“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” – kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” - kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

Written by

in

“Ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin” - kërcënimet nga burri që Arlinda i raportoi në polici më 10 korrik

Është zbardhur dëshmia e Arlinda Zekajt, e dhënë në polici më 10 korrik të këtij viti, në Stacionin Policor në Pejë për dhunën që sipas saj, burri Jeton Sylaj, ka ushtruar ndaj saj.

Sipas dëshmisë, të siguruar nga Klan Kosova, Arlinda Zekaj kishte deklaruar se Jeton Sylaj, tashmë i paraburgosur, e kishte kërcënuar në vazhdimësi me fjalët ‘kam me të mbyt, kam me të ngreh zhag, as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dera ime, me fjalët më ka fyer me fjalët me dinigruese, kurvë, kudër, rrugaqe, ki me flejt në sokak, s’ki me pa djalin nëse jam gjallë unë’, raporton Klankosova.tv.

Sipas dëshmisë, Arlinda kishte deklaruar se bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë psikologjike dhe ndaj djalit të tyre.

Dëshmia e Arlinda Zekajt më 10 korrik 2026 në polici:

Unë jam e martuar qe 13 vite me Jeton Sylaj dhe nga kjo martesë kemi një djalë Anikun i cili është 12 vjeçar. Me Jetonin kemi jetuar dikur rreth 11 vite në shtetin e Amerikës, dua të deklaron se sa kam jetuar në Amerikë Jetoni ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj meje, me çka kam raportuar në Amerikë dhunë familjare. Dua të deklaroj se në vitin 2024 unë dhe djali Aniku jemi kthyer në Kosovë dhe në fshatin Vitomiricë kemi ndërtuar një shtëpi së bashku si bashkëshorte.

Ndërsa Jetoni ka punuar në Amerikë dhe bërë herë pas here ka udhëtuar Amerikë-Kosovë. Jetoni më ka detyruar që unë të hy në kredi dhe unë kam marrë kredi 9 (nëntë) mijë euro dhe që dy vite që jemi duke jetuar Jetoni ushtronte ndaj meje dhunë psikike. Tutje deklaroj se në muajin Dhjetor të vitit 2025 Jetoni më telefonuar dhe më ka thënë dil nga shtëpia se ti s’ki çka lypë aty.

Ndërsa unë i kam thënë se ne e kemi ndërtuar shtëpinë së bashku, ndërsa Jetoni më ka kërcënuar me fjalët ‘kam me të mbyt, kam me të ngreh zhag, as ushtria s’ka me mujt me të hek nga dera ime, me fjalët më ka fyer me fjalët me dinëgurese, kurvë, kudër, rrugaqe, ki me flejt në sokak, ski me pa djalin nëse jam gjallë unë, po ashtu edhe djalit i ka bërë dhunë psikologjike.

Pasi unë jam detyruar të dal e kam marrë djalin dhe kam ardhur në Vitomiricë i ka marrë të gjitha rrobat e mija dhe i ka qitur në oborr i ka kall të gjitha ku edhe ka bërë video duke i kall rrobat e mija dhe atë video ma ka dërguar mua, të cilën edhe unë e kam të ruajtur dhe me dëshirë e deponoj në polici me vetëdëshirë si provë. Unë edhe pse kam shkuar tek familja e tij unë djalin Anikun nuk e kam ndaluar që të shkojë tek gjyshja dhe mixhallarët e tij, ka shkuar disa herë ka qëndruar atje dhe unë asnjëherë nuk kam ndaluar. Por që nga data 20.06.2026 djali ka shkuar tek gjyshja dhe mixhallarët Aniku më ka bllokuar në telefon dhe nuk dëshiron që të vijë të jetojë me mua. Dhe për këtë unë jam e sigurt se Jetoni e detyron që të qëndrojë te gjyshja në Deçan dhe të mos vijë të jetojë me mua, unë kërkoj nga Policia që të ma kthejë djalin të jetoj me mua. Po kam plotë video të cilat jau prezentoj. Arsyeja pse nuk e kam raportuar rastin në polici kur në muajin dhjetor 2025 Jetoni më ka debuar nga shtëpia është se unë tërë kohën kam menduar se Jetoni do të ndryshojë se i dhimbset djali. Po Jetoni posedon armë zjarri me leje. Jo asnjëherë nuk më ka kërcënuar me armë. Nuk e di ku i ka kundërta armë. Po shumë e ndjej veten të rrezikuar nga Jetoni. Jo nuk kam nevojë për mjek. Pas dhënies së deklaratës unë dua të shkoj së bashku me djalin tek familja ime në Radavc. Nuk kam asgjë tjetër të shtojë, deklaratën pasi e kam dhënë e nënshkruaj me nënshkrimin tim personal, pa vërejtje, pa presion.