Blog

  • LEX | I akuzuar se tentoi ta vriste, Bashkim Gashi tani i kërkon falje bashkëshortes në Apel

    LEX | I akuzuar se tentoi ta vriste, Bashkim Gashi tani i kërkon falje bashkëshortes në Apel

    LEX | I akuzuar se tentoi ta vriste, Bashkim Gashi tani i kërkon falje bashkëshortes në Apel

    Bashkim Gashi, i akuzuar për sulmin me thikë ndaj bashkëshortes dhe një vajze të mitur në Prizren, i ka kërkuar falje bashkëshortes gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Apelit.

    Rasti lidhet me ngjarjen e 17 tetorit 2025, kur të dyja të dëmtuarat kishin pësuar lëndime të rënda nga goditjet me thikë dhe ishin dërguar për trajtim në Spitalin e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

    Sipas njoftimit të atëhershëm të Prokurorisë, policia e kishte gjetur gruan të plagosur në rrugë dhe i kishte ofruar ndihmën e parë deri në mbërritjen e ekipit mjekësor. Ndërkaq, e mitura ishte gjetur me plagë në katin e fundit të ndërtesës.

    Gashi ishte arrestuar në vendngjarje, ndërsa ndaj tij kishin nisur hetimet për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

    Një ditë pas ngjarjes, Gjykata Themelore në Prizren ia kishte caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet

    Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet

    Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka deklaruar për Dukagjinin se e ndjera kishte pasur probleme të vazhdueshme dhe se, sipas saj, pavarësisht se i kishte raportuar rastet, nuk kishte marrë përkrahjen e nevojshme nga institucionet.

    Ajo ka thënë se e kishte këshilluar Arlindën që të largohej nga Kosova bashkë me djalin e saj dhe të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi besonte se atje do të kishte më shumë mundësi për të kërkuar drejtësi.

    “Unë i kam thënë mos u merr me këta njerëz këtu, nuk funksionon ligji në Kosovë. Merre djalin, shko në Amerikë”, ka deklaruar ajo.

    Sipas saj, Arlinda kishte vendosur të qëndronte në Kosovë, pranë familjes së saj, dhe ishte punësuar këtu.

    Duke folur për konfliktet familjare, ajo ka treguar se një nga problemet kishte të bënte me djalin e Arlindës. Sipas rrëfimit të saj, kur Arlinda kishte shkuar për ta marrë djalin pasi e kishte dërguar për vizitë te familja e babait, nuk ia kishin kthyer atë.

    Ajo ka kritikuar edhe punën e institucioneve, duke thënë se këto institucione duhet të mbrojnë nënën dhe fëmijën.

    “Nuk e di kush e ka djalin. Nuk kem komunikim me ata njerëz. Po të kishte komunikim, problemi do të zgjidhej siç zgjidhet normalisht. Por ata njerëz nuk janë normalë. Ajo, normalisht, e ka çuar djalin për ta vizituar gjyshen, familjen e burrit. Kur ka shkuar për ta marrë, nuk ia kanë dhënë djalin. Aty ka plasur belaja mes tyne. Qysh ndahet fëmija prej nanës? Ku ekziston kjo? Vetëm këtu, sepse i korruptojnë njerëzit, me prokurorë e me çka të jetë. Shërbimi Social, çfarë Shërbimi Social është ai që e ndan fëmijën nga nëna? Shërbimi Social duhet ta mbrojë nënën dhe fëmijën, e jo t’i ndajë. Nuk ka kujdes, askush nuk kujdeset, as gjyshja, as të tjerët, sikur për nënën. Nuk ka drejtësi”, ka theksuar ajo.

    Burimi: Dukagjini

  • Rasti i Arlindës, Haxhiu: Janë bërë zotime për veprime nëse ka pasur dështime institucionale

    Rasti i Arlindës, Haxhiu: Janë bërë zotime për veprime nëse ka pasur dështime institucionale

    Rasti i Arlindës, Haxhiu: Janë bërë zotime për veprime nëse ka pasur dështime institucionale

    Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu është deklaruar pas mbledhjes së Kryesisë, teksa deklaroi se të enjten Parlamenti do të mblidhet të enjten në një seancë plenare nga ora 10:00.

    Ajo shtoi se në këtë seancë pritet të diskutohen ndarjet buxhetore dhe Byroja Shtetërore për dhe Verifikimin e Konfiskimin Pasurisë së Pajustifikueshme, transmeton Klankosova.tv.

    Ndërkohë sa i përket vrasjes së Arlinda Zekajt, Haxhiu tha se sot do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme.

    “Gjatë kësaj periudhe kam qenë në diskutime me Kryeprokurorin e Shtetit, po ashtu edhe me ministren e Drejtësisë, dhe sipas informacioneve që i kam, tashmë është kërkuar që të bëhet vlerësim i të gjithë rastit që nga fillimi e deri në fund, dhe të shihet nëse ka pasur dështim të zinxhirit institucional, dhe janë dhënë zotimet se nëse do të dëshmohet, do të verifikohet që ka pasur dështim nga ana e zyrtarëve përgjegjës, do të ndërmerren veprime”, u shpreh Haxhiu.

  • Shpallet në kërkim i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt

    Shpallet në kërkim i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt

    Shpallet në kërkim i dyshuari që ia mori jetën Arlinda Zekajt

    Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, në fshatin Vitomiricë të Pejës.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, shpallja e tij në kërkim është bërë me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë, me qëllim të lokalizimit dhe arrestimit të tij.

    I dyshuari Albert (Sylejman) Sylaj ka lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

    Policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, duke ftuar të gjithë ata që kanë informacione për vendndodhjen e tij që të njoftojnë Policinë e Kosovës ose të paraqiten në stacionin më të afërt policor./Klankosova.tv

  • ​Vendet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2026, ku renditet Zvicra?

    ​Vendet më të mira në botë për të jetuar në vitin 2026, ku renditet Zvicra?

    Zvicra renditet në vendin e dhjetë në botë për të jetuar, me 65.44 pikë nga 100 të mundshme, sipas indeksit Nomad Lifestyle Index 2026, të publikuar nga kompania konsulente Nomad Capitalist.

    Në këtë renditje, e cila përfshin 63 destinacione, Zvicra vlerësohet veçanërisht për sigurinë dhe liritë individuale, ku ka marrë 92.7 pikë.

    Për sistemin tatimor ka fituar 66 pikë, ndërsa për mundësitë e qëndrimit dhe aksesin ligjor 65.8 pikë.

    Në kategorinë e cilësisë së jetës dhe infrastrukturës ka marrë 57.4 pikë, kurse për natyrën dhe klimën 45.3 pikë, transmeton Telegrafi.

    Në krye të renditjes për vitin 2026 qëndron Monako me 73.89 pikë, i ndjekur nga Andorra me 73.68 dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me 73.15 pikë.

    Indeksi vlerëson pesë kategori me peshë të barabartë: natyrën dhe klimën, sistemin tatimor, mundësitë e qëndrimit, sigurinë dhe liritë individuale, si dhe cilësinë e jetës dhe infrastrukturën.

    Megjithatë, rezultatet duhen interpretuar me rezervë, pasi renditja është hartuar nga një kompani që këshillon kryesisht individë të pasur për zhvendosjen ndërkombëtare dhe planifikimin tatimor./Telegrafi/

  • Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, Policia konfiskon gëzhoja dhe bastis dy shtëpi

    Të shtëna me armë zjarri në Hajvali, Policia konfiskon gëzhoja dhe bastis dy shtëpi

    Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në rrugën “Fitorja” në Hajvali të Prishtinës, në orët e para të së dielës.

    Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 25 tetor, në orën 00:23, pas pranimit të informatave për të shtëna me armë zjarri.

    Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe konfiskuar tetë gëzhoja dhe një fishek.

    Në kuadër të hetimeve, Policia ka bastisur edhe shtëpitë e dy të dyshuarve, por gjatë kontrollit nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

    Rasti është duke u hetuar dhe është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/

  • Arlinda Zekaj’s murder, state chief prosecutor calls for accounts for handling cases and authorising analysis of institutional actions

    The chief state prosecutor has taken action to review the institutional treatment of cases reported by Arlinda Zeqaj, who was killed on October 25th in Pec.

    Through an official report, the State Chief Prosecutor’s Office has revealed that the national co-ordinator for domestic violence cases has been authorized to analyze all actions taken in handling cases where the deceased victim was.

    Also, a detailed written report on the chronology of the treatment of cases of Arlinda Zekitaj has been requested by Pja Chief Prosecutor Joy Vucetaj.

    The report should include the identity of reported persons, the legal selection of cases, the prosecutors who have handled them, the procedures taken, and the timing when the decisions are taken, as well as the relevant decisions and reasoning.

    Also required is clarification on risk assessment and measures undertaken or required for the victim’s protection, communication with the Kosovo Police and other institutions, as well as the handling of Arlinda Zekaj’s letter of October 22nd 2026.

    Within these actions, the Kosovo Police Inspectorate has also been instructed to take relevant investigative and verifiating actions concerning all cases reported by the late in the police.

    According to the announcement, the review will include the manner of accession, identity, assessment and treatment of its reporting, as well as actions undertaken by police officials, with the aim of assessing legitimacy and identifying individual and institutional eventual responsibilities.

    The State Chief Prosecutor’s Office has stressed that the issue will be addressed with the necessary seriousness and urgency, while after accepting and analyzing the documentation, necessary legal and institutional actions will be undertaken.

    The report reportedly said that if violations of the law, neglect or inaction were found by responsible officials, relevant legal measures would be taken and responsibility would be required for any recorded violations.

    Arlinda Zekaj was killed on the 25 October night of Vitomirica in Pec. As the Signal newspaper reported, the suspect in the murder is her brother-in-law, Albert Sylaj, who allegedly hit her with an axe.

    The signal reported earlier that Arlinda had denounced domestic violence and had returned home accompanied by a police patrol just minutes before being found without signs of life.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, Kryeprokurori i Shtetit kërkon llogari për trajtimin e rasteve dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Kryeprokurori i Shtetit kërkon llogari për trajtimin e rasteve dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Kryeprokurori i Shtetit kërkon llogari për trajtimin e rasteve dhe autorizon analizimin e veprimeve institucionale

    Kryeprokurori i Shtetit ka ndërmarrë veprime për të shqyrtuar trajtimin institucional të rasteve të raportuara nga Arlinda Zekaj, e cila u vra më 25 tetor në Pejë.

    Përmes një njoftimi zyrtar, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka bërë të ditur se koordinatorit nacional për rastet e dhunës në familje i është dhënë autorizimi për të analizuar të gjitha veprimet e ndërmarra në trajtimin e rasteve ku viktimë ishte e ndjera.

    Gjithashtu, nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është kërkuar një raport i detajuar me shkrim për kronologjinë e trajtimit të rasteve të Arlinda Zekajt.

    Raporti duhet të përfshijë identitetin e personave të raportuar, cilësimin juridik të rasteve, prokurorët që i kanë trajtuar ato, veprimet procedurale të ndërmarra dhe kohën kur janë ndërmarrë, si dhe vendimet e nxjerra dhe arsyetimin përkatës.

    Po ashtu, kërkohet sqarim për vlerësimin e rrezikut dhe masat e ndërmarra ose të kërkuara për mbrojtjen e viktimës, komunikimin me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera, si dhe trajtimin e shkresës së Arlinda Zekajt të datës 22 tetor 2026.

    Në kuadër të këtyre veprimeve, edhe Inspektorati Policor i Kosovës është udhëzuar që të ndërmarrë veprimet përkatëse hetimore dhe verifikuese lidhur me të gjitha rastet e raportuara nga e ndjera në Polici.

    Sipas njoftimit, shqyrtimi do të përfshijë mënyrën e pranimit, evidentimit, vlerësimit dhe trajtimit të raportimeve të saj, si dhe veprimet e ndërmarra nga zyrtarët policorë, me qëllim të vlerësimit të ligjshmërisë dhe identifikimit të përgjegjësive eventuale individuale e institucionale.

    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka theksuar se çështja do të trajtohet me seriozitetin dhe urgjencën e nevojshme, ndërsa pas pranimit dhe analizimit të dokumentacionit do të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore dhe institucionale.

    Në njoftim thuhet se, nëse konstatohen shkelje të ligjit, neglizhencë apo mosveprime nga zyrtarët përgjegjës, do të ndërmerren masat përkatëse ligjore dhe do të kërkohet përgjegjësi për secilën shkelje të evidentuar.

    Arlinda Zekaj u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës. Siç ka raportuar Gazeta Sinjali, i dyshuar për vrasjen është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili dyshohet se e goditi me sëpatë.

    Sinjali ka raportuar më herët se Arlinda kishte denoncuar dhunë në familje dhe ishte kthyer në shtëpi e shoqëruar nga një patrullë policore pak minuta para se të gjendej pa shenja jete.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Albert Sylaj, suspected of the murder of Arlinda Zeka

    Albert Sylaj, suspected of the murder of Arlinda Zeka

    Kosovo police have called for citizens’ co-operation in the location and arrest of Albert Sylajt, suspected of killing Arlinda Zeka.

    According to the Regional Police Directorate’s announcement in Pec, the request for publishing his photo was made with the authorisation of the Basic Prosecutor in Pec.

    Albert Sylaj, born December 12th 1984 in Decan, is a person wanted by justice organs.

    Police have called on citizens that, if they have information about his whereabouts, they report it to the 192 and 0800 19999, free of charge, or to the Regional Police Directorate in Pec, at 039 437.

    Information can be presented at the nearest police station. /Telegraph/

    Albert Sylaj, suspected of the murder of Arlinda Zeka

  • Shpallet në kërkim Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekës

    Shpallet në kërkim Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekës

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjn e Arlinda Zekës.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kërkesa për publikimin e fotografisë së tij është bërë me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Albert Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan, është person i kërkuar nga organet e drejtësisë.

    Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i raportojnë ato në numrat 192 dhe 0800 19999, pa pagesë, ose në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë, në numrin 039 432 327.

    Informacionet mund të paraqiten edhe në stacionin më të afërt policor. /Telegrafi/

    Albert Sylaj, suspected of the murder of Arlinda Zeka