Blog

  • Mortore remains found in the north, suspected to belong to Kosovo war victims

    At the cemetery in the northern town of Mitrovica, remains of ossuary remains have been found on October 27th, which could allegedly belong to victims of the recent war in Kosovo.

    Agron Limani, chairman of the Government Commission for Missing Persons, told Radio Free Europe that assessment excavations at a location within the burial space of Muslim Muslims in northern Mitrovica are the continuation of excavations that were conducted on 20 October this year.

    According to him, mortore remains have been sent to the Law Medicine Institute for the necessary examinations, including DNA analysis, with the aim of determining identity.

    Limani from the Government Commission for Missing Persons said that depending on the results of forensic examinations, we consider the location will remain of interest in verifications and further actions within the context of the fate lighting process and the whereabouts of people who disappeared with violence during the war in Kosovo.

    Excavations and findings of mortar remains in northern Mitrovica come after three mass cemeteries were found in Zubin Potok on the north of Kosovo and at least 23 people were found.

    Authorities have only identified the first three victims and they belong to the Intellectual Group.

    The 23rd group of intellectuals was a group of Albanians, among them activists, professionals and public figures from the Mitrovica area, who disappeared in the area of Zubin Potok on April 19, 1999, writes rel.

    Kosovo has only arrested several people in connection with the murder of civilians linked to the Intellectual Group.

    According to the Institute of Chief Crimes during the war in Kosovo, 1.577 people continue to be missing from the 1998-1999 war, while a total of 12,230 victims of war have been documented.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Gjenden mbetje mortore në veri, dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës në Kosovë

    Gjenden mbetje mortore në veri, dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës në Kosovë

    Gjenden mbetje mortore në veri, dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës në Kosovë

    Në varrezat e qytetit të Mitrovicës së Veriut janë gjetur mbetje mortore eshtërore më 27 tetor, që dyshohet se mund t’u përkasin viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

    Agron Limani, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, tha për Radion Evropa e Lirë se gërmimet vlerësuese në një lokacion brenda hapësirës së varrezave të besimtarëve myslimanë në Mitrovicë të Veriut janë vazhdimësi e gërmimeve që janë kryer më 20 tetor të këtij viti.

    Sipas tij, mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminimet e nevojshme, përfshirë analizat e ADN-së, “me qëllim të përcaktimit të identitetit”.

    Limani nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur tha se varësisht nga rezultatet e ekzaminimeve mjekoligjore, “konsiderojmë se lokacioni do të mbetet me interes për verifikime dhe veprime të mëtejshme në kuadër të procesit të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë”.

    Gërmimet dhe gjetja e mbetjeve mortore në Mitrovicë të Veriut vijnë pasi në Zubin Potok – po në veri të Kosovës – u gjetën tri varreza masive dhe u gjetën mbetjet mortore të të paktën 23 personave.

    Autoritetet veçse kanë identifikuar tri viktimat e para dhe ata i përkasin “Grupit të Intelektualëve”.

    Grupi prej 23 “intelektualëve” ishte një grup shqiptarësh, mes tyre veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës, të cilët u zhdukën në zonën e Zubin Potokut më 19 prill të 1999-ës, shkruan rel.

    Kosova veçse ka arrestuar disa persona lidhur me vrasjen e civilëve që lidhen me “Grupin e Intelektualëve”.

    Sipas Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, 1.577 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur nga lufta e viteve 1998-1999, ndërsa janë dokumentuar gjithsej 12.230 viktima të luftës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • King Charles III uron Shiroka Pula, emphasises partnership with Kosovo

    In his message, King Charles III and his wife have conveyed their congratulations to the President, stressing the close and lasting friendship between the United Kingdom and Kosovo, based on common values and strengthened through years through partnership.

    The king recalled his first visit to Kosovo in 1999, shortly after the end of the war as well as his 2016 visit, when he and his wife visited Prizren an exhibition of the deeds of President Shiroka Pula’s late father.

    In the message, he stressed that the two countries will continue to co-operate for security and stability in Europe at a time when the world faces significant geopolitical and climate challenges.

    Charles III expressed its wish that President Shiroka Pula’s mandate further deepen ties between the two countries, conveying the best wishes for him and the people of Kosovo.

    Source Layer: RTKLive

  • Mbreti Charles III uron Shiroka Pulën, thekson partneritetin me Kosovën

    Mbreti Charles III uron Shiroka Pulën, thekson partneritetin me Kosovën

    Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij i kanë përcjellë Presidentes urimet e tyre, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe të forcuar ndër vite përmes partneritetit.

    Mbreti rikujtoi vizitën e tij të parë në Kosovë, në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten vizitoi në Prizren një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka Pula.

    Në mesazh, ai theksoi se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike.

    Charles III shprehu dëshirën që gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula të thellohen më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve, duke përcjellë urimet më të mira për të dhe për popullin e Kosovës.

    Burimi: RTKLive

  • “Skandali i shekullit”: Dukesha angleze e akuzuar për tradhti dhe shtrigëri

    “Skandali i shekullit”: Dukesha angleze e akuzuar për tradhti dhe shtrigëri

    Eleanor Cobham, Dukesha e Glosterit, dukej e destinuar të bëhej mbretëreshë e Anglisë. Pastaj u shpall fajtore për nekromanci, herezi dhe shtrigëri, një skandal që u bë katalizator për Luftërat e Trëndafilave. A ishte ajo sataniste intrigante apo një figurë shahu në politikë? Një roman i ri rrëfen historinë e saj.

    Nga: Deborah Nicholls-Lee / BBC
    Përkthimi: Telegrafi.com

    Në vitin 1441, Eleanor Cobham ishte bashkëshortja e Dukës së Glosterit – Humphrey i Lankasterit, trashëgimtar i pritshëm i mbretit të dobët dhe pa fëmijë, Henry VI. Mundësia për t’u bërë mbretëreshë ishte joshëse dhe shumë pranë. Por, teksa ndikimi i Humphreyt në oborr zbehej, dolën akuzat se Eleanora i ishte kthyer arteve të errëta për të përforcuar të drejtën e tij për trashëgiminë e fronit. Këto çuan në shpalljen e saj fajtore për shtrigëri, me karakter tradhtie, gjë që u bë skandali i shekullit dhe krijoi hapësirë për pretendime rivale ndaj fronit.

    Tani, ritregimi letrar i historisë së Eleanor Cobhamit nga Philippa Gregory, në romanin Shtriga mbretërore [Royal Witch], po e vë në qendër të vëmendjes një grua që mbahet mend për ambicien dhe bukurinë e saj, por që u bë figurë përçarëse. Disa besojnë se provat kundër shtrigës së parë dhe të vetme mbretërore të Anglisë, të shpallur fajtore, ishin falsifikuar dhe se ajo ishte figurë shahu në një lojë politike, por Gregory paraqet një figurë më të pamëshirshme, e cila ishte vetë autore e fatit të saj.

    “Ajo iu dorëzua tundimit për të përdorur shtrigërinë për ta vrarë mbretin dhe për ta vendosur veten, përmes bashkëshortit të saj, në fronin e Anglisë”, thotë autorja. “Ajo është një nga ato gra shumë, shumë të rralla të akuzuara për shtrigëri e që në të vërtetë e praktikonin shtrigërinë”.

    Për disa, kjo ish-damë oborri, e cila ia mori bashkëshortin zonjës së saj, Konteshës së Hejnosë, Jacquelines, teksa ende ishte në shërbimin e saj, ishte figurë e dyshimtë që në fillim – një ndërhyrëse e paskrupullt, mënyra e bujshme e jetesës të së cilës shkaktonte pakënaqësi të mëtejshme. Asaj duhej treguar vendin.

    Interesi i Eleanorës dhe Humphreyt për të mbinatyrshmen ishte i dukshëm nga biblioteka e gjerë e çiftit. Por, Këshillit të Mbretit i mbërritën zërat se Eleanora, e etur për t’u bërë mbretëreshë, kishte komplotuar për të parashikuar vdekjen e mbretit – së bashku, ndër të tjera, me gruan e ditur Margery Jourdemayne, të njohur si “Shtriga e Ait”, si dhe studiuesin e astrologun e nderuar Roger Bolingbroke. U ngrit një çështje për tradhti.

    Akuza të sajuara?

    Nën drejtimin e gjysmëxhaxhait të Humphreyt dhe rivalit të tij të betuar, kardinalit Henry Beaufort, kundër Eleanorës u ngritën 18 akuza për nekromanci (thirrjen e shpirtrave të të vdekurve për të fituar njohuri të fshehta), herezi dhe shtrigëri. Mes tyre ishin sigurimi i ilaçeve magjike, porositja e një harte astrologjike për të parashikuar vdekjen e mbretit dhe krijimi i një figure prej dylli të mbretit për t’ia shkaktuar atij vdekjen. Ndoshta për t’u mbrojtur nga akuzat për tradhti dhe për të sugjeruar se magjia ishte thjesht për çështje shtëpiake, Eleanora pranoi se kishte siguruar nga Margery Jourdemayne ilaçe për dashuri dhe pjellori.

