Blog

  • Yamal fiton çmimin për talentin më të mirë, por befason me deklaratën

    Yamal fiton çmimin për talentin më të mirë, por befason me deklaratën

    Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka fituar çmimin për talentin më të mirë të ri në ceremoninë e ‘Topit të Artë 2026’, por deklarata e tij pas pranimit të çmimit ka tërhequr vëmendje të madhe.

    19-vjeçari spanjoll, i cili vazhdon të konfirmojë talentin e tij në skenën më të madhe të futbollit, ka befasuar të pranishmit duke deklaruar se çmimin do të dëshironte ta fitonte bashkëlojtari i tij te Barcelona, Pau Cubarsi.

    Gjatë fjalimit të tij, Yamal vlerësoi lart mbrojtësin spanjoll, duke theksuar se ai e meritonte këtë vlerësim.

    “Do të doja që shoku im i skuadrës, Cubarsi, të ishte këtu. Ky çmim duhej të ishte i tij. Do të doja që ai ta kishte fituar”, deklaroi Yamal.

    Talenti i Barcelonës nuk harroi të falënderonte klubin dhe Kombëtaren e Spanjës, ndërsa theksoi se synon të vazhdojë të fitojë trofe dhe çmime individuale.

    “Dua të falënderoj klubin tim dhe ekipin tim kombëtar. Duhet të vazhdoj të punoj për të fituar tituj ekiporë dhe individualë si ky”, shtoi ai.

    Kur u pyet nëse ky ishte çmimi që dëshironte të fitonte gjatë mbrëmjes, Yamal përsëriti edhe një herë vlerësimin e tij për bashkëlojtarin.

    “Do të doja që ky të ishte për Cubarsin”, u përgjigj shkurtimisht spanjolli.

    Kjo deklaratë dëshmon respektin e madh që Yamal ka për bashkëlojtarin e tij, me të cilin konsiderohen ndër talentet më premtuese të Barcelonës dhe futbollit spanjoll. /Telegrafi/

  • She went to the police to hand over a gun she says found on the property of her late uncle 46-year-old in Pristina ends up as a suspect

    A woman from Pristina, who was voluntarily submitted to the police to hand over a firearm claiming to have found on her late uncle’s property, has been interviewed in the quality of the suspect’s unauthorised possession of the weapon, the Signal newspaper reports.

    Signal sources suggest it’s about V. L, 46-year-old, which was presented at the North Police Station in Pristina on October 26, 2026.

    According to information provided, she had handed over a Parabellum – type pistol along with a clip and a bullet.

    During the interview, Lezi has stated that the weapon had been found in an object inside the courtyard of her late uncle’s house in the village of Shkaby.

    Pistols, clippers and bullets were seized by the crime-technical unit for further procedures.

    Although the weapon was delivered at its initiative, 46-year-old was interviewed in the quality of the suspect, while after consulting the State Attorney the case has been initiated for criminal work possession, control or unauthorized possession of the weapon.

    After the interview ended, it was released in regular procedure.

    The circumstances of finding the weapon and the issue of eventual criminal responsibility remain to be assessed during the procedure.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • He denounced him for violence and deportation, but the husband allegedly attacked him again after two days. He was arrested 29-year-old in Kamenica.

    A repeat case of domestic violence has been recorded in the village of Busavat in Kamenica, where a 21-year-old woman has reported that her husband has again exercised violence against her, just two days after having denounced her to the police for domestic violence and rowage, the Signal newspaper reports.

    According to information from the signal, the victim, A.K. About 21, she had sought police assistance on October 23, 2026, about 22: 00 p.m., reporting violence and alleged threats from her husband, E.M. About 31.

    After the indictment, the police had announced the State Attorney and, on his orders, criminal cases for the families had been initiated.

    However, just two days later, on October 25, about 09:00, 29-year-old allegedly again committed violence against his wife.

    The repeat case has prompted police to contact the prosecution again, which has this time ordered the arrest of the suspect for 48 hours.

    The event raises questions about whether after the first indictment the risks for the victim were assessed and enough measures were taken to prevent the repetition of violence.

    From information provided does not result in what safeguards, if there were any, were taken after the October 23rd report.

    The case is being handled by competent bodies, while investigations will determine the circumstances and eventual criminal responsibility.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • E denoncoi për dhunë e kanosje, por bashkëshorti dyshohet se e sulmoi sërish pas dy ditësh – arrestohet 29-vjeçari në Kamenicë

    E denoncoi për dhunë e kanosje, por bashkëshorti dyshohet se e sulmoi sërish pas dy ditësh – arrestohet 29-vjeçari në Kamenicë

    E denoncoi për dhunë e kanosje, por bashkëshorti dyshohet se e sulmoi sërish pas dy ditësh – arrestohet 29-vjeçari në Kamenicë

    Një rast i përsëritur i dhunës në familje është regjistruar në fshatin Busavatë të Kamenicës, ku një grua 21-vjeçare ka raportuar se bashkëshorti i saj ka ushtruar sërish dhunë ndaj saj, vetëm dy ditë pasi e kishte denoncuar në Polici për dhunë në familje dhe kanosje, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, viktima, A.K. rreth 21 vjeçe, kishte kërkuar ndihmën e Policisë më 23 tetor 2026, rreth orës 22:00, duke raportuar dhunën dhe kërcënimet e dyshuara nga bashkëshorti i saj, E.M. rreth 31 vjeçe.

    Pas denoncimit, Policia kishte njoftuar Prokurorin e Shtetit dhe, me urdhër të tij, ishte iniciuar rast penal për “Dhunë në familje” dhe “Kanosje”.

    Megjithatë, vetëm dy ditë më vonë, më 25 tetor, rreth orës 09:00, 29-vjeçari dyshohet se ka ushtruar përsëri dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Rasti i përsëritur ka bërë që Policia të kontaktojë sërish Prokurorinë, e cila këtë herë ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

    Ngjarja ngre pyetje nëse pas denoncimit të parë ishin vlerësuar rreziqet për viktimën dhe nëse ishin ndërmarrë masa të mjaftueshme për të parandaluar përsëritjen e dhunës.

    Nga informacionet e siguruara nuk rezulton se çfarë masash mbrojtëse, nëse ka pasur të tilla, ishin ndërmarrë pas raportimit të 23 tetorit.

    Rasti po trajtohet nga organet kompetente, ndërsa hetimet do të përcaktojnë rrethanat dhe përgjegjësinë eventuale penale.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shkoi vetë në Polici për ta dorëzuar një pistoletë që thotë se e gjeti në pronën e xhaxhait të ndjerë – 46-vjeçarja në Prishtinë përfundon si e dyshuar

    Shkoi vetë në Polici për ta dorëzuar një pistoletë që thotë se e gjeti në pronën e xhaxhait të ndjerë – 46-vjeçarja në Prishtinë përfundon si e dyshuar

    Shkoi vetë në Polici për ta dorëzuar një pistoletë që thotë se e gjeti në pronën e xhaxhait të ndjerë – 46-vjeçarja në Prishtinë përfundon si e dyshuar

    Një grua nga Prishtina, e cila ishte paraqitur vullnetarisht në Polici për të dorëzuar një armë zjarri që pretendonte se e kishte gjetur në pronën e xhaxhait të saj të ndjerë, është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës për posedim të paautorizuar të armës, raporton Gazeta Sinjali.

    Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se bëhet fjalë për V. L, 46-vjeçare, e cila më 26 tetor 2026, rreth orës 12:00, ishte paraqitur në Stacionin Policor Veriu në Prishtinë.

    Sipas informacioneve të siguruara, ajo kishte dorëzuar një pistoletë të tipit Parabellum, së bashku me një karikator dhe një fishek.

    Gjatë intervistimit, Lezi ka deklaruar se armën e kishte gjetur në një objekt brenda oborrit të shtëpisë së xhaxhait të saj të ndjerë, në fshatin Shkabaj.

    Pistoleta, karikatori dhe fisheku janë sekuestruar nga njësia e krim-teknikës për procedurat e mëtejshme.

    Ndonëse arma ishte dorëzuar me iniciativën e saj, 46-vjeçarja është intervistuar në cilësinë e të dyshuarës, ndërsa pas konsultimit me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

    Pas përfundimit të intervistimit, ajo është liruar në procedurë të rregullt.

    Rrethanat e gjetjes së armës dhe çështja e përgjegjësisë eventuale penale mbeten për t’u vlerësuar gjatë procedurës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Ngjarja në Vitomiricë, Kajtazi: Përgjegjës është shteti, ka prova (VIDEO)

    Ngjarja në Vitomiricë, Kajtazi: Përgjegjës është shteti, ka prova (VIDEO)

    Ngjarja në Vitomiricë, Kajtazi: Përgjegjës është shteti, ka prova (VIDEO)

    Opinionisti Vehbi Kajtazi, ka kritikuar ashpër institucionet shtetërore për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në fshatin Vitomiricë të Pejës.

    Ai në emisionin Rubikon në Klan Kosova, deklaroi se Arlinda Zekaj u vra nga shteti dhe se për këtë siç tha Kajtazi ka prova.

    “Ironikisht këtu përfshihen edhe njerëz që kanë kompetencë, përtej detyrës së tyre por që lidhen me këtë koordinimin nacional kundër dhunës në familje”, deklaroi Kajtazi.

    Ndiqni deklarimin e plotë:

  • Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave

    Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave

    Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave

    Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore, e cila trajton vrasjen e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet e tjera të vrasjes së grave dhe dhunën në familje ndaj grave dhe fëmijëve.

    Rezoluta adreson edhe përgjegjësinë e institucioneve për parandalimin e këtyre dukurive dhe mbrojtjen e viktimave të dhunës.

    Në votimin në Kuvend, rezoluta mori 67 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

  • Rritet pothuajse para syve dhe shumohet lehtë: Kjo bimë e bukur kërkon vetëm të shmangni një gabim

    Rritet pothuajse para syve dhe shumohet lehtë: Kjo bimë e bukur kërkon vetëm të shmangni një gabim

    Gjethet me nuanca të gjelbra, argjendta, vjollcë dhe rozë e bëjnë veçanërisht tërheqëse, ndërsa një gabim i zakonshëm gjatë ujitjes mund ta dëmtojë rëndë

    Tradeskancia (Tradescantia) është një nga bimët dekorative të shtëpisë që rritet shpejt, shumohet lehtë dhe tërheq vëmendjen me gjethet e saj shumëngjyrëshe. E gjelbra, argjendta, vjollca dhe roza ndërthuren në modele të veçanta, duke e bërë këtë bimë një zbukurim të bukur për çdo ambient.

    Megjithëse nuk kërkon shumë përkujdesje, një gabim i zakonshëm mund ta dëmtojë seriozisht: ujitja e tepërt.

    Duket veçanërisht bukur në vazo të varura ose në rafte të larta, prej nga kërcellet e saj mund të bien lirshëm, duke krijuar një perde natyrale me gjethe shumëngjyrëshe.

    Ekzistojnë shumë lloje dhe varietete të saj, nga Tradescantia zebrina, me vijat karakteristike të argjendta dhe të gjelbra, deri te varieteti Nanouk, i dallueshëm për gjethet në nuanca rozë, të bardha dhe të gjelbra.

    Ku duhet ta vendosni që të rritet sa më bukur?

    Tradeskancia ka nevojë për shumë dritë, por preferon që ajo të jetë kryesisht e tërthortë. Vendi më i përshtatshëm është pranë një dritareje, ku merr ndriçim të bollshëm pa u ekspozuar ndaj diellit të fortë të mesditës.

    Nëse nuk ka dritë të mjaftueshme, kërcellet zgjaten dhe hollohen, largësia ndërmjet gjetheve rritet, ndërsa ngjyrat karakteristike fillojnë të zbehen.

    Gjatë verës mund të qëndrojë edhe në ballkon, por duhet të mësohet gradualisht me kushtet e jashtme dhe të futet brenda përpara se temperaturat të ulen ndjeshëm.

    Gabimi më i zakonshëm: Ujitja e tepërt

    Ujitja është pjesa më e rëndësishme e përkujdesjes për këtë bimë.

    Tradeskancia duhet të ujitet vetëm pasi disa centimetra të shtresës së sipërme të dheut të jenë tharë. Uji i tepërt duhet të kullojë lirshëm përmes vrimave në fund të vazos.

    Nëse dheu qëndron vazhdimisht i lagësht, rrënjët mund të kalben, gjethet të zverdhen dhe kërcejtë të zbuten.

    Gjatë dimrit, ujitja duhet të rrallohet, sepse bima rritet më ngadalë dhe shpenzon më pak ujë.

    Për rritje të shëndetshme rekomandohet dhe i shkrifët, me kullim të mirë. Mund t’i shtohet edhe pak perlit, ndërsa plehërimi një herë në muaj gjatë pranverës dhe verës zakonisht është i mjaftueshëm.

    Si ta mbani të dendur dhe plot gjethe?

    Kur kërcejtë bëhen shumë të gjata dhe fillojnë të humbasin gjethet, shkurtojini pak mbi vendin nga ku dalin gjethet.

    Krasitja nxit degëzimin dhe ndihmon që bima të ruajë një pamje më të dendur.

    Degët e shëndetshme që keni prerë nuk keni nevojë t’i hidhni. Vendosini në një gotë me ujë, në mënyrë që të paktën një nyjë e kërcellit të jetë e zhytur.

    Pasi të shfaqen rrënjët, mund t’i mbillni në një vazo tjetër ose t’i ktheni në vazon ekzistuese, për ta bërë bimën edhe më të harlisur.

    Foto: Dimaberlin

    Kujdes nëse keni fëmijë të vegjël ose kafshë shtëpiake

    Lëngu i tradeskancias mund të shkaktojë acarim të lëkurës te personat e ndjeshëm. Disa lloje mund të shkaktojnë edhe probleme te kafshët shtëpiake, veçanërisht acarim të lëkurës.

    Prandaj, është mirë të vendoset larg fëmijëve të vegjël dhe kafshëve shtëpiake, ndërsa duart të lahen pas krasitjes.

    Me dritë të mjaftueshme, ujitje të kontrolluar dhe krasitje të herëpashershme, tradeskancia mund të bëhet një nga bimët më tërheqëse të shtëpisë, duke sjellë ngjyra dhe gjallëri gjatë gjithë vitit. /Telegrafi/

  • Lamine Yamal fiton çmimin e 'Lojtarit më të mirë të ri' për të tretin vit radhazi

    Lamine Yamal fiton çmimin e ‘Lojtarit më të mirë të ri’ për të tretin vit radhazi

    Lamine Yamal e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të ri në ceremoninë e Topit të Artë, që po mbahet sonte në Londër.

    Ylli i Barcelonës e fiton këtë çmim për të tretin vit radhazi, pasi ishte shpallur më i miri edhe në vitet 2024 dhe 2025.

    Talenti spanjoll regjistroi 57 paraqitje, 25 gola dhe 20 asistime, duke dëshmuar ndikimin e tij të madh në lojën ofensive të skuadrës katalunase.

    Përveç kontributit në gola, Yamal krijoi 52 raste të mëdha për shënim dhe regjistroi mesatarisht 2.32 pasime kyçe dhe 4.74 driblime të suksesshme për ndeshje. Ai gjithashtu fitoi tri trofe

    Kështu, Yamal e nis mbrëmjen me një tjetër vlerësim individual, duke konfirmuar edhe një herë statusin e tij si një prej talenteve më të mëdha të futbollit botëror. /Telegrafi/

  • With a serial pistol and six rounds, police detain a 17-year-old in Skenderaj the case is transferred to Malisheva

    A minor from Malisevo has been banned by police in the early morning hours in Skenderaj, as a numberless firearm has been found during the search, along with ammunition, the Signal newspaper reports.

    According to information provided by the signal, it is about a 17-year-old, identified by the initials B.K., born in 2009, which was banned on October 26, 2026, about 04:30, on the St.

    During the search, police officials have located and seized a black-coloured pistol, with a corresponding caricator and six rounds of the 983 mm calibre.

    What stands out is that the seized weapon had no serial number, while the circumstances of how it ended up in the possession of minors have not been clarified in the original information.

    After identifying 17-year-old resident of the Malisheva municipality, police have consulted State Prosecutor to Mitur in Mitrovica, who has instructed that the case — along with the seized weapon — is transferred to the Malisheva Police Station for further treatment.

    After consultations with the competent prosecutor for minors, criminal procedures for the work have been initiated in possession, control or unauthorized possession of weapons.

    The minor has been released in regular procedure, while the weapon and ammunition remain sequentised.

    Circumstances of gun ownership remain subject to further procedure.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal