Blog

  • Haxhiu: Parliament to Vote for Special Law

    After the Assembly of the Parliament’s Headship, Haxhiu has announced that the Commission for Legislation is commissioned to address the issue and has four weeks to examine all aspects before the Parliament is directed.

    She has said that, given the Constitutional Court’s act and the Assembly Order, the return of the law constitutes veto of the president.

    And in this case, the Assembly of the Republic of Kosovo should vote for or against. So the role of the Assembly at this point is whether there will be a law change or not, Haxhiu has declared.

    She has warned that the president’s letter will be made public by Parliament if it is not already published.

    I’ve had the impression that the President’s letter was made public, if not, then we’ll take over as the Parliament, because we have nothing to hide. We’ll take it as a place to publicize it and then see it as such to the President’s Book, she said.

    Haxhiu has added that, according to her reading, the letter refers to the Kosovo Parliament’s declaration and the PDK parliamentary group’s request for the return of the law in third reading.

    On the basis of my reading, there is no issue of emphasis that is identified, refers to the Republic of Kosovo’s declaration of the Parliamentary Group’s third reading as well. However, we will make it public, share it with you, and of course you’ll evaluate it as such, Haxhi has declared.

    The Speaker of the Parliament has indicated that there have been communication with the PDK parliamentary group over the issue, but has stressed that its review belongs to the Commission for Legislation.

    We have also had communication with the PDK parliamentary group, this morning and the entire weekend, but of course it belongs to the Commission for Legislation to deal with all these aspects, so this is just my attitude, based on what I read in the Court’s judgment, but also in the Parliament’s work regulation, she said.

    Haxhiu has stressed that after review by the Commission for Legislation, the issue will be forwarded to the Parliament for Decision.

    Today I have commissioned the Commission for Legislation, the Commission for Legislation has four weeks to treat it as such, and then to head the Assembly of the Republic of Kosovo. It is important to continue working on the appeals strategy, so the focus should be on it, Haxhiu has finished.

    Source Layer: RTKLive

  • Haxhiu: Kuvendi do të votojë për ligjin e Speciales

    Haxhiu: Kuvendi do të votojë për ligjin e Speciales

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu ka bërë të ditur se Komisioni për Legjislacion është ngarkuar për ta trajtuar këtë çështje dhe ka katër javë kohë për të shqyrtuar të gjitha aspektet, para se t’i drejtohet Kuvendit.

    Ajo ka thënë se, bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregulloren e Kuvendit, kthimi i ligjit përbën veto të presidentes.

    “Dhe në këtë rast, Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të votojë për apo kundër. Pra, roli i Kuvendit në këtë pikë, është a do të ketë plotësim ndryshim të ligjit apo nuk do të ketë”, ka deklaruar Haxhiu.

    Ajo ka paralajmëruar se shkresa e presidentes do të bëhet publike nga Kuvendi, nëse nuk është publikuar tashmë.

    “Unë kam pasur përshtypjen që Shkresa e Presidentes është bërë publike, nëse jo, atëherë ne do ta marrim përsipër si Kuvend, sepse nuk kemi asgjë për të fshehur. Do ta marrim përsipër si Kuvend që ta bëjmë publike dhe pastaj ta shihni ju si të tillë Shkresën e Presidentes”, ka thënë ajo.

    Haxhiu ka shtuar se, sipas leximit të saj, shkresa i referohet deklaratës së Kuvendit të Kosovës dhe kërkesës së grupit parlamentar të PDK-së për kthimin e ligjit në leximin e tretë.

    “Në bazë të leximit tim, nuk ka ndonjë çështje me theks që është e identifikuar, i referohet deklaratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, por po ashtu edhe kërkesës së grupit parlamentar të PDK-së për kthim të ligjit në leximin e tretë. Megjithatë, atë do ta bëjmë publike, do ta ndajmë me ju dhe natyrisht e vlerësoni pastaj ju si të tillë”, ka deklaruar Haxhiu.

    Kryetarja e Kuvendit ka bërë të ditur se ka pasur komunikime me grupin parlamentar të PDK-së lidhur me këtë çështje, por ka theksuar se shqyrtimi i saj i takon Komisionit për Legjislacion.

    “Ne kemi pasur komunikime edhe me grupin parlamentar të PDK-së, sot në mëngjes dhe gjatë gjithë vikendit, por natyrisht që i përket komisionit për legjislacion që t’i trajtojë të gjitha këto aspekte, pra ky është vetëm qëndrimi im, në bazë të asaj çfarë kam lexuar në gjykimin e Gjykatës, por edhe në rregulloren e punës së Kuvendit”, ka thënë ajo.

    Haxhiu ka theksuar se pas shqyrtimit nga Komisioni për Legjislacion, çështja do t’i përcillet Kuvendit për vendimmarrje.

    “Sot e kam ngarkuar komisionin për legjislacion, komisioni për legjislacion i ka katër javë kohë për ta trajtuar si të tillë dhe pastaj t’i drejtohet Kuvendit të Republikës së Kosovës. Është e rëndësishme që të vazhdojë puna e grupit punues për strategjinë për apelin, pra fokusi duhet të vendoset tek ajo”, ka përfunduar Haxhiu.

    Burimi: RTKLive

  • Me dhimbje të thellë flet vajza e axhës së Arlindës: Qysh ndahet fëmija prej nanës, ku ekziston kjo?

    Me dhimbje të thellë flet vajza e axhës së Arlindës: Qysh ndahet fëmija prej nanës, ku ekziston kjo?

    Me dhimbje të thellë flet vajza e axhës së Arlindës: Qysh ndahet fëmija prej nanës, ku ekziston kjo?

    Vajza e axhës së Arlinda Zekajt është deklaruar për media, pas vrasjes makabre të familjare së saj.

    Ajo shprehet e revoltuar me sistemin e drejtësisë, ndërsa tha se si mund të ndahet fëmija nga nëna, duke pretenduar se Arlindës nuk iu dha djali nga ana e ish-bashkëshortit të saj, transmeton Klankosova.tv.

    “Nuk e di kush e ka djalin, me pas pasur komunikim me këta njerëz ish zgjidh problemi, por ata njerëz nuk janë. Ata normalisht e ka çu djalin për çdo vikend, kur u shku me marr, nuk ia kanë dhënë djalin, aty ka plasë belaja. Qysh e ndan fëmijën prej nanës? Ku ekziston kjo? Vetëm këtu, sepse i korruptojnë njerëzit”, u shpreh vajza e axhës së Arlindës.

    “Ka pasur raste me të, e ka lajmëru, por shteti e ka neglizhuar. Nuk ka pasur përkrahje as ndihmë. E vetmja unë që i kam thënë shko në Amerikë, qëroji hesapet me të, se atje ka ligj. Por ajo ka qëndruar këtu se ka dashtë me qenë afër familjes”, u shpreh ajo.

    “Ata nuk janë njerëz normal, janë njerëz të çmendur”.

  • Pas humbjes, bashkëpartiakëve të Vuçiqit duket se nuk u mbeti tjetër, veçse të këndojnë për kriminelin Rakto Mlladiq

    Pas humbjes, bashkëpartiakëve të Vuçiqit duket se nuk u mbeti tjetër, veçse të këndojnë për kriminelin Rakto Mlladiq

    Në selinë zgjedhore të Partisë Progresive Serbe (SNS), pas humbjes zgjedhore të Aleksandar Vuçiq, u kënduan këngë që tërhoqën vëmendjen për shkak të përmbajtjes së tyre.

    Dhe ndër to, thuhet se ishte edhe kënga “Gjeneral, gjeneral”, e cila është përdorur në javët e fundit për të lavdëruar kriminelin e luftës Ratko Mladiq.

    Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja nga selia e partisë regjistroi skenat e zyrtarëve të mbledhur të cilët, të shoqëruar nga një fizarmonist, kënduan, duartrokitën dhe brohoritën.

    Midis tyre ishte Ana Brnabiq, e mbështjellë me flamurin serb, ndërsa presidenti i SNS dhe ish-kryeministri Milosh Vuçiq ishte afër.

    Atmosfera në seli u shoqërua edhe nga një këngë e interpretuar nga Baja Mali Knindža, i njohur për këngët e tij nacionaliste.

    Por, performanca, e shoqëruar edhe nga kënga “Gjeneral, gjeneral”, pati gjithashtu vend në repertorin muzikor që u dëgjua gjatë takimit të zyrtarëve të partisë.

    Siç bëjnë të ditur mediat, kënga “Gjeneral, gjeneral” shoqërohet me glorifikimin e Ratko Mladiqit, ish-komandantit të RS-së, i cili u dënua para Mekanizmit Ndërkombëtar për Gjykatat Penale me burgim të përjetshëm për gjenocidin në Srebrenicë, krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës. /Telegrafi/

  • “Një përqafim të madh drejt tyre”, Jose Mourinho ia dedikon fitoren tifozëve të Barcelonës

    “Një përqafim të madh drejt tyre”, Jose Mourinho ia dedikon fitoren tifozëve të Barcelonës

    Real Madridi ka shënuar një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme me rezultat 2-1 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, në një prej ndeshjeve më të mëdha të futbollit botëror.

    Pas përfundimit të El Clasicos, trajneri Jose Mourinho kishte një mesazh të veçantë për tifozët katalunas.

    “Fitoren ia dedikoj tifozëve të Barcelonës, të cilët nuk më lanë të flija në hotel sot”.

    “Nuk munda ta bëja gjumin e pasdites, por e munda ekipin e tyre. Një përqafim i madh për ta”, deklaroi portugezi për televizionin zyrtar të klubit, Real Madrid TV.

    Kylian Mbappe ishte protagonisti kryesor i fitores së madrilenëve, duke shënuar dy gola, në minutat 41’ dhe 87’. Për Barcelonën realizoi Raphinha në minutën e 61-të, duke barazuar përkohësisht rezultatin në 1-1.

    Një tjetër moment i rëndësishëm i ndeshjes ishte paraqitja e Eduardo Camavingas. Mesfushori francez u inkuadrua në minutën e 80-të në vend të Bernardo Silvës dhe pati ndikim vendimtar, pasi asistoi te goli i fitores së Mbappes pas një depërtimi të shkëlqyer.

    Gjatë festimit pranë tifozëve vendas, Camavinga dhe bashkëlojtarët e tij u rrethuan nga lojtarët madrilenë. Në pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale, shihen disa flamuj të Barcelonës që lëvizeshin pranë kokës së francezit, duke krijuar një situatë potencialisht të rrezikshme.

    Mesfushori Aurelien Tchouameni reagoi menjëherë, duke e mbrojtur bashkëkombësin e tij dhe duke i larguar lojtarët e Real Madridit nga tifozët vendas, për të shmangur ndonjë incident.

    Humbja ishte e para për Barcelonën në këtë edicion të kampionatit, pasi skuadra e Hansi Flickut kishte regjistruar nëntë fitore në nëntë ndeshjet e para.

    Ndërkohë, Real Madridi e ndali mundësinë që rivalët e tyre të krijonin një epërsi prej nëntë pikësh. Pas kësaj fitoreje, madrilenët renditen në vendin e tretë në La Liga, vetëm tri pikë prapa Barcelonës, ndërsa Atletico Madridi pozicionohet në vendin e dytë./Telegrafi/

  • Tentim vrasje në Prishtinë - tre persona arrestohen, të dyshuarit e tjerë në kërkim

    Tentim vrasje në Prishtinë – tre persona arrestohen, të dyshuarit e tjerë në kërkim

    Një person ka mbetur i lënduar pas një përleshjeje mes disa personave në Prishtinë, më 25 tetor, rreth orës 12:45.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në rrahje.

    Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

    Me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit, ndaj të cilëve është iniciuar rasti për pjesëmarrje në rrahje, janë liruar pas intervistimit dhe do të vazhdojnë të trajtohen në procedurë të rregullt.

    Ndërkaq, të dyshuarit e tjerë, ndaj të cilëve është iniciuar rast për veprën penale të vrasjes në tentativë, ndodhen në kërkim policor.

  • Ndërpritet xhirimi i filmit të Michael B. Jordan, një 23-vjeçar arrestohet pasi dyshohet se nxori thikën

    Ndërpritet xhirimi i filmit të Michael B. Jordan, një 23-vjeçar arrestohet pasi dyshohet se nxori thikën

    Xhirimet e filmit të ri aksion Miami Vice ’85, ku luajnë Michael B. Jordan dhe Austin Butler, u ndërprenë të premten në New York, pas një incidenti me një burrë që dyshohet se mbante një thikë kasapi.

    Sipas Departamentit të Policisë së New York-ut, rreth orës 23:15, një mosmarrëveshje verbale mes një personi pranë sheshit të xhirimit dhe 23-vjeçarit Alex Perez përfundoi me nxjerrjen e një thike.

    Personi tjetër u frikësua për sigurinë e tij, ndërsa policia mbërriti në vendngjarje dhe arrestoi Perez. Thika u sekuestrua dhe nuk raportohet për të lënduar, shkruan DailyMail.

    I riu u akuzua për kërcënim dhe posedim të paligjshëm të një arme. Nuk dihet nëse Michael B. Jordan, 39 vjeç, ndodhej në shesh gjatë incidentit.

    Përfaqësuesit e aktorit dhe regjisorit Joseph Kosinski nuk kishin komentuar ende ngjarjen.

    Miami Vice ’85 është një version i ri i serialit të njohur të viteve të 80-ta, ku luanin Don Johnson dhe Philip Michael Thomas.

    Në filmin e ri, Butler interpreton detektivin Sonny Crockett, ndërsa Jordan luan Ricardo Tubbs.

    Dy personazhet maskohen si kriminelë për të depërtuar në rrjetet kriminale të Floridës së Jugut.

    Në kast janë gjithashtu Walton Goggins, John Leguizamo, Haley Lu Richardson, Camila Morrone, Dominic Sessa dhe Danny Ramirez.

    Filmi pritet të dalë në kinema më 19 maj 2028, pasi data fillestare e publikimit u shty nga gushti i vitit 2027. /Telegrafi/

  • Arlinda Zekaj was killed last night, Yll Limani reacts after the tragedy in Pec.

    The renowned singer, Yll Limani, has reacted after the assassination of Arlinda Zekiaj, who was killed Sunday evening in Vitomirica Peja.

    Through a post in Instagram Story, Limani recalled that the victim had previously reported domestic violence and sought help before life was taken.

    Arlinda Zekiaj was killed last night. Before she took her life, she had reported domestic violence and called for help, wrote the singer.

    The assassination of Arlinda Zekiaj has sparked numerous reactions in public opinion, while the case has brought the issue of protecting women who report domestic violence and the responsibility of institutions for ensuring their safety.

    In the tragic case, Kosovo Police have declared Albert Silyan, the brother-in-law of the victim, suspected of criminally committing serious murder.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Arlinda Zekaj u vra mbrëmë”, Yll Limani reagon pas tragjedisë në Pejë

    “Arlinda Zekaj u vra mbrëmë”, Yll Limani reagon pas tragjedisë në Pejë

    “Arlinda Zekaj u vra mbrëmë”, Yll Limani reagon pas tragjedisë në Pejë

    Këngëtari i njohur, Yll Limani, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës.

    Përmes një postimi në Instagram Story, Limani ka rikujtuar se viktima kishte raportuar më parë dhunë në familje dhe kishte kërkuar ndihmë para se t’i merrej jeta.

    “Arlinda Zekaj u vra mbrëmë. Para se me ia marrë jetën, ajo kishte raportu dhunë në familje dhe kishte kërku ndihmë”, ka shkruar këngëtari.

    Vrasja e Arlinda Zekajt ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa rasti ka rikthyer në vëmendje çështjen e mbrojtjes së grave që raportojnë dhunë në familje dhe përgjegjësinë e institucioneve për garantimin e sigurisë së tyre.

    Për rastin tragjik, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, kunatin e viktimës, i cili dyshohet për veprën penale të vrasjes së rëndë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Tahiri: Procrastination of the Law for Specialised Chambers Is Not the Work of National Cause

    The Alliance’s Parliamentary Group chief, Besnik Tahiri, has criticised the delays in determining the procedure for formalising the Law for Specialised Chambers, saying there are still no concrete actions by institutions.

    Tahiri has said the Alliance has asked the Commission for Legislation and the Legal Office to determine the precise procedure for adoption, respectively, but according to him, this has not yet happened.

    He has stressed that his party supports this law unconditionally, while criticising the procrastination of the process, linking it with the need for the support of four former KLA leaders being tried in The Hague.

    Alenaca has asked the Commission for Legislation, by the legal office, to determine the precise procedure on how approval will take place, respectively. This has not happened until now, this extension is not in the function of our national, Kosovo state cause, which should be the protection of those four men who also gave Kosovo a great pain on September 16th. Time is running out, state action is not happening yet, has not met the State Commission, there are still no concrete actions to be taken. The alliance will forward these issues because it has been in favour of this law without any conditions. Without any demands on our conviction that we should give support to those men there, he said. /EO

    Source Layer: Dukeagini