Blog

  • Arrestohet burri që dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia në Vushtrri

    Arrestohet burri që dyshohet se rrahu bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia në Vushtrri

    Një burrë është arrestuar në Vushtrri nën dyshimin për dhunë në familje, pasi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dhe më pas e kishte larguar nga shtëpia.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 24 tetor, rreth orës 22:40.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Burimi: Dukagjini

  • Who’s in charge? Images of political movement supported by students in Serbia

    Who’s in charge? Images of political movement supported by students in Serbia

    The Student List, a political grouping with 250 representatives who just won parliamentary elections in Serbia, has deliberately avoided determining a leader.

    While it is still not known who Serbia’s prime minister will be, below are some of the known personalities representing this movement.

    Dejan Shoshkiq

    Dejan Shoskiq is an economist and has served as governor of the National Bank of Serbia from 2010 to 2012.

    He is among the few members of the list of experience in top state posts.

    Since his resignation from the National Bank, he has often denounced corruption in the country, which he has said is far more widespread [in Serbia] than in neighbouring countries.

    Who’s in charge? Images of political movement supported by students in Serbia

    Shoskiq, 59, has pledged that a government of the Student List would remove the bad team from state posts and launch investigations into property owned by public officials.

    He has also pledged that the list would speed up reforms needed for Serbia’s membership in the European Union, while the final decision on membership would be made through the referendum.

    Shoskiq has criticised Western sanctions against Russia and has asked Brussels to review its approach to the Kremlin.

    Ilija Sardanovic

    Ilija Srdanovic is a cardiologist and professor at Novi Sad University. He is 56 years old, and in September he was appointed student List bearer.

    Srdanovic has not ruled out the possibility of taking over the prime minister, but has said the list has more than one candidate for each post.

    According to him, political grouping will give priority to the fight against organised crime and corruption.

    He has backed Serbia’s claims on Kosovo and said the decision on Serbia’s possible EU membership will be taken by citizens.

    Dejan Bodiroga

    Dejan Bodiroga, former basketball star, is currently president of the basketball Euroleague, headquartered in Spain.

    Serbian media have named 53-year-old as the list’s best-known name, though its political stance remains unclear.

    He has condemned the treatment of protesters students by the government and their presentation as terrorists.

    During the protest rally, he has called on protesters to fight for freedom, for dignity, for a society where there will be no hatred or division, but mutual respect, justice and solidarity.

    Estela Randojq Zivkov

    Estela Randojq Zivkov is a cultural heritage expert who became one of the main figures of the scandal that erupted over plans to build a hotel with brand Trump at the site of the General Staff building in Belgrade, damaged by NATO bombings.

    As deputy director of the Republican Institute for Protection of Cultural Monuments in Serbia, Zivkov accused the government of violating the law on cultural heritage to pave the way for the project. Later, she was dismissed from the post of deputy director.

    She has said her priority in a Student List government will be to bring independence and professional integrity into the institutions of protection of heredity, as well as ensure that experts can make decisions solely under law and professional rules, without political and economic pressures.

    Zoran Gjajic

    Engineer Zoran Gjajic was among the first to publicly blame corruption for the deadly collapse of the railway station’s shelter in Novi Sad.

    During his commitment to this facility as a consultant for stone work, which ended in 2023 he photographed and reported what he considered to be the weak quality of the work that posed a danger.

    Gjajic, 71, has voiced sharp criticism of former Serbian leader Aleksandar Vuciq.

    He was arrested in April 2025, after urging people to vote for the then president’s death sentence.

    After winning the Student List in the election, he vowed that Vuciq would face charges of high treason and wrote that the time of truth and justice is coming!

    Tihomir Stanic

    Tihomir Stanic is an actor born on the territory of Bosnia and Herzegovina today, which has played in more than 130 film and television productions.

    In October 2025, the 65-year-old actor resigned from the Academy of Arts in Belgrade, along with several colleagues, because of what he described as a serious violation of the practice and academic integrity, which culminated in threats against students.

    The veteran actor has called for the removal of political influence from Serbia’s cultural institutions and has said that the Vuciqi government began to determine who would run the theatre, how it would work, who would work and who would not, who would be given an opportunity and who would be punished. /REL/

  • Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

    Kush është në krye? Figurat e lëvizjes politike të mbështetur nga studentët në Serbi

    Lista Studentore, një grupim politik me 250 përfaqësues që sapo fitoi zgjedhjet parlamentare në Serbi, ka shmangur qëllimisht përcaktimin e një udhëheqësi.

    Ndërsa ende nuk dihet se kush do të jetë kryeministri i Serbisë, më poshtë janë disa nga personalitetet e njohura që përfaqësojnë këtë lëvizje.

    Dejan Shoshkiq

    Dejan Shoshkiq është ekonomist dhe ka shërbyer si guvernator i Bankës Kombëtare të Serbisë nga viti 2010 deri më 2012.

    Ai është ndër të paktët anëtarë të listës me përvojë në poste të larta shtetërore.

    Që nga dorëheqja nga Banka Kombëtare, ai e ka denoncuar shpesh korrupsionin në vend, për të cilin ka thënë se është “shumë më i përhapur [në Serbi] sesa në vendet fqinje”.

    Who’s in charge? Images of political movement supported by students in Serbia

    Shoshkiq, 59 vjeç, është zotuar se një qeveri e Listës Studentore do t’i largojë “kuadrot e këqija” nga postet shtetërore dhe do të nisë hetime për pronat në zotërim të zyrtarëve publikë.

    Ai është zotuar, gjithashtu, se lista do t’i përshpejtojë reformat e nevojshme për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, ndërsa vendimi përfundimtar për anëtarësim do të merrej përmes referendumit.

    Shoshkiq i ka kritikuar sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe ka kërkuar që Brukseli ta rishikojë qasjen ndaj Kremlinit.

    Ilija Srdanoviq

    Ilija Srdanoviq është kardiolog dhe profesor në Universitetin e Novi Sadit. Ai është 56 vjeç dhe në shtator u emërua bartës i Listës Studentore.

    Srdanoviq nuk e ka përjashtuar mundësinë që të marrë postin e kryeministrit, por ka thënë se lista ka “më shumë se një kandidat për secilin post”.

    Sipas tij, grupimi politik do t’i japë përparësi luftës kundër “krimit të organizuar dhe korrupsionit”.

    Ai i ka mbështetur pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës dhe ka thënë se vendimin për anëtarësimin e mundshëm të Serbisë në BE “do ta marrin qytetarët”.

    Dejan Bodiroga

    Dejan Bodiroga, ish-yll i basketbollit, aktualisht është president i Euroligës së Basketbollit, me seli në Spanjë.

    Mediat serbe e kanë cilësuar 53-vjeçarin si “emrin më të njohur” të listës, ndonëse qëndrimet e tij politike mbeten të paqarta.

    Ai e ka dënuar trajtimin e protestuesve studentë nga qeveria dhe paraqitjen e tyre si “terroristë”.

    Gjatë tubimeve protestuese, ai u ka bërë thirrje protestuesve të “luftojnë për liri, për dinjitet, për një shoqëri ku nuk do të ketë urrejtje apo përçarje, por respekt të ndërsjellë, drejtësi dhe solidaritet”.

    Estela Radonjiq Zhivkov

    Estela Radonjiq Zhivkov është eksperte e trashëgimisë kulturore, e cila u bë një nga figurat kryesore të skandalit që shpërtheu lidhur me planet për ndërtimin e një hoteli me markën Trump në vendin ku ndodhet ndërtesa e Shtabit të Përgjithshëm në Beograd, e dëmtuar nga bombardimet e NATO-s.

    Si zëvendësdrejtoreshë e Institutit Republikan për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Serbi, Zhivkov e akuzoi qeverinë se kishte shkelur ligjin për trashëgiminë kulturore për t’i hapur rrugë projektit. Më pas, ajo u shkarkua nga posti i zëvendësdrejtoreshës.

    Ajo ka thënë se përparësia e saj në një qeveri të Listës Studentore do të jetë “rikthimi i pavarësisë dhe integritetit profesional në institucionet e mbrojtjes së trashëgimisë”, si dhe garantimi që ekspertët të mund të marrin vendime “vetëm në bazë të ligjit dhe rregullave të profesionit, pa presione politike dhe ekonomike”.

    Zoran Gjajiq

    Inxhinieri Zoran Gjajiq ishte ndër të parët që fajësoi publikisht korrupsionin për shembjen vdekjeprurëse të strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.

    Gjatë angazhimit të tij në këtë objekt si konsulent për punimet me gur — që përfundoi më 2023 — ai fotografoi dhe raportoi atë që e konsideronte cilësi të dobët të punimeve, që përbënte rrezik.

    Gjajiq, 71 vjeç, ka shprehur kritika të ashpra ndaj ish-udhëheqësit serb, Aleksandar Vuçiq.

    Ai u arrestua në prill të vitit 2025, pasi u bëri thirrje njerëzve të votonin për dënimin me vdekje të presidentit të atëhershëm.

    Pas fitores së Listës Studentore në zgjedhje, ai u zotua se Vuçiq do të përballej me akuza për tradhti të lartë dhe shkroi se “po vjen koha e së vërtetës dhe e drejtësisë!”.

    Tihomir Staniq

    Tihomir Staniq është aktor i lindur në territorin e Bosnje e Hercegovinës së sotme, i cili ka luajtur në më shumë se 130 prodhime filmike dhe televizive.

    Në tetor të vitit 2025, aktori 65-vjeçar dha dorëheqje nga Akademia e Arteve në Beograd, bashkë me disa kolegë, për shkak të asaj që e përshkruan si “shkelje të rëndë të praktikës dhe integritetit akademik, që kulmoi me kërcënime ndaj studentëve”.

    Aktori veteran ka kërkuar largimin e ndikimit politik nga institucionet kulturore të Serbisë dhe ka thënë se qeveria e Vuçiqit “filloi të përcaktonte se kush do ta drejtonte teatrin, si do të funksiononte ai, kush do të punonte e kush jo, kujt do t’i jepej një mundësi dhe kush do të ndëshkohej”. /REL/

  • Haxhiu expected at state ceremony in northern Macedonia

    The head of the Republic of Kosovo’s Parliament, Albulen Haxhiu, has launched an official visit to northern Macedonia, where she is hosted by state ceremonies by her counterpart, the chairman of the Northern Macedonia Assembly, Africa Gashi.

    She willW ketW Meetings also with North Macedonia President Gordana Silljanovska-Davidkova and Prime Minister Hristian Mickoski.

    She will also meet with mayors of Albanian majority, while the visiting programme includes a visit to the Museum of Contemporary Art.

    Source Layer: RTKLive

  • They’re after the triumph: Baierney made me a player, a man and a better leader

    The English attacker, in his speech in London, admitted that he was almost speechless, calling this moment something special.

    I’m almost speechless. Being here in London is something really special. I felt like everything was a good omen for me, Kane said.

    He also had special words for coach Vincent Company, who wished him quick recovery.

    For Vinnie, I know she’s home, or maybe still in the hospital. I wish him quick recovery, and I hope this gave him some energy, the English assailant said.

    Kane stressed that the Bayern Munichu period has helped him to grow not only as football player but also as a person and leader.

    Since I joined you, I have improved as a player, as a human and as a leader. I’m glad I’m taking this trophy to Baierni, he said.

    The attacker did not forget his associates in England’s nationals, naming last year a special period, despite not all expectations.

    We’ve had a special year. It wasn’t a perfect year, but we had a lot of good times. It was an honor to lead you as captain, Kane stressed.

    Finally, he also thanked Tottenham, the club where he spent an important part of his career and laid the foundation for his success.

    Without Tottenham, I probably wouldn’t be where I am today. You gave me the chance to live my dream. All the ups and downs during that journey have led me to this moment, Kane finished.

    Source Layer: RTKLive

  • Kane pas triumfit: Bayerni më ka bërë lojtar, njeri dhe lider më të mirë

    Kane pas triumfit: Bayerni më ka bërë lojtar, njeri dhe lider më të mirë

    Sulmuesi anglez, në fjalimin e tij në Londër, pranoi se kishte mbetur pothuajse pa fjalë, duke e cilësuar këtë moment si diçka të veçantë.

    “Kam mbetur pothuajse pa fjalë. Të jem këtu në Londër është diçka vërtet e veçantë. Më dukej sikur gjithçka ishte një ogur i mirë për mua”, u shpreh Kane.

    Ai pati fjalë të veçanta edhe për trajnerin Vincent Kompany, të cilit i uroi shërim të shpejtë.

    “Për Vinnie-n (Kompany), e di që është në shtëpi, ose ndoshta ende në spital. I uroj shërim të shpejtë dhe shpresoj që kjo t’i ketë dhënë pak energji”, tha sulmuesi anglez.

    Kane theksoi se periudha te Bayern Munichu e ka ndihmuar të rritet jo vetëm si futbollist, por edhe si person dhe lider.

    “Që kur jam bashkuar me ju, jam përmirësuar si lojtar, si njeri dhe si lider. Jam i lumtur që po e çoj këtë trofe te Bayerni”, deklaroi ai.

    Sulmuesi nuk i harroi as bashkëlojtarët e tij në kombëtaren e Anglisë, duke e cilësuar vitin e kaluar si një periudhë të veçantë, pavarësisht se jo gjithçka shkoi sipas pritshmërive.

    “Kemi kaluar një vit të veçantë. Nuk ishte viti i përsosur, por patëm shumë momente të bukura. Ishte nder për mua t’ju udhëheq si kapiten”, theksoi Kane.

    Në fund, ai falënderoi edhe Tottenhamin, klubin ku kaloi një pjesë të rëndësishme të karrierës dhe ku hodhi themelet e suksesit të tij.

    “Pa Tottenhamin, me siguri nuk do të isha këtu ku jam sot. Më dhatë mundësinë ta jetoj ëndrrën time. Të gjitha ulje-ngritjet gjatë atij rrugëtimi më kanë çuar deri në këtë moment”, përfundoi Kane.

    Burimi: RTKLive

  • Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut

    Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut

    Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.

    Ajo do të ketë takime edhe me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

    Ajo do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare, ndërsa programi i vizitës përfshin edhe një vizitë në Muzeun e Artit Bashkëkohor.

    Burimi: RTKLive

  • Arrestohet një burrë në Pejë për kanosje ndaj ish-bashkëshortes dhe dëmtim të pronës

    Arrestohet një burrë në Pejë për kanosje ndaj ish-bashkëshortes dhe dëmtim të pronës

    Një person është arrestuar në Pejë nën dyshimin për kanosje dhe dhunë në familje.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, më 25 tetor, rreth orës 15:20, i dyshuari e kishte kanosur përmes telefonit ish-bashkëshorten e tij. Ndërkaq, më 26 tetor, ai dyshohet se i kishte dëmtuar xhamat e shtëpisë së nënës së viktimës.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Burimi: Dukagjini

  • 6 vjet në qeli, Hysri Selimit i vërtetohet dënimi për spiunazh

    6 vjet në qeli, Hysri Selimit i vërtetohet dënimi për spiunazh

    6 vjet në qeli, Hysri Selimit i vërtetohet dënimi për spiunazh

    Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin Hysri Selimi ishte dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh.

    Gjykata e shkallës së dytë i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e palëve.

    “REFUZOHEN si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe e mbrojtësit të akuzuarit Hysri Selimi, avokat Ali Beka, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special PS.nr.55/2025 i datës 15.06.2026, VËRTETOHET”, thuhet në vendimin e Apelit të përpiluar më 23 tetor 2026.

    Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 15 qershor 2026, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj Selimit, duke e dënuar me 6 vjet burgim për spiunazh.

    Apeli gjen se aktgjykimi i ankimuar nuk është përfshirë me shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat do të kushtëzonin anulimin e saj.

    Sipas Apelit, aktgjykimi i Themelores është i qartë dhe nuk ka kundërthënie në mes arsyetimit dhe vendimit mbi gjykimin e të akuzuarit.

    Shkalla e dytë thekson se atgjykimi i ankimuar është hartuar siç e detyron dispozita e nenit 369 të Kodit të Procedurës Penale, ashtu që arsyet që i ka dhënë gjykata e shkallës së parë në arsyetimin e aktgjykimit nuk janë në kundërshtim me përmbajtjen e shkresave të lëndës dhe provave të administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor.

    Shkalla e dytë thekson se nga provat e administruara rrjedh se ishte pikërisht AKI që e kishte ndihmuar hetimin ndaj të akuzuarit për veprën për të cilën akuzohet.

    Apeli konstaton se me provat e administruara gjatë shqyrtimit gjyqësor, është vërtetuar se i akuzuari ka qenë në komunikim me zyrtarët e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë e njohur si BIA, dhe ka ndarë informacione të ndryshme lidhur me aktivitetet e pjesëtarëve të UÇK-së, vrasjet gjatë luftës, për personat e radikalizuar, pjesëmarrjen e tyre në luftën në Siri.

    “Gjithashtu është bërë pjesë e organizatës terroriste ISIS pasi që kishte udhëtuar për në Siri, me mision të caktuar nga BIA, që ti informoj me numrin e pjesëmarrësve shqiptar në ISIS. Edhe pas vuajtjes së dënimit lidhur me pjesëmarrjen e tij në organizata terroriste, kishte vazhduar komunikimet me pjesëtarët e BIA-së dhe ishte takuar vazhdimisht me ta në territorin e Republikës së Serbisë”, thuhet në vendim.

    Për këtë, thuhet që i akuzuari ishte paguar deri në 700 euro në muaj, si dhe ishte furnizuar me telefona të mençur nga BIA, me të cilët kishte komunikuar me zyrtarët e BIA-së.

    Sipas Apelit, pretendimi i mbrojtjes se i akuzuari që nga kthimi nga Siria ka vepruar në koordinim me personat përgjegjës të AKI dhe se të gjitha veprimet që i ka ndërmarr sipas udhëzimeve të tyre, është pretendim i pabazuar në asnjë prove.

    “Nga shkresat e lëndës nuk ka asnjë provë që dëshmon se i akuzuari ka qenë i rekrutuar nga AKI, por që hetimet ndaj të akuzuarit kishin filluar pasi që AKI e kishte paraqitur në polici të akuzuarin dhe kishte filluar vëzhgimi i tij për derisa takohej dhe komunikonte me zyrtarët e BIA-së”, vlerëson Apeli.

    Në deklaratën e dhënë në Prokurori, thuhet se i akuzuari nuk e kishte theksuar në asnjë moment se ka bashkëpunuar me AKI, apo ndonjë pseudonim të ndonjë personi që ka bashkëpunuar apo që ka qenë i udhëzuar nga ta, për të ndërmarrë veprimet inkriminuese për të cilat është akuzuar.

    Apeli thotë se i akuzuari kishte bashkëpunuar me Prokurorinë dhe kishte pranuar të gjithë bashkëpunimin e tij me BIA-në serbe përgjatë viteve, kishte pranuar secilin veprim të tij, pagesat që i ka pranuar dhe kishte shprehur pendim për veprimet e tij. Por, në asnjë pjesë të deklarimit nuk ka theksuar se ka qenë i udhëzuar nga AKI që t’i ndërmarrë ato veprime.

    Më tej, në vendim thuhet se vepra penale për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor – spiunazhi, nuk kërkon ndarjen e informatave të klasifikuara, por vetëm hyrjen në shërbimin informativ të huaj, mbledhjen e të dhënave apo në ndonjë mënyrë tjetër të ndihmojë punën e shërbimit të tillë, e që në rastin konkret janë përmbushur elementet e kësaj vepre penale me vetë hyrjen dhe ndarjen e informatave që i kanë kërkuar, duke vepruar sipas udhëzimeve të tyre dhe duke ndihmuar BIA-n.

    Ndërkaq, vlerëson se pretendimet e Prokurorisë Speciale për një dënim më të ashpër nuk janë të bazuara. /Betimipërdrejtësi

  • Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se keqtrajtoi vajzën e mitur të bashkëshortes

    Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se keqtrajtoi vajzën e mitur të bashkëshortes

    Arrestohet një person në Klinë, dyshohet se keqtrajtoi vajzën e mitur të bashkëshortes

    Një person është arrestuar në Klinë, nën dyshimin se ka keqtrajtuar vajzën e mitur të bashkëshortes së tij.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar nga organet kompetente, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton Klankosova.tv.

    KEQTRAJTIM I FËMIJËS – Klinë 26.10.2026-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar  vajzën e mitur të  bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.