Blog

  • Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën - kush do ta udhëheqë tani Izraelin?

    Asnjëri bllok nuk fitoi shumicën – kush do ta udhëheqë tani Izraelin?

    Një koalicion partish mund të formojë qeverinë në Izrael nëse siguron së bashku shumicën prej 61 ulësesh në parlament.

    EXIT Poll aktuale sugjerojnë se blloku i Benjamin Netanyahut do të fitojë 50 ulëse, ndërsa koalicioni i kundërshtarit të tij kryesor, Gadi Eisenkot, pritet të sigurojë 53 ulëse. Gjithashtu partitë arabe do të sigurojnë 17-18 vende në parlamentin prej 120 deputetëve

    Partia Likud e Netanyahut dhe partitë më të vogla ultraortodokse dhe të ekstremit të djathtë nuk kanë parti të tjera të gatshme t’i bashkohen koalicionit të tyre, shkruan skynews.

    Edhe koalicioni i Eisenkotit, ku përfshihen partia e tij Yashar, si dhe partitë Together, Demokratët dhe Yisrael Beiteinu, përballet me një problem të ngjashëm.

    Kjo bën që të dy blloqet të mbeten pa shumicën e nevojshme për të qeverisur.

    Por, çfarë ndodh nëse zgjedhjet prodhojnë të njëjtin rezultat?

    Nëse asnjë koalicion nuk siguron 61 ulëse, qeveria në largim do të vazhdojë të jetë në pushtet derisa të formohet dhe të betohet një koalicion i ri.

    Netanyahu do të thotë se do të mbetet në detyrë si kryeministër, duke drejtuar të ashtuquajturën qeveri në detyrë.

    Prandaj, një bllokadë mes opozitës dhe partive të udhëhequra nga qytetarët palestinezë të Izraelit do të përbënte një tjetër fitore për Netanyahun, i cili edhe më parë ka vazhduar të qeverisë përmes një qeverie në detyrë.

    Nga prilli i vitit 2019 deri në nëntor të vitit 2022, Izraeli mbajti pesë palë zgjedhje, ndërsa Netanyahu qëndroi në pushtet gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe.

    Kjo i mundësoi atij të përcaktonte agjendën e sigurisë dhe të drejtonte konfliktet në rajonin më të gjerë.

    Çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë një qeveri në detyrë?

    Qeveritë në detyrë përballen me disa kufizime në krahasim me qeveritë e rregullta. Ato pritet të tregojnë përmbajtje në marrjen e angazhimeve afatgjata, por, në fakt, kanë më shumë kompetenca kur bëhet fjalë për zëvendësimin e ministrave.

    Një qeveri në detyrë mund të emërojë një deputet të Knessetit në postin e ministrit për të zëvendësuar një ministër që ka dhënë dorëheqje, është shkarkuar ose ka vdekur, pa pasur nevojë për miratimin e Knessetit, siç do të kërkohej për një qeveri të rregullt.

    “Në fund të fundit, Netanyahut nuk i duhet t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme. Atij i mjafton të sigurohet që të gjithë të tjerët t’i humbin ato”, tha Joseph Mansour, ish-këshilltar i një deputeti të Knessetit.

    Qeveria në detyrë do të vazhdonte të qëndronte në pushtet deri në zgjedhjet e reja, të cilat ka të ngjarë të mbahen të paktën shtatë muaj pas zgjedhjeve aktuale.

    Zgjedhjet e reja ose do të çonin në formimin e një qeverie të re rreth dy muaj më vonë, oseqeveria në detyrë mund të vazhdonte sërish të qëndronte në pushtet nëse asnjë koalicion nuk arrin të sigurojë shumicën.

    A po shkon Izraeli drejt një qeverie të unitetit apo zgjedhjeve të reja?

    Mundësia e formimit të një qeverie të unitetit, që do të përfshinte Benjamin Netanyahun dhe Gadi Eisenkotin, dukej e pamundur, pasi Eisenkot ka refuzuar të shërbejë në një qeveri të udhëhequr nga Netanyahu, përfshirë edhe një qeveri ku posti i kryeministrit do të ndahej me rotacion.

    Edhe liderë të tjerë të opozitës kanë përjashtuar mundësinë e bashkimit në një koalicion të udhëhequr nga kryeministri.

    Eisenkot ka kërkuar që lideri i partisë më të madhe në bllokun opozitar të bëhet kandidati i tij për kryeministër, megjithëse brenda bllokut nuk është bërë i ditur ndonjë marrëveshje për këtë çështje, shkruan jerusalempost.

    Exit poll-et kanë ngritur gjithashtu mundësinë e formimit të një qeverie të pakicës, e cila mund të fitonte votëbesimin në Knesset pa pasur shumicën absolute prej 61 ulësesh.

    Gjëja më e natyrshme do të ishte shqyrtimi i mundësisë së arritjes së një marrëveshjeje me njërën prej partive arabe, por pengesa më e madhe është vetë deklarata e tij se nuk do të hynte në një marrëveshje të tillë.

    Në atë kohë, kjo dukej si një kufizim i panevojshëm që ia kishte vënë vetes. Sondazhet sugjeronin se ai nuk do të humbiste shumë vota dhe një marrëveshje e tillë do t’i jepte shumë më tepër hapësirë për manovrim.

    Megjithatë, ndoshta deklaratat e bëra para zgjedhjeve mund të interpretohen më fleksibilisht, shkruan skynews.

    Një marrëveshje me partinë Ra’am duket padyshim e mundshme, veçanërisht pasi kjo parti po kandidon për herë të parë një kandidat hebre, i cili mund të emërohet ministër i Sigurisë Kombëtare në kuadër të marrëveshjes.

    Aktualisht, Ra’am parashikohet të fitojë shtatë ulëse, gjë që do ta çonte bllokun e Eisenkotit në gjithsej 59 ulëse. Pra, shumë afër, por jo mjaftueshëm për të siguruar shumicën.

    Megjithatë, nëse exit poll-et nuk janë plotësisht të sakta dhe numri i ulëseve arrin në 61, një marrëveshje e tillë do të ishte padyshim joshëse.

    Rezultatet zyrtare do të përcaktohen pas numërimit të votave

    Exit poll-et kanë dalluar nga rezultatet përfundimtare në zgjedhjet e mëparshme, ndërsa rezultatet zyrtare do të përcaktohen pas numërimit të fletëvotimeve.

    Ngërçi politik mund të çojë përfundimisht në zgjedhje të reja, megjithëse negociatat për formimin e koalicionit mund të prodhojnë ende një marrëveshje mes partive.

    Në bllokun opozitar, partia B’Yachad e Naftali Bennettit parashikohet të jetë partia e tretë më e madhe, me 12 deri në 14 ulëse, sipas exit poll-eve.

    Partia Yisrael Beiteinu e Avigdor Libermanit parashikohet të fitojë 7 deri në 9 ulëse, ndërsa Demokratët e Yair Golanit pritet të sigurojnë 9 deri në 10 ulëse.

    Ndërkohë, në bllokun e Netanyahut, partia Otzma Yehudit e ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, parashikohet të fitojë 6 deri në 7 ulëse.

    Partia Sioniste Fetare–Zehut, e udhëhequr nga ministri i Financave, Bezalel Smotrich, parashikohet të sigurojë gjashtë ulëse.

    Partitë kryesore ultraortodokse (haredi) pritet të fitojnë së bashku 12 deri në 13 ulëse. Sipas exit poll-eve, Shas pritet të marrë gjashtë ulëse, ndërsa Judaizmi i Bashkuar i Torës (UTJ) parashikohet të fitojë 6 deri në 7 ulëse.

    Reagimet pozitë dhe opozitë

    Lideri i partisë opozitare Yashar, Gadi Eisenkot, ka deklaruar se rezultatet paraprake të zgjedhjeve në Izrael tregojnë mosbesim të plotë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe qeverisë së tij, duke u zotuar se do të veprojë për ta zëvendësuar atë sa më shpejt që të jetë e mundur.

    Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Eisenkot tha se rezultatet e sondazheve pas mbylljes së vendvotimeve pasqyrojnë qëndrimin e shumicës sioniste dhe të shumicës së qytetarëve izraelitë ndaj qeverisë aktuale.

    “Nëse këto janë rezultatet përfundimtare, atëherë kjo përbën një fitore për shumicën sioniste shtetformuese në Izrael”, shkroi ai.

    Eisenkot u zotua se do të veprojë menjëherë për të zbatuar vullnetin e qytetarëve, për ta zëvendësuar qeverinë e Netanyahut dhe për të formuar një qeveri të mobilizimit sionist.

    Ndërsa, ende po pritet reagimi i Benjamin Netanyahut, blloku i koalicionit të të cilit, sipas parashikimeve, pritet të fitojë më pak ulëse sesa rivalët e tij të majtë.

    Ndërkohë, ministri i tij i Jashtëm, Gideon Saar, ka reaguar gjatë orës së fundit në rrjetet sociale.

    “Festimet e së majtës janë të parakohshme”, shkroi ai në X.

    “Vetëkënaqësia e komentuesve të njëanshëm është qesharake. Një gjë duket mjaft e qartë: Likudi është partia më e madhe në Izrael”. /Telegrafi/

  • Migros dhe Coop njoftojnë tërheqjen pas zbulimit të bakteries: Kujdes me këta djathëra në Zvicër

    Migros dhe Coop njoftojnë tërheqjen pas zbulimit të bakteries: Kujdes me këta djathëra në Zvicër

    Dyqanet Migros Ostschweiz dhe Coop në Zvicër kanë tërhequr nga shitja katër lloje të djathit Mini Brie, pasi në një produkt të furnizuesit të tyre janë zbuluar baktere Listeria, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje serioze.

    Sipas mediave zvicerane, tërheqja përfshin djathin Mini Brie me gështenja, të shitur në Coop, me numër loti 146434 dhe datë skadimi 25 nëntor 2026, si dhe tri variante të shitura në Migros Ostschëeiz: me hudhër, me kërpudha porcini dhe me spec djegës. Këto produkte kanë numrat e loteve 146655, 146817 dhe 146662, si dhe 146656, përkatësisht.

    Bakteri Listeria monocytogenes mund të shkaktojë probleme gastrointestinale dhe simptoma të ngjashme me gripin, shkruan Suedostschëeiz, transmeton Telegrafi.

    Rreziku i komplikimeve serioze është më i madh për gratë shtatzëna, foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar.

    Konsumatorëve u rekomandohet të mos i konsumojnë produktet e prekura.

    Djathërat mund të kthehen në filialet përkatëse të Coop dhe Migros Ostschweiz, ku çmimi i blerjes rimbursohet plotësisht, edhe pa kuponin fiskal./Telegrafi/

  • Fire in the police cuffs. Arlinda Zekay.

    Albert Sylaj, the suspect in the murder of Arlinda Zekaj, has ended up in the chains of the Kosovo Police, exclusively teaches the Signal newspaper.

    Signal sources suggest that Sylaj was arrested after tonight’s developments, when he was notified by Decani and had expressed his stance that he did not want to surrender to investigators, but only members of the special FIT unit.

    This development comes after searching for the suspect, who was on the run after the 49-year-old Arlinda Zekaj assassination on 25 October.

    As the Signal newspaper reported earlier, Sylaj had communicated with his brother through the interphone, asking for ten minutes to talk to her family before she gave up.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt

    Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt

    Ekskluzive | Bie në prangat e Policisë dorasi i Arlinda Zekajt

    Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Sylaj është arrestuar pas zhvillimeve të mbrëmjes së sotme, kur ai ishte lajmëruar nga Deçani dhe kishte shprehur qëndrimin e tij se nuk dëshironte t’u dorëzohej hetuesve, por vetëm pjesëtarëve të njësisë speciale FIT.

    Ky zhvillim vjen pas kërkimeve për të dyshuarin, i cili ishte në arrati pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, më 25 tetor.

    Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali, Sylaj kishte komunikuar përmes interfonit me vëllain e tij, duke kërkuar dhjetë minuta për të biseduar me familjarët para se të dorëzohej.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • NATO Parliamentary Assembly Delegation Visits Kosovo

    According to the published agenda, the delegation will hold several meetings Wednesday at the Assembly of the Republic of Kosovo.

    The first meeting is to be held at 09:05, with Kosovo Parliament Speaker Albulen Haxhiu.

    At 10:00, the delegation will meet with European Parliamentary Commissions for Foreign Affairs and Integration, while at 11:00 will hold meetings with representatives of the non-US communities in the Assembly.

    According to the announcement, the media will be able to receive images from the first meeting in the agenda.

    Source Layer: RTKLive

  • Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s viziton Kosovën

    Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s viziton Kosovën

    Sipas agjendës së publikuar, delegacioni të mërkurën do të zhvillojë disa takime në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

    Takimi i parë është paraparë të mbahet në orën 09:05, me kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

    Në orën 10:00, delegacioni do të takohet me Komisionet Parlamentare për Punë të Jashtme dhe Integrim Evropian, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillojë takim me përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvend.

    Sipas njoftimit, mediat do të mund të marrin pamje nga takimet e parapara në agjendë.

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Arrestohet Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Dukagjini mëson se Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar.

    Arrestimi i tij vjen pas kërkimeve të Policisë së Kosovës për gjetjen e të dyshuarit, i cili dyshohej se ndodhej në zonën mes Gjakovës dhe Deçanit.

    Në kërkim të tij ishin angazhuar njësi speciale nga Drejtoritë Rajonale të Policisë në Gjakovë dhe Pejë, si dhe njësi të tjera nga Prishtina.

    Burimi: Dukagjini

  • Kim Kardashian tërheq vëmendjen në Romë me fustanin me pika dhe dekoltenë e hapur

    Kim Kardashian tërheq vëmendjen në Romë me fustanin me pika dhe dekoltenë e hapur

    E njohur për format e saj trupore në formë ore rëre dhe paraqitjet e guximshme në tapetin e kuq, Kim Kardashian është mësuar të jetë në qendër të vëmendjes. Këtë herë, megjithatë, ajo e mori shprehjen “të gjithë sytë nga ajo” në një kuptim më të drejtpërdrejtë.

    Ylli 46-vjeçar u shfaq më herët gjatë ditës në Romë, e veshur me një fustan pa rripa, me motive pikash, ndërsa pozonte për fotografët e shoqëruar nga dy qen dalmatinë. Kardashian ndodhet në kryeqytetin italian për të promovuar sezonin e dytë të serialit dramatik me temë ligjore “All’s Fair”.

    E stiluar nga Law Roach, sipërmarrësja dhe ylli televiziv bëri një zgjedhje të guximshme me këtë veshje haute couture, e cila përfshinte prerje të theksuara në pjesën e ijeve dhe një fund dramatik. Pamjen e kompletoi me këpucë me taka nga Jimmy Choo.

    Kardashian zgjodhi të mos mbante bizhuteri, ndërsa flokët e saj të errët i kishte mbledhur në një bisht të lartë, duke ia lënë gjithë vëmendjen veshjes.

    Në këtë paraqitje ajo u shoqërua nga koleget e saj të serialit, Sarah Paulson, Niecy Nash dhe Naomi Watts.

    Motivet shtazarake duket se janë kthyer në temën kryesore të turneut promovues të Kardashianit. Javën e kaluar, në premierën e serialit, ajo u shfaq me një fustan vintage të Yves Saint Laurent, me motive leopardi, nga koleksioni i vitit 1998.

    Seriali “All’s Fair” do të jetë i disponueshëm në Disney+ nga 4 nëntori. Kardashian rikthehet në rolin e Allura Grantit në këtë dramë ligjore të platformës Hulu, e cila zhvillohet në një firmë ligjore në Los Angeles, të specializuar në sigurimin e dëmshpërblimeve të mëdha për klientet e saj gra.

    Seriali, i krijuar nga Ryan Murphy, ka gjithashtu në kast Glenn Close dhe Niecy Nash. Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen me format e saj trupore, e veshur me një fustan saten rozë.

    Pavarësisht kastit të njohur dhe fushatës së gjerë promovuese, sezoni i parë i “All’s Fair” u prit me kritika të ashpra, me disa recensentë që e cilësuan si një “krim kundër televizionit”.

    Kritiku televiziv i Daily Mail, Christopher Stevens, i dha sezonit të parë vlerësimin minus tri yje, duke e përshkruar si “një nga përvojat më të tmerrshme televizive” që kishte pasur ndonjëherë në tryezën e tij të punës.

    Ben Dowell i The Times, në recensionin e tij me zero yje, shkroi se “ky mund të jetë seriali më i keq televiziv i realizuar ndonjëherë”. Ndërsa Kelly Lawler e USA Today e cilësoi atë, të paktën, si “serialin më të keq televiziv të vitit”.

    Një pjesë e kritikave u drejtuan edhe ndaj Kardashianit, e cila është gjithashtu producente ekzekutive e serialit. Dowell vuri në pikëpyetje aftësitë e saj në interpretimin e një avokateje, duke përdorur një krahasim të ashpër për të vënë në pah atë që ai e konsideronte performancën e saj jo bindëse.

    Edhe Angie Han e The Hollywood Reporter e kritikoi interpretimin e saj, duke e përshkruar si të ngurtë dhe pa emocione autentike, një vlerësim që, sipas saj, vlente edhe për skenarin.

    Lucy Mangan e The Guardian e nisi recensionin e saj duke shprehur habinë se si ishte ende e mundur të realizohej një serial kaq i dobët. Ajo e përshkroi “All’s Fair” si një prodhim “fascinueshëm, në mënyrë të pakuptueshme dhe ekzistencialisht të tmerrshëm”.

    Ndër të paktët kritikë që i dhanë serialit një yll ishte Ed Power i The Telegraph. Megjithatë, edhe recensioni i tij ishte tejet kritik, duke ia atribuar përgjegjësinë krijuesit Ryan Murphy.

    “Ryan Murphy është kryeprifti i televizionit të lirë dhe pa shije, dhe këtë vit e ka tejkaluar veten me një serial që sjell një tmerr të jashtëzakonshëm, të aftë të shkaktojë makthe te shikuesit e papërgatitur”, shkroi ai. /Telegrafi/

  • Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Çfarë duhet të hani dhe pini para dhe pas vaksinës kundër gripit?

    Disa ushqime dhe zakone të përditshme mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë gjatë vaksinimit, por një pjesë e këshillave të përhapura për forcimin e imunitetit nuk mbështeten në prova të mjaftueshme shkencore

    Vaksinimi kundër gripit është një nga mënyrat më efektive për të ulur rrezikun e sëmundjes dhe komplikimeve të saj. Megjithatë, shumë njerëz pyesin nëse ushqimet dhe pijet që konsumojnë para dhe pas vaksinimit mund të ndikojnë në reagimin e organizmit.

    Sipas Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), organizmit i duhen rreth dy javë pas vaksinimit për të zhvilluar antitrupat mbrojtës.

    Vaksinimi përsëritet çdo vit, sepse viruset e gripit ndryshojnë, ndërsa mbrojtja imunitare mund të dobësohet me kalimin e kohës.

    Ushqyerja e shëndetshme, hidratimi dhe gjumi i mjaftueshëm mbështesin funksionimin normal të sistemit imunitar, por nuk e zëvendësojnë vaksinën.

    Çfarë duhet të konsumoni para vaksinimit kundër gripit?

    Përgatitja për vaksinim nuk kërkon një dietë të veçantë. Megjithatë, disa zakone të thjeshta mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë gjatë kësaj periudhe.

    Pini mjaftueshëm ujë

    Hidratimi është i rëndësishëm për funksionimin normal të organizmit.

    Marrja e mjaftueshme e lëngjeve ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit të organizmit dhe mund të jetë e dobishme nëse pas vaksinimit shfaqen temperaturë e lehtë ose dhimbje koke.

    Nuk është e nevojshme të pini sasi të tepruara uji. Mjafton të ruani hidratimin e zakonshëm, duke e përshtatur me nevojat individuale.

    Zgjidhni ushqime të pasura me vitamina dhe minerale

    Para vaksinimit rekomandohet ushqyerje e ekuilibruar, me fruta, perime, drithëra integrale, bishtajore, peshk dhe yndyra të shëndetshme.

    Vitamina A, C, D, zinku dhe proteinat kontribuojnë në funksionimin normal të sistemit imunitar.

    Perimet dhe frutat me ngjyra të ndryshme sigurojnë shumëllojshmëri përbërësish ushqyes, ndërsa peshku, arrat dhe vaji i ullirit janë burime të yndyrave të dobishme.

    Megjithatë, asnjë ushqim i konsumuar menjëherë para vaksinimit nuk është provuar se e rrit drejtpërdrejt efektivitetin e vaksinës kundër gripit.

    foto: nd3000

    A duhet të hani para vaksinimit?

    Vaksina kundër gripit zakonisht nuk kërkon që të jeni esëll.

    Një mëngjes ose vakt i lehtë mund të jetë i dobishëm, veçanërisht për personat që përjetojnë marramendje gjatë procedurave mjekësore.

    Mund të konsumoni kos me fruta, tërshërë, një sanduiç të lehtë ose ushqime që zakonisht i toleroni mirë.

    Çfarë duhet të hani dhe pini pas vaksinimit?

    Pas vaksinimit, disa persona mund të përjetojnë lodhje, dhimbje në vendin e injektimit, dhimbje muskujsh, temperaturë të lehtë ose dhimbje koke.

    Këto reagime zakonisht janë kalimtare dhe nuk kërkojnë ndryshime të veçanta në ushqyerje.

    Vazhdoni hidratimin gjatë ditës

    Pirja e ujit ndihmon në parandalimin e dehidratimit, sidomos nëse temperatura shoqërohet me djersitje.

    Megjithatë, konsumimi i sasive shtesë të ujit nuk është provuar se përshpejton formimin e antitrupave apo përmirëson efektivitetin e vaksinës.

    A ndihmojnë probiotikët dhe prebiotikët?

    Shëndeti i zorrëve dhe mikrobiota intestinale luajnë rol të rëndësishëm në funksionimin e sistemit imunitar.

    Ushqimet me probiotikë, si kosi dhe kefiri, si dhe ato të pasura me fibra prebiotike, mund të jenë pjesë e një diete të shëndetshme.

    Frutat, perimet, drithërat integrale dhe bishtajoret kontribuojnë në ruajtjen e një mikrobiote të larmishme.

    Megjithëse disa studime kanë shqyrtuar ndikimin e probiotikëve në përgjigjen ndaj vaksinave, provat nuk janë mjaftueshëm të qëndrueshme për t’i rekomanduar posaçërisht për rritjen e efektivitetit të vaksinës kundër gripit.

    Çfarë të konsumoni nëse shfaqen të përziera?

    Të përzierat mund të shfaqen pas vaksinimit, megjithëse nuk janë ndër reagimet më të zakonshme tek të rriturit.

    Në raste të tilla rekomandohen vakte të vogla dhe ushqime të lehta për tretje, si bananet, orizi, buka e thekur, makaronat e thjeshta ose krekerët.

    Ushqimet shumë të yndyrshme dhe vaktet e rënda duhen kufizuar përkohësisht nëse i përkeqësojnë shqetësimet.

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore?

    Shumica e reagimeve pas vaksinimit kundër gripit janë të lehta dhe zhduken vetvetiu brenda pak ditësh.

    Sipas CDC-së, efektet e mundshme përfshijnë dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje muskujsh, dhimbje koke dhe temperaturë të lehtë.

    Vështirësitë në frymëmarrje, ënjtja e fytyrës ose fytit dhe marramendja e rëndë mund të jenë shenja të një reaksioni alergjik serioz dhe kërkojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë thekson se vaksinimi mbetet masa kryesore parandaluese kundër gripit, veçanërisht për personat me rrezik të shtuar për komplikime.

    Ushqyerja e shëndetshme dhe hidratimi e mbështesin organizmin, por mbrojtja specifike kundër gripit krijohet nga përgjigjja imunitare ndaj vaksinës. /Telegrafi/

  • Albert Sylajt’s location, lawyer Morina: Must be arrested tonight ( V IDEO)

    AVoter Liridona Morina has commented on Albert Sylajt Police’s whereabouts, suspected of the murder of Arlinda Zekiaj.

    Invited to the Special Administration Show in Klan Kosova, Morina voiced her hope that the suspect will be arrested overnight and that, according to her, the other family members involved in the case will be responsible.

    I hope this case is closed tonight. The man should be arrested tonight and along with other family members to take responsibility for what he has done, Morina said in Kosovo.

    I think that even if they’re arrested tonight it’s not too late, because we’re within the allowed periods under these procedures, the lawyer said. /I did. tv.

    Below: