Blog

  • Para votimit në Kuvend, GLPS kërkon adresimin e mangësive në Projektligjin për Byronë

    Para votimit në Kuvend, GLPS kërkon adresimin e mangësive në Projektligjin për Byronë

    Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të adresojë mangësitë në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, para se ai të votohet në lexim të dytë të enjten.

    Në një konferencë për media të mbajtur të martën, përfaqësuesit e GLPS-së kanë shprehur shqetësimin se projektligji aktual nuk i adreson gjetjet e Gjykatës Kushtetuese dhe komentet e shoqërisë civile, duke paralajmëruar rrezikun që Byroja të shndërrohet në mjet politik dhe të cenojë sigurinë juridike të qytetarëve.

    Sipas GLPS-së, procedura e shqyrtimit të projektligjit ndërmjet dy leximeve nuk ka mundësuar analizimin e duhur të dispozitave dhe amendamenteve të propozuara.

    “Grupi Punues nuk arriti që të shqyrtojë në detaje përmbajtjen e Projektligjit, amandamentet e propozuara, rekomandimet dhe analizat ligjore të organizatave të shoqërisë”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.

    GLPS ka kritikuar edhe mënyrën e organizimit të takimeve të grupit punues, duke vlerësuar se koha e shkurtër dhe mbajtja e takimeve në të njëjtin orar me grupe të tjera punuese kanë pamundësuar kontributin e duhur të anëtarëve.

    Një nga shqetësimet kryesore të GLPS-së lidhet me faktin se projektligji, sipas saj, vazhdon të përmbajë dispozita të cilat Gjykata Kushtetuese i kishte shfuqizuar në tërësi në vitin 2023, përmes Aktgjykimit KO46/23.

    Organizata thekson se, pavarësisht konstatimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kufizimin kohor të verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë, projektligji aktual parasheh që procedurës t’i nënshtrohet çdo pasuri dhe çdo zyrtar publik që nga 17 shkurti 2008.

    “Projektligji aktual vazhdon të përmbajë dispozitën që kësaj procedure do t’i nënshtrohet çdo pasuri dhe çdo person zyrtar kurdo nga data 17 shkurt 2008”, thekson GLPS.

    GLPS vlerëson se projektligji nuk garanton pavarësinë e mjaftueshme funksionale të Byrosë, duke ngritur shqetësime për mënyrën e emërimit të drejtuesve dhe anëtarëve të saj.

    Sipas organizatës, dispozitat aktuale parashohin shumicë të thjeshtë për emërimin e drejtorit dhe tre anëtarëve të Byrosë, ndërsa kandidatëve u kërkohet të kenë vetëm pesë vjet përvojë pune.

    “Projektligji aktual nuk ka arritur të sigurojë pavarësinë funksionale të Byrosë, duke rrezikuar që e njëjta të shërbejë më shumë si mjet politik sesa si mekanizëm për konfiskim civil”, thuhet në reagim.

    Një tjetër çështje që GLPS e konsideron problematike është mungesa e garancive të mjaftueshme për sigurinë juridike të personave që mund t’i nënshtrohen verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë.

    Sipas saj, projektligji nuk e përcakton qartë nëse mund të iniciohet procedurë penale kur provat e mbledhura gjatë procedurës së konfiskimit tregojnë dyshime se pasuria është fituar përmes veprës penale. Po ashtu, organizata ngre shqetësime për mundësinë që Byroja të tërhiqet nga propozimi për konfiskim në çdo fazë të procedurës.

    GLPS ka vënë në pikëpyetje edhe barazinë e palëve gjatë procedurës së konfiskimit civil, duke argumentuar se disa dispozita mund të cenojnë zhvillimin e një procesi të paanshëm.

    Në fund, organizata u ka bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë projektligjin në lexim të dytë pa u adresuar këto çështje.

    “GLPS kërkon nga Kuvendi i Kosovës që të mos procedohet me votimin në lexim të dytë pa u adresuar çështjet që determinojnë zbatim efikas, siguri juridike dhe pavarësi të plotë të mekanizmit për konfiskim civil të pasurisë së pajustifikueshme”, thuhet në reagimin e organizatës. /Telegrafi/

  • Çfarë nuk duhet të porosisni në një restorant italian? Kuzhinierët zbulojnë disa pjata që mund t’ju habisin

    Çfarë nuk duhet të porosisni në një restorant italian? Kuzhinierët zbulojnë disa pjata që mund t’ju habisin

    Kuzhinierët me përvojë paralajmërojnë se disa pjata që gjenden shpesh në menutë e restoranteve italiane nuk pasqyrojnë traditën e vërtetë të kuzhinës së këtij vendi.

    Roberto Roncolato, shef kuzhine në hotele të njohura në Londër, dhe Diego Reali, pronar e kuzhinier i një restoranti italian, kanë ndarë disa këshilla për pjatat që ia vlen të shmangen nëse dëshironi të shijoni ushqim sa më autentik italian.

    Makaronat me pulë

    Sipas Roncolatos, në Itali pula zakonisht shërbehet si pjatë më vete dhe jo e përzier me makarona. Ai thekson se makaronat me pulë dhe salcë kremoze shpesh janë më shumë një përshtatje për turistët sesa një recetë tradicionale italiane.

    Spageti me salcë bolonjeze

    Edhe pse kjo pjatë është e njohur në shumë vende, në Bolonjë salca tradicionale e mishit përgatitet për orë të tëra dhe shërbehet me tagliatelle të freskëta, të cilat e mbajnë më mirë salcën. Prandaj, spagetit me salcë bolonjeze nuk konsiderohen zgjedhja më autentike.

    Carbonara me ajkë qumështi

    Carbonara tradicionale përgatitet me të verdha vezësh, guanciale, djathë pecorino dhe piper të zi. Kremoziteti krijohet përmes teknikës së përgatitjes, pa pasur nevojë për ajkë qumështi. Sipas kuzhinierit, përdorimi i saj mund të jetë një mënyrë më e lehtë për përgatitjen e salcës në sasi të mëdha.

    Buka me hudhër

    Buka me hudhër nuk konsiderohet një specialitet tipik italian dhe në disa restorante mund të shërbehet e ngrirë. Në vend të saj, kuzhinierët sugjerojnë të porosisni brusketa të përgatitur në vetë restorantin.

    Rizotoja që shërbehet shumë shpejt

    Rizotoja tradicionale kërkon rreth 18 minuta për t’u përgatitur dhe zakonisht gatuhet sipas porosisë. Nëse pjata mbërrin në tavolinë pothuajse menjëherë, ekziston mundësia që të jetë përgatitur paraprakisht dhe vetëm të jetë përfunduar para servirjes.

    Restorantet me menu shumë të gjatë

    Një menu me dhjetëra pjata mund të ngrejë dyshime për freskinë e përbërësve. Sipas kuzhinierëve, një menu më e shkurtër, që ndryshon sipas stinëve, shpesh tregon se restoranti përqendrohet te cilësia e produkteve dhe përgatitja e ushqimit nga e para.

    Picat me shumë përbërës

    Picat me kombinime të pazakonta, si pula me salcë barbekju, mund të largohen nga tradita italiane dhe të fshehin cilësinë e dobët të brumit ose përbërësve. Për të vlerësuar cilësinë e një picerie, Roncolato sugjeron të provoni picën Margarita, të përgatitur me domate, mozarellë dhe borzilok.

    Makaronat me fruta deti

    Reali këshillon të tregoheni të kujdesshëm me makaronat me fruta deti nëse ato janë të ziera tepër ose shërbehen me shumë salcë.

    Shija e peshkut dhe e guaskave duhet të ndihet natyrshëm, pa u mbuluar nga ajka e qumështit, hudhra e tepërt apo salcat e rënda.

    Në përgjithësi, kuzhinierët theksojnë se një menu e fokusuar, përbërësit e freskët dhe përgatitja sipas porosisë janë ndër shenjat kryesore të një restoranti që i kushton rëndësi kuzhinës autentike italiane. /Telegrafi/

  • All you need in one place &#82/11; Super Viva

    You go out for some products, but the shopping list is always extended?

    So why make some stops when you can find everything in one place?

    From fresh products for breakfast, ingredients for family lunch to essential household items, Super Viva It’s where you can make your purchase easy.

    With a wide range of food products, drinks, household items, and personal care products, you can make daily purchases or weekly supplies, finding variety, quality, and opportunities for the family budget.

    And for those who want to add a little international flavor to the table, there’s also on shelves Italian products COOP. From ingredients for various recipes to products that enrich daily menu, COOP brings part of the Italian kitchen tradition to your homes.

    Because purchases are not just a list of products but choices that make daily life easier. Whether it’s a quick purchase after work or the supplies for the whole week, here you find products for every need and every taste.

    Super Viva your shopping site!

    Find out the latest products and offerings:

  • Krejt çka ju duhet në një vend - Super Viva

    Krejt çka ju duhet në një vend – Super Viva

    Dilni për disa produkte, por lista e blerjeve gjithmonë zgjatet?

    Atëherë, pse të bëni disa ndalesa kur gjithçka mund ta gjeni në një vend?

    Nga produktet e freskëta për mëngjes, përbërësit për drekën familjare e deri te artikujt e domosdoshëm për shtëpinë, Super Viva është vendi ku mund t’i kryeni blerjet tuaja me lehtësi.

    Me një gamë të gjerë produktesh ushqimore, pije, artikuj për shtëpinë dhe produkte të kujdesit personal, këtu mund t’i kryeni blerjet ditore apo furnizimet javore, duke gjetur shumëllojshmëri, cilësi dhe oferta të leverdishme për buxhetin familjar.

    E për ata që duan t’i shtojnë pak shije ndërkombëtare tryezës, në rafte gjenden edhe produktet italiane COOP. Nga përbërësit për receta të ndryshme deri te produktet që pasurojnë menynë e përditshme, COOP sjell një pjesë të traditës së kuzhinës italiane në shtëpitë tuaja.

    Sepse blerjet nuk janë vetëm një listë produktesh, por zgjedhje që e bëjnë përditshmërinë më të lehtë. Qoftë për një blerje të shpejtë pas punës apo për furnizimet e gjithë javës, këtu gjeni produkte për çdo nevojë dhe çdo shije.

    Super Viva – vendi i blerjeve tuaja!

    Zbuloni produktet dhe ofertat më të fundit:

  • Vote Rate between Kane and Mbppe Found for Golden Ball

    Schiffen has made it known to Vincent Garcia, editor-in-chief of the magazine France Football, which organises the prestigious award sharing ceremony.

    In a Prononcim to LÉquipe TVu, Francisco noted that the race between the two football players was extremely close, comparing the difference to that of the 2024 vote between Rhodes and Winicius Junior.

    The difference was really minimal. The difference between Kane and Mbppe is smaller than that between Rodri and Winnicius in 2024 has been declared.

    He has also talked about the distribution of votes, citing their impact on the candidates’ final rankings.

    According to Garcias, Rodri has received votes that may have affected Lamine Yamali’s outcome, as votes have been distributed among Spanish football players.

    This has raised questions whether the division of votes among players of the same nationality has affected the final position of Barcelona’s star in the race for the most prestigious individual award in football.

    Source Layer: RTKLive

  • Zbulohet diferenca e votave mes Kane dhe Mbappe për Topin e Artë

    Zbulohet diferenca e votave mes Kane dhe Mbappe për Topin e Artë

    Shifrën e ka bërë të ditur Vincent Garcia, kryeredaktor i revistës “France Football”, e cila organizon ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve.

    Në një prononcim për “L’Équipe TV”, Garcia ka theksuar se gara mes dy futbollistëve ishte jashtëzakonisht e ngushtë, duke e krahasuar diferencën me atë të votimit të vitit 2024 mes Rodrit dhe Vinicius Juniorit.

    “Diferenca ishte vërtet minimale. Diferenca e pikëve mes Kane dhe Mbappe është më e vogël se ajo mes Rodrit dhe Viniciusit në vitin 2024”, ka deklaruar Garcia.

    Ai ka folur edhe për shpërndarjen e votave, duke përmendur ndikimin e tyre në renditjen përfundimtare të kandidatëve.

    Sipas Garcias, Rodri ka marrë vota që mund të kenë ndikuar në rezultatin e Lamine Yamalit, duke qenë se votat janë shpërndarë mes futbollistëve spanjollë.

    Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse ndarja e votave mes lojtarëve të së njëjtës kombësi ka ndikuar në pozitën përfundimtare të yllit të Barcelonës në garën për çmimin individual më prestigjioz në futboll.

    Burimi: RTKLive

  • Macedonia’s passport ranks 64th in the world, citizens without visas can travel to 114 countries

    The North Macedonia passport ranks 64th in the world, with 114 available destinations and a 57.6 per cent coverage, according to 18 October 2026 data updated by Passepartout Reports, the platform publishing passport analysis of 199 countries in 34 languages.

    In the rankings, calculation includes the possibility of visa-free travel or simplified entry procedures into foreign destinations.
    Serbia is 59th, Montenegro at 65th, Albania at 79th and Kosovo in 93rd. On the European list, the RMV passport is 39th from 47 countries.

    In a special list of hospitality, Macedonia ranks 89th out of 199 countries. This ranking estimates the ease with which foreign citizens enter Macedonia; the global passport index, on the other hand, measures the access that holders of RMV passports have in other destinations.

    According to Passport Reports evidence, Macedonia’s citizens can travel visa-free to Albania and Serbia, as well as to all 29 countries in the Schengen area.

    The eased regimes could include additional formalities: for Malaysia, a arrival card is specified and up to 30 days’ stay, and for Surimin, tourist visa and up to 90 days’ stay, though both destinations are in the category without visas.

    Egypt is in the reach visa category, with the possibility of an electronic visa and the position specified up to 30 days; Seycelles is in the category of electronic travel authorisation, with tourist registration and a stance specified for 90 days.

    However, for entry into Macedonia, the Ministry of Foreign Affairs also lists a special relief for citizens of third countries with a valid Schengen visa with many C-type entry: it is allowed to stay up to 15 days after the entry, if the visa is valid for at least five more days after the target stay, with a total of 90 days in a 180-day period. This is a rule for foreign visitors to Macedonia, and not for the travel of citizens of Macedonia abroad.

    Macedonia is not a member of the Schengen area, but its citizens have visa-free access to 29 Schengen destinations. /Telegraphy/

  • Pasaporta e Maqedonisë rendiet e 64-ta në botë, qytetarët pa vizë mund të udhëtojnë në 114 vende

    Pasaporta e Maqedonisë rendiet e 64-ta në botë, qytetarët pa vizë mund të udhëtojnë në 114 vende

    Pasaporta e Maqedonisë së Veriut renditet e 64-ta në botë, me 114 destinacione të disponueshme dhe një mbulim prej 57.6 përqind, sipas të dhënave të 18 tetorit 2026 të përditësuara nga Passport Reports, platforma që publikon analiza të pasaportave të 199 vendeve në 34 gjuhë.

    Sipas renditjes, llogaritja përfshin mundësinë e udhëtimit pa viza ose procedurave të thjeshtuara të hyrjes në destinacione të huaja.
    Serbia është në vendin e 59-të, Mali i Zi në të 65-tin, Shqipëria në të 79-tin dhe Kosova në vendin e 93-të. Në listën evropiane, pasaporta e RMV-së është e 39-ta nga 47 vende.

    Në një listë të veçantë të mikpritjes, Maqedonia renditet e 89-ta nga 199 vende. Ky renditje vlerëson lehtësinë me të cilën qytetarët e huaj hyjnë në Maqedoni; indeksi global i pasaportave, nga ana tjetër, mat aksesin që kanë mbajtësit e pasaportave të RMV-së në destinacione të tjera.

    Sipas evidencës së Passport Reports, qytetarët e Maqedonisë mund të udhëtojnë pa viza në Shqipëri dhe Serbi, si dhe në të gjitha 29 vendet në zonën Shengen.

    Regjimet e lehtësuara mund të përfshijnë formalitete shtesë: për Malajzinë, specifikohet një kartë mbërritjeje dhe qëndrim deri në 30 ditë, dhe për Surinamin, vizë turistike dhe qëndrim deri në 90 ditë, megjithëse të dy destinacionet janë në kategorinë pa viza.

    Egjipti është në kategorinë e vizës me mbërritje, me mundësinë e një vize elektronike dhe qëndrimi të specifikuar deri në 30 ditë; Seychelles është në kategorinë e autorizimit elektronik të udhëtimit, me regjistrim turistik dhe qëndrim të specifikuar prej 90 ditësh.

    Megjithatë, për hyrjen në Maqedoni, Ministria e Punëve të Jashtme liston gjithashtu një lehtësim të veçantë për shtetasit e vendeve të treta me një vizë të vlefshme Shengen me shumë hyrje të tipit C: lejohet qëndrim deri në 15 ditë pas hyrjes, nëse viza është e vlefshme për të paktën pesë ditë të tjera pas qëndrimit të synuar, me limit prej gjithsej 90 ditësh në një periudhë 180-ditore. Ky është një rregull për vizitorët e huaj në Maqedoni, dhe jo për udhëtimin e qytetarëve të Maqedonisë jashtë vendit.

    Maqedonia nuk është anëtare e zonës Shengen, por qytetarët e saj kanë qasje pa viza në 29 destinacione Shengen./Telegrafi/

  • Mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit

    Mbi gjysmë ton marihuanë në Maqitevë të Suharekës, Prokuroria kërkon paraburgim për dy të dyshuarit

    Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, M.A. dhe B.A., të arrestuar nën dyshimin për përfshirje në kultivimin dhe përpunimin e substancave narkotike në fshatin Maqitevë të Suharekës.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti lidhet me aksionin e 16 shtatorit 2025, kur në një shtallë në zonën malore të Maqitevës ishte zbuluar dhe sekuestruar mbi gjysmë ton marihuanë.

    Prokuroria bën të ditur se arrestimet janë rezultat i hetimeve të vazhdueshme dhe intensive lidhur me këtë rast.

    “Sipas kërkesës së Prokurorisë, të dyshuarit M.A. dhe B.A., kanë vepruar në bashkëkryerje me F.N., me qëllim të kultivimit të kanabisit dhe përgatitjes së narkotikëve për shitje dhe shpërndarje në treg”, thuhet në njoftim.

    Gjatë aksionit të vitit 2025, përveç substancës narkotike, autoritetet kishin sekuestruar një granatëhedhës (mortajë), një raketë krahu, një pushkë gjuetie, fishekë, një traktor me rimorkio, pajisje dhe vegla pune të përdorura për kultivim e përpunim, pajisje kompjuterike dhe prova të tjera materiale.

    Po ashtu, Prokuroria kishte lëshuar urdhër të përkohshëm për sekuestrimin ose ngrirjen e dy parcelave në këtë fshat, me sipërfaqe prej 1,963 dhe 1,438 metrash katrorë.

    Të dyshuarit ngarkohen me veprat penale të kultivimit të bimëve të kanabisit, si dhe të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve.

    Sipas Prokurorisë, M.A. dyshohet edhe për armëmbajtje të paautorizuar, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij, më 26 tetor 2026, është sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike me shtatë fishekë.

    Ndërkaq, B.A. dyshohet për të njëjtën vepër penale, pasi gjatë kontrollit të shtëpisë së tij në shtator të vitit 2025 ishte sekuestruar një pushkë gjuetie njëtytëshe.

    Në përfundim të njoftimit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ritheksuar përkushtimin e saj në luftimin e kriminalitetit dhe forcimin e sundimit të ligjit.

    Të dy personat mbeten të dyshuar, ndërsa përgjegjësia e tyre penale do të përcaktohet nga organet kompetente të drejtësisë. /Telegrafi/

  • HAMLETI

    HAMLETI

    Poezi nga: Boris Pasternak
    Përktheu: Arben Bllaci

    Tani jam në skenë, zhurmat u shuan,
    Rri përhumbur në parmak, në portë.
    Jehonë e largët që mbërrin gjer te mua,
    Fillin e jetës sikur vjen të më thotë.

    Ndjej sesi mes territ ndihem humbur,
    Mijëra sy më zhbirojnë rreth e qark.
    Te lutem, Ati im në qoftë e mundur,
    Këtë Kupë[1] nga unë mbaje larg.

    Pranoj fatin që caktove e s’më pyete
    Dhe gati jam ta luaj gjer në fund.
    Por tani po luhet dramë tjetër,
    Nga kjo sprovë kursemë nëse mund.

    Rrjedhë e botës është kaq e menduar,
    I sigurt fundi i udhës po na pret.
    Vetmitar, nga vese farisejsh rrethuar …
    Fushë me lule nuk qenka kjo jetë!

    1946

    ___________

    [1] Është fjala për kupën e vuajtjeve të Krishtit, në lutjen që ai i drejton Atit nga Kopshti i Gjetsemanit, vendi ku në Ungjillin sipas Mateut, Jezusi përjeton luftën e brendshme mes frikës nga vuajtja dhe pranimi i fatit të tij.