(VIDEO) Aksident në Gjurakoc të Istogut, një veturë përfundon e përmbysur jashtë rrugës

(VIDEO) Aksident në Gjurakoc të Istogut, një veturë përfundon e përmbysur jashtë rrugës

Written by

in

Një aksident trafiku ka ndodhur në Gjurakoc të Istogut, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës dhe e përmbysur.

Dukagjini ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet vetura e dalë nga rruga dhe e përmbysur. Në vendin e ngjarjes është edhe autoambulanca dhe Policia.

Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.

Dukagjini ka tentuar të marrë një përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me rastin, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Burimi: Dukagjini