Blog

  • Armë, 153 fishekë e 115 gëzhoja gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Armë, 153 fishekë e 115 gëzhoja gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Sipas raportit të Policisë, kontrolli është kryer më 25 tetor, rreth orës 21:02, në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së rëndë.

    Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

    Burimi: Dukagjini

  • Vrasja e Arlinda Zekajt: Policia sekuestron pushkë, 153 fishekë, 115 gëzhoja e tri thika tek i dyshuari

    Vrasja e Arlinda Zekajt: Policia sekuestron pushkë, 153 fishekë, 115 gëzhoja e tri thika tek i dyshuari

    Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt,.

    Sipas raportit shtesë të Policisë, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa kontrolli është kryer më 25 tetor 2026.

    Gjatë kontrollit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe pajisje të armës.

    Po ashtu, janë sekuestruar tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.

    Të gjitha këto sende janë marrë si dëshmi materiale në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me rastin.

    Megjithatë, në raportin policor nuk specifikohet nëse sendet e sekuestruara janë përdorur apo kanë lidhje të drejtpërdrejtë me vrasjen.

    Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.

    Burimi: Dukagjini

  • Dy persona akuzohen për vepra penale të sigurisë kombëtare pas incidentit në bazën RAF Fairford në Britani

    Dy persona akuzohen për vepra penale të sigurisë kombëtare pas incidentit në bazën RAF Fairford në Britani

    Dy 24-vjeçarë janë akuzuar për vepra penale që lidhen me sigurinë kombëtare, pas një incidenti të ndodhur muajin e kaluar në bazën ajrore britanike RAF Fairford.

    Mohmed Abdulkarim dhe Nouman Essghir janë akuzuar në bazë të Ligjit për Sigurinë Kombëtare të vitit 2023, njoftoi Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Telegrafi.

    Frank Ferguson, kryeprokuror për Divizionin e Krimeve të Rënda dhe Kundërterrorizmit në CPS, tha se vendimi për ndjekjen penale të dy personave erdhi pas një hetimi të Policisë Kundërterrorizmit lidhur me incidentin në bazën RAF Fairford.

    “Do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me partnerët tanë, ndërsa ky hetim kompleks vijon”, deklaroi Ferguson.

    Seanca e parë gjyqësore është caktuar të mbahet sot në Gjykatën në Westminster, Londër. /Telegrafi/

  • Gjendet i shtrirë në tokë me lëndime të rënda, viktima nga Deçani dërgohet në QKUK

    Gjendet i shtrirë në tokë me lëndime të rënda, viktima nga Deçani dërgohet në QKUK

    Një person është gjetur me lëndime të rënda trupore në fshatin Baballoq të Deçanit, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 26 tetor 2026, rreth orës 14:40.

    Viktima, mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë nga një dëshmitar, gjithashtu mashkull kosovar, i cili ka njoftuar për rastin.

    Sipas informatave të dhëna në raportin policor, viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore. Pas vlerësimit nga mjeku kujdestar, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, ai është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm mjekësor.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin.

    Deri më tani, nuk janë bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur ngjarja dhe as shkaku që çoi në lëndimin e viktimës.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

  • 69 për qind e qytetarëve e mbështesin propozimin për ndalimin e fishekzjarreve në Zvicër

    69 për qind e qytetarëve e mbështesin propozimin për ndalimin e fishekzjarreve në Zvicër

    Zvicra mund të vendosë kufizime të reja për përdorimin e fishekzjarrëve të zhurmshëm, pasi qytetarët do të votojnë më 29 nëntor për një iniciativë që synon të mbrojë kafshët, mjedisin dhe shëndetin e njerëzve.

    Sipas një sondazhi të publikuar më 23 tetor nga Korporata Zvicerane e Transmetimeve (SBC), 69 për qind e votuesve e mbështesin propozimin për kufizimin e fishekzjarrëve, duke sinjalizuar përkrahje të konsiderueshme për këtë masë.

    Nisma është mbështetur nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe grupet mjedisore, të cilat argumentojnë se shpërthimet e forta shkaktojnë stres te kafshët dhe ndikojnë negativisht në mjedis, raporton Euronews.

    Organizata Schweizer Tierschutz (STS) thekson se për kafshët shtëpiake, ato të egra dhe kafshët e fermave, fishekzjarrët nuk përbëjnë festë, por janë burim frike dhe stresi.

    Çfarë parasheh iniciativa?

    Propozimi nuk synon ndalimin e plotë të të gjitha llojeve të fishekzjarrëve, por kufizimin e ndjeshëm të atyre që shkaktojnë zhurmë të madhe.

    Nëse iniciativa miratohet, shitja e mjeteve piroteknike veçanërisht të zhurmshme do të ndalohej, ndërsa alternativa më të qeta, si fishekzjarrët në formë shatërvani, do të vazhdonin të lejoheshin.

    Kantonet do të mund të jepnin përjashtime për ngjarje me rëndësi përtej nivelit lokal, përfshirë festimet e Ditës Kombëtare të Zvicrës, më 1 gusht, dhe natën e Vitit të Ri, duke favorizuar sërish alternativat më të qeta.

    Mbështetësit e iniciativës argumentojnë se një rregull i përbashkët në nivel kombëtar do të siguronte mbrojtje më të mirë nga zhurma, ndotja e ajrit, mbeturinat, aksidentet dhe zjarret.

    Industria paralajmëron për rrezik ndaj traditës

    Megjithatë, propozimi ka hasur edhe në kundërshtime. Përfaqësuesit e industrisë së fishekzjarrëve e konsiderojnë atë kërcënim për traditat zvicerane, ndërsa disa politikanë argumentojnë se kufizimet duhet të vendosen nga kantonet dhe jo përmes një rregulli kombëtar.

    Partia Popullore Zvicerane, Partia e Qendrës dhe Shoqata e Tregtisë Zvicerane kanë nisur fushatë kundër iniciativës, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme për bizneset dhe atë që e cilësojnë si zgjerim të kulturës së ndalimeve, transmeton Telegrafi.

    Nisma u paraqit fillimisht në vitin 2023 dhe arriti të mbledhë më shumë se 137 mijë nënshkrime, duke tejkaluar pragun prej 100 mijë nënshkrimesh të nevojshme për një votim kombëtar.

    Pse kërkohet kufizimi i fishekzjarrëve?

    Përveç zhurmës, një nga shqetësimet kryesore është ndikimi i fishekzjarrëve në cilësinë e ajrit dhe në shëndetin publik.

    Sipas të dhënave të Zyrës Federale Zvicerane për Mjedisin (FOEN), në Zvicër përdoren çdo vit rreth 1 mijë deri në 2 mijë tonë fishekzjarrë, përfshirë paketimin. Kjo gjeneron rreth 200 deri në 400 tonë grimca të imëta në vit, që përbëjnë afërsisht 2 deri në 3 për qind të emetimeve vjetore të këtyre grimcave në vend.

    Kur shpërthejnë, fishekzjarrët lëshojnë grimca që përmbajnë metale dhe substanca nga baruti dhe përbërësit që përdoren për krijimin e ngjyrave. Këto mund të ndotin ajrin, ujin dhe tokën, ndërsa grimcat e imëta paraqesin rrezik të veçantë për personat me probleme ekzistuese shëndetësore.

    Kushtet e motit mund ta përkeqësojnë situatën: mjegulla mund t’i mbajë grimcat më gjatë në ajër, ndërsa moti i nxehtë dhe i thatë mund të rrisë rrezikun e zjarreve.

    Kafshët, ndër më të prekurat nga shpërthimet

    Organizatat për mbrojtjen e kafshëve theksojnë se zhurmat e papritura mund të shkaktojnë panik, çorientim dhe lëndime, ndërsa në raste të rënda pasojat mund të jenë fatale.

    Veterinerja zvicerane Maruschka Blaser ka paralajmëruar se kuajt mund të reagojnë në mënyrë të pakontrolluar ndaj shpërthimeve, duke rrezikuar veten, njerëzit dhe kafshët e tjera.

    Edhe macet dhe qentë mund të përjetojnë stres të madh gjatë festimeve, ndërsa në disa raste pronarët detyrohen të kërkojnë ndihmë veterinare për t’i qetësuar.

    Mbështetësit e iniciativës argumentojnë se kufizimi i fishekzjarrëve të zhurmshëm do të ndihmonte në mbrojtjen e miliona kafshëve shtëpiake që jetojnë në Zvicër, si dhe të kafshëve të egra dhe atyre të fermave.

    Nëse propozimi miratohet në votimin e 29 nëntorit, Zvicra mund të ndjekë shembullin e Holandës, ku është miratuar një ndalim më i gjerë i fishekzjarrëve, i lidhur me shqetësimet për sigurinë, mirëqenien e kafshëve dhe mjedisin.

    Rezultati i votimit do të përcaktojë nëse vendi do të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për kufizimin e fishekzjarrëve të zhurmshëm në nivel kombëtar./Telegrafi/

  • Në Maqedoni për herë të parë bëhet transplantimi i veshkës nga nëna te fëmija i saj me sindromën Alport

    Në Maqedoni për herë të parë bëhet transplantimi i veshkës nga nëna te fëmija i saj me sindromën Alport

    Në Maqedoni, për herë të parë është kryer transplantimi i veshkës nga nëna te fëmija i saj me sindromën Alport, një sëmundje e rrallë gjenetike e trashëguar, e cila dëmton indin e veshkave dhe mund të çojë në pamjaftueshmëri renale.

    Siç njoftojnë nga MSH, pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme mjekësore, është konstatuar përputhshmëria ndërmjet dhurueses dhe pranuesit të organit, ndërsa nëna është vlerësuar si dhuruese e gjallë e përshtatshme.

    “Ky është një shembull i asaj që përfaqëson më të mirën në sistemin tonë shëndetësor – profesionalizmi, puna ekipore dhe humanizmi. Çdo transplantim i veshkës nënkupton një mundësi të re për jetë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski.

    Para disa ditësh, ministri Klekovski vizitoi pacientët të cilëve u ishte kryer transplantimi i veshkës në Klinikën Universitare të Urologjisë. Te dy pacientë ishte kryer transplantimi i veshkës nga dhurues të ndjerë, ndërsa te pacienti i tretë ishte kryer transplantimi nga një dhurues i gjallë.

    Me këto tri transplantime, numri i përgjithshëm i transplantimeve të veshkave të kryera këtë vit në Klinikën Universitare të Urologjisë ka arritur në 15, krahasuar me 11 transplantime gjatë gjithë vitit 2025.

    Sindroma Alport është një sëmundje e rrallë e trashëguar, e cila prek indin e veshkave dhe, në rastet më të rënda, mund të çojë në pamjaftueshmëri renale dhe nevojën për dializë. Ky rast dëshmon se, me diagnostikim të përshtatshëm, vlerësim të hollësishëm mjekësor dhe përgatitje të kujdesshme, transplantimi mund të jetë një mundësi edhe për pacientët me sëmundje të rralla gjenetike.

    “Shprehim mirënjohjen tonë ndaj familjes për besimin dhe pëlqimin që ky rast të bëhet publik, si dhe ndaj të gjithë ekipit mjekësor, i cili është i angazhuar pa ndërprerje në këtë procedurë komplekse mjekësore“, deklaroi Biljana Kuzmanovska, koordinatore kombëtare për transplantim.

  • Si e mundën studentët Vuçiqin pa luajtur sipas rregullave të tij

    Si e mundën studentët Vuçiqin pa luajtur sipas rregullave të tij

    Dushan Pavloviq

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të zhvilluara dje në Serbi, Lista Studentore, një lëvizje politike e iniciuar nga studentët universitarë në dhjetor 2024, mundi Partinë Progresive Serbe të Aleksandar Vuçiqit me rezultatin 51 për qind kundrejt 39 për qind. Rezultati përbën një enigmë për t’u analizuar. Pushtetari në detyrë kishte në dispozicion të gjitha instrumentet tradicionale për të mbijetuar politikisht: financat publike, institucionet shtetërore, një aparat patronazhi të shtrirë në të gjithë vendin dhe katërmbëdhjetë vjet pushtet të konsoliduar. Studentët nuk kishin as burime financiare, as rrjete klienteliste, as udhëheqës dhe as përvojë të mëparshme zgjedhore. E megjithatë, ata e mundën regjimin pa përvetësuar metodat e tij. Këtë rezultat e shpjegoj në pesë pika.

    1. Akumulimi i pakënaqësisë

    Fitorja e studentëve nuk erdhi nga hiçi. Ata trashëguan më shumë se një dekadë pakënaqësie në rritje ndaj Vuçiqit, e cila ishte shfaqur vazhdimisht përmes protestave publike, por nuk kishte prodhuar asnjëherë ndryshim politik. Vuçiqi erdhi në pushtet në vitin 2012, duke mobilizuar pakënaqësinë e përhapur ndaj reformave të tranzicionit postkomunist të ndërmarra gjatë viteve 2001-2012. Me kalimin e kohës, kjo pakënaqësi u kthye në drejtim të kundërt. Deri në vitin 2016, ish-pushtetarët, tashmë në opozitë, kishin humbur besueshmërinë, duke i shtyrë votuesit të kërkonin alternativa dhe aktorë të rinj politikë.

    Kjo dinamikë prodhoi një varg aktorësh të rinj politikë, tërheqja elektorale e të cilëve u venit në mënyrë të vazhdueshme. Secili prej tyre ngjalli fillimisht shpresa për ndryshim politik, por këto shpresa u shuan, pasi disa prej të ardhurve të rinj e minuan vetë besueshmërinë e tyre, ndërsa të tjerët luftuan për të konkurruar në një mjedis politik gjithnjë e më të pabarabartë. Ndërkohë, Vuçiqi e kishte shndërruar demokracinë tashmë të dobët të Serbisë në një regjim hibrid me tipare gjithnjë e më autoritare. Kontrolli mbi institucionet shtetërore, burimet publike dhe pjesën më të madhe të medias i mundësoi të kompensonte rënien e mbështetjes popullore, të dobësonte opozitën dhe të ruante pushtetin.

    Njëkohësisht, pakënaqësia ndaj regjimit u shfaq në valë të njëpasnjëshme protestash në rrugë, të cilat përsëriteshin mesatarisht çdo 18 muaj. Çdo valë mobilizonte më shumë njerëz se e mëparshmja, por në fund shuhej pa sjellë ndryshim politik. (Dinamika të ngjashme u vunë re më herët edhe në Poloni, gjatë viteve 2015-2023.) Kështu, rritja e mobilizimit shoqërohej me rritjen e zhgënjimit. Pakënaqësia ndaj Vuçiqit vazhdonte të akumulohej, ndërsa besimi se ai mund të largohej nga pushteti binte gradualisht. Deri në vitin 2024, shumë votues kishin humbur besimin edhe te partitë tradicionale të opozitës, të cilat i perceptonin si pjesë të të njëjtit sistem klientelist. Gjithnjë e më të bindur se ndryshimi politik ishte i pamundur, shumë prej tyre u tërhoqën krejtësisht nga pjesëmarrja në proceset zgjedhore.

    2. Kapërcimi i dilemës së koordinimit

    Pakënaqësia, në vetvete, nuk mjafton për të mposhtur një pushtetar në detyrë. Votuesit duhet të besojnë gjithashtu se edhe të tjerët do të mbështesin një alternativë të besueshme. Para shfaqjes së studentëve, shumë qytetarë të pakënaqur abstenonin, sepse e konsideronin Vuçiqin të pamposhtshëm dhe opozitën të paaftë për ta zëvendësuar. Pritshmëritë e tyre përforconin pikërisht rezultatin të cilit i druheshin. Duke nisur me pushtimin e fakulteteve në dhjetor 2024, mobilizimi arriti kulmin më 15 mars 2025, kur rreth 300 mijë njerëz u mblodhën në Beograd, në atë që mund të konsiderohet demonstrata më e madhe politike në qytet që nga çlirimi prej pushtimit gjerman në vitin 1944. Kjo ngjarje zbuloi përmasat e kundërshtimit ndaj regjimit dhe, ç’është edhe më e rëndësishme, i bëri ato të dukshme për të gjithë. Për herë të parë, shumë votues panë një alternativë të aftë për ta mundur Vuçiqin. Nëse identifikoheshin apo jo me bindjet politike të studentëve, kjo u bë dytësore. Ajo që kishte rëndësi ishte kundërshtimi i përbashkët ndaj pushtetarit në detyrë dhe besimi se edhe të tjerët do ta mbështesnin të njëjtën alternativë. Studentët ishin kthyer në pikën e referimit rreth së cilës mund të koordinohej vota kundër regjimit.

    3. Duar të pastra, pa ambicie për të marrë pushtetin

    Studentët ndryshonin nga lëvizjet e mëparshme opozitare edhe në një aspekt tjetër thelbësor: ata nuk kishin të kaluar të komprometuar politikisht. Shumë politikanë të konsoliduar të opozitës perceptoheshin gjerësisht si pjesë e po atij sistemi klientelist që pretendonin se kundërshtonin. Studentët, përkundrazi, ishin thjesht tepër të rinj për të pasur krijuar ose për t’u bërë pjesë e rrjeteve të tilla. Ata nuk kishin histori pazaresh politike, emërimesh publike apo qasjeje në burimet shtetërore. Në një sistem të përcaktuar nga patronazhi, mungesa e përvojës politike u shndërrua në avantazhin e tyre më të madh strategjik.

    Ajo që ndodhi më pas ishte edhe më e jashtëzakonshme. Kur, në maj të vitit 2025, studentët kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare, ata vendosën një kusht të pazakontë: asnjë student nuk duhej të ishte pjesë e listës së tyre zgjedhore. Mesazhi i nënkuptuar ishte i qartë: duam ta largojmë pushtetarin, jo të zëmë vendin e tij. Nuk bëhej fjalë për privilegje, por për vetë sistemin. Ky ishte një largim i dukshëm nga politika tradicionale partiake, ku partitë synojnë pushtetin kryesisht për të siguruar poste dhe përfitime për drejtuesit e tyre. Kur studentët paraqitën përfundimisht listën e tyre me 250 kandidatë, asnjë prej tyre nuk ishte student, e aq më pak anëtar i lëvizjes studentore.

    Duke refuzuar të synonin vetë postet politike, studentët e bënë më të besueshëm premtimin e tyre për të ndryshuar sistemin. Ky angazhim tërhoqi votues si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, përfshirë ata që ishin zhgënjyer nga dështimet e njëpasnjëshme të opozitës dhe ata që ishin tërhequr krejtësisht nga pjesëmarrja në zgjedhje. Shtrirja e gjerë e këtij ndikimi u pasqyrua në pjesëmarrjen prej rreth 70 për qind, me afro 600 mijë votues më shumë sesa në dhjetor 2023. Vetëmohimi i tyre bëri diferencën.

    4. Vuçiqi u bë politikisht i dalë mode

    Tërheqja e studentëve nuk buronte thjesht nga fakti se nuk kishin njolla në të kaluarën politike. Ata ishin gjithashtu të rinj, kryesisht në fund të adoleshencës ose në fillim të të njëzetave. Si çdo brez, ata kishin kulturën, vlerat dhe kuptimin e tyre për atë që ishte e pranueshme, e dëshirueshme apo thjesht cool. Ajo që përfaqësonte Vuçiqi, por jo vetëm ai, nuk kishte vend në këtë botëkuptim. Për ta, Vuçiqi ishte politikisht dhe kulturalisht i dalë mode. Ai përfaqësonte një botë politike me të cilën nuk dëshironin më të identifikoheshin: patronazhin, klientelizmin, korrupsionin, pazaret informale dhe një sistem ku lidhjet personale dhe besnikëria politike kishin më shumë rëndësi sesa arsimimi, aftësitë profesionale apo merita. Kjo thjesht nuk ishte bota e tyre.

    Lëvizja tërhoqi dhe mobilizoi një numër të jashtëzakonshëm të rinjsh, të cilët e shihnin Vuçiqin si politikisht të parëndësishëm dhe kulturalisht të shkëputur nga koha, pak a shumë në të njëjtën mënyrë siç Vuçiqi vetë kishte mobilizuar në vitin 2012 votuesit e pakënaqur me reformat e tranzicionit postkomunist. Ky qëndrim u përhap gradualisht edhe përtej brezit të tyre. Votuesit më të moshuar, të cilët prej kohësh ishin të pakënaqur me Vuçiqin, por kishin dështuar vazhdimisht të gjenin një alternativë të besueshme, nisën të identifikoheshin me refuzimin që studentët i bënin kulturës së tij politike. Përmes kësaj risie kulturore, studentët ndryshuan vetë kushtet e konkurrencës politike. Vuçiqi mund të premtonte paga më të larta, t’u ofronte të rinjve apartamente me subvencion ose të shpërndante ndihma në para, por këto instrumente tradicionale kishin pak efekt te njerëzit që nuk dëshironin më të ishin pjesë e botës politike që ai përfaqësonte. Pikërisht këtë sistem klientelist të korruptuar dhe të blerjes së votave ata po luftonin.

    5. Nuk ishte ekonomia, o i mençur!

    Shpjegimet e mësipërme theksojnë veçantinë e fitores së studentëve. Por, në humbjen e Vuçiqit ndikuan edhe disa faktorë më tradicionalë. Ndryshimet demografike e dobësuan gradualisht bazën e tij elektorale, e cila mbështetej shumë te pensionistët, ndërsa votuesit e rinj përbënin një nga grupet kryesore mbështetëse të lëvizjes studentore. Midis zgjedhjeve të mëparshme dhe tetorit 2026, rreth 270 mijë njerëz vdiqën, kryesisht të moshuar, ndërsa afërsisht 170 mijë të rinj përfunduan arsimin e mesëm. Studentët ndoqën gjithashtu një strategji gjithëpërfshirëse, duke tërhequr si liberalët proevropianë, ashtu edhe konservatorët me orientim kombëtar, të cilët më parë mbështesnin parti të ndryshme opozitare.

    Studentët zhvilluan edhe një formë tjetër organizimi politik. Në vend që të mbështeteshin te patronazhi, stimujt financiarë dhe strukturat e centralizuara partiake, ata mobilizuan mijëra vullnetarë, të cilët kontribuuan me kohën dhe energjinë e tyre pa pritur shpërblime personale. Motivimi i tyre ishte, me gjasë, më i fortë se ai i shumë anëtarëve të makinerisë politike të Vuçiqit. Kështu, angazhimi politik u shndërrua në një alternativë ndaj stimujve materialë, nga të cilët varen organizatat tradicionale partiake. Ashtu si studentët u mobilizuan pa shpërblime materiale, Vuçiqi u mund pa pasur një krizë ekonomike. Pushtetarët autoritarë shpesh bëhen të cenueshëm kur kushtet ekonomike përkeqësohen, siç tregoi rasti i Hungarisë së Orbánit në prill 2026. Ironikisht, Serbia ishte ndryshe. Gjatë pesë viteve të mëparshme, ekonomia kishte ecur mirë: standardet e jetesës ishin përmirësuar, papunësia kishte mbetur relativisht e ulët, pagat reale dhe pensionet ishin rritur, ndërsa monedha kishte ruajtur stabilitetin.

    6. Përfundim

    Në fund të fundit, zgjedhjet në Serbi nuk ishin thjesht një garë mes alternativave politike, por mes dy mënyrave thelbësisht të ndryshme të organizimit të politikës.

    Përvoja serbe vë në pikëpyetje bindjet tradicionale mbi burimet e nevojshme për të mposhtur një pushtetar të konsoliduar. Fakti që një lëvizje e organizuar në mënyrë të lirshme dhe të decentralizuar, me burime financiare të pakta, pa udhëheqës (!), pa rrjete klienteliste dhe pa përvojë politike, arriti të mposhtë një makineri të fuqishme politike klienteliste, do të bëhet një objekt i rëndësishëm kërkimi akademik. Rasti i Serbisë do të studiohet në kurset universitare të politikës krahasuese dhe ekonomisë politike, si dhe do të trajtohet në artikuj dhe libra akademikë.

  • LEX ? Spiunoi for Serbian BIA for years, received up to 700 euros a month, Apel stamps out six years in prison to Hysri Selimi

    Kosovo’s Appeals Court has put the six-year sentence on Hysri Selimi, convicted of criminal spying in favour of Serbia’s Intelligence and Security Agency ( BIA).

    The Special Department of the Court of Appeals has rejected Selimi’s special prosecutor and defence complaints as groundless, confirming the Constitutional Court’s act of justice in Pristina, declared on June 15th 2026.

