Blog

  • Videoja virale nga India - majmuni nuk ndahet nga djaloshi, e përqafon me dashuri

    Videoja virale nga India – majmuni nuk ndahet nga djaloshi, e përqafon me dashuri

    Një video nga India po tërheq vëmendjen në rrjetet sociale, ku një majmun shihet duke përqafuar vazhdimisht një djalosh, në pamje që kanë emocionuar shumë përdorues.

    Në video, majmuni duket tejet i afërt me djaloshin, duke e përqafuar në mënyrë të ëmbël dhe duke mos dashur të largohet prej tij.

    Pamjet janë bërë virale për shkak të sjelljes së veçantë të kafshës, e cila duket sikur ka krijuar një lidhje të ngushtë me të riun.

    Videoja është shpërndarë nga kënde të ndryshme, duke u dhënë përdoruesve mundësinë t’i shohin më nga afër këto momente të veçanta mes njeriut dhe kafshës. /Telegrafi/

  • Dy vetura në rrethrrotullim, njëra dëshiron të dalë: A e dini cila ka përparësi?

    Dy vetura në rrethrrotullim, njëra dëshiron të dalë: A e dini cila ka përparësi?

    Shumë drejtues automjetesh gabojnë pikërisht kur ndërrojnë korsinë. Ja çfarë parashikon ligji në Kosovë dhe si mund të shmanget një aksident

    Dy vetura lëvizin pothuajse paralelisht në një rrethrrotullim me dy korsi. Njëra ndodhet në korsinë e brendshme dhe dëshiron të dalë, ndërsa tjetra, në korsinë e jashtme, vazhdon qarkullimin.

    Kur afrohet dalja, trajektoret e tyre mund të ndërpriten dhe një vendim i gabuar mund të shkaktojë përplasje.

    Kjo situatë shkakton paqartësi edhe mes shoferëve me përvojë. Disa mendojnë se përparësi ka automjeti që ndodhet më përpara, ndërsa të tjerë besojnë se shoferi që dëshiron të dalë duhet të lejohet të kalojë.

    Por çfarë përcakton ligji në Kosovë?

    Cila veturë ka përparësi?

    Në situatën e paraqitur në ilustrim, nëse nuk ekziston sinjalizim që përcakton ndryshe, përparësi ka vetura që vazhdon lëvizjen në korsinë e jashtme.

    Drejtuesi në korsinë e brendshme, për të dalë nga rrethrrotullimi, duhet të kalojë nëpër korsinë tjetër. Prandaj, nuk mund t’ia ndërpresë rrugën automjetit që tashmë lëviz aty.

    Sipas Ligjit nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor në Kosovë, neni 38 përcakton se shoferi mund të fillojë një manovër, përfshirë ndërrimin e shiritit, vetëm pasi të sigurohet se nuk i rrezikon apo pengon pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

    Çfarë tregojnë shigjetat në ilustrim?

    Shigjeta blu paraqet trajektoren e veturës në korsinë e brendshme, e cila synon daljen.

    Shigjeta portokalli tregon veturën në korsinë e jashtme, e cila vazhdon qarkullimin.

    Nëse shoferi i veturës së parë përpiqet të dalë duke kaluar përpara automjetit tjetër, krijohet rreziku i përplasjes anësore.

    Pikërisht për këtë arsye, drejtuesi që ndryshon korsinë duhet të kontrollojë pasqyrat, këndin e verbër dhe hapësirën e nevojshme për manovrën.


    A ju jep përparësi ndezja e sinjalizuesit?

    Jo. Sinjalizuesi paralajmëron drejtuesit e tjerë për synimin tuaj, por nuk ju jep automatikisht përparësi.

    Edhe nëse shoferi në korsinë e brendshme aktivizon sinjalizuesin e djathtë, ai duhet të presë derisa ndërrimi i korsisë të jetë i sigurt.

    Neni 39 i ligjit kërkon që shoferi t’i paralajmërojë qartë dhe me kohë pjesëmarrësit e tjerë për manovrën e planifikuar.

    Pra, sinjalizimi është detyrim, por nuk e zëvendëson respektimin e përparësisë.

    A ka gjithmonë përparësi korsia e jashtme?

    Jo në çdo rrethanë.

    Në disa rrethrrotullime, shenjat dhe vijëzimet në asfalt përcaktojnë drejtimet e detyrueshme për secilën korsi.

    Nëse nga korsia e jashtme lejohet vetëm dalja në një drejtim të caktuar, drejtuesi duhet ta respektojë atë sinjalizim.

    Prandaj, përparësia nuk përcaktohet vetëm nga pozicioni i veturës, por edhe nga rregullat që vlejnë në rrethrrotullimin konkret.

    Çfarë të bëni nëse nuk mund të dilni?

    Një ndër gabimet më të rrezikshme është përpjekja për të dalë me çdo kusht, edhe kur korsia e jashtme është e zënë.

    Nëse nuk ka hapësirë të mjaftueshme, shoferi duhet ta shtyjë manovrën dhe të vazhdojë qarkullimin, aty ku kjo lejohet.

    Zgjedhja me kohë e korsisë, shpejtësia e përshtatur dhe kontrollimi i automjeteve përreth janë thelbësore për shmangien e aksidenteve.

    Sa mund t’ju kushtojë një manovër e gabuar?

    Ligji për Rregullat e Trafikut Rrugor, në nenin 38, parasheh gjobë prej 100 eurosh dhe një pikë negative për shkeljet e përcaktuara në këtë nen.

    Ndërsa neni 39 parasheh gjobë prej 40 eurosh për mosrespektimin e detyrimeve të sinjalizimit.

    Zbatimi i gjobës varet nga shkelja konkrete dhe rrethanat e rastit.

    Rregulli që duhet mbajtur mend

    Në situatën e ilustrimit, vetura në korsinë e brendshme duhet t’i japë përparësi asaj në korsinë e jashtme, përderisa kjo e fundit vazhdon lëvizjen në përputhje me sinjalizimin rrugor.

    Dëshira për të dalë nuk krijon automatikisht përparësi.

    Një dalje e humbur mund të korrigjohet, por një manovër e nxituar mund të përfundojë me aksident. /Telegrafi/

  • Kur "Topi i Artë" zbarkonte në Prishtinë: Historia e Harry Kane me Dardanët - golat, penalltia e humbur dhe fitoret

    Kur “Topi i Artë” zbarkonte në Prishtinë: Historia e Harry Kane me Dardanët – golat, penalltia e humbur dhe fitoret

    Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të eliminatoreve për “Euro 2020”.

    Sot, emri i kapitenit anglez është në majën e futbollit botëror, pasi ka fituar çmimin prestigjioz, Topin e Artë.

    Ai fitoi mbi Kylian Mbappen dhe Lamine Yamalin, të cilët dolën në pozitat dy dhe tre, ndërsa anglezi, nga fansat e futbollit në Kosovë, kujtohet edhe për paraqitjet e tij në “Fadil Vokrri”.

    Harry Kane, fitues i “Topit të Artë’ telegrafi.com

    Anglia triumfoi në Prishtinë

    Më 17 nëntor 2019, stadiumi “Fadil Vokrri” ishte skena e një përballjeje të veçantë për Dardanët, të cilët pas një fushate mbresëlënëse kualifikuese e pritën Anglinë në ndeshjen e fundit të grupit.

    Anglia fitoi me rezultat 4-0, në një takim ku Harry Kane ishte ndër protagonistët kryesorë. Kapiteni anglez shënoi një gol dhe asistoi për një tjetër, duke dëshmuar edhe një herë rëndësinë e tij për përfaqësuesen.

    Harry Kane në “Fadil Vokrri” telegrafi.com

    Kane realizoi golin e dytë të Anglisë në minutën e 79-të, ndërsa në kohën shtesë asistoi për Mason Mountin, i cili vulosi rezultatin përfundimtar.

    Përveç Harry Kane dhe Mason Mount, golat për Anglinë në atë fitore I shënuan edhe Harry Winks (32’) dhe Marcus Rashford (83’).

    – YouTube www.youtube.com

    Kane vlerësoi atmosferën në Prishtinë

    Pas ndeshjes, sulmuesi anglez kishte folur për vështirësitë e përballjes në Prishtinë, duke përmendur terrenin dhe motivimin e Kosovës, por edhe mënyrën se si Anglia arriti ta menaxhonte takimin.

    “Ishte një ndeshje e vështirë, një terren i vështirë. Vendasit ishin të gatshëm gjithnjë dhe ne e kishim fituar tashmë grupin, prandaj psikologjikisht nuk ishte e lehtë të shkonim sërish”.

    “Por mendoj se e menaxhuam mirë dhe ishim klinikë. Rezultati 4-0 është fantastik”, kishte deklaruar Kane.

    Kombëtarja e Anglisë në “Fadil Vokrri”

    Kane shënoi edhe në ndeshjen spektakolare 5-3 ndaj Kosovës

    Harry Kane kishte shënuar edhe në përballjen e parë mes Anglisë dhe Kosovës, të zhvilluar më 10 shtator 2019 në Southampton, ku anglezët triumfuan 5-3 në një ndeshje spektakolare të kualifikimeve për “Euro 2020”.

    Kosova e nisi ndeshjen në mënyrë të jashtëzakonshme, duke kaluar në epërsi pas vetëm 34 sekondash me golin e Valon Berishës, pas asistimit të Vedat Muriqit.

    Anglia reagoi me golat e Raheem Sterlingut në minutën e tetë dhe Harry Kane në të 19-tën, ndërsa një autogol i Mërgim Vojvodës dhe dy realizimet e Jadon Sanchos në minutat 44 dhe 45+1 e çuan rezultatin në 5-1 para pushimit.

    Goli i Harry Kane në portën e Kosovës

    Megjithatë, Dardanët nuk u dorëzuan. Valon Berisha shënoi golin e tij të dytë në minutën e 49-të, ndërsa Vedat Muriqi realizoi nga penalltia në të 55-tën, duke e ngushtuar rezultatin në 5-3.

    Harry Kane madje humbi penalltinë në minutën e 65-të në atë ndeshje, ku Arijanet Muric priti goditjen e tij.

    Kane shënoi në të dyja përballjet ndaj Kosovës në atë cikël kualifikues, duke realizuar edhe në fitoren 4-0 të Anglisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, më 17 nëntor 2019.

    – YouTube www.youtube.com

    Sot në kulmin e futbollit

    Në atë kohë, Kane ishte tashmë një prej sulmuesve më të njohur në botë, por shtatë vjet më vonë ai e ka arritur një tjetër pikë kulmore në karrierën e tij, duke fituar Topin e Artë.

    Rrugëtimi i tij drejt këtij vlerësimi është dëshmi e vazhdimësisë dhe ndikimit që ka pasur në futbollin evropian.

    Nga golat me Tottenhamin dhe Anglinë, deri te paraqitjet me Bayern Munichun, Kane ka vazhduar të jetë një emër i rëndësishëm në skenën ndërkombëtare.

    Dhe Prishtina mbetet një prej vendeve ku ai ka lënë gjurmë në rrugëtimin e tij. Në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kane shënoi dhe asistoi në një fitore të Anglisë, ndërsa sot historia e tij lidhet me një prej çmimeve më prestigjioze të futbollit botëror. /Telegrafi/

  • Hoti meets German representatives, co-operation discussed in employment area

    Hoti has expressed gratitude for Germany’s continued support, especially in the area of employment, professional skills and economic empowerment of women.

    He has also introduced the ministry’s priorities for reforming employment services, developing social companies, digitising services and supporting the family.

    During the visit, Hoti has also attended the closing ceremony of the project to develop skills in agribusiness and solar energy implemented by the Kosovo Women for Women Association, in co-operation with the Employment Agency of the Republic of Kosovo ( And with the support of the GIZ through the Fit for Jobs II program.

    According to the announcement, 99 participants, of whom 69 women, have completed their training, while five participants have benefited grants for the development of their businesses.

    Hoti has stressed the goal of deepening partnership with Germany, with the goal of creating more employment opportunities and providing better quality services for citizens, in line with Kosovo’s path towards European integration.

    Source Layer: RTKLive

  • Hoti takon përfaqësuesit gjermanë, diskutohet bashkëpunimi në fushën e punësimit

    Hoti takon përfaqësuesit gjermanë, diskutohet bashkëpunimi në fushën e punësimit

    Hoti ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë, veçanërisht në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe fuqizimit ekonomik të grave.

    Ai ka prezantuar gjithashtu prioritetet e ministrisë për reformimin e shërbimeve të punësimit, zhvillimin e ndërmarrjeve sociale, digjitalizimin e shërbimeve dhe mbështetjen për familjen.

    Gjatë vizitës, Hoti ka marrë pjesë edhe në ceremoninë përmbyllëse të projektit për zhvillimin e aftësive në agrobiznes dhe energji solare, të zbatuar nga organizata Kosova Women for Women, në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK) dhe me mbështetjen e GIZ-it, përmes programit Fit for Jobs II.

    Sipas njoftimit, në kuadër të këtij projekti, 99 pjesëmarrës, prej të cilëve 69 gra, kanë përfunduar trajnimet, ndërsa pesë pjesëmarrës kanë përfituar grante për zhvillimin e bizneseve të tyre.

    Hoti ka theksuar synimin për thellimin e partneritetit me Gjermaninë, me qëllim të krijimit të më shumë mundësive për punësim dhe ofrimit të shërbimeve më cilësore për qytetarët, në përputhje me rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

    Burimi: RTKLive

  • A 2-year-old in serious condition after the Zour accident, transferred to MIQ

    – What?A two-year-old child has remained in serious health after a traffic accident in Zhur, Gjakova.

    According to information from the University Clinical Centre in Kosovo, provided by Kosovo’s journalist, Abren Uka, two injured persons have been brought by the Gjakova General Hospital for further treatment.

    One of the injured is a two – year – old child whose condition is reported to be severe and not stable.

    After conducting necessary tests at the Emergency Center, it is decided that the child will be transferred to Intensive Medicine ( MIQ) for further treatment.

  • Një 2-vjeçar në gjendje të rëndë pas aksidentit në Zhur, transferohet në MIQ

    Një 2-vjeçar në gjendje të rëndë pas aksidentit në Zhur, transferohet në MIQ

    Një 2-vjeçar në gjendje të rëndë pas aksidentit në Zhur, transferohet në MIQ

    Një fëmijë dyvjeçar ka mbetur në gjendje të rëndë shëndetësore pas një aksidenti të komunikacionit në Zhur të Gjakovës.

    Sipas informacioneve nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, të siguruara nga gazetarja e Klan Kosovës, Arbëresha Uka, dy persona të lënduar janë sjellë nga Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës për trajtim të mëtejshëm.

    Njëri nga të lënduarit është fëmijë dyvjeçar, gjendja e të cilit raportohet të jetë e rëndë dhe jo stabile.

    Pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme në Qendrën Emergjente, është vendosur që fëmija të transferohet në Mjekimin Intensiv (MIQ) për trajtim të mëtejshëm.

  • US Senators ask new Serbian government normalisation reports with Kosovo

    The US Senate Foreign Relations Committee has published an official statement regarding elections held Sunday, October 25th, in Serbia.

    In a statement issued by Shaheen senators Grazley, Durbin, Tillis and Coons, citizens’ participation in the election is praised, and the result derived from the ballot boxes. The document also mentions normalisation of relations between Serbia and Kosovo.

    According to the Committee, the Student List is projected to win the decisive majority of mandates in parliament. Senators have praised him for the example set as a peaceful and community-based democratic movement.

    The fact that the ruling party accepted the clear election results is also welcomed in the statement. The important role of international and local observers in ensuring a free urban space is also stressed.

    The American Senate names this a key moment for Serbia’s future, noting that the elections brought new voices to parliament from different parts of Serbian society.

    In the end, Washington has reconfirmed its commitment to supporting Serbia’s aspirations for membership in the European Union, strengthening democratic institutions and efforts to normalise relations with Kosovo.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Heavy: Workplace accident takes the life of 20-year-old Albanian in Italy

    A 20-year-old Albanian has suffered a tragic loss of life in a workplace accident in Valtopina, Italy. Rogert Aydini, who lived in Trevi, was working on the asphalt of Santa Cristina Street when he was suspected of being hit by the asphalt road leading.

    According to Italian media, the heavy tool has allegedly been overthrown for reasons yet to be disclosed. The young man’s colleagues have immediately announced emergency services, but the wounds received have resulted fatal.

    At the scene, ambulances and rescue helicopters have arrived. However, emergency teams have failed to save the 20-year-old.

    After the accident, carabinieri have launched investigations to whiteen the circumstances of the event and to determine the causes that led to the overthrow of the heavy vehicle.

    Works on Santa Cristina Street were undertaken by the Valtopina municipality under road infrastructure improvement and were entrusted to a specialised company.

    The event has shocked the local community. Valtopina Mayor Gabriele Coccia has expressed condolences to the young man’s family, naming his loss a serious tragedy.

    Investigations continue to fully clarify the dynamics of the fatal accident that claimed the young Albanian man’s life.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E rëndë: Aksidenti në vendin e punës ia merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali

    E rëndë: Aksidenti në vendin e punës ia merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali

    E rëndë: Aksidenti në vendin e punës ia merr jetën 20-vjeçarit shqiptar në Itali

    Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini, i cili banonte në Trevi, ishte duke punuar në asfaltimin e rrugës Santa Cristina, kur dyshohet se u shtyp nga rulit asfaltues që po drejtonte.

    Sipas mediave italiane, mjeti i rëndë dyshohet se është përmbysur për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Kolegët e të riut kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por plagët e marra kanë rezultuar fatale.

    Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ambulanca, zjarrfikësit dhe helikopteri i shpëtimit. Megjithatë, ekipet e emergjencës nuk kanë arritur ta shpëtojnë 20-vjeçarin.

    Pas aksidentit, karabinierët kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në përmbysjen e mjetit të rëndë.

    Punimet në rrugën Santa Cristina ishin ndërmarrë nga Bashkia e Valtopinës në kuadër të përmirësimit të infrastrukturës rrugore dhe i ishin besuar një kompanie të specializuar.

    Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Kryetari i Bashkisë së Valtopinës, Gabriele Coccia, ka shprehur ngushëllimet për familjen e të riut, duke e cilësuar humbjen e tij si një tragjedi të rëndë.

    Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e aksidentit fatal që i mori jetën të riut shqiptar.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali