Shifrën e ka bërë të ditur Vincent Garcia, kryeredaktor i revistës “France Football”, e cila organizon ceremoninë prestigjioze të ndarjes së çmimeve.
Në një prononcim për “L’Équipe TV”, Garcia ka theksuar se gara mes dy futbollistëve ishte jashtëzakonisht e ngushtë, duke e krahasuar diferencën me atë të votimit të vitit 2024 mes Rodrit dhe Vinicius Juniorit.
“Diferenca ishte vërtet minimale. Diferenca e pikëve mes Kane dhe Mbappe është më e vogël se ajo mes Rodrit dhe Viniciusit në vitin 2024”, ka deklaruar Garcia.
Ai ka folur edhe për shpërndarjen e votave, duke përmendur ndikimin e tyre në renditjen përfundimtare të kandidatëve.
Sipas Garcias, Rodri ka marrë vota që mund të kenë ndikuar në rezultatin e Lamine Yamalit, duke qenë se votat janë shpërndarë mes futbollistëve spanjollë.
Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse ndarja e votave mes lojtarëve të së njëjtës kombësi ka ndikuar në pozitën përfundimtare të yllit të Barcelonës në garën për çmimin individual më prestigjioz në futboll.
Burimi: RTKLive
