llogari nga KPK-ja

    “Në cilën derë tjetër duhej të trokiste Arlinda", Deliu kërkon llogari nga KPK-ja

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka kërkuar llogaridhënie urgjente nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Pejë.

    Deliu ka ngritur shqetësimin për vonesat në raportimin e KPK-së para Komisionit për Legjislacion, duke theksuar se ishte arritur pajtimi që Këshilli të ftohej të martën, por sipas saj, as ftesa nuk ishte dërguar dhe as mbledhja nuk ishte mbajtur.

    “Në cilën derë tjetër duhej të trokiste Arlinda që sot të mos dëgjonim arsyetime se kujt nuk i paska kërkuar ndihmë?”, ka shkruar Deliu në reagimin e saj në Facebook.

    Ajo ka theksuar se, sipas raportimeve, kërkesat e Arlindës i ishin drejtuar edhe Këshillit Prokurorial.

    “Pse po vonohet llogaridhënia?”, ka pyetur deputetja, duke kërkuar që KPK-ja të raportojë urgjentisht, me dokumente dhe përgjigje për çdo veprim dhe mosveprim lidhur me rastin.

    Deliu ka theksuar se familja e Arlinda Zekajt meriton të dijë se çfarë veprimesh kanë ndërmarrë institucionet për ta mbrojtur atë, transmeton Klankosova.tv.

    “Arlinda kërkoi mbrojtje nga shteti. Familja e saj meriton ta dijë çfarë bëri shteti për të”, ka përfunduar ajo.

  • Osmani ftohet për të folur në 'Oxford Union': Mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës

    Osmani ftohet për të folur në ‘Oxford Union’: Mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës

    Osmani ftohet për të folur në 'Oxford Union': Mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar ftesën për të folur në Oxford Union, një nga platformat më të njohura të debatit në botë.

    Përmes një postimi, Osmani e cilësoi këtë ftesë si nder të veçantë dhe mundësi për ta prezantuar të vërtetën historike të Kosovës, transmeton Klankosova.tv

    Ajo theksoi se Oxford Union ka një traditë mbi dy shekullore të debatit të lirë dhe se në këtë institucion kanë folur figura të njohura të historisë politike, shkencore dhe shoqërore, përfshirë Winston Churchill, Ronald Reagan, Bill Clinton, Nelson Mandela, Nënë Tereza dhe Albert Einstein.

    “Të jem pjesë e këtij dialogu, përkrah një tradite të tillë intelektuale, është një nder i veçantë dhe një mundësi për ta përfaqësuar Kosovën, historinë e saj të lirisë dhe aspiratën e saj për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe euroatlantike”, shkroi Osmani. /Klankosova.tv.

  • Për shkak të aksidentit të tmerrshëm në Spanjë, shtyhen 24 ndeshje futbolli

    Për shkak të aksidentit të tmerrshëm në Spanjë, shtyhen 24 ndeshje futbolli

    Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka shtyrë të 24 ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Mbretit që ishin planifikuar të luheshin sonte (e mërkurë). Vendimi u mor pas një përplasjeje midis dy trenave me shpejtësi të lartë pranë Urdës në provincën e Toledos, ku humbën jetën dhjetëra persona.

    RFEF njoftoi se të gjitha ndeshjet e raundit të parë të Kupës së Mbretit janë shtyrë. Datat e reja nuk dihen ende, por federata njoftoi se do të shpallë një orar të ri të garave dhe oraret e ndeshjeve në ditët në vijim.

    Ndër ndeshjet e shtyra janë ndeshjet jashtë fushe të Valencias në Tavernes de la Valldigna, Real Betis në Navalcarnero, Celta në Salamanca, Mallorca në Alcoyano dhe Levante në Tarancon.

    Aksidenti ndodhi këtë mëngjes në linjën e trenit me shpejtësi të lartë midis Madridit dhe Andaluzisë, dhe trafiku hekurudhor midis dy pjesëve të Spanjës është ndërprerë.

    Kjo është arsyeja pse ndeshja e hendbollit të Kupës së Mbretit midis Anaitasuna dhe Proin Sevilla u shty, sepse lojtarët nga Sevilla nuk mundën të vinin në Pamplona.

    Sipas shifrave të fundit zyrtare nga autoritetet spanjolle, të paktën 40 persona humbën jetën në përplasje dhe numri i viktimave mund të rritet.

    Një total prej 544 pasagjerësh udhëtonin në trena. /Telegrafi/

  • SAVAGE RABBIT VODKA – PAS MASKËS FILLON AVENTURA

    SAVAGE RABBIT VODKA – PAS MASKËS FILLON AVENTURA

    E FRYMËZUAR NGA NATYRA, E PËRSOSUR NGA MJESHTËRIA

    E lindur në zemër të maleve Tatra të Sllovakisë, Savage Rabbit Vodka ndërthur pastërtinë e natyrës me mjeshtërinë e rafinuar. Përzierja e grurit dhe thekrës së përzgjedhur i japin Savage Rabbit Vodka një profil të balancuar shijeje, ku thekra sjell një nuancë të lehtë ëmbëlsie, ndërsa gruri zbut karakterin e saj. Përmes filtrimit me qymyr, argjend dhe platin, vodka përmbyll karakterin e saj me një shije të butë dhe të pastër. Maska e lepurit është simboli dallues i Savage Rabbit Vodka, e cila përfaqëson misterin, kuriozitetin dhe identitetin modern.

    SHIJA E GUXIMIT – PËR NJË GJENERATË QË NUK BËN KOMPROMISE

    Savage Rabbit Vodka i drejtohet një audience që vlerëson origjinalitetin, stilin dhe përvojat e reja. Me identitetin e saj të guximshëm dhe karakterin modern, kjo pije është pjesë e momenteve sociale, nga përgatitja e koktejeve në shtëpi deri te takimet me miqtë. Përmes kësaj qasjeje, Savage Rabbit ndërthur botën e vodkës me kulturën bashkëkohore të koktejeve dhe synon të dallohet nga tradicionalja.

    KREATIVITETI NË ÇDO KOKTEJ

    Nga Savage Passionstar Martini, Savage Spritz, Espresso Martini, Savagery e deri te Savage Passionfruit Collins, recetat e koktejeve sjellin kombinime të ndryshme për ata që pëlqejnë artin e miksologjisë. Përbërësit e përzgjedhur dhe ngjyrat i japin çdo kokteji një pamje të veçantë dhe një finesë të veçantë në servirje.

    NJË SHIJE QË REFLEKTON IDENTITETIN

    Savage Rabbit Vodka synon të jetë më shumë se një produkt në raft, duke ndërthurur shijen, elegancën dhe modernitetin. Me një identitet të guximshëm dhe të dallueshëm, Savage Rabbit i drejtohet atyre që kërkojnë aventura të reja dhe vlerësojnë mënyrat origjinale të të shprehurit. Përmes kombinimit të elegancës dhe dinamizmit, siguron kujtime dhe histori për t’u ndarë.

    Për më shumë informacione mbi risitë e brendit, ndiqni në: https://www.instagram.com/st.nicolauskosova/https://www.instagram.com/st.nicolauskosova/