    Për shumë historianë, këto ishin akuza të sajuara me motive politike. Siç vëren Gemma Hollman në librin e saj Shtrigat mbretërore: Nga Xhoana e Navarit te Elizabeta Vudvili [Royal Witches: From Joan of Navarre to Elizabeth Woodville, 2019], parashikimi astrologjik për të ndihmuar në marrjen e vendimeve të rëndësishme “nuk ishte aspak veprimtari e pazakontë, madje as mes familjeve mbretërore”. Ajo vazhdon: “Nëse ajo vërtet provoi ilaçe dashurie për të lindur fëmijë, vështirë se mund të ketë qenë shumë ndryshe nga shumë gra të tjera në gjendjen e saj atë kohë”.

    Një dorëshkrim i ilustruar i vitit 1431 që paraqet Eleanorën, Dukeshën e Glosterit, dhe bashkëshortin e saj Humphrey, Dukën e Glosterit(Alamy)

    Disa komentues mendojnë se Eleanora meriton keqardhjen tonë. “Mendoj se ka diçka mjaft të trishtueshme në gjithë këtë”, i thotë BBC-së, Dr. Euan Roger, historian i Anglisë së Mesjetës së Vonë dhe të periudhës së Tudorëve, si dhe specialist kryesor i dokumenteve në Arkivin Kombëtar. “Mendoj se ajo që po ndodh në të vërtetë këtu, arsyeja pse ajo pranon fajësinë për disa prej akuzave të ngritura kundër saj, lidhur me shtrigërinë, është se po përpiqej të mbetej shtatzënë dhe po i drejtohej asaj që perceptohej si shtrigëri për ta arritur këtë”.

    Akuza për përdorimin e një ilaçi dashurie i dha këshillit mbretëror pretekstin e përsosur për ta shpërbërë martesën e saj me trashëgimtarin e fronit, ndërsa akuzat për tradhti e bënë bashkëshortin e saj persona non grata. “Mendoj se ato [akuzat] janë fushatë përbaltjeje”, thotë Rogeri. “Eleanora është pikë shumë e dobët për bashkëshortin e saj. Dihet se ajo ka këto interesa okulte dhe anëtarët e këshillit e shohin këtë si mjet për të goditur bashkëshortin e saj”.

    Sipas tij, provat kundër saj janë të pabesueshme. “Pjesa më e madhe e tyre vjen nga rrëfimi i Bolingbrokeut, i cili pothuajse me siguri bëhet publik për ta implikuar Eleanorën … [dhe] ai pothuajse me siguri po torturohet prapa skenave”.

    Çështja kundër saj

    Ndryshe, në romanin Shtriga mbretërore Eleanora nuk është vetëm nxitësja, por ndodhet në qendër të veprimit, duke gërvishtur shëmbëlltyrën e mbretit mbi figurën prej dylli dhe duke e vendosur atë mes tufëzave të flokëve të tij të errët e kaçurrelë. I shkruar në vetën e parë, libri e paraqet atë duke përdorur magjinë “jo vetëm për të pasur fëmijë … por, për të pasur një mbret, për ta shpëtuar vendin, për ta shpëtuar familjen mbretërore … për ta bërë veten të madhe”.

    Për Gregoryn, çështja kundër Eleanorës është bindëse. “Ka shumë prova se po ndodhnin gjëra të cilat në atë kohë do të konsideroheshin shtrigëri dhe ndoshta satanizëm”, i thotë ajo BBC-së. Ajo vëren se Roger Bolingbroke “nuk e tërhoqi kurrë rrëfimin e tij” dhe beson se është domethënëse që të akuzuarit nuk protestuan për pafajësinë e tyre “në mënyrë më energjike”.

    Ajo gjithashtu thekson se ky nuk është gjyq i zakonshëm për shtrigëri. “Ajo është në kulmin e suksesit të saj. Është dukeshë mbretërore. Gëzon shumë favorin e mbretit dhe është në radhë për të trashëguar fronin. Është në një pozitë me fuqi dhe ndikim të jashtëzakonshëm dhe nuk mendoj se dikush do të kishte vepruar kundër saj pa prova vërtet, vërtet bindëse”.

    Gregory i jep Eleanorës një shkallë të madhe veprimi në romanin e saj. “Ajo është një grua jashtëzakonisht ambicioze që vërtet e ndërton vetë jetën e saj”, shpjegon ajo. Eleanora thotë në roman: “Dua të fitoj diçka për veten time. Të fitoj titullin tim, të fitoj pasurinë time, të fitoj tokat e mia. Do të doja ta bëja këtë me një burrë që dua, por jo që ai ta bëjë për mua”.

    Drama historike e Shakespeareit “Henri VI”, Pjesa II, përfshin historinë e Eleanor Cobhamit – në Aktin I, Skena IV, thirren shpirtrat teksa ajo vështron(Alamy)

    Te Shtriga mbretërore, kjo grua mbresëlënëse, e përshkruar nga një kronist i shekullit XV si “jashtëzakonisht e bukur dhe e këndshme”, manipulon burrat për ta çuar përpara pozitën e saj, shpesh duke fshehur përvojën e saj jetësore dhe zgjuarsinë në përputhje me pritshmëritë e tyre të ulëta. Duke shpresuar t’ia tërheqë vëmendjen Dukës Humphrey gjatë një kalërimi, ajo shtiret e cenueshme. “Jam kalorëse e zonja”, i rrëfen lexuesit, “… por, është më mirë të dukem e brishtë, që t’i nxis burrat drejt kalorësisë”.

    Është taktikë që ajo përdor më vonë edhe në gjyq, duke u shtirur si “një grua e frikësuar, e pafajshme si një vajzë”. Në rrëfimin e Gregoryt, është gjithashtu ajo që nxit ambicien e bashkëshortit të saj. Ky karakterizim të kujton Henrin VI, Pjesën II të Shakespeareit, ku Eleanora e nxit Humphreyn: “Shtrije dorën tënde, kap arin e lavdishëm”.

    “Një grua ambicioze”

    Megjithatë, disa historianë sugjerojnë se ambicia dhe suksesi i Eleanorës nuk e bëjnë atë më pak viktimë në gjyq. “Ishte ambicia e Eleanorës ajo që e joshi drejt shkatërrimit”, shkroi medievisti Ralph Griffiths në esenë e tij të vitit 1969, Gjyqi i Elenor Kobamit [The Trial of Eleanor Cobham]. “Pika e dobët e Eleanor Cobhamit ishte interesi i saj për shtrigërinë dhe nekromancinë; kur ajo e ndërthuri këtë me ambicien politike, këto prirje të saj u shndërruan nga disa njerëz në tradhti”.

    “Pjesa më e madhe e kësaj ka të bëjë me rrëzimin e një gruaje ambicioze”, pajtohet Rogeri. “Nëse shikoni më vonë te Edward IV dhe Elizabeth Woodville, shihni të qarkullojnë thashetheme të ngjashme [për shtrigëri] dhe mendoj se, sidomos deri në atë kohë, kjo është vërtet një mënyrë për të sulmuar gratë fisnike”.

    Nëse ky ishte vërtet një gjyq spektakël, dënimet ishin sigurisht poshtëruese dhe makabre. Për rolin e Roger Bolingbrokeit në skandal, atë e çuan në një skenë ku, i veshur me një kurorë prej letre dhe i ulur në karrigen e tij të magjisë, i rrethuar me mjete magjike, u detyrua të hiqte dorë nga herezitë e tij. Disa muaj më vonë, ai u var, u tërhoq dhe u nda në katër pjesë, ndërsa koka e tij u ekspozua në Urën e Londrës. Margery Jourdemayne u dogj në turrën e druve.

    Kisha, e cila e gjykoi Eleanorën së bashku me Këshillin e Mbretit, krijoi një shembull nga ajo. Dënimit me burgim të përjetshëm i paraprinë tri ditë pendese publike. Zbathur, e veshur vetëm me një këmishë të hollë dhe duke mbajtur një qiri të rëndë prej dylli, ajo u detyrua të ecte nëpër Londër në ditët më të ngarkuara të tregut.

    Eleanor Cobham është subjekt i “Shtrigës mbretërore”, një roman historik nga Philippa Gregory(Alamy)

    Megjithatë, pavarësisht mizorisë së treguar ndaj Eleanorës, Gregory refuzon ta paraqesë atë si viktimë dhe, edhe në robëri, zgjuarsia dhe guximi i saj e mahnitin lexuesin. “Mendoj se motivi i viktimës pasive është historikisht i pavlefshëm”, thotë ajo. “Kemi marrë këndvështrimin e viktorianëve për gratë … dhe, e kemi kthyer prapa përgjatë gjithë historisë, duke shpërfillur plotësisht shumicën e grave që janë aktive, të vendosura, të efektshme edhe në rrethana mjaft shtypëse, siç ishte martesa mesjetare”.

    Qoftë i qëllimshëm apo i ekzagjeruar me dashakeqësi, përfshirja e Eleanorës me shtrigërinë ndihmoi në ndryshimin e rrjedhës së historisë. Gjyqi i paprecedentë i një fisnikeje bëri të nevojshëm legjislacion të ri, i cili më vonë do të përdorej kundër Anne Boleynit – duke i hapur rrugën Henryt VIII të martohej përsëri. Akuzat kundër Eleanorës – dhe turpërimi i Humphreyt për shkak të lidhjes së tij me të – e dobësuan Shtëpinë e Lankasterit, duke i hapur rrugë fraksionit rival, Shtëpisë së Jorkut, dhe duke përgatitur terrenin për Luftërat e Trëndafilave: tri dekada të konflikti të ashpër civil për fronin.

    Prandaj, nuk është për t’u habitur që Gregory duket pothuajse e zhgënjyer që ambiciet politike të Eleanorës u shtypën. “Mendoj se do të kishte qenë mbretëreshë e mirë”, thotë ajo, duke vënë në dukje aftësitë e saj të mprehta në marrëdhëniet me publikun dhe përvojën e saj me konfliktet jashtë vendit. Eleanora mund të jetë “egotiste” dhe “narcisiste”, thotë romancierja, por “kjo është ajo që të duhet për të qenë mbretëreshë mesjetare”.

    Siç rrëfen ajo në pasthënien e Shtrigës mbretërore: “Mua më pëlqen një grua që mund të shohë brenda errësirës së vet dhe të mos jetë as e frikësuar, as e penduar”. /Telegrafi/

  • Netanyahu ruan mbështetjen e shumicës së hebrenjve izraelitë, ndërsa opozita mbetet larg shumicës parlamentare

    Netanyahu ruan mbështetjen e shumicës së hebrenjve izraelitë, ndërsa opozita mbetet larg shumicës parlamentare

    Benjamin Netanyahu ka siguruar mbështetjen e një shumice të qartë të votuesve hebrenj në Izrael, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve që mund t’i mundësojnë të qëndrojë në pushtet, të paktën si kryeministër në detyrë. Megjithatë, blloku i tij nuk ka arritur të sigurojë shumicën në parlamentin prej 120 deputetësh.

    Me rreth 70.7 për qind të votave të numëruara deri të mërkurën në mëngjes, mediat izraelite parashikonin që blloku i partive të djathta, të ekstremit të djathtë dhe ultraortodokse të Netanyahut të fitonte 54 ulëse.

    Ndërkohë, blloku opozitar i udhëhequr nga rivali i tij, Gadi Eisenkot, pritej të siguronte 47 ulëse, ndërsa partitë që përfaqësojnë qytetarët me prejardhje arabe pritej të fitonin 19, transmeton Telegrafi.

    Numërimi i votave vazhdonte dhe rezultatet mund të ndryshonin, por mundësitë e Eisenkotit për ta larguar Netanyahun nga pushteti po dukeshin gjithnjë e më të vogla.

    Blloku i tij, që përfshin parti nga qendra e majtë deri te e djathta e fortë, kishte performuar më dobët sesa parashikonin sondazhet para zgjedhjeve.

    Edhe pse Netanyahu humbi shumicën parlamentare të bllokut të tij, siç pritej, kundërshtarët e tij nuk kanë një rrugë të qartë drejt formimit të qeverisë pa mbështetjen e partive arabe.

    Një pjesë e tyre e kanë përjashtuar këtë mundësi. Ndërkohë, Netanyahu mund të vazhdojë të shërbejë si kryeministër në detyrë gjatë negociatave për koalicionin ose deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja vitin e ardhshëm.

    Duke iu drejtuar mbështetësve të partisë Likud pas orës 03:00 në selinë zgjedhore në Jerusalem, Netanyahu bëri thirrje për formimin e një “qeverie të fortë kombëtare të së djathtës”.

    Ai vuri në pah sukseset ushtarake të Izraelit dhe la të hapur mundësinë e veprimeve të reja të përbashkëta ushtarake kundër Iranit, në bashkëpunim me presidentin amerikan Donald Trump.

    “Izraeli përballet me një mundësi historike të jashtëzakonshme, së bashku me partnerin tonë, presidentin Trump, për ta larguar njëherë e përgjithmonë kërcënimin ekzistencial të Iranit. Por motivet e tjera nuk duhet të na largojnë nga ky mision i shenjtë”, deklaroi Netanyahu.

    Trump kishte bërë thirrje që votuesit izraelitë ta mbanin Netanyahun në pushtet, në mënyrë që të dy vendet të mund ta “përfundonin punën” në Iran. Të mërkurën, ai tha se Netanyahu kishte bërë “shumë mirë” dhe se mbështetja e tij publike mund ta kishte ndihmuar.

    Nga ana tjetër, Eisenkot pranoi se Netanyahu do të vazhdonte të ishte kryeministër në detyrë, por pretendoi se ai kishte humbur mbështetjen e publikut dhe i kërkoi të largohej nga politika. Ai paralajmëroi gjithashtu kundër përdorimit të çështjeve të sigurisë për interesa politike.

    “U bëj thirrje drejtuesve të institucioneve të sigurisë dhe administratës publike: Netanyahu është kryeministër në detyrë, pa mandat dhe pa besimin e popullit”, tha Eisenkot.

    Ai shtoi se zyrtarët duhet t’i shërbejnë vetëm shtetit dhe interesave të qytetarëve izraelitë, duke u kërkuar të qëndrojnë të palëkundur përballë çdo përpjekjeje për të ushtruar presion ndaj tyre.

    Këto janë zgjedhjet e para në Izrael që nga sulmet e 7 tetorit 2023, kur luftëtarë të udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1,200 persona dhe morën peng 251 të tjerë. Sulmet tronditën ndjenjën e sigurisë në vend dhe u pasuan nga luftërat në Gaza, Liban dhe Iran.

    Lufta në Gaza, e cila ka shkatërruar pjesë të mëdha të territorit dhe ka shkaktuar rreth 74 mijë viktima palestineze, e ka izoluar gjithnjë e më shumë Izraelin në arenën ndërkombëtare. Qëndrimet publike ndaj vendit kanë ndryshuar ndjeshëm, përfshirë edhe në Shtetet e Bashkuara, aleatin e tij më të afërt.

    Netanyahu përballet gjithashtu me një urdhërarrest të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, në lidhje me akuza për krime lufte, të cilat ai i ka cilësuar si absurde. Në Izrael, ai përballet me akuza për korrupsion, të cilat i mohon dhe i përshkruan si pjesë të një komploti të establishmentit kundër tij.

    Mbështetja që Netanyahu vazhdon të gëzojë mes shumicës së votuesve hebrenj pasqyron ndryshimet e thella në politikën izraelite. Nacionalizmi hebre, mbështetja për zgjerimin e vendbanimeve izraelite në territoret e pushtuara palestineze dhe refuzimi i kritikave nga jashtë janë bërë pjesë e rëndësishme e diskursit politik në vend.

    E majta e qendrës, e cila dominoi politikën izraelite gjatë gjysmës së parë të historisë së shtetit dhe udhëhoqi negociatat për shkëmbimin e territorit me paqe me fqinjët arabë, tashmë përfaqësohet nga një pjesë shumë më e vogël e skenës politike.

    Pothuajse të gjitha partitë hebreje ndajnë kundërshtimin e Netanyahut ndaj krijimit të një shteti të pavarur palestinez, një çështje që ka qenë në qendër të përpjekjeve ndërkombëtare për paqe që nga vitet 1990, kur ai erdhi për herë të parë në pushtet si kryeministri më i ri në historinë e Izraelit.

    Pas një periudhe jashtë pushtetit, Netanyahu u rikthye në krye të qeverisë në vitin 2009 dhe ka qëndruar në këtë pozitë që atëherë, me përjashtim të një periudhe 18-mujore, kur një koalicion partish kundërshtare arriti ta largonte pas katër zgjedhjeve të pasuksesshme për shumicë brenda dy vjetësh.

    Pjesëmarrja në zgjedhjet e së martës arriti në 77.7 për qind, niveli më i lartë në më shumë se dy dekada dhe rreth shtatë pikë përqindjeje më i lartë se në vitin 2022.

    Pjesëmarrja ishte veçanërisht e lartë mes qytetarëve izraelitë me prejardhje palestineze, të cilët përbëjnë më shumë se një të pestën e popullsisë, por përfaqësuesit e tyre historikisht janë përjashtuar nga kabineti qeveritar. Shumë prej tyre u mobilizuan për shkak të asaj që e konsiderojnë racizëm të hapur nga qeveria e Netanyahut, ku përfshihet edhe një lider partie i dënuar për nxitje të urrejtjes racore ndaj arabëve.

    Në selinë e Listës së Përbashkët, një aleancë e disa partive arabe, rezultatet e exit-polleve u pritën me brohoritje dhe duartrokitje.

    “Ne e refuzojmë pushtimin dhe racizmin dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë këtu”, deklaroi Faten Gattas, kandidate e Listës së Përbashkët, gjatë një fjalimi në selinë e aleancës në Nazaret. /Telegrafi/

  • Shembet një pllakë betoni në një vendpunishte në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

    Shembet një pllakë betoni në një vendpunishte në Prizren, lëndohen pesë punëtorë

    Të paktën pesë punëtorë kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e shembjes së një pllake betoni në një vendpunishte në lagjen Dardania në Prizren.

    Rasti ka ndodhur të mërkurën, më 28 tetor, rreth orës 12:30, ndërsa Policia ka pranuar informacionin përmes Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, ku ishin dërguar personat e lënduar.

    Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

    Ai kas shtuar se sipas informacioneve fillestare të Policisë, pas trajtimit mjekësor, shumica e të lënduarve janë liruar nga spitali, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur për trajtim të mëtejshëm.

    Ndërkohë, njësitet policore dhe ekipet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke mbledhur informacione shtesë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e incidentit. /Telegrafi/

  • From Junk to protagonists Morainho revives four Real Madrid stars

    From Junk to protagonists Morainho revives four Real Madrid stars

    Real Madrid coach Jose Mourinho has managed to restore four footballers who had raised doubts at the beginning of the season, giving them a new opportunity to witness their values on the team.

    Marc Cucurella, Dean Huijsen, Bernardo Silva and Eduardo Camavinga are the four players who have benefited from the belief of the Portuguese coach, especially after the significant 2-1 victory over Barcelona in El Klascicon, held on October 25th at the NCamp Nou.

    Real Madrid secured the triumph thanks to the two goals of Kylian Mbppes, with the Frenchman achieving the decisive goal in the 87th minute following Camavinga’s assistance.

    One of the footballers who made a special impression was Marc Cucurela, who developed a fine presentation in front of Lamine Yamali.

    From Junk to protagonists Morainho revives four Real Madrid stars

    The Spanish defender was able to significantly limit the influence of Barcelona’s star, gaining important points in the race for a title site.

    Cucurella was criticised for his early presentations of the season, while competition with Alvaro Carreras had made his situation even more difficult. However, the El Classico presentation seems to have changed Mourinho’s view of it.

    Another football player who has regained the coach’s trust is Dean Huijsen.

    The guard had made several mistakes in previous matches, but to Barcelona he showed security and maturity, proving that he could be an important element in the department of denensive.

    Mourinho especially appreciates his ability to organise the game from defence, while the presentation at Camp Nou can provide more minutes of the season.

    Bernardo Silva also used the face – to – face with Barcelona to prove that it continues to be a valuable alternative to the Madrillian midfield.

    Portuguese had limited space at the beginning of the season due to the physical condition and tactical decisions of Mourinho, but in El Klasico played more than an hour, contributing to pressure on the opponent and the circulation of the ball.

    Its participation in the first goal action was another indicator that it could have a more important role in the coach’s plans.

    In the meantime, Eduardo Camavinga was one of the main protagonists of the triumph, despite starting the match by the reserve bank.

    The French midfielder brought energy and intensity to the game, while in the 87th minute past Pau Cubbars and assisted for Mbupen, which achieved the goal that Real Madrid secured three points.

    This presentation has strengthened Camavinga’s position on the team, giving Mourinho an important alternative to future matches.

    According to Spanish media, the return of these four football players has significantly expanded the alternatives of the Portuguese coach, who is now aiming to recover the best version of Winnitius Junior.

    Also, Mourinho awaits the gradual return of Eder Militaos, Ferland Mendyt, Rodrygos and Raul Asencios, while considering the possibility that Trent Alexander – Arnold and Brahim Diaz have more space.

    The month of November is expected to be crucial for Cucurellan, Huijsen, Bernardo Silvan and Camvingan, who already have a new opportunity to consolidate their positions in Real Madrid formation. /Telegraphy/

  • Nga të padëshiruar në protagonistë – Mourinho ringjall katër yje të Real Madridit

    Nga të padëshiruar në protagonistë – Mourinho ringjall katër yje të Real Madridit

    Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka arritur të rikthejë në formën e tyre më të mirë katër futbollistë që kishin ngritur dyshime në fillim të sezonit, duke u dhënë një mundësi të re për të dëshmuar vlerat e tyre në skuadër.

    Marc Cucurella, Dean Huijsen, Bernardo Silva dhe Eduardo Camavinga janë katër lojtarët që kanë përfituar nga besimi i trajnerit portugez, veçanërisht pas fitores së rëndësishme 2-1 ndaj Barcelonës në El Clasicon e zhvilluar më 25 tetor në ‘Camp Nou’.

    Real Madridi siguroi triumfin falë dy golave të Kylian Mbappes, me francezin që realizoi golin vendimtar në minutën e 87-të pas asistimit të Camavingas.

    Një nga futbollistët që la përshtypje të veçantë ishte Marc Cucurella, i cili zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer përballë Lamine Yamalit.

    From Junk to protagonists Morainho revives four Real Madrid stars

    Mbrojtësi spanjoll arriti ta kufizonte ndjeshëm ndikimin e yllit të Barcelonës, duke fituar pikë të rëndësishme në garën për një vend titullari.

    Cucurella ishte kritikuar për paraqitjet e tij në fillim të sezonit, ndërsa konkurrenca me Alvaro Carrerasin e kishte vështirësuar edhe më shumë situatën e tij. Megjithatë, paraqitja në El Clasico duket se ka ndryshuar mendimin e Mourinhos për të.

    Një tjetër futbollist që ka rifituar besimin e trajnerit është Dean Huijsen.

    Qendërmbrojtësi kishte bërë disa gabime në ndeshjet e mëparshme, por ndaj Barcelonës tregoi siguri dhe pjekuri, duke dëshmuar se mund të jetë një element i rëndësishëm në repartin defensiv.

    Mourinho e vlerëson veçanërisht aftësinë e tij për të organizuar lojën nga mbrojtja, ndërsa paraqitja në Camp Nou mund t’i sigurojë më shumë minuta në vazhdim të sezonit.

    Edhe Bernardo Silva shfrytëzoi përballjen me Barcelonën për të dëshmuar se vazhdon të jetë një alternativë e vlefshme për mesfushën madrilene.

    Portugezi kishte pasur hapësira të kufizuara në fillim të sezonit për shkak të gjendjes fizike dhe vendimeve taktike të Mourinhos, por në El Clasico luajti më shumë se një orë, duke kontribuar në presionin ndaj kundërshtarit dhe qarkullimin e topit.

    Pjesëmarrja e tij në aksionin e golit të parë ishte një tjetër tregues se mund të ketë rol më të rëndësishëm në planet e trajnerit.

    Ndërkohë, Eduardo Camavinga ishte një nga protagonistët kryesorë të triumfit, pavarësisht se e nisi ndeshjen nga banka rezervë.

    Mesfushori francez solli energji dhe intensitet pas inkuadrimit në lojë, ndërsa në minutën e 87-të kaloi Pau Cubarsin dhe asistoi për Mbappen, i cili realizoi golin që i siguroi Real Madridit tri pikët.

    Kjo paraqitje ka forcuar pozitat e Camavingas në skuadër, duke i dhënë Mourinhos një alternativë të rëndësishme për ndeshjet e ardhshme.

    Sipas mediave spanjolle, rikthimi në formë i këtyre katër futbollistëve ka zgjeruar ndjeshëm alternativat e trajnerit portugez, i cili tani synon të rikuperojë edhe versionin më të mirë të Vinicius Juniorit.

    Gjithashtu, Mourinho pret rikthimin gradual të Eder Militaos, Ferland Mendyt, Rodrygos dhe Raul Asencios, ndërsa po shqyrton mundësinë që Trent Alexander-Arnold dhe Brahim Diaz të kenë më shumë hapësira.

    Muaji nëntor pritet të jetë vendimtar për Cucurellan, Huijsenin, Bernardo Silvan dhe Camavingan, të cilët tashmë kanë një mundësi të re për të konsoliduar pozitat e tyre në formacionin e Real Madridit. /Telegrafi/

  • The tragedy at the workplace is now given the latest goodbye to Jem Kadriut, who lost his life in the elevator incident.

    A tragic event has shocked the Kadriu family from the village of The Upper Garden of Skywright, since their family member, Jem Kadriu, lost his life yesterday, on October 27, 2026, at his workplace.

    According to information on the case, the victim lost his life in an incident related to the elevator.

    The Kadriu family has announced that the funeral ceremony of the deceased will be held today, October 28, 2026, at 3:30 on the street of Muharrem Kadriuı, in the village of Kodriu in the village of Epperic, Skenderaj.

    Through the mortor announcement, family members have expressed deep pain over the tragic loss of their loved ones.

    With deep sorrow, we announce family, friends, and friends that yesterday, in 27,10,2026, in his workplace, our beloved young man, Jem Kadriu, is said to have lost his life in the family’s announcement.

    Family members have invited relatives, friends, and all who wish to bid their final farewell to attend the funeral ceremony.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal