Blog

  • Gjorgjievski: Shkupi po ndryshon pamjen e tij me investime kapitale në trafik, ekologji dhe hapësirë ​​publike

    Gjorgjievski: Shkupi po ndryshon pamjen e tij me investime kapitale në trafik, ekologji dhe hapësirë ​​publike

    Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Orce Gjorgievski, sot në një konferencë për shtyp dha raport mbi punën e bërë gjatë vitit të kaluar, gjatë së cilës foli për gjendjen financiare të Bashkisë, projektet infrastrukturore, transportin publik, higjienën komunale dhe mbrojtjen e mjedisit.

    Ai theksoi se borxhet e Bashkisë dhe ndërmarrjeve publike janë ulur, se po zbatohen disa projekte kapitale dhe njoftoi investime të reja në infrastrukturën e trafikut, gjelbërimin dhe shërbimet publike.

    “Një vit më parë, duke qëndruar këtu, para jush, u zotova se do ta ndryshonim Shkupin e shkatërruar në të cilin jetonim të gjithë. Se do ta ndalonim rënien e tij. Se do ta bënim përsëri një qytet të fortë, dinjitoz dhe, mbi të gjitha, krenar. Ju premtova punë dhe vepra. Sot jam përsëri para jush, për të dhënë llogari për atë premtim”.

    “Ne punuam shumë. Punuam ditë e natë. Me dijeninë se pas çdo problemi të pazgjidhur qëndrojnë njerëz, jeta e të cilëve mezi pret që të vijnë kohë më të mira. Detyra jonë ishte të krijonim ato kohë më të mira. Ne e dinim rëndësinë e detyrës. Ne nuk u tërhoqëm nga përgjegjësia jonë”.

    “Sepse ka momente kur një qytet duhet të vendosë nëse do të vazhdojë të mësohet me rënien e vet apo të mbledhë forcë dhe të qëndrojë në këmbët e veta. Ne vendosëm të ngrihemi. Të merremi me pjesën më të vështirë. Të hapim çështjet që janë shtyrë për shumë kohë. Dhe të vazhdojmë aty ku çdo anulim i ri do të thoshte një tjetër shpresë e humbur për qytetarët tanë”, tha Gjorgjievski.

    Ai foli edhe për temat tjera për të cilat tha se ka investuar gjatë periudhës sa ai është në krye të Bashkisë së Shkupit./Telegrafi/

  • Albin Kurti në protestat e Tiranës: Imazhe të rreme shënjestruan kryeministrin e Kosovës

    Albin Kurti në protestat e Tiranës: Imazhe të rreme shënjestruan kryeministrin e Kosovës

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u paraqit si pjesëmarrës dhe drejtues i protestave të të rinjve në Shqipëri përmes publikimeve në media dhe rrjetet sociale. Ndërsa një imazh e vendoste në protestën e Tiranës, Qeveria e Kosovës publikoi njoftime për aktivitetet e tij në Prishtinë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje mohoi të kishte bërë thirrje për pjesëmarrje në tubime.

    Gjatë protestave të studentëve dhe të rinjve në Shqipëri, emri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, u lidh me tubimet në Tiranë përmes publikimeve në media dhe rrjetet sociale, ku pretendohej se ai kishte marrë pjesë në protestë apo kishte marrë drejtimin e saj, shkruan amfora.com.

    “Albin Kurti i bashkohet protestës me të rinjtë në Shqipëri”, shkruhej në një publikim në Instagram të televizionit lokal në Fier, “Apollon TV”.

    Sipas një njoftimi zyrtar të Qeverisë së Kosovës, më 24 tetor Kurti priti në Prishtinë një delegacion të klubit të futbollit FC Dardania Basel, të themeluar nga diaspora shqiptare në Zvicër.

    “Observatori i Reziliencës” – pjesë e Amforës – e verifikoi se imazhi ishte gjeneruar me Inteligjencë Artificiale, duke e vendosur Kurtin në mesin e protestës së supozuar, ku dallohej në mesinë e të rinjve dhe me në sfond monumentin e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

    Për të rritur besueshmërinë posteri mbante logon e Televizionit Klan, mbishkrimet “Direkt-Tiranë” dhe “Lajmi i fundit”, duke shkruar: “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, eshtë parë sot në sheshin Skendej në Tiranë, ku i është bashkuar protestës së të rinjve shqiptarë, që po kerkojnë më shumë drejtësi, punësim dhe një të ardhme më të mirë”.

    Posteri mbante edhe një citim të rremë të Kurtit në kontekstin e protestës në Tiranë, duke cituar sikur të ishte shprehur: “Rinia eshtë, forca jonë më e madhe, së bashku mund të ndryshojmë kete vend”.

    Po atë ditë, kryeministri Kurti publikoi edhe një adresim për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, në lidhje me zgjedhjet dhe pjesëmarrjen e tyre në votim. Njoftimet zyrtare mohojnë pjesëmarrjen e Kurtit në protestën e Tiranës.

    Pretendime për një lidhje të kryeministrit të Kosovës me protestat në Shqipëri u shfaqën edhe në publikime të tjera në rrjetet sociale.

    Pretendimet për lidhjen e Albin Kurtit me protestat në Shqipëri kishin nisur të përhapeshin edhe më herët. Përpara protestës kombëtare të 24 tetorit, emri i kryeministrit të Kosovës ishte përmendur në publikime që i atribuonin atij një rol në drejtimin e protestave.

    Më 19 tetor, “Gazeta Tema” publikoi një artikull me titullin “Albin Kurti merr komandën e revoltave në Shqipëri, flet në emër të studentëve”.

    Artikulli i referohej deklaratave të kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cila kishte kërkuar që institucionet shqiptare të dëgjonin kërkesat e protestuesve.

    “Është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve të dëgjohen nga institucionet”, deklaroi Haxhiu më 19 tetor, duke kërkuar që institucionet shqiptare të trajtonin kërkesat e studentëve.

    Ajo kërkoi gjithashtu ndalimin e dhunës nga protestuesit dhe policia. E pyetur për përfshirjen e mundshme të mbështetësve të Vetëvendosjes në protesta, Haxhiu mohoi që partia të kishte organizuar pjesëmarrjen.

    “Sa i përket pjesëmarrjes, duhet të theksoj që asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga Vetëvendosja që të mbështeten protestat. Kjo nuk i takon Vetëvendosjes”, tha ajo.

    Haxhiu shtoi se partia nuk mund të mbante përgjegjësi nëse mbështetës të saj vendosnin të merrnin pjesë individualisht në tubime.

    Narrativat paraprinë më herët nga një ngjarje më 16 tetor. Vox News publikoi në Instagram një raportim për shoqërimin nga policia të dy të rinjve nga Prishtina gjatë protestës në Tiranë dhe duke iu referuar Top Channel, publikimi i atribuonte njërit prej të rinjve deklaratën se ishte simpatizant i Albin Kurtit dhe dëshironte një qeveri në Shqipëri më të afërt me politikat e Vetëvendosjes. Në të njëjtin përshkrim përfshihej edhe mohimi i të riut se kishte kryer veprime të dhunshme.

    “Mbështetës të Albin Kurtit në Tiranë për të rrëzuar Edi Ramën, del dëshmia e kosovarit të ndaluar: Shqipëria do shkjaun, duhet qeveri tjetër pro kryeministrit tonë (Dokumenti)”, shkruhej në një artikull të Newsbomb Albania, të publikuar më 16 tetor. Publikimi e lidhte këtë titull me dëshminë që i atribuohej një shtetasi kosovar të ndaluar. Formulimi vendoste në qendër mbështetjen për Kurtin, dhe e citonte atë duke referuar se ishte lexuar nga redaksia një dokument i Policisë Gjyqësore e Komisariatir Nr. 1 në Tiranë.

    “Për këtë arsye kam ardhur për të hedhur qeverinë shqiptare, me qëllim të vendoset një qeveri tjetër pro politikave të Lëvizjes Vetëvendosja dhe Albin Kurtit”, citohej ndër të tjera si dëshmi e parë në procesverbal.

    Protestat e studentëve dhe të rinjve në Shqipëri nisën më 13 tetor, me kërkesa për përmirësimin e kushteve në arsim dhe kundërshtimin e korrupsionit. Gjatë ditëve pasuese, ato u përhapën në disa qytete dhe u shoqëruan me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

    Publikimet e shqyrtuara e lidhën emrin e Albin Kurtit me këto protesta në mënyra të ndryshme, por nuk paraqitën prova që ai të kishte marrë pjesë personalisht, apo të kishte organizuar apo të kishte drejtuar tubimet në Shqipëri. /amfora/

  • Paralysed attacks in Sudan cause massive power cuts in eastern states

    Sudan’s Speed Support paramilitary forces have launched an attack co-ordinated with fears against five power plants, causing massive power cuts throughout the country’s birth, a government official said.

