
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka përfunduar në prangat e Policisë së Kosovës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Sylaj është arrestuar pas zhvillimeve të mbrëmjes së sotme, kur ai ishte lajmëruar nga Deçani dhe kishte shprehur qëndrimin e tij se nuk dëshironte t’u dorëzohej hetuesve, por vetëm pjesëtarëve të njësisë speciale FIT.
Ky zhvillim vjen pas kërkimeve për të dyshuarin, i cili ishte në arrati pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, më 25 tetor.
Siç raportoi më herët Gazeta Sinjali, Sylaj kishte komunikuar përmes interfonit me vëllain e tij, duke kërkuar dhjetë minuta për të biseduar me familjarët para se të dorëzohej.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali