Blog

  • Real Madrid and SPG target Manchester City star

    RAyan Cherki has become one of the main goals of Real Madrid and Paris Saint-Germain. Both clubs are closely tracking the French assailant, who has become an important player for Manchester City.

    However, English champions do not intend to allow his departure easily and would consider only an extremely high offer.

    The 23-year-old has scored this season, bringing in six goals and providing two assistings in 12 matches, broadcasts Clankosova.tv.

    Archy, who can play midfield offensive and in the arms of the attack, has contracts with City until June 2030. The English club had paid 36.5m euros to transfer and now does not want to give up its services.

  • Real Madridi dhe PSG synojnë yllin e Manchester Cityt

    Real Madridi dhe PSG synojnë yllin e Manchester Cityt

    Real Madridi dhe PSG synojnë yllin e Manchester Cityt

    Rayan Cherki është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit. Të dy klubet po e përcjellin nga afër sulmuesin francez, i cili është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Manchester Cityn.

    Megjithatë, kampionët anglezë nuk kanë ndërmend ta lejojnë largimin e tij lehtësisht dhe do të shqyrtonin vetëm një ofertë jashtëzakonisht të lartë.

    23-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon, duke realizuar gjashtë gola dhe duke dhënë dy asistime në 12 ndeshje, transmeton Klankosova.tv.

    Cherki, i cili mund të luajë si mesfushor ofensiv dhe në krahët e sulmit, ka kontratë me Cityn deri në qershor të vitit 2030. Klubi anglez kishte paguar 36.5 milionë euro për ta transferuar dhe tani nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij.

  • Rooney shpërthen ndaj lojtarëve të Man Utd: A e meritoni këtë fanellë?

    Rooney shpërthen ndaj lojtarëve të Man Utd: A e meritoni këtë fanellë?

    Rooney shpërthen ndaj lojtarëve të Man Utd: A e meritoni këtë fanellë?

    Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka kritikuar ashpër lojtarët e ish-klubit të tij për paraqitjet zhgënjyese këtë sezon.

    Ai ka mbrojtur trajnerin Michael Carrick, duke ua lënë përgjegjësinë futbollistëve për rezultatet e dobëta të skuadrës.

    “Unë vrapoja, punoja fort dhe jepja gjithçka për ekipin. Do të doja të hyja në dhomën e zhveshjes, t’i ulja të gjithë dhe t’i pyesja: Çfarë dreqin po bëni? A mendoni se e meritoni ta vishni këtë fanellë, kur lëvizni në fushë në atë mënyrë?”, deklaroi Rooney, i revoltuar me mungesën e përkushtimit të lojtarëve./Klankosova.tv

  • Real Madridi i bën gati 150 milionë euro për yllin e Arsenalit!

    Real Madridi i bën gati 150 milionë euro për yllin e Arsenalit!

    Real Madridi i bën gati 150 milionë euro për yllin e Arsenalit!

    Real Madridi po planifikon një goditje të madhe në tregun e transferimeve, duke e vendosur Bukayo Sakan në krye të listës së dëshirave.

    Sipas mediave spanjolle, Florentino Perez e sheh sulmuesin anglez si përforcimin ideal për krahun e djathtë të sulmit, ndërsa pasiguria për të ardhmen e Rodrygos dhe Brahim Diazit ka shtyrë drejtuesit madrilenë të kërkojnë alternativa të nivelit të lartë, transmeton Klankosova.tv.

    Megjithatë, transferimi i 25-vjeçarit do të jetë shumë i vështirë. Arsenali e ka lidhur Sakan me kontratë deri në qershor të vitit 2030 dhe nuk dëshiron ta humbasë yllin e vet. Gjithmonë sipas mediave spanjolle, klubi londinez do të shqyrtonte vetëm oferta prej 150 deri në 160 milionë eurosh, një shumë që do ta detyronte Real Madridin të bënte një investim gjigant.

  • Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

    Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

    Gusia për rastin e Arlindës: Urdhri mbrojtës duhej të përfshinte edhe kunatin

    Kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore ka raportuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione.

    Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sala Jashari kërkoi rekomandime dhe një raport analitik nga kryeshefja e Agjencisë për Barazi Gjinore lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, për të identifikuar dështimet e institucioneve dhe masat për parandalimin e rasteve të ngjashme, sikurse vrasja e Arlinda Zekajt mbrëmjen e së dielës.

    “Do të doja të na tregoni cilat janë rekomandimet tuaja dhe nëse keni ndonjë raport apo analizë se ku ka dështuar ligji për mbrojtjen e grave nga dhuna në rastin e Arlinda Zekajt, sidomos në rastin e Pejës, që të shohim realisht se në cilin zinxhir ka dështuar sistemi,” u shpreh Jashari.

    Kryeshefja Gusia ka thënë se, bazuar në informacionet e publikuara në media, në rastin e Arlinda Zekajt ka pasur dështim në vlerësimin e rrezikut, pasi sipas saj, nuk janë marrë parasysh rreziqet nga anëtarët e tjerë të familjes së ish burrit, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

    “Ne mendojmë që atë ditë nuk është bërë si duhet vlerësimi i rrezikut në momentin kur gruaja është kthyer në shtëpi, me të cilën ka qenë kunati i saj me 11 vepra penale. Për më tepër, që ai nuk ka jetuar në bashkësinë familjare. Do të thotë, ai është sjellë pikërisht në shtëpi për t’i bërë presion gruas që të mos qëndrojë në shtëpinë e saj. Do të thotë, po e them, pa qasje me dokumente zyrtare, çka kemi parë në media, ky është dështimi i parë. Sepse kur bëhet vlerësimi i rrezikut, kur të shihet urdhri mbrojtës apo kur ta kërkon, policia nga prokuroria që ta adresojë çështjen e urdhrave mbrojtës te gjykatat, bëhet vlerësimi i rrezikut, nëse gruaja, viktima rrezikohet edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Do të thotë, në këtë rast është dashur me pasur një urdhër mbrojtës edhe ndaj kunatit që mos me guxu as kunati me qëndruar në shtëpi, por besa edhe vjehrra”, u shpreh  ajo.

    Gjatë raportimit, Gusia, ka thënë se kjo agjenci nuk ka mandat për trajtimin e rasteve të dhunës në familje apo të diskriminimit, pasi kompetencat e institucioneve në këtë fushë janë të përcaktuara qartë me ligj.

    Kryeshefja Gusia ka thënë se, bazuar në informacionet e publikuara në media, në rastin e Arlinda Zekajt ka pasur dështim në vlerësimin e rrezikut, pasi sipas saj, nuk janë marrë parasysh rreziqet nga anëtarët e tjerë të familjes së ish burrit.

    “Ne mendojmë që atë ditë nuk është bërë si duhet vlerësimi i rrezikut në momentin kur gruaja është kthyer në shtëpi, me të cilën ka qenë kunati i saj me 11 vepra penale. Për më tepër, që ai nuk ka jetuar në bashkësinë familjare. Do të thotë, ai është sjellë pikërisht në shtëpi për t’i bërë presion gruas që të mos qëndrojë në shtëpinë e saj. Do të thotë, po e them, pa qasje me dokumente zyrtare, çka kemi parë në media, ky është dështimi i parë. Sepse kur bëhet vlerësimi i rrezikut, kur të shihet urdhri mbrojtës apo kur ta kërkon, policia nga prokuroria që ta adresojë çështjen e urdhrave mbrojtës te gjykatat, bëhet vlerësimi i rrezikut, nëse gruaja, viktima rrezikohet edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Do të thotë, në këtë rast është dashur me pasur një urdhër mbrojtës edhe ndaj kunatit që mos me guxu as kunati me qëndruar në shtëpi, por besa edhe vjehrra”, u shpreh  ajo.

    Gjatë raportimit, Gusia, ka thënë se kjo agjenci nuk ka mandat për trajtimin e rasteve të dhunës në familje apo të diskriminimit, pasi kompetencat e institucioneve në këtë fushë janë të përcaktuara qartë me ligj.

    “Unë do të ndajë këtu me ju, për atë sot ju keni nevojë të merrni opinionin e agjencisë në lidhje me këtë çështje, edhe pse ne duhet ta sqarojmë, Agjencia për Barazi Gjinore, në bazë të Ligjit për Barazi Gjinore, nuk ka mandat t’i trajtojë rastet, qoftë të dhunës në familje apo rastet e diskriminimit. Domethënë, korniza ligjore e Republikës së Kosovës i ka mandatet shumë të qarta sa i përket barazisë gjinore. Është komisioni në Kuvend, është agjencia si agjenci ekzekutive, politikë-hartuese dhe monitoruese, dhe është institucioni i Avokatit të Popullit, i cili merret me trajtimin e rasteve të diskriminimit bazuar në gjini në përgjithësi. Do të thotë, kompetencat janë shumë të ndara, janë të ndara mirë”, ka thënë ajo.

  • Marco Reus drejt fundit të karrierës, gjermani vendos një kusht për kontratën e re!

    Marco Reus drejt fundit të karrierës, gjermani vendos një kusht për kontratën e re!

    Marco Reus drejt fundit të karrierës, gjermani vendos një kusht për kontratën e re!

    Marco Reus po përgatitet për t’i dhënë fund karrierës si futbollist profesionist.

    Sulmuesi gjerman 37-vjeçar mund të vazhdojë të luajë te Los Angeles Galaxy deri në verën e vitit 2029, por ka kërkuar që kontrata e re të përfshijë një klauzolë që i mundëson largimin e parakohshëm nëse gjendja fizike nuk e lejon të vazhdojë.

    Ndërkohë, ende nuk dihet se çfarë do të bëjë Reus pas tërheqjes nga futbolli. Si Los Angeles Galaxy, ashtu edhe Borussia Dortmundi, klubi ku kaloi vitet më të mira të karrierës, dëshirojnë ta mbajnë pranë duke i ofruar rolin e ambasadorit të klubit.

    Megjithatë, gjermani ende nuk ka marrë një vendim për të ardhmen./Klankosova.tv

  • Romero përmend Messin dhe dy legjenda të Blaugranës si idhujt e tij

    Romero përmend Messin dhe dy legjenda të Blaugranës si idhujt e tij

    Qendërmbrojtësi i Atletico Madridit, Cristian Romero, ka zbuluar se Barcelona ishte skuadra e tij e preferuar gjatë fëmijërisë, duke përmendur Lionel Messin, Gerard Piquen dhe Carlos Puyol si idhujt e tij.

    Barcelonaa pati mundësinë të nënshkruante me 28-vjeçarin verën e kaluar kur ai ishte te Tottenham Hotspur.

    Ai po bënte presion edhe për një transferim në Camp Nou, por Hansi Flick nuk dha kurrë dritën jeshile. Në fakt, Blaugranët vendosën të mos nënshkruanin me një mbrojtës të ri.

    Interi dukej se po udhëhiqte garën për Romeron, por Atletico në fund e nënshkroi atë. Ai ka bërë një nisje të shkëlqyer të periudhës së tij në Spanjë, duke e bërë të ndjeshme praninë e tij të fortë në mbrojtje.

    Ai gjithashtu do të përballet me Barcën fundjavën e ardhshme në një ndeshje të jashtëzakonshme në La Liga, dhe ka treguar se klubi katalunas janë skuadra e tij e preferuar dhe ish-legjendat e tyre janë idhujt e tij.

    “U rrita duke parë Barcën për shkak të Messit. Kur isha më i ri, doja të isha si Pique dhe Puyol”, tha mbrojtësi argjentinas.

    Interesante është që Romero është bërë kapiteni i ri i Argjentinës pas daljes në pension të Messit. /Telegrafi/

  • Detaje dhe pamje të tjera, përfshirë nga ajri - pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë

    Detaje dhe pamje të tjera, përfshirë nga ajri – pas përplasjes së dy trenave me shpejtësi të lartë në Spanjë

    Imazhet të tjera, përfshirë ato nga ajri janë publikuar, duke treguar pamje nga vendi i ngjarjes së një aksidenti të madh hekurudhor pranë Urdës, në provincën e Toledos në Spanjë, ku dy trena me shpejtësi të lartë u përplasën të mërkurën në mëngjes.

    Pamjet e publikuara nga Garda Civile e Spanjës tregojnë trenat e dëmtuar dhe vagonët e dalë nga shinat, disa prej të cilëve u ndalën në një argjinaturë.

    – YouTube www.youtube.com

    Shërbimet e emergjencës, duke përfshirë zjarrfikësit, policinë, ekipet mjekësore dhe helikopterët, janë vendosur për të ndihmuar të prekurit.

    Autoritetet kanë aktivizuar planin rajonal të emergjencës, ndërsa operacionet e shpëtimit dhe përpjekjet për të vlerësuar shkallën e plotë të aksidentit vazhdojnë, përcjell Telegrafi.

    Ndërkohë, mediat raportojnë se të paktën 30 persona kanë mbetur të vdekur dhe 80 të plagosur, por shifrat pritet të rriten.

    Presidenti i rajonit Castilla-La Mancha, Emiliano García-Page ka konfirmuar shifrën më të fundit prej 30 të vdekurish – 24 në trenin AVE dhe gjashtë në trenin Iryo – por shton se autoritetet presin që ky numër të rritet më tej, pasi shërbimet e emergjencës ende nuk kanë arritur në pjesët më të goditura të rrënojave.

    Ai bën të ditur gjithashtu se rreth 80 persona janë lënduar; 30 prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta, ndërsa 50 të tjerë kanë lëndime të shkallëve të ndryshme, nga mesatare deri te më të rënda.

    Siç ishte raportuar më herët, një tren i kompanisë Renfe dhe një tjetër i kompanisë Iryo u përplasën pak pas orës 09:00.

    Ndërkohë, është raportuar se rreth bëhet fjalë për dy trena të cilët së bashku kishin rreth 500.

    Ky aksident edhe ka çuar në pezullimin e linjës që lidh Madridin me rajonin jugor të Andaluzisë, njoftoi të mërkurën operatori hekurudhor Adif.

    E kryeministri i Spanjës ka shprehur “afeksionin, solidaritetin dhe mbështetjen e tij për të gjitha viktimat” e aksidentit hekurudhor.

    Në një postim në X, Pedro Sanchez u shpreh se është “i tronditur nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Toledo”. /Telegrafi/

  • Schemed a plaque at a construction facility in Prizren, allegedly caught workers

    An incident has been reported at a construction facility in Prizren, where a concrete plaque has allegedly collapsed.

    As Kosova Prees reports, there is doubt that workers working on the facility may have been occupied by the collapse.

    Dukagjini has contacted the police in Prizren, but they are said to have no information about the case yet and are collecting information.

    Source Layer: Dukeagini

  • Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, dyshohet se ka zënë punëtorë

    Shembet një pllakë në një objekt në ndërtim në Prizren, dyshohet se ka zënë punëtorë

    Një incident është raportuar në një objekt në ndërtim në Prizren, ku dyshohet se është shembur një pllakë betoni.

    Siç raporton KosovaPress, ekziston dyshimi se nga shembja mund të jenë zënë punëtorë që po kryenin punime në këtë objekt.

    Dukagjini ka kontaktuar me Policinë në Prizren, por prej tyre është thënë se ende nuk kanë informacione rreth rastit dhe janë duke mbledhur informata.

    Burimi: Dukagjini