Blog

  • Seven Kosovo Clan journalists resign, AGK reacts

    Seven journalists at the Klan Kosovo portal have resigned jointly after ignoring their demand for additional compensation for commitment to coverage and reporting television shows ão Big Brother V IP Kosova.

    The news has revealed journalist Genita Ukaj through a Facebook post explaining the reasons the team led to the decision to leave work. According to her, the compensation request was submitted several weeks ago to the portal leader, but the journalists’ concerns were not taken into account.

    Ukaj has made it known that the decision on resignation was common and came as a result of the demand that additional work, increased commitment and responsibilities during reporting on this television format be assessed and properly compensated.

    Today, the seven journalists of the clan Kosovo portal staff were jointly forced to resign, as a result of our disregard for additional compensation for the work and extraordinary commitment to coverage and reporting the Big Brother format V IP Kosova, Ukaj wrote.

    She has stressed that the request was not made on behalf of an individual but represented the team’s common stand, which required that additional engagement be recognised and rightly rewarded.

    This was a joint stance of an entire team, which demanded that additional work be assessed and compensated fairly, the journalist stressed.

    In addition to Genita Ukaj, Lendita Elshani, Albina Hajoli, A. Gashi, Albert B. Bajrami, Kasim Gerbeshi and Andrew Krasniqi.

    In her reaction, Ukaj has also told of the personal circumstances in which she has faced that decision. It has made it known that it is on the eve of the fifth month of pregnancy, naming leaving work in this period as a difficult decision.

    I, Genita Ukaj, already on the eve of the fifth month of my pregnancy, was forced to leave this sensitive period of my life and remain unemployed, to prevent my dignity from being violated, she wrote.

    Ukaj has reiterated that the journalists’ request was linked to the job assessment and respect for professional engagement, rejecting increased responsibilities without adequate compensation.

    Our dignity is not negotiable!

    AGK expresses concern and offers support to journalists

    The Association of Kosovo Journalists ( The AGK, which has expressed deep concern about their departure from the clankosova portal.tv.

    In her public statement, AGK has indicated that, based on communication with journalists and their statements, the requirement for additional jobs without compensation was due during the time of the TV show’s development.

    The association has expressed regret that journalists, who have several years of experience in the Kosovo media, have been forced to leave their jobs because of the treatment that AGK calls unconfirmed.

    According to AGK, this case again testifies to the difficulties employees face in many media editorials in Kosovo, especially when it comes to working conditions, additional burden and compensation for professional engagement.

    The AGK has called on the Kosovo Clan and other media instead of respecting the working Law provisions, as well as the rights of journalists and other employees.

    And the association has expressed complete solidarity with Genita Ukain, Lendita Elshan, Albina Hajoll, River A. Gashi, Albert B. Bajrami, Kasim Grbesh and Andrew Krasniqi, offering support for any needs they may have, including legal assistance.

    Until the information made public in the cited statements, the issue relates to journalists’ demand for additional compensation and their decision to leave work. The case has raised the importance of respecting workers’ rights and the need for additional involvement in media editorials to be handled fairly.

    RTKlive has tried to contact Kosovo’s officials to take a stand regarding the case, but until the moment the news was published, they have not responded.

    Source Layer: RTKLive

  • Shtatë gazetarë të Klan Kosovës japin dorëheqje, reagon AGK-ja

    Shtatë gazetarë të Klan Kosovës japin dorëheqje, reagon AGK-ja

    Shtatë gazetarë të portalit Klan Kosova kanë dhënë dorëheqje të përbashkët nga puna, pas mospërfilljes së kërkesës së tyre për kompensim shtesë për angazhimin në mbulimin dhe raportimin e spektaklit televiziv “Big Brother VIP Kosova”.

    Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Genita Ukaj përmes një postimi në Facebook, ku ka shpjeguar arsyet që çuan ekipin drejt vendimit për t’u larguar nga puna. Sipas saj, kërkesa për kompensim ishte paraqitur disa javë më parë te udhëheqësja e portalit, por shqetësimet e gazetarëve nuk ishin marrë parasysh.

    Ukaj ka bërë të ditur se vendimi për dorëheqje ishte i përbashkët dhe erdhi si rezultat i kërkesës që puna shtesë, angazhimi i shtuar dhe përgjegjësitë gjatë raportimit për këtë format televiziv të vlerësoheshin dhe të kompensoheshin në mënyrë të drejtë.

    “Sot, të shtatë gazetarët e stafit të portalit Klan Kosova u detyruam bashkërisht të japim dorëheqje, si pasojë e mospërfilljes së kërkesës sonë për kompensim shtesë për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në mbulimin dhe raportimin e formatit Big Brother VIP Kosova”, ka shkruar Ukaj.

    Ajo ka theksuar se kërkesa nuk ishte bërë në emër të një individi, por përfaqësonte qëndrimin e përbashkët të të gjithë ekipit, i cili kërkonte që angazhimi shtesë të njihej dhe të shpërblehej në mënyrë të drejtë.

    “Ky ishte një qëndrim i përbashkët i një ekipi të tërë, i cili kërkoi që puna shtesë të vlerësohet dhe të kompensohet në mënyrë të drejtë”, ka theksuar gazetarja.

    Përveç Genita Ukajt, dorëheqjen e kanë dhënë edhe Lendita Elshani, Albina Haxholli, Lum A. Gashi, Albert B. Bajrami, Kasim Gërbeshi dhe Endrit Krasniqi.

    Në reagimin e saj, Ukaj ka treguar edhe për rrethanat personale në të cilat është gjendur pas këtij vendimi. Ajo ka bërë të ditur se është në prag të muajit të pestë të shtatzënisë, duke e cilësuar largimin nga puna në këtë periudhë si një vendim të vështirë.

    “Unë, Genita Ukaj, tashmë në prag të muajit të pestë të shtatzënisë, u detyrova që në këtë periudhë kaq të ndjeshme të jetës sime të largohem dhe të mbetem e papunë, për të mos lejuar që dinjiteti im të shkelet”, ka shkruar ajo.

    Ukaj ka ritheksuar se kërkesa e gazetarëve lidhej me vlerësimin e punës dhe respektimin e angazhimit profesional, duke kundërshtuar shtimin e përgjegjësive pa kompensim adekuat.

    “Dinjiteti ynë nuk është i negociueshëm!”, ka përfunduar ajo.

    AGK-ja shpreh shqetësim dhe ofron mbështetje për gazetarët

    Pas dorëheqjes së shtatë gazetarëve ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), i cili ka shprehur shqetësim të thellë për largimin e tyre nga portali klankosova.tv.

    Në deklaratën e saj publike, AGK-ja ka bërë të ditur se, bazuar në komunikimin me gazetarët dhe deklarimet e tyre, shkak i dorëheqjeve ishte kërkesa për punë shtesë pa kompensim adekuat gjatë kohës së zhvillimit të spektaklit televiziv.

    Asociacioni ka shprehur keqardhje që gazetarët, të cilët kanë përvojë disa vjeçare në mediat e Kosovës, janë detyruar të largohen nga puna për shkak të trajtimit që AGK-ja e cilëson të padinjitetshëm.

    Sipas AGK-së, ky rast dëshmon edhe një herë vështirësitë me të cilat përballen punonjësit në shumë redaksi mediatike në Kosovë, veçanërisht kur bëhet fjalë për kushtet e punës, ngarkesën shtesë dhe kompensimin për angazhimin profesional.

    AGK-ja u ka bërë thirrje Klan Kosovës dhe mediave të tjera në vend që të respektojnë dispozitat e Ligjit të Punës, si dhe të drejtat e gazetarëve dhe punonjësve të tjerë.

    Po ashtu, Asociacioni ka shprehur solidaritet të plotë me Genita Ukajn, Lendita Elshanin, Albina Haxhollin, Lum A. Gashin, Albert B. Bajramin, Kasim Gërbeshin dhe Endrit Krasniqin, duke u ofruar mbështetje për çdo nevojë që mund të kenë, përfshirë edhe ndihmën ligjore.

    Deri në informacionet e bëra publike në deklaratat e cituara, çështja lidhet me kërkesën e gazetarëve për kompensim shtesë dhe vendimin e tyre për t’u larguar nga puna. Rasti ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e respektimit të të drejtave të punëtorëve dhe nevojën që angazhimi shtesë në redaksitë mediatike të trajtohet në mënyrë të drejtë.

    RTKlive ka tentuar të kontaktojë zyrtarët e Klan Kosovës për të marrë një qëndrim lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit të lajmit, ata nuk janë përgjigjur.

    Burimi: RTKLive

  • Reshje të borës në Kodrën e Diellit dhe Strazhë

    Reshje të borës në Kodrën e Diellit dhe Strazhë

    Sonte në mbrëmje po bie borë në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, me reshjet më të dendura të borës të regjistruara në Kodrën e Diellit, ku tashmë po formohet një shtresë e bardhë.

    Bora vjen pas një mëngjesi të ftohtë, kur në Kodrën e Diellit u mat minus katër gradë celsius.

    Reshje bore janë regjistruar edhe në qafën malore Strazhë, ku, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, bora nuk po qëndron në rrugë për momentin.

    Kujtojmë se nga 15 nëntori hynë në fuqi ligji për mbajtjen e detyrueshme të pajisjeve dimërore në automjete./Telegrafi/

  • Gazetarja shqiptare: Do ta thërras në Kosovë aktoren Jutta Speidel që të kujdeset për fëmijët që po mbesin pa nëna, shkaku i vrasjeve

    Gazetarja shqiptare: Do ta thërras në Kosovë aktoren Jutta Speidel që të kujdeset për fëmijët që po mbesin pa nëna, shkaku i vrasjeve

    Vrajset e grave në Kosovë janë duke u kthyer në një fenomen, e kjo gjendje po bëhet më alarmuese se kurrë më parë.

    Së fundmi, në Pejë një grua ka mbetur e vdekur si pasojë e sulmit me sëpatë nga kunati i saj, duke lënë pas një fëmijë.

    E për këta fëmijë, një zgjidhje dëshpëruese e ka gjetur gazetarja shqiptare, Vjosa Çerkini.

    Ajo tha se do ta ftojë aktoren gjermane Jutta Speidel, që të kujdeset për fëmijët bonjak që po mbesin rrugëve të Kosovës.

    “Unë do ta kontaktoj aktoren gjermane Jutta Speidel, e cila kujdeset për nënat dhe fëmijët pa strehim dhe mbështetje në Gjermani, sepse një zgjidhje të tillë duhet ta sjellim edhe në Kosovë, për gratë dhe fëmijët tanë” shtoi gazetarja.

    Kujtojmë që Jutta Speidel nga viti 1997 merret me mbështetjen e nënave dhe fëmijëve pa strehim përmes organizatës jofitimprurëse HORIZONT e.V., të cilën e themeloi në Mynih të Gjermanisë. Ajo nuk u ofron familjeve vetëm një vend për të jetuar, por edhe mbështetje për të rindërtuar jetën dhe për të arritur pavarësinë./Telegrafi/

  • The government family announces the repatriation of Riina, still s’ the date of return to Kosovo

    FSmiling Qariqi has indicated that the procedures for the repatriation of Rina are still under way and that the date of her return to Kosovo has not been set yet.

    By means of an announcement, the family has thanked all those who participated in the hots held in Waterloo and who have been around for these difficult days.

    The family has announced that for the date and details of the funeral and the arrangements expected to be held in Pristina, it will inform on time.

    We thank you from the heart for your participation in the worships for our innovation in Waterloo and for your support in these difficult days, it is said in the family announcement.

    Meanwhile, the family has called for understanding of all until the conclusion of the procedures needed for Riina’s return to Kosovo.

  • Bejetti: Kosovo Serbia has only historical session, sė interests agreements

    PUniversity of Pristina professor Nuri Bexheti has stated on the show Rubikko that Serbia does not pay any attention to the agreements and obligations it has received in the report with Kosovo.

    According to him, Serbia sees Kosovo mainly through a historic institution, while respecting agreements reached between the two countries is no concern for Belgrade.

    As far as agreements have been made and obligations are concerned, Serbia does not care about the agreements it has made with Kosovo, SHINA is impressed. Kosovo, Serbia has only the historical Senate, has declared Bexhet in Rubikon of Kosovo.

    Speaking to Serbia’s reports with the European Union and their impact on Kosovo, the professor has said a change in Belgrade’s political course towards European integration could have major consequences for Kosovo.

    In relation to Kosovo, we only hope one thing in my opinion. If Serbia takes a pro-European course and is put on hypotheticalally, they say we are becoming an intensive part of European integration, let’s not forget that the last chapters Serbia has opened with the EU are 2021 since it has been blocked. If they switch a lot of pro-European course, then the blow is huge on us like Kosovo. Our big hope, I think, is, if they continue stubborn and very anti-European, here we get somehow out, Bexhet said further. /I did. tv

  • Bexheti: Kosovën Serbia e ka vetëm sentiment historik, s’i intereson për marrëveshjet

    Bexheti: Kosovën Serbia e ka vetëm sentiment historik, s’i intereson për marrëveshjet

    Bexheti: Kosovën Serbia e ka vetëm sentiment historik, s’i intereson për marrëveshjet

    Profesori i Universitetit të Prishtinës, Nuri Bexheti, ka deklaruar në emisionin Rubikon se Serbia nuk i kushton rëndësi marrëveshjeve dhe obligimeve që ka marrë në raport me Kosovën.

    Sipas tij, Serbia e sheh Kosovën kryesisht përmes një sentimenti historik, ndërsa respektimi i marrëveshjeve të arritura mes dy vendeve nuk përbën shqetësim për Beogradin.

    “Sa u përket marrëveshjeve e obligimeve që kanë marrë, Serbia nuk mërzitet për marrëveshjet që ka bërë me Kosovën, s’i bën përshtypje ajo punë. Kosovën, Serbia e ka vetëm sentiment historik”, ka deklaruar Bexheti në Rubikon të Klan Kosovës.

    Duke folur për raportet e Serbisë me Bashkimin Evropian dhe ndikimin e tyre në Kosovë, profesori ka thënë se një ndryshim i kursit politik të Beogradit drejt integrimit evropian mund të ketë pasoja të mëdha për Kosovën.

    “Në raport me Kosovën, ne shpresojmë vetëm një gjë sipas meje. Nëse Serbia merr një kurs pro evropian dhe vendosen ata hipotetikisht, thonë po bëhemi pjesë intensive e integrimit evropian, mos ta harrojmë se kapitujt e fundit që ka hapur Serbia me BE-në janë të 2021-shit prej asaj kohe janë bllokuar. Nëse ata ndërrojnë kurs shumë pro Evropës, atëherë goditja është e madhe mbi ne si Kosovë. Shpresa jonë e madhe, sipas meje është, nëse ata vazhdojnë me kokëfortësi dhe shumë anti evropian, këtu ne nxirremi disi”, tha më tej Bexheti. /Klankosova.tv

  • Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s'dihet data e kthimit në Kosovë

    Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s’dihet data e kthimit në Kosovë

    Familja Qeriqi njofton për riatdhesimin e Rinesës, ende s'dihet data e kthimit në Kosovë

    Familja Qeriqi ka bërë të ditur se procedurat për riatdhesimin e Rinesës janë ende në vazhdim dhe se data e kthimit të saj në Kosovë nuk është caktuar ende.

    Përmes një njoftimi, familja ka falënderuar të gjithë ata që morën pjesë në homazhet e mbajtura në Waterloo dhe që u kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira.

    Familja ka bërë të ditur se për datën dhe detajet e funeralit dhe homazheve që pritet të mbahen në Prishtinë do të njoftojë me kohë.

    “Ju falënderojmë nga zemra për pjesëmarrjen në homazhet për Rinesën tonë në Waterloo dhe për mbështetjen tuaj në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e familjes.

    Ndërkohë, familja ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve deri në përfundimin e procedurave të nevojshme për kthimin e Rinesës në Kosovë.

  • Aktorja amerikane Christina Applegate: Pas diagnozës së gabuar, iu deshën 10 minuta për t'u ngritur nga shtrati

    Aktorja amerikane Christina Applegate: Pas diagnozës së gabuar, iu deshën 10 minuta për t’u ngritur nga shtrati

    Aktorja amerikane Christina Applegate (54) zbuloi se shëndeti i saj u përkeqësua pasi mësoi se ishte diagnostikuar gabimisht me sklerozë të shumëfishtë. Ajo thotë se kohët e fundit i janë dashur dhjetë minuta për t’u ngritur nga shtrati, dhe tani ka një mbështetëse pranë shtratit të saj.

    Ajo foli për gjendjen e saj në një episod të ri të podkastit “MeSsy”, të cilin e prezanton me aktoren Jamie-Lynn Sigler. Sipas ABC News, ajo tha se një herë mati se sa kohë i duhej për t’u ngritur në këmbë.

    “Më duheshin dhjetë minuta për t’u ngritur nga jastëku, për t’u ngritur në këmbë nga shtrati”, tha Applegate.

    Ajo shtoi se mezi ia doli të shkonte në banjo dhe se po përjetonte simptoma që nuk i kishte përjetuar kurrë më parë. Mjekët ende po kërkojnë shkakun e simptomave të saj dhe ajo thotë se nuk dëshiron të ketë shpresa të mëdha.

    Applegate njoftoi në vitin 2021 se vuante nga skleroza e shumëfishtë. Javën e kaluar, ajo zbuloi në të njëjtin podcast se mjeku i saj i kishte thënë se nuk e kishte sëmundjen dhe se diagnoza e saktë ishte ende e panjohur. Në atë kohë, ajo tha se ndihej sikur po fillonte nga e para.

    Edhe pse diagnoza ishte e gabuar, ai thotë se ende i ka të gjitha simptomat e sklerozës multiple, veçanërisht probleme të mëdha me ecjen. Ajo u tha atyre që vuanin nga kjo sëmundje se do të qëndronte me ta.

    “Ju jeni populli im. Unë jam ende luftëtari juaj”, tha ajo, raporton Parade.

    Aktorja u tërhoq nga aktrimi për shkak të sëmundjes pas xhirimeve të serialit “Dead to Me”. Këtë vit, ajo kaloi katër muaj në spital, nga i cili doli në gusht. /Telegrafi/

  • Google po lidh automatikisht numrin tuaj të telefonit me llogaritë - si ta çaktivizoni këtë opsion

    Google po lidh automatikisht numrin tuaj të telefonit me llogaritë – si ta çaktivizoni këtë opsion

    Google po verifikon automatikisht numrat e telefonit dhe po i lidh me llogaritë e përdoruesve në pajisjet Android, një funksion që mund të ngrejë shqetësime për privatësinë.

    Sipas raportimeve, ky opsion është aktivizuar si parazgjedhje që nga shtatori i vitit 2025. Ai mundëson që numri i telefonit nga karta SIM të verifikohet dhe të lidhet me llogaritë e Google të kyçura në pajisje, përfshirë llogaritë dytësore dhe ato të punës.

    Google e arsyeton këtë funksion me lehtësimin e shërbimeve të ndryshme, si rikuperimi i llogarisë, identifikimi i përdoruesit dhe përdorimi i mesazheve RCS.

    Megjithatë, mënyra automatike e lidhjes së numrit me disa llogari mund të jetë e padëshiruar për përdoruesit që duan më shumë kontroll mbi të dhënat e tyre personale.

    Përveç kësaj, verifikimi mund të aktivizojë funksione të tjera të Google, si shkëmbimi i përmbajtjeve, telefonatat me video dhe njoftimet që lidhen me numrin e telefonit. Numrat mund të rivërtetohen periodikisht, ndërsa ndërrimi i kartës SIM mund të bëjë që numri i ri të lidhet me llogaritë në pajisje.

    Si mund ta çaktivizoni këtë opsion?

    Përdoruesit e Android mund ta çaktivizojnë verifikimin automatik duke hapur cilësimet e telefonit dhe duke ndjekur këta hapa:

    1. Hapni Settings (Cilësimet).

    2. Zgjidhni Google dhe më pas All services (Të gjitha shërbimet).

    3. Hyni te Privacy & security (Privatësia dhe siguria).

    4. Zgjidhni Phone number verification (Verifikimi i numrit të telefonit).

    5. Çaktivizoni opsionin Verify phone numbers automatically (Verifiko automatikisht numrat e telefonit).

    Çaktivizimi i këtij funksioni nuk i largon automatikisht numrat që tashmë janë lidhur me llogaritë. Për t’i hequr, përdoruesit duhet të hyjnë në secilën llogari të Google, të hapin seksionin Personal info (Të dhënat personale), pastaj Phone (Telefoni) dhe ta fshijnë numrin përkatës.

    Megjithatë, çaktivizimi mund të ndikojë në disa shërbime, përfshirë mesazhet RCS dhe mundësinë e përdorimit të numrit për rikuperimin e llogarisë.

    Përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan t’i mbajnë këto funksione aktive apo të kufizojnë lidhjen automatike të numrit të tyre me llogaritë e Google. /Telegrafi/