Rooney shpërthen ndaj lojtarëve të Man Utd: A e meritoni këtë fanellë?

Rooney shpërthen ndaj lojtarëve të Man Utd: A e meritoni këtë fanellë?

Written by

in

Rooney shpërthen ndaj lojtarëve të Man Utd: A e meritoni këtë fanellë?

Legjenda e Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka kritikuar ashpër lojtarët e ish-klubit të tij për paraqitjet zhgënjyese këtë sezon.

Ai ka mbrojtur trajnerin Michael Carrick, duke ua lënë përgjegjësinë futbollistëve për rezultatet e dobëta të skuadrës.

“Unë vrapoja, punoja fort dhe jepja gjithçka për ekipin. Do të doja të hyja në dhomën e zhveshjes, t’i ulja të gjithë dhe t’i pyesja: Çfarë dreqin po bëni? A mendoni se e meritoni ta vishni këtë fanellë, kur lëvizni në fushë në atë mënyrë?”, deklaroi Rooney, i revoltuar me mungesën e përkushtimit të lojtarëve./Klankosova.tv