    The Drons hit two thermal power plants, each in Al-Jazira and Gedaref states and one in the state of the White Nile, resulting in power cuts in large parts of these three states, the official said on condition of anonymity, The Guardian writes.

    The three states are controlled by the Sudanese Army, which has been at war with RSF, its former ally since April 2023, broadcasts the signal.

    The United Nations has repeatedly warned that regular attacks on thermal power plants threaten health and services for millions already facing the world’s worst famine crisis.

    Babier Yousef, a resident of Al-Fao, in Gedaref, said electricity had been out since early morning.

    My son is diabetic, his insulin should be stored in the refrigerator, he said on the phone, adding that he was afraid he would be unable to replace the drug if it broke. We have no idea when electricity will return, he said.

    Electricity has been shut down for days following past attacks with paramilitary fears at thermal power plants and hydroelectric dams.

    The Sudan war is currently being fought mainly through drones, with both sides launching sophisticated attacks across the country, killing dozens of civilians at the same time.

    In the first three weeks of October, fearful attacks killed more than 300 people and injured hundreds more, according to a UN assessment.

    Africa’s third largest country, with a population of about 50 million, has been destroyed by war, which, according to estimates by aid workers, has killed more than 200,000 people.

    Most Sudan hospitals have been forced to close, at least 8 million children do not go to school, and large parts of the country do not have access to basic services.

    Abdelhafez Daafalah, a 54-year-old farmer, said by telephone from the town of Al-Juneid to Al-Jazeira: Electric energy had just begun to improve three months earlier, the power plant the militia had just destroyed, and we hoped that our irrigation pumps would finally start operating again. )

    We hoped we would finally be able to return to agriculture, but now the station has been hit, he said, frustrated after nearly four years of inability to work its land.

    Farmers in Al-Jazira have been struggling to rehabilitate and restore their land since the army recovered the state from RSF last year.

    In the east, in Gedaref, Ibrahim Mohammed, 37, a food salesman, said he was facing power cuts for hours before the strike, signaling. Now that I have chicken in the fridge, we’ll lose our entire stock, or we’ll be forced to sell it at any price, which is still a loss, he said.

    Sudan is also facing unprecedented inflation, and its currency has lost more than 25% of its value in recent weeks.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Sulmet me dronë paraushtarakë në Sudan shkaktojnë ndërprerje masive të energjisë elektrike në shtetet lindore

    Sulmet me dronë paraushtarakë në Sudan shkaktojnë ndërprerje masive të energjisë elektrike në shtetet lindore

    Sulmet me dronë paraushtarakë në Sudan shkaktojnë ndërprerje masive të energjisë elektrike në shtetet lindore

    Forcat paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë të Sudanit kanë nisur një sulm të koordinuar me dronë kundër pesë centraleve elektrike, duke shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike në të gjithë lindjen e vendit, tha një zyrtar qeveritar.

    Dronët goditën dy termocentrale, secili në shtetet Al-Jazira dhe Gedaref dhe një në shtetin e Nilit të Bardhë, “duke rezultuar në ndërprerje të energjisë elektrike në pjesë të mëdha të këtyre tre shteteve”, tha zyrtari në kushte anonimiteti, shkruan The Guardian.

    Të tre shtetet kontrollohen nga ushtria sudaneze, e cila ka qenë në luftë me RSF-në, ish-aleatin e saj, që nga prilli i vitit 2023, transmeton Sinjali.

    Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht se sulmet e rregullta ndaj termocentraleve kërcënojnë shëndetin dhe shërbimet për miliona njerëz që tashmë po përballen me krizën më të madhe të urisë në botë.

    Babiker Youssef, një banor i Al-Fao, në Gedaref, tha se energjia elektrike kishte qenë jashtë që nga mëngjesi i hershëm.

    «Djali im është diabetik, insulina e tij duhet të ruhet në frigorifer», tha ai në telefon, duke shtuar se kishte frikë se nuk do të ishte në gjendje ta zëvendësonte ilaçin nëse prishej. «Nuk kemi ide se kur do të kthehet energjia elektrike», tha ai.

    Energjia elektrike është ndërprerë për ditë të tëra pas sulmeve të kaluara me dronë paraushtarakë në termocentrale dhe diga hidroelektrike.

    Lufta e Sudanit aktualisht po zhvillohet kryesisht nëpërmjet dronëve, me të dyja palët që nisin sulme të sofistikuara në të gjithë vendin, duke vrarë dhjetëra civilë në të njëjtën kohë.

    Në tre javët e para të tetorit, sulmet me dronë vranë më shumë se 300 njerëz dhe plagosën qindra të tjerë, sipas një vlerësimi të OKB-së.

    Vendi i tretë më i madh i Afrikës, me një popullsi prej rreth 50 milionë banorësh, është shkatërruar nga lufta, e cila, sipas vlerësimeve të punonjësve të ndihmës, ka vrarë më shumë se 200,000 njerëz.

    Shumica e spitaleve të Sudanit janë detyruar të mbyllen, të paktën 8 milionë fëmijë nuk shkojnë në shkollë dhe pjesë të mëdha të vendit nuk kanë akses në shërbimet bazë.

    Abdelhafez Daafallah, një fermer 54-vjeçar, tha me telefon nga qyteti Al-Junaid në Al-Jazira: “Energjia elektrike sapo kishte filluar të përmirësohej tre muaj më parë, termocentrali që milicia kishte shkatërruar sapo ishte riparuar dhe ne shpresonim që pompat tona të ujitjes më në fund do të fillonin të funksiononin përsëri.”

    «Shpresonim se më në fund do të ishim në gjendje të ktheheshim te bujqësia, por tani stacioni është goditur», tha ai, i frustruar pas gati katër vitesh paaftësie për të punuar tokën e tij.

    Fermerët në Al-Jazira kanë luftuar për të rehabilituar dhe rimbjellë tokën e tyre që kur ushtria rimori shtetin nga RSF vitin e kaluar.

    Në lindje, në Gedaref, Ibrahim Mohammed, 37 vjeç, një shitës ushqimesh, tha se “po përballej me ndërprerje të energjisë elektrike për orë të tëra para grevës”, transmeton sinjali. “Tani që kam pulë në frigorifer, ose do të humbasim të gjithë stokun tonë, ose do të detyrohemi ta shesim me çdo çmim, gjë që është prapëseprapë një humbje”, tha ai.

    Sudani po përballet gjithashtu me një inflacion të paparë dhe monedha e tij ka humbur më shumë se 25% të vlerës së saj në javët e fundit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Bayerney’s assistant reveals Company’s condition

    The news has revealed the bavarez assistant Aaron Danks, who has confirmed on Tuesday that the state of Belgian technonic is gradually improving.

    Company was rushed to hospital on Friday, after falling during a training session with the club’s reserve team. The 40-year-old had had had health problems due to a virus and had missed several training sessions before the incident.

    I visited her briefly yesterday. He is in good spirits and seems to be improving every day. There is still no new important information regarding diagnosis or return to work. We have to let him rest and give him the necessary time, Danks declared at the media conference before the German Cup match against Magdeburg.

    The assistant has indicated that during his visit, conversations with Company had nothing to do with football or tactical issues.

    We had some good conversations, but we stayed away from football and tactics. It was just a friendly conversation, and it was good to see him and talk to him, he added.

    Bayerni expects a period in charge of important matches. After confronting Magdeburg on Wednesday, German champions will face Borussia Dortmund in Bundesliga on Saturday, ahead of the trip to Madrid next week, where they will play against Atletico Madrid in the Champions League.

    Danks has stressed that the team has experienced opposing emotions over the past few days, from concern over the state of Company to the success of Harry Kane, who won the Golden Top.

    It’s been a week of extreme emotions for us. We have experienced great joy and moments with Harry, but even difficult days recently, he said.

    According to Danks, unity and team spirit have been crucial to helping the team cope with this difficult period.

    To overcome these moments, we have had to rely on harmony and our team spirit. This has helped us a lot, he’s done it.

    Source Layer: RTKLive

  • Ndihmëstrajneri i Bayernit zbulon gjendjen e Kompanyt

    Ndihmëstrajneri i Bayernit zbulon gjendjen e Kompanyt

    Lajmin e ka bërë të ditur ndihmëstrajneri i bavarezëve, Aaron Danks, i cili të martën ka konfirmuar se gjendja e teknikut belg po përmirësohet gradualisht.

    Kompany u dërgua me urgjencë në spital të premten, pasi u rrëzua gjatë një seance stërvitore me ekipin rezervë të klubit. 40-vjeçari kishte pasur probleme shëndetësore për shkak të një virusi dhe kishte munguar në disa seanca stërvitore edhe para incidentit.

    “E vizitova shkurtimisht dje. Ai është në gjendje të mirë shpirtërore dhe duket se po përmirësohet çdo ditë. Ende nuk ka ndonjë informacion të ri të rëndësishëm sa i përket diagnozës apo rikthimit në punë. Duhet ta lëmë të pushojë dhe t’i japim kohën e nevojshme”, ka deklaruar Danks në konferencën për media para ndeshjes së Kupës së Gjermanisë kundër Magdeburgut.

    Ndihmëstrajneri ka bërë të ditur se gjatë vizitës së tij, bisedat me Kompanyn nuk kanë pasur të bëjnë me futbollin apo çështjet taktike.

    “Kemi pasur disa biseda të mira, por kemi qëndruar larg futbollit dhe taktikave. Ishte thjesht një bisedë miqësore dhe ishte mirë ta shihja e të bisedoja me të”, shtoi ai.

    Bayerni e pret një periudhë të ngarkuar me ndeshje të rëndësishme. Pas përballjes me Magdeburgun të mërkurën, kampionët gjermanë do të përballen me Borussia Dortmundin në Bundesligë të shtunën, përpara udhëtimit drejt Madridit javën e ardhshme, ku do të luajnë kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve.

    Danks ka theksuar se skuadra ka përjetuar emocione të kundërta gjatë ditëve të fundit, nga shqetësimi për gjendjen shëndetësore të Kompanyt deri te suksesi i Harry Kane, i cili fitoi “Topin e Artë”.

    “Ka qenë një javë me emocione ekstreme për ne. Kemi përjetuar gëzim dhe momente të mëdha me Harryn, por edhe ditë të vështira së fundmi”, u shpreh ai.

    Sipas Danksit, uniteti dhe fryma ekipore kanë qenë vendimtare për ta ndihmuar skuadrën të përballojë këtë periudhë të vështirë.

    “Për t’i kaluar këto momente, na është dashur të mbështetemi te harmonia dhe fryma jonë ekipore. Kjo na ka ndihmuar shumë”, përfundoi ai.

    Burimi: RTKLive

  • Kurti: Dy mandatet janë arritje e përbashkët, por edhe përgjegjësi e përbashkët

    Kurti: Dy mandatet janë arritje e përbashkët, por edhe përgjegjësi e përbashkët

    Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka vlerësuar se bashkimi i subjekteve politike shqiptare në listën “Koalicioni Shqiptar” ka sjellë rezultatin më të mirë të shqiptarëve në Serbi që nga viti 2000.

    Ai ka thënë se kjo listë ka marrë 1.233 vota më shumë krahasuar me zgjedhjet e vitit 2020, kur shqiptarët kishin fituar tri mandate.

    Kurti ka theksuar se shqiptarët, ndonëse janë pakica e katërt për nga popullsia në Serbi, në zgjedhjet e së dielës janë renditur të dytët për nga numri i votave dhe të parët për nga mandatet, së bashku me hungarezët, ndër listat e pakicave kombëtare.

    Ai ka bërë të ditur se nga gjashtë mandatet e fituara nga katër listat e pakicave kombëtare, dy i takojnë “Koalicionit Shqiptar”.

    Kryeministri ka thënë se rëndësia e këtij rezultati shkon përtej numrave, duke përmendur sfidat me të cilat, sipas tij, përballen shqiptarët në Serbi, përfshirë pasivizimin e adresave, mosnjohjen e diplomave, përjashtimin nga institucionet publike, diskriminimin ekonomik dhe emigrimin.

    “Për më shumë se dy dekada, shqiptarët kanë qenë njëfarë opozite e dyfishtë. Opozitë ndaj pushtetit dhe opozitë ndaj shtetit, i cili e kishte vendosë veten në opozitë ndaj tyre. Bashkimi nuk duhet të përfundojë. Duhet ta kuptojmë që më 25 tetor, bashkimi, që është cilësi e re, e ka një kapitull të ri, që duhet të vazhdojë me mbrojtje të fuqishme të të drejtave, me kërkesën për barazi dhe në përpjekjen për jetë dinjitoze në vendlindje”, ka shkruar Kurti.

    Sipas tij, dy mandatet janë arritje e përbashkët, e mbi të gjitha, janë edhe përgjegjësi e përbashkët.

    “Aty ku janë mundësitë më të mëdha, edhe përgjegjësia është më e madhe”, ka shtuar Kurti.

     

    Burimi: RTKLive

  • Ari bie, investitorët presin vendimin e Bankës Qendrore Amerikane

    Ari bie, investitorët presin vendimin e Bankës Qendrore Amerikane

    Çmimi i arit shënoi rënie të martën, nën presionin e forcimit të dollarit amerikan, ndërsa investitorët po presin vendimin e Rezervës Federale të SHBA-së (Fed) për normat e interesit.

    Sipas Reuters, ari në tregun spot ra me 0.3%, duke arritur në rreth 4,004.55 dollarë për ons, ndërsa kontratat e ardhshme amerikane për arin shënuan rënie prej 0.5%, në 4,017 dollarë për ons.

    Forcimi i dollarit amerikan e bën arin më të shtrenjtë për blerësit që përdorin valuta të tjera, duke ndikuar në kërkesën për metalin e çmuar. Në të njëjtën kohë, pritjet për normat e interesit mbeten një faktor i rëndësishëm për tregjet financiare, pasi ari nuk gjeneron të ardhura nga interesi dhe mund të humbasë atraktivitetin kur investitorët presin norma më të larta.

    Gjatë javës së kaluar, ari humbi rreth 4% të vlerës, duke regjistruar rënien më të madhe javore në rreth katër muaj. Tashmë, vëmendja e tregtarëve është përqendruar te vendimi i Fed-it, pasi çdo sinjal lidhur me politikën monetare amerikane mund të ndikojë në dollar dhe në drejtimin e çmimit të arit.

    Investitorët po ndjekin gjithashtu të dhënat ekonomike të SHBA-së, veçanërisht treguesit e inflacionit, të cilët mund të ndikojnë në pritjet për normat e interesit gjatë muajve të ardhshëm. Një dollar më i dobët ose sinjale për lehtësimin e politikës monetare mund ta mbështesin arin, ndërsa një dollar më i fortë mund të ushtrojë presion të mëtejshëm mbi çmimin.

    Tregjet mbeten në pritje të zhvillimeve të reja, ndërsa investitorët vlerësojnë nëse rënia e fundit e arit do të vazhdojë apo nëse metali i çmuar do të rikuperojë një pjesë të humbjeve. Megjithatë, drejtimi i ardhshëm i çmimit do të varet nga vendimet e bankës qendrore amerikane dhe nga zhvillimet në tregjet valutore.

    Burimi: Dukagjini

  • Haxhiu në Shkup, me homologun Gashi diskuton bashkëpunimin parlamentar dhe integrimin evropian

    Haxhiu në Shkup, me homologun Gashi diskuton bashkëpunimin parlamentar dhe integrimin evropian

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, gjatë vizitës së saj zyrtare në këtë shtet.

    Sipas njoftimit, në takim, Haxhiu dhe Gashi diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve, marrëdhëniet dypalëshe dhe procesin e integrimit evropian të rajonit.

    Haxhiu u zotua për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar, duke theksuar se kjo është vizita e saj e parë zyrtare në një shtet të huaj që nga marrja e detyrës së kryetares së Kuvendit të Kosovës.

    Ajo shprehu mirënjohje për qëndrimin mbështetës të Maqedonisë së Veriut ndaj anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe iniciativa shumëpalëshe e rajonale.

    Ndërkaq, Gashi vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet dy kuvendeve karakterizohet nga dinamika intensive dhe shprehu bindjen se ai do të vazhdojë të forcohet.

    Të dy theksuan rëndësinë e koordinimit për çështjet me interes rajonal dhe të bashkëpunimit për përshpejtimin e integrimit evropian, bazuar në përmbushjen e kritereve dhe zbatimin e reformave.

    Ata diskutuan edhe për rëndësinë e kontakteve ndërmjet qytetarëve, të rinjve, komuniteteve akademike dhe bizneseve, si dhe shkëmbyen mendime për zhvillimet aktuale në rajon dhe në botë, duke vënë në pah nevojën për paqe, siguri dhe stabilitet.

    Haxhiu dhe Gashi shprehën bindjen se vizita do të ndihmojë në forcimin e besimit të ndërsjellë dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve.

    Burimi: Dukagjini

  • “Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” - kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

    “Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

    “Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” - kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

    Është zbardhur dëshmia e Arlinda Zekajt, e dhënë në polici më 10 korrik të këtij viti, në Stacionin Policor në Pejë për dhunën që sipas saj, burri Jeton Sylaj, ka ushtruar ndaj saj.

    Sipas dëshmisë, të siguruar nga Klan Kosova, Arlinda Zekaj kishte deklaruar se Jeton Sylaj, tashmë i paraburgosur, e kishte kërcënuar në vazhdimësi me fjalët ‘kam me të mbyt, kam me të ngreh zhag, as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dera ime, me fjalët më ka fyer me fjalët me dinigruese, kurvë, kudër, rrugaqe, ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin nëse jam gjallë unë’, raporton Klankosova.tv.

    Sipas dëshmisë, Arlinda kishte deklaruar se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj djalit të tyre.

    Dëshmia e Arlinda Zekajt më 10 korrik 2026 në polici:

    Unë jam e martuar qe 13 vite me Jeton Sylaj dhe nga kjo martesë kemi një djalë Anikun i cili është 12 vjeçar. Me Jetonin kemi jetuar dikur rreth 11 vite në shtetin e Amerikës, dua të deklaron se sa kam jetuar në Amerikë Jetoni ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj meje, me çka kam raportuar në Amerikë dhunë familjare. Dua të deklaroj se në vitin 2024 unë dhe djali Aniku jemi kthyer në Kosovë dhe në fshatin Vitomiricë kemi ndërtuar një shtëpi së bashku si bashkëshorte.

    Ndërsa Jetoni ka punuar në Amerikë dhe bërë herë pas here ka udhëtuar Amerikë-Kosovë. Jetoni më ka detyruar që unë të hy në kredi dhe unë kam marrë kredi 9 (nëntë) mijë euro dhe që dy vite që jemi duke jetuar Jetoni ushtronte ndaj meje dhunë psikike. Tutje deklaroj se në muajin Dhjetor të vitit 2025 Jetoni më telefonuar dhe më ka thënë dil nga shtëpia se ti s’ki çka lypë aty.

    Ndërsa unë i kam thënë se ne e kemi ndërtuar shtëpinë së bashku, ndërsa Jetoni më ka kërcënuar me fjalët ‘kam me të mbyt, kam me të ngreh zhag, as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dera ime, me fjalët më ka fyer me fjalët me dinëgurese, kurvë, kudër, rrugaqe, ki me flejt në sokak, ski me pa djalin nëse jam gjallë unë, po ashtu edhe djalit i ka bërë dhunë psikologjike.

    Pasi unë jam detyruar të dal e kam marrë djalin dhe kam ardhur në Vitomiricë i ka marrë të gjitha rrobat e mija dhe i ka qitur në oborr i ka kall të gjitha ku edhe ka bërë video duke i kall rrobat e mija dhe atë video ma ka dërguar mua, të cilën edhe unë e kam të ruajtur dhe me dëshirë e deponoj në polici me vetëdëshirë si provë. Unë edhe pse kam shkuar tek familja e tij unë djalin Anikun nuk e kam ndaluar që të shkojë tek gjyshja dhe mixhallarët e tij, ka shkuar disa herë ka qëndruar atje dhe unë asnjëherë nuk kam ndaluar. Por që nga data 20.06.2026 djali ka shkuar tek gjyshja dhe mixhallarët Aniku më ka bllokuar në telefon dhe nuk dëshiron që të vijë të jetojë me mua. Dhe për këtë unë jam e sigurt se Jetoni e detyron që të qëndrojë te gjyshja në Deçan dhe të mos vijë të jetojë me mua, unë kërkoj nga Policia që të ma kthejë djalin të jetoj me mua. Po kam plotë video të cilat jau prezentoj. Arsyeja pse nuk e kam raportuar rastin në polici kur në muajin dhjetor 2025 Jetoni më ka debuar nga shtëpia është se unë tërë kohën kam menduar se Jetoni do të ndryshojë se i dhimbset djali. Po Jetoni posedon armë zjarri me leje. Jo asnjëherë nuk më ka kërcënuar me armë. Nuk e di ku i ka kundërta armë. Po shumë e ndjej veten të rrezikuar nga Jetoni. Jo nuk kam nevojë për mjek. Pas dhënies së deklaratës unë dua të shkoj së bashku me djalin tek familja ime në Radavc. Nuk kam asgjë tjetër të shtojë, deklaratën pasi e kam dhënë e nënshkruaj me nënshkrimin tim personal, pa vërejtje, pa presion.