Blog

  • Rama, sërish ftesë për dialog me studentë dhe pedagogë

    Rama, sërish ftesë për dialog me studentë dhe pedagogë

    Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga sofra e gurtë me mbishkrimin “Dialog”.

    Megjithatë, deri më tani, protestuesit e kanë refuzuar ftesën, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, ndërsa kanë paralajmëruar vijimin e protestës.

    Kryeministri ka deklaruar se është i gatshëm të shqyrtojë çdo propozim të studentëve dhe pedagogëve, ndërsa qeveria po përgatit një paketë masash për t’iu përgjigjur nevojave të tyre, me synimin që dëgjimi i qytetarëve të përkthehet në vendimmarrje dhe mbështetje konkrete.

    Sipas Ramës, buxheti i vitit 2027, të cilin qeveria do të paraqesë sot, përfshin masa shtesë në mbështetje të familjeve, shërbimeve publike dhe studentëve.

    Kryeministri ka theksuar gjithashtu se askush nuk mund ta gjunjëzojë shtetin përmes dhunës apo duke u fshehur pas figurës së studentit.

    Ai ka paralajmëruar se çdo përpjekje për të nxitur terror urban, përçarje fetare apo për të cenuar traditën e tolerancës dhe harmonisë në Shqipëri do të përballet me përgjegjësi.

    Burimi: RTKLive

  • Missing girl reported missing in Prizren Piranha

    – What?A minor girl has been reported missing in Prizren’s Piran village.

    According to the police report, on October 27th, a man has announced to authorities that his minor daughter has left home and has not returned.

    The case has been named as missing person and, according to police, is being investigated, broadcast Clankosova.tv.

  • Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Piranë të Prizrenit

    Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Piranë të Prizrenit

    Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Piranë të Prizrenit

    Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në fshatin Piranë të Prizrenit.

    Sipas raportit të policisë, më 27 tetor, një burrë ka njoftuar autoritetet se vajza e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

    Rasti është cilësuar si person i zhdukur dhe, sipas Policisë, është duke u hetuar, transmeton Klankosova.tv.

  • Shkoi për ta raportuar humbjen e dokumentit, gruaja kanos policin në zyrën e tij

    Shkoi për ta raportuar humbjen e dokumentit, gruaja kanos policin në zyrën e tij

    Shkoi për ta raportuar humbjen e dokumentit, gruaja kanos policin në zyrën e tij

    Gruaja dyshohet se kanosi dhe ofendoi policin në zyrën e tij në Prizren

    Një grua dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar një zyrtar policor në Prizren, pasi kishte shkuar në zyrën e tij për të raportuar humbjen e një dokumenti.

    Sipas raportit të Policisë, rasti është hapur më 27 tetor 2026, ndërsa ngjarja raportohet të ketë ndodhur më 21 tetor, rreth orës 15:30.

    Viktima, zyrtar policor, ka raportuar se e dyshuara kishte shkuar në zyrën e tij e shoqëruar nga një grua tjetër. Gjatë qëndrimit aty, ajo dyshohet se e ka kanosur dhe ofenduar atë.

    Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

  • Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton kanosjet nga burri

    Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton kanosjet nga burri

    Në proces shkurorëzimi, gruaja në Skenderaj raporton kanosjet nga burri

    Një grua në Skenderaj ka raportuar se është kanosur përmes telefonit nga bashkëshorti i saj, me të cilin është në proces të shkurorëzimit.

    Sipas policisë, rasti është raportuar më 27 tetor 2026, rreth orës 11:06.

    I dyshuari, bashkëshorti i viktimës, gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

    “Skenderaj  27.10.2026 – 11:06. Është raportuar se viktima femër kosovare, e cila është në proces të shkurorëzimit me burrin e saj, nga i njëjti përmes telefonit ishte kanosur. I dyshuari gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar”.

  • Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut

    Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut

    Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicë të Veriut

    Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut, në kuadër të hetimeve për persona të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999.

    Sipas raportit policor, më 27 tetor, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka zbatuar urdhrin për zhvarrosje të lëshuar nga gjykata.

    Gjatë këtij aksioni janë hasur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim mjekoligjor, transmeton Klankosova.tv.

  • Ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës, arrestohet djali në Gjilan

    Ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës, arrestohet djali në Gjilan

    Ushtroi dhunë psiqike ndaj nënës, arrestohet djali në Gjilan

    Një person është arrestuar në Gjilan, pasi ka ushtruar dhunë psiqike ndaj nënës së tij.

    Policia bën me dije se rasti është regjistruar më 27 tetor 2026, rreth orës 18:00.

    Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Klankosova.tv

  • Eliminim turpërues dhe tensione te Arsenali, Arteta kritikohet për sjelljen ndaj 16-vjeçarit

    Eliminim turpërues dhe tensione te Arsenali, Arteta kritikohet për sjelljen ndaj 16-vjeçarit

    Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, është përballur me kritika të shumta për mënyrën se si reagoi ndaj përjashtimit me karton të kuq të talentit 16-vjeçar Max Dowman, gjatë eliminimit të skuadrës londineze nga Kupa e Ligës angleze.

    Arsenali pësoi një eliminim befasues të martën mbrëma nga Fleetwood Town, skuadër e kategorisë së katërt angleze, pasi koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa vendasit triumfuan 4-3 pas ekzekutimit të penalltive.

    Një nga momentet më të diskutueshme të takimit ndodhi në minutën e 85-të, kur Dowman u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një përplasjeje me mesfushorin kundërshtar Harrison Neal.

    Ky i fundit ndërhyri ashpër nga prapa ndaj talentit të Arsenalit pranë vijës anësore, ndërsa 16-vjeçari reagoi duke e goditur me këmbë.

    Situata shkaktoi tensione mes futbollistëve, me gjyqtarin Michael Salisbury që vendosi ta përjashtonte Dowmanin për sjellje të dhunshme.

    Ishte kartoni i parë i kuq në karrierën profesionale të talentit anglez, i cili po zhvillonte ndeshjen e tij të dytë si titullar këtë sezon. Në rundin e mëparshëm të Kupës së Ligës, ai kishte shkëlqyer duke realizuar dy gola ndaj Ipswich Townit.

    Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte reagimi i Artetës ndaj futbollistit të ri.

    Teksa Dowman po largohej nga fusha, trajneri spanjoll iu afrua dhe i tha disa fjalë, përpara se ta ndiqte drejt tunelit që çonte në dhomat e zhveshjes.

    I pyetur në konferencën për shtyp se çfarë i kishte thënë lojtarit, Arteta refuzoi të zbulonte detajet.

    Sipas Sky Sports, trajneri deklaroi vetëm se bëhej fjalë për diçka që e kishin diskutuar përpara ndeshjes.

    Ai shtoi se incidenti nuk shihej qartë në pamjet televizive dhe se do ta analizonte situatën përpara se të jepte një vlerësim përfundimtar.

    Kur u pyet nëse Dowman mund të nxirrte mësime nga ky incident, duke marrë parasysh moshën e tij, Arteta u përgjigj se të gjithë mësojnë nga çdo situatë.

    Reagimi i trajnerit nuk u prit mirë nga ish-futbollisti i Arsenalit, Paul Merson, i cili kritikoi ashpër mënyrën se si spanjolli e trajtoi 16-vjeçarin.

    Sipas Mersonit, Arteta duhej ta mbështeste talentin e ri në atë moment, në vend që ta priste me një reagim të tillë gjatë largimit nga fusha.

    Ish-mesfushori anglez theksoi gjithashtu se trajneri nuk do të kishte reaguar në të njëjtën mënyrë nëse një veprim të tillë do ta kishte bërë një futbollist me përvojë si Viktor Gyokeres.

    Kritikave iu bashkua edhe ish-futbollisti Jobi McAnuff, i cili vlerësoi se Dowman mund të jetë një nga lojtarët më të rëndësishëm të së ardhmes së Arsenalit dhe se situata duhej të menaxhohej ndryshe.

    Për shkak të kartonit të kuq, Dowman pritet të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Arsenalit në Ligën Premier, përfshirë edhe përballjen e së dielës në udhëtim ndaj Liverpoolit.

    Ky incident ka hapur diskutime në Angli rreth mënyrës se si trajnerët duhet t’i menaxhojnë futbollistët e rinj, veçanërisht në momente të vështira gjatë zhvillimit të tyre profesional. /Telegrafi/

  • U.S. sets up additional system Patrioth) and reinforces military presence in Israel

    The Pentagon is setting up an additional Patriot air defence system in Israel, The Wall Street Journal reported, citing sources.

    According to sources, the US Army has decided to send the system from Texas to strengthen Israel’s missile defence. The paper also reported that an additional attacker group would arrive in the region next month, joining approximately 20 American warships that have already been deployed in the Middle East.

    According to W SJ, these movements are intended to grant US President Donald Trump a range of options if military operations against Iran resume.

    The US and Israel launched a war against Iran on 28 February. In June, Washington and Tehran signed a memorandum of understanding that envisioned an immediate interruption of hostilities on all fronts, including Lebanon.

    However, on the night of July 8th, the US resumed large-scale attacks against Iran, accusing Tehran of violating the terms of the agreements concerning the Hormuz Strait, Euronews.al writes.

    Approximately 25% of the global oil trade and about 20% of the global translucent natural gas trade pass through the straits. The US administration then effectively signalled the end of the widespread use of military force against Iran and a change towards trying to drown the country economically through sanctions.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

    SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

    SHBA vendos sistem shtesë “Patriot” dhe përforcon praninë ushtarake në Izrael

    Pentagoni po vendos një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot në Izrael, raportoi The Wall Street Journal, duke cituar burime.

    Sipas burimeve, ushtria amerikane ka vendosur ta dërgojë sistemin nga Teksasi për të forcuar mbrojtjen raketore të Izraelit. Gazeta raportoi gjithashtu se një grup shtesë sulmues aeroplanmbajtësesh do të mbërrijë në rajon muajin tjetër, duke iu bashkuar afërsisht 20 anijeve luftarake amerikane që janë vendosur tashmë në Lindjen e Mesme.

    Sipas WSJ, këto lëvizje kanë për qëllim t’i japin Presidentit të SHBA-së Donald Trump një sërë opsionesh nëse operacionet ushtarake kundër Iranit rifillojnë.

    SHBA-të dhe Izraeli nisën një luftë kundër Iranit më 28 shkurt. Në qershor, Uashingtoni dhe Teherani nënshkruan një memorandum mirëkuptimi që parashikonte një ndërprerje të menjëhershme të armiqësive në të gjitha frontet, përfshirë Libanin.

    Megjithatë, natën e 8 korrikut, SHBA-të rifilluan sulmet në shkallë të gjerë kundër Iranit, duke akuzuar Teheranin për shkelje të kushteve të marrëveshjeve në lidhje me Ngushticën e Hormuzit, shkruan euronews.al.

    Përafërsisht 25% e tregtisë globale të naftës dhe rreth 20% e tregtisë globale të gazit natyror të lëngshëm kalojnë nëpër ngushticë. Administrata amerikane më pas sinjalizoi në mënyrë efektive fundin e përdorimit të forcës ushtarake në shkallë të gjerë kundër Iranit dhe një ndryshim drejt përpjekjes për ta mbytur ekonomikisht vendin përmes sanksioneve.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali