Blog

  • Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta e njohur gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

    Një program i mbushur me nacionalizëm: Gazeta e njohur gjermane kritikon ashpër fituesit e zgjedhjeve në Serbi

    Ndoshta ardhja në pushtet e Listës së Studentëve në Serbi do të sjellë edhe pragmatizëm, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

    Por, nëse ajo që shkruhet në program shndërrohet vërtet në politikë të jashtme, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe shumica e popullsisë në Bosnjë do të duhet të bashkohen në një formë a në një tjetër kundër një Serbie të tillë. Këto vende do të duhet të përballen së bashku me një vend, Serbinë, që e sheh veten, të kaluarën e tij dhe fqinjët me një verbëri të tillë historike. Rezultati nuk do të ishte çlirimi i Serbisë, por izolimi i saj.

    Korrespondenti i gazetës gjeermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka botuar në numrin e së mërkurën një analizë mbi Listën Studentore, e cila fitoi zgjedhjet e së dielës në Serbi. Ai thekson se në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të cilat e larguan nga pushteti presidentin serb të shumë viteve, Aleksandar Vuçiq, dhe ndoshta shënuan edhe fillimin e fundit të karrierës së tij politike, politika e jashtme nuk luajti asnjë rol në fushatë, të paktën jo për fituesen e zgjedhjeve, të ashtuquajturën “Listë Studentore”, dhe elektoratin e saj. Por me pyetjet e politikës së jashtme do të përballet shumë shpejt qeveria e re serbe. “Dhe ajo që dihet për programin e politikës së jashtme të lëvizjes studentore nuk premton asgjë të mirë për rajonin. Në çështjet thelbësore, ky program vazhdon pa ndërprerje nacionalizmin serb të Vuçiqit dhe të Partisë Përparimtare të tij, e cila i humbi zgjedhjet. Është një dokument që synon kthimin pas. Përpjekja për ta zbatuar do të nxiste pashmangshëm konflikte në rajon”, shkruan Martens.

    Në vijim të analizës së tij ai nënvizon se që studentët nuk e njohin pavarësinë e Kosovës nuk është befasi. Ky qëndrim është i sanksionuar madje edhe në preambulën e Kushtetutës së Serbisë. Por studentët shkojnë edhe më larg: ata duket se nuk duan ta marrin parasysh as vetë shtetësinë e Kosovës si një fakt të kryer. Programi i tyre tingëllon sikur një qeveri në Beograd të mund të bëjë çfarë të dojë në të gjithë territorin e Kosovës.

    Në programin e publikuar në faqen e internetit të lëvizjes studentore thuhet se do të luftojnë për mbajtjen e Kosovës brenda Serbisë. Mbetet e paqartë se si do të zhvillohet kjo luftë. Për Kosovën flitet vetëm si për “të ashtuquajturën republikë”: “Ne do të kundërshtojmë me vendosmëri pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të të ashtuquajturës Republikë e Kosovës dhe nuk do të lejojmë anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.”

    Me sa duket, synohet madje të zhbëhen edhe arritjet e deritanishme. Duke iu referuar marrëveshjes serbo-kosovare për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të arritur më 2023, gjatë qeverisjes së Vuçiqit, me ndërmjetësimin e BE-së, programi thotë: “Ne do t’i ndjekim penalisht të gjithë përfaqësuesit përgjegjës të regjimit për çdo vepër të mundshme penale që lidhet me nënshkrimin dhe zbatimin e marrëveshjeve antikushtetuese në dëm të Serbisë.”

    Me sa duket, synimi është zhbërja e shtetësisë së Kosovës. Nga këndvështrimi i lëvizjes studentore serbe, në Kosovë nuk ekziston një qeveri e zgjedhur në mënyrë demokratike. Në vend të saj, në Prishtinë flitet për “institucione të përkohshme të vetëqeverisjes”. Edhe Universiteti serb në Mitrovicën e Kosovës, në veriun me shumicë të përqendruar serbe, sipas formulimit të studentëve, e ka selinë atje vetëm “përkohësisht”.

    Pse përkohësisht?, pyet gazeta gjermane. Sepse duan ta zhvendosin sërish në kryeqytetin Prishtinë? Pa u marrë vesh me qeverinë e Kosovës? Si do të mund të bëhej kjo? Pretendimi i lëvizjes studentore për të ushtruar pushtet vendimmarrës në Kosovë mund të realizohej vetëm përmes një lufte.

    Për çështjen e Kosovës, lëvizja studentore mbështetet te “partneriteti tradicional” me Rusinë, me qëllim “zgjidhjen e çështjeve të hapura me interes të përbashkët”. Në përputhje me këtë qëndrim, ajo kundërshton vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë: “Republika e Serbisë do t’i përmbahet qëndrimit të saj parimor për të mos vendosur masa kufizuese kundër Federatës Ruse.”

    Në të njëjtën kohë, synohet një “partneritet i gjithanshëm strategjik” me Kinën, i cili duhet të zgjerohet më tej, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe të investimeve në teknologjitë e përparuara.

    Lëvizja studentore ka një qëndrim të qartë edhe për Izraelin. Pjesa përkatëse e programit nis me fjalinë: “Populli ynë e di shumë mirë se çfarë do të thotë të jesh viktimë e gjenocidit dhe e spastrimit etnik.”

    Përfundimi që nxjerrin studentët është ky: “Për rrjedhojë, ne nuk do të bëhemi bashkëfajtorë në përpjekjen sistematike për shfarosjen e popullit palestinez, të cilën Izraeli po e ndërmerr në Rripin e Gazës. Ne do ta shtojmë dërgimin e ndihmave humanitare në Palestinë, për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të zvogëluar numrin e viktimave.”

    Në indinjatën e tyre ndaj politikës së Izraelit kundrejt palestinezëve, studentët serbë nuk janë të vetmit në Evropë. Por shtrohet pyetja se sa e besueshme është një indinjatë e tillë kur vjen nga një lëvizje, këndvështrimi i së cilës për historinë dhe krimet e vendit të vet përbëhet kryesisht nga një qasje e verbër, nënvizon Martens.

    “Lëvizja që pretendon se populli serb e di se çfarë do të thotë të jesh viktimë e gjenocidit dhe e spastrimit etnik nuk ka thënë asnjë fjalë për varrosjen e kriminelit serb të luftës Ratko Mladiq në Beograd, me nderime ushtarake. Ajo organizoi një tubim nacionalist në përvjetorin e betejës mesjetare të Kosovës, por heshti në përvjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, të kryer nga serbët më 1995. E gjithë kjo dëshmon për botëkuptimin historik të një brezi që ka përvetësuar më shumë nga atmosfera nacionaliste e viteve të sundimit të Vuçiqit sesa është i vetëdijshëm”, shkruan “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

    Një program zgjedhor nuk është ende politikë. Ndoshta ardhja në pushtet do të sjellë edhe pragmatizëm, parashikon kjo gazetë. Por, nëse ajo që shkruhet në program shndërrohet vërtet në politikë të jashtme, Kroacia, Mali i Zi, Kosova dhe shumica e popullsisë në Bosnjë do të duhet të bashkohen në një formë a në një tjetër kundër një Serbie të tillë.

    Këto vende do të duhet të përballen së bashku me një vend që e sheh veten, të kaluarën e tij dhe fqinjët me një verbëri të tillë historike. Rezultati nuk do të ishte çlirimi i Serbisë, por izolimi i saj./Telegrafi/

  • EU seeks institutional accountability after Arlinda Zekiaj assassination

    The Group’s statement notes that the victim had sought urgent protection from institutions shortly before being killed.

    The group requires full investigation into the case, including reviewing the institutional response to the victim’s earlier demands and determining responsibilities for any found shortcomings.

    It also calls for better co-ordination between police, prosecutors, courts and social services, as well as for urgent consideration of cases of domestic violence.

    One of the requirements is the establishment of the child – monitoring mechanism that would analyze the murders of women, the circumstances that have preceded them, and the lost opportunities for intervention.

    Femedicide is not an isolated incident; it is the most extreme manifestation of gender-based violence and requires a systemic response, the statement said.

     

    Source Layer: RTKLive

  • BE-ja kërkon llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    BE-ja kërkon llogaridhënie institucionale pas vrasjes së Arlinda Zekajt

    Në deklaratën e Grupit theksohet se viktima kishte kërkuar mbrojtje urgjente nga institucionet, pak para se të vritej.

    Grupi kërkon hetim të plotë për rastin, përfshirë shqyrtimin e reagimit institucional ndaj kërkesave të mëparshme të viktimës dhe përcaktimin e përgjegjësive për çdo mangësi të konstatuar.

    Po ashtu, bën thirrje për koordinim më të mirë ndërmjet Policisë, prokurorive, gjykatave dhe shërbimeve sociale, si dhe për shqyrtimin urgjent të rasteve të dhunës në familje me rrezik të lartë.

    Një nga kërkesat është edhe krijimi i mekanizmit për monitorimin e femicidit, i cili do të analizonte vrasjet e grave, rrethanat që u kanë paraprirë dhe mundësitë e humbura për ndërhyrje.

    “Femicidi nuk është një incident i izoluar; ai është manifestimi më ekstrem i dhunës me bazë gjinore dhe kërkon një përgjigje sistemike”, thuhet në deklaratë.

     

    Burimi: RTKLive

  • The person who got hurt two days ago in Decan lost his life

    – What?A person from the village of Babacan has died at QKUK as a result of serious bodily injuries.

    According to the Police report, the case was reported on October 26, 2026, about 14:40, broadcast Clankosova.tv.

    The victim, who was receiving medical treatment at QKUK, passed away on October 27, about 7:43 p.m.

    By order of the prosecutor, the lifeless body has been sent to the Institute of Legal Medicine for Obligation.

  • Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

    Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

    Humb jetën personi që u lëndua dy ditë më parë në Deçan

    Një person nga fshati Baballoq i Deçanit ka vdekur në QKUK, si pasojë e lëndimeve të rënda trupore.

    Sipas raportit të Policisë, rasti është raportuar më 26 tetor 2026, rreth orës 14:40, transmeton Klankosova.tv.

    Viktima, e cila ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë më 27 tetor, rreth orës 07:43.

    Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

  • Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar

    Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar

    Aksident në Fushë-Prezë, humb jetën këmbësori 58-vjeçar

    Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Fushë Prezë, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.

    Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:45. Një 35-vjeçar, me inicialet Elvis Xhaferraj, dyshohet se ka përplasur me automjetin që drejtonte këmbësorin Skënder Alushi , 58 vjeç, raporton TCh.

    Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën.

    Ndërkohë, me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale, ndërsa pritet të zbardhen rrethanat e plota të aksidentit.

  • Prezantuesi “nuk i bëri matjet siç duhet” - godet me shqelm dronin, i cili përplaset në fytyrën e modeles

    Prezantuesi “nuk i bëri matjet siç duhet” – godet me shqelm dronin, i cili përplaset në fytyrën e modeles

    Një incident i frikshëm ka ndodhur të hënën, më 26 tetor, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të një emisioni argëtues në Monterrey të Meksikës.

    Gjatë emisionit të transmetuar, prezantuesi tentoi ta godiste me shqelm një dron që fluturonte brenda studios, por pajisja përfundoi duke e goditur në fytyrë një modele.

    Si pasojë, thuhet se përplasja i shkaktoi asaj një prerje në buzë, ndërsa incidenti shkaktoi tension në studio dhe e detyroi modelen të largohej përkohësisht nga kamerat.

    Pas ngjarjes, prezantuesi deklaroi se do të merrte përgjegjësinë për atë që ndodhi.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me masat që mund të ndërmarrë produksioni apo pasojat e mundshme të incidentit. /Telegrafi/

  • Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, transportonte tetë migrantë nga Afganistani

    Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Maqedoni, transportonte tetë migrantë nga Afganistani

    MPB Maqedoni njofton se dje (27.10.2026) në orën 12:35 në rrugën rajonale Demir Kapi-Negotinë, pranë vendit të quajtur “Ostrovo”, oficerët e Stacionit të Policisë së Mbikëqyrjes Kufitare Mihajlovë arrestuan P.M. (40) nga Shqipëria.

    “Gjatë një kontrolli në një automjet pasagjerësh “Volkswagen Turan” me targa kombëtare shqiptare, të cilin ai po e drejtonte, u gjetën tetë migrantë, dy prej të cilëve ishin të mitur, ndërsa sipas deklaratave të tyre ishin nga Afganistani”.

    “Shoferi u ndalua në Stacionin e Policisë së Negotinës, dhe migrantët u dërguan në një qendër pritjeje dhe tranziti në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të rastit do të ketë kallëzim adekuat”, thonë nga MPB.

  • Ende nuk dihet kur do të kthehet në Kosovë - familja njofton për procedurat e riatdhesimit të Rinesancës

    Ende nuk dihet kur do të kthehet në Kosovë – familja njofton për procedurat e riatdhesimit të Rinesancës

    Rinesa Qeriqi apo siç njihej nga publiku si Rinesancë, e cila ndërroi jetë pak ditë më parë nga tumori, pritet të kthehet në Kosovë, ndërsa procedurat për riatdhesimin e saj janë ende në vazhdim.

    Familja ka bërë të ditur se deri më tani nuk është caktuar data se kur trupi i saj do të mbërrijë në vendlindje.

    Njoftimi është publikuar në Facebook nga motra e Rinesës, e cila ka ndarë me familjarët, të afërmit dhe miqtë informacionet e fundit lidhur me procedurat që po zhvillohen.

    Në këtë postim, familja Qeriqi shprehu mirënjohjen për të gjithë ata që morën pjesë në homazhet e organizuara për Rinesën në Waterloo.

    Familjarët theksuan se, për shkak se procedurat e riatdhesimit nuk kanë përfunduar ende, nuk mund të konfirmojnë një datë të saktë për kthimin e saj në Kosovë.

    Po ashtu, familja ka njoftuar se detajet për ceremoninë e varrimit dhe homazhet që pritet të mbahen në Prishtinë do të bëhen të ditura me kohë, sapo të ketë informacione të konfirmuara.

    Duke iu drejtuar të gjithë atyre që kanë shprehur ngushëllime dhe solidaritet, falënderuan përzemërsisht përkrahjen e marrë në këtë periudhë të dhimbshme. /Telegrafi/

  • ​Fitorja e Listës së Studentëve në Serbi dhe humbja e Vuçiqit, ky është komenti i Kurtit

    ​Fitorja e Listës së Studentëve në Serbi dhe humbja e Vuçiqit, ky është komenti i Kurtit

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka cilësuar historik rezultatin e Koalicionit Shqiptar në Luginën e Preshevës, i cili siguroi dy mandate në zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura më 25 tetor.

    Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se koalicioni mori 27 mijë e 670 vota, duke e cilësuar këtë rezultatin më të lartë të shqiptarëve që nga viti 2000.

    “Në këto zgjedhje pati disa arritje historike. Koalicioni shqiptar mori 27 mijë e 670 vota. Ky është rezultati më i lartë i shqiptarëve që nga viti 2000. Plot 1 233 vota më shumë sesa në vitin 2020, kur u patën fituar tri mandate. Me rritjen e 35 koeficientëve zgjedhorë për pakicat kombëtare, ky rezultat ka ekuivalentin përllogaritës të 37 mijë e 353 votave. Shqiptarët janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, por janë renditur të dytët për nga votat dhe të parët për nga mandatet së bashku me hungarezët”, potencoi Kurti.

    Kurti komentoi edhe fitoren e Listës së Studentëve në Serbi dhe humbjen e ish-presidentit serb Aleksandar Vuçiq, si dhe mbetjen jashtë Kuvendit të listës së Ivica Daçiqit.

    Këto rezultate, kryeministri Kurti i interpretoi si humbje politike për Vuçiqin dhe Daçiqin, duke i lidhur me zhvillimet politike të një çerek shekulli më parë, kur nga pushteti u larguan Slobodan Millosheviqi dhe Vojislav Shesheli.

    Fitorja e Listës së Studentëve në Serbi dhe humbja e Vuçiqit, ky është komenti i Kurtit

    “Lista Studentore doli e para. Koalicioni i Vuçiqit e humbi shumicën parlamentare, ndërsa lista e Daçiqit mbeti jashtë Kuvendit. Një çerek shekulli pas humbjes së Millosheviqit dhe Sheshelit, edhe pasardhësit e tyre politikë, Vuçiqi dhe Daçiqi, humbën”, tha ai. /KP/