    The special prosecutor had called for stiffening the sentence, while the defence had sought Selimi’s release from the prosecution or annulment of the trial and turning the case into retrial.

    However, with the act of October 7th 2026, Appeals has concluded that the first-degree court had proved to be the actual state and that there were no procedural violations that would reason to annul the decision.

    What did the judgment reveal about co-operation with Serbian intelligence?

    According to the tribunal’s findings, Hysri Selimi had co-operated with the Serbian Secret Service, BIA, collecting and conveying information dealing with the activities of former Kosovo Liberation Army members, killings during the war and radicalised persons.

    Among the information conveyed included information about Albanians who had participated in the Syria war.

    According to the Special Prosecutor’s Act, Selimi had been recruited by Serbian intelligence since November 2009, while co-operation had continued until his arrest on May 6th 2025.

    For information it provided, according to judicial findings, Selimi received payments of up to 700 euros a month. He was also equipped with phones to communicate with Serbian secret service officials.

    His meetings with BIA officials on Serbia’s territory, including Vranje, Nis and Bujanoc, are also mentioned in the Prosecution file.

    One of the people suspected of having contacts was Igor Babic, identified in the indictment as the leader for fighting terrorism under the BIA.

    Selimi claimed he worked for AKI, but Apel denied him arguments

    During the review of the case at the Court of Appeals on 7 October, Selimi had denied guilt, claiming his actions had been carried out in co-ordination with the Kosovo Intelligence Agency ( AKI).

    He had declared before the court that he had worked for Kosovo’s institutions and that he called for dawning the truth.

    Even his protector, lawyer Ali Beka, had sought release from the prosecution or the return of the case to the retrial.

    But the Court of Appeals has rejected these claims.

    According to the grounds of the indictment, there was no evidence in the subject papers proving that Selim was recruited by AKI to carry out the actions for which he was convicted.

    In determining the sentence, the court has taken into account the length of co-operation with the Serbian secret service, accepted payments and his trip to Syria.

    Meanwhile, as extenuating circumstances, his contribution to clarifying the issue has been praised through statements given during the procedure.

    From Arrest to Appeal’s Decision

    Hysri Selimi was arrested on May 6th 2025, while the Special Prosecutor had filed charges against him on September 11th that same year.

    On June 15, 2026, the Constitutional Court in Pristina, through Judge Leon Perlasca, had convicted him and sentenced him to six years in prison.

    Following the complaints of the parties, the case had been passed to the Court of Appeals, which has already confirmed the conviction pronounced on the first scale.

    Thus, Selimi remains in effect the six-year prison sentence for spying on Serbia’s secret service.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • LEX | Spiunoi për BIA-n serbe për vite me radhë, merrte deri në 700 euro në muaj – Apeli ia vulos 6 vjet burgim Hysri Selimit

    LEX | Spiunoi për BIA-n serbe për vite me radhë, merrte deri në 700 euro në muaj – Apeli ia vulos 6 vjet burgim Hysri Selimit

    LEX | Spiunoi për BIA-n serbe për vite me radhë, merrte deri në 700 euro në muaj – Apeli ia vulos 6 vjet burgim Hysri Selimit

    Gjykata e Apelit e Kosovës ka lënë në fuqi dënimin me gjashtë vjet burgim efektiv ndaj Hysri Selimit, i shpallur fajtor për veprën penale të spiunazhit në favor të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Serbisë (BIA).

    Departamenti Special i Gjykatës së Apelit ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe të mbrojtjes së Selimit, duke vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të shpallur më 15 qershor 2026.

    Prokuroria Speciale kishte kërkuar ashpërsimin e dënimit, ndërsa mbrojtja kishte kërkuar lirimin e Selimit nga akuza ose anulimin e aktgjykimit dhe kthimin e çështjes në rigjykim.

    Megjithatë, me aktgjykimin e datës 7 tetor 2026, Apeli ka konstatuar se gjykata e shkallës së parë kishte vërtetuar drejt gjendjen faktike dhe se nuk kishte shkelje procedurale që do të arsyetonin anulimin e vendimit.

    Çfarë zbuloi gjykimi për bashkëpunimin me inteligjencën serbe?

    Sipas gjetjeve të gjykatës, Hysri Selimi kishte bashkëpunuar me shërbimin sekret serb, BIA, duke mbledhur dhe përcjellë informacione që kishin të bënin me veprimtarinë e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vrasjet gjatë luftës dhe personat e radikalizuar.

    Në mesin e informacioneve të përcjella përfshiheshin edhe të dhëna për shqiptarët që kishin marrë pjesë në luftën në Siri.

    Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Selimi ishte rekrutuar nga inteligjenca serbe që në nëntor të vitit 2009, ndërsa bashkëpunimi kishte vazhduar deri në arrestimin e tij, më 6 maj 2025.

    Për informacionet që siguronte, sipas konstatimeve gjyqësore, Selimi merrte pagesa deri në 700 euro në muaj. Ai ishte pajisur gjithashtu me telefona për të komunikuar me zyrtarët e shërbimit sekret serb.

    Në dosjen e Prokurorisë përmenden edhe takimet e tij me zyrtarë të BIA-s në territorin e Serbisë, përfshirë Vranjën, Nishin dhe Bujanocin.

    Një nga personat me të cilët dyshohej se kishte kontakte ishte Igor Babiq, i identifikuar në aktakuzë si drejtues për luftimin e terrorizmit në kuadër të BIA-s.

    Selimi pretendonte se punonte për AKI-në, por Apeli nuk ia pranoi argumentet

    Gjatë shqyrtimit të çështjes në Gjykatën e Apelit, më 7 tetor, Selimi kishte mohuar fajësinë, duke pretenduar se veprimet e tij ishin kryer në koordinim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

    Ai kishte deklaruar para trupit gjykues se kishte punuar për institucionet e Kosovës dhe se kërkonte zbardhjen e së vërtetës.

    Edhe mbrojtësi i tij, avokati Ali Beka, kishte kërkuar lirimin nga akuza ose kthimin e rastit në rigjykim.

    Por Gjykata e Apelit nuk i ka pranuar këto pretendime.

    Sipas arsyetimit të aktgjykimit, në shkresat e lëndës nuk kishte prova që vërtetonin se Selimi ishte rekrutuar nga AKI-ja për të kryer veprimet për të cilat ishte dënuar.

    Në përcaktimin e dënimit, gjykata ka marrë parasysh kohëzgjatjen e bashkëpunimit me shërbimin sekret serb, pagesat e pranuara dhe udhëtimin e tij në Siri.

    Ndërkaq, si rrethanë lehtësuese është vlerësuar kontributi i tij në sqarimin e çështjes përmes deklarimeve të dhëna gjatë procedurës.

    Nga arrestimi te vendimi i Apelit

    Hysri Selimi ishte arrestuar më 6 maj 2025, ndërsa Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj tij më 11 shtator të po atij viti.

    Më 15 qershor 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes gjyqtarit Leon Përlaska, e kishte shpallur fajtor dhe e kishte dënuar me gjashtë vjet burgim.

    Pas ankesave të palëve, çështja kishte kaluar në Gjykatën e Apelit, e cila tashmë ka vërtetuar dënimin e shqiptuar në shkallë të parë.

    Kështu, Selimit i mbetet në fuqi dënimi prej gjashtë vjetësh burgim për spiunazh në favor të shërbimit sekret të Serbisë.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Russia, Ukraine begin ceasefire at Olishky, but attacks continue in other areas

    Russia and Ukraine have launched a limited ceasefire in the southern town of Olesky, Ukraine, with the goal of allowing humanitarian aid to be delivered and evacuation of civilians. However, attacks and fighting have continued in other parts of the two countries.

    The local truce went into effect on Tuesday, October 27, in the Russian forces occupied town, where residents are facing major food shortages, medicines and other vital supplies, reports Reutres.

    The agreement aims to enable the delivery of humanitarian aid and the creation of safe corridors for the evacuation of civilians. According to reports, as many as 2,000 residents remain in the city, mostly elderly people in need of help.

    Meanwhile, outside the ceasefire zone, the attacks have continued. Strikes in Kiev and other Ukrainian cities reported casualties and injuries. Fearful attacks have also caused casualties in other territories involved in the conflict.

    The truce in Olesky is a limited humanitarian agreement and does not imply the general interruption of the war between Russia and Ukraine.

    Source Layer: Dukeagini