Blog

  • E kanosi ish-bashkëshorten, pastaj ia dëmtoi xhamat e shtëpisë së nënës së saj – arrestohet në Pejë

    E kanosi ish-bashkëshorten, pastaj ia dëmtoi xhamat e shtëpisë së nënës së saj – arrestohet në Pejë

    E kanosi ish-bashkëshorten, pastaj ia dëmtoi xhamat e shtëpisë së nënës së saj – arrestohet në Pejë

    Një person është arrestuar në Pejë, nën dyshimin për kanosje dhe dhunë në familje.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 25 tetor, rreth orës 15:20, kur i dyshuari, mashkull kosovar, përmes telefonit kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij.

    Ndërkaq, më 26 tetor, i dyshuari dyshohet se i kishte dëmtuar xhamat e shtëpisë së nënës së viktimës, transmeton Klankosova.tv.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    KANOSJE & DHUNË NË FAMILJE – Pejë  25.10.2026 – 15:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që përmes telefonit kishte kanosur ish bashkëshorten e tij, ndërsa më 26.10.2026 i kishte dëmtuar xhamat e shtëpisë së nënës së viktimës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

  • Nëna kërkon ndihmë nga Policia, i zhduket vajza e mitur në Gjilan

    Nëna kërkon ndihmë nga Policia, i zhduket vajza e mitur në Gjilan

    Nëna kërkon ndihmë nga Policia, i zhduket vajza e mitur në Gjilan

    Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur në lagjen Dardania të Gjilanit.

    Sipas raportit të Policisë, të hënën rreth orës 19:10, nëna ka njoftuar autoritetet se vajza e saj e mitur nuk është kthyer në shtëpi dhe se nuk dihet vendndodhja e saj, transmeton Klankosova.tv.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

  • Çka gjeti Policia në shtëpinë e të dyshuarit për rastin e rëndë në Pejë?

    Çka gjeti Policia në shtëpinë e të dyshuarit për rastin e rëndë në Pejë?

    Çka gjeti Policia në shtëpinë e të dyshuarit për rastin e rëndë në Pejë?

    Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë sekuestruar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, pajisje të armës, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë, transmeton Klankosova.tv

    Rasti po hetohet nga organet kompetente, ndërsa i dyshuari, sipas Policisë, vazhdon të jetë në arrati.

    Ndërkohë, sot në orën 15:00 do të mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt, në fshatin e saj të lindjes, Radac të Pejës./Klankosova.tv

  • Gjendet një person me lëndime të rënda trupore në Deçan, dërgohet në QKUK

    Gjendet një person me lëndime të rënda trupore në Deçan, dërgohet në QKUK

    Gjendet një person me lëndime të rënda trupore në Deçan, dërgohet në QKUK

    Një person është gjetur i shtrirë në tokë me lëndime të rënda trupore në fshatin Baballoç të Deçanit.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të hënën, më 26 tetor, rreth orës 14:40, transmeton Klankosova.tv.

    Viktima, mashkull kosovar, është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në gjendje të rëndë shëndetësore, sipas mjekut kujdestar.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa rasti është duke u hetuar.

     LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Fsh. Baballoç, Deçan26.10.2026-14:40. Dëshmitari mashkull kosovar, kishte gjetur viktimën mashkull kosovar, të shtrirë në tokë me lëndime të rënda trupore. Viktima në gjendje të rëndë shëndetësore sipas mjekut kujdestar është dërguar në QKUK. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti është duke u hetuar.

  • Keqtrajtoi vajzën e gruas, arrestohet i dyshuari në Klinë

    Keqtrajtoi vajzën e gruas, arrestohet i dyshuari në Klinë

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të keqtrajtimit të fëmijës që ka ndodhur në Klinë.

    Policia njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    “Klinë 26.10.2026-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte keqtrajtuar vajzën e mitur të bashkëshortes së tij”, thuhet në raport.

    I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

  • MASh shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

    MASh shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka hapur zyrtarisht konkursin për mbështetje financiare ndaj studentëve që i përkasin komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian për vitin akademik 2026–2027. Kjo masë synon lehtësimin e arsimimit të lartë dhe integrimin e të rinjve nga këto komunitete në sistemin universitar publik të Republikës së Kosovës.

    Sipas njoftimit zyrtar të ministrisë, mbështetja financiare kap vlerën deri në 1,000 euro për student/e. Konkursi është bazuar në kuadrin ligjor për arsimin e lartë dhe udhëzimin administrativ për krijimin e skemave të mbështetjes financiare për studentët.

    Kushtet dhe kriteret e aplikimit

    Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

    • Duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës;
    • Të jenë pjesëtarë të komunitetit rom, ashkali ose egjiptian;
    • Të jenë të regjistruar për herë të parë në vitin e parë të studimeve baçelor në një nga universitetet publike të Kosovës për vitin akademik 2026–2027;
    • Të zotërojnë një llogari bankare personale aktive në njërën nga bankat që operojnë në Kosovë;
    • Të mos jenë përfitues të ndonjë burse tjetër nga skemat e MAShT-it brenda të njëjtit vit akademik.

    Dokumentet e nevojshme dhe procedura e aplikimit

    Kandidatët e interesuar duhet të ngarkojnë dokumentacionin e kërkuar:

    1. Dëshminë e regjistrimit në fakultet (fletëregjistrimin);
    2. Formularin e plotësuar të vetëdeklarimit mbi përkatësinë etnike;
    3. Kopjen e skanuar të letërnjoftimit;
    4. Konfirmimin zyrtar për llogarinë bankare personale aktive.

    Aplikimi kryhet tërësisht në rrugë elektronike përmes platformës shtetërore e-Kosova (https://ekosova.rks-gov.net/434). Nga ministria bëhet e ditur se aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh gjatë procesit të shqyrtimit nga komisioni përkatës.

    Afati i aplikimit

    Thirrja publike është hapësirë e hapur për 15 ditë kalendarike. Processi i aplikimit ka filluar më 26 tetor 2026 dhe do të mbyllet zyrtarisht më 9 nëntor 2026, në orën 16:00.

    Lista e studentëve përfitues do të publikohet në uebfaqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës pas përfundimit të procedurave të verifikimit. MAShT ka bërë të ditur gjithashtu se ruan të drejtën e verifikimit të detajuar të të dhënave për të shmangur rastet e regjistrimeve të përsëritura. /Telegrafi/

  • Vrasja e Arlinda Zekajt - sekuestrohen armë, municion dhe 115 gëzhoja në shtëpinë e të dyshuarit

    Vrasja e Arlinda Zekajt – sekuestrohen armë, municion dhe 115 gëzhoja në shtëpinë e të dyshuarit

    Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe mjetesh të tjera gjatë kontrollit të shtëpisë së një të dyshuari në fshatin Vitomiricë të Pejës, në kuadër të hetimeve për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Sipas raportit shtesë të Policisë, rasti është iniciuar si “Vrasje e rëndë”, ndërsa më 25 tetor 2026, në orën 21:02, janë raportuar detaje lidhur me veprimet hetimore të ndërmarra nga organet e rendit.

    Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, mashkull kosovar, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar disa dëshmi materiale, përfshirë një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë dhe disa pajisje të armës.

    Po ashtu, gjatë këtij operacioni janë sekuestruar tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë. Të gjitha këto sende janë marrë nga Policia në kuadër të veprimeve hetimore lidhur me rastin.

    Sekuestrimi i këtyre mjeteve vjen në vazhdën e hetimeve për vrasjen e Arlinda Zekajt, ndërsa mbetet të sqarohet nëse dhe në çfarë mënyre sendet e gjetura mund të ndërlidhen me ngjarjen.

    Autoritetet pritet të vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e vrasjes dhe për të siguruar prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rastit.

    Vrasja e Arlinda Zekajt, e cila ndodhi më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka nxitur reagime të shumta dhe ka rikthyer në vëmendje çështjen e mbrojtjes së grave nga dhuna dhe përgjegjësinë e institucioneve në trajtimin e rasteve të tilla.

    Një ditë pas vrasjes, më 26 tetor, Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e Zekajt, rastet e tjera të vrasjes së grave, dhunën në familje dhe përgjegjësinë institucionale.

    Gjatë diskutimeve në Kuvend, deputetët kërkuan që të shqyrtohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve përgjegjëse, ndërsa u ngrit edhe iniciativa për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar për të trajtuar zinxhirin e përgjegjësisë institucionale në këtë rast. /Telegrafi/

  • LEX ready to begin sessions on Arblind Pireva for the murder of Redula on Sun Coast

    Today, the Heavy Crimes Department is expected to hold court hearings on Arblind Pireva in the case of Agron Hajdari’s assassination, known as the nickname “Radula”, the Signal newspaper reports.

    The event took place on May 27, 2026, about 20:35, on Berisha Street, in Pristina’s Sun Coast district. Hajdari was shot with a firearm and sustained head, chest, and back wounds. The emergency team had recorded its death at the scene.

    After the event, Piraeus had left, and was later used by police investigators. According to the previous signal report, he was presented in the presence of the lawyer, and during the interview he accepted the work done. Initially, at the prosecutor’s decision, it was banned for 48 hours.

    On May 29th, the Constitutional Court in Pristina had approved the prosecution’s request, and to Piraeus it had scheduled a month of detention. The court had estimated that there was danger of escape and obstruction of procedure through influence on witnesses or intervention in evidence.

    Under the investigation, the prosecution had announced that videos of security cameras were provided to whiteen the murder circumstances. The K9 unit was also engaged in tracking the suspects and the victim’s movements, while the lifeless body was sent to the Institute of Legal Medicine.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Lack of security measures, Central Labour Inspectorate bans works at construction facility in Gjilan

    Central Labour Inspectorate through a report on the social Facebook network has revealed that during inspection at a construction facility in the municipality of Gjilan, it has found incorrigibly out of action in the business sector ( SSHP.

    Because of these irregularities, the Central Labour Inspectorate has made a decision to stop the work in the facility, to eliminate irregularities and take necessary measures to ensure the safety and health of workersIt says on the notice of the Inspectorate.

    The Central Labour Inspectorate has further indicated that it remains committed to monitoring implementation of legislation in force and preventing risks in the workplace.

    Work rights are no privilege! )

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan

    Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan

    Mungesa e masave të sigurisë, Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan

    Inspektorati Qendror i Punës përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se gjatë inspektimit në një objekt ndërtimi në komunën e Gjilanit, ka konstatuar parregullësi në mosmarrjen e masave për Siguri dhe Shëndet në Punë (SSHP).

    “Për shkak të këtyre parregullësive, Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e punimeve në objekt, deri në eliminimin e parregullësive dhe marrjen e masave të nevojshme për garantimin e sigurisë dhe shëndetit të punëtorëve”, thuhet në njoftimin e inspektoriatit.

    Inspektorati Qendror i Punës tutje ka bërë të ditur se mbetet i përkushtuar në mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit në fuqi dhe parandalimin e rreziqeve në vendin e punës.

    “Të drejtat e punës nuk janë privilegj!”

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali