Blog

  • Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e rëndë të kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kërkesa për bashkëpunimin e qytetarëve është lëshuar më 26 tetor, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personit të kërkuar, Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i raportojnë ato në Policinë e Kosovës ose në stacionin më të afërt policor.

    Informacionet mund të përcillen në numrat 192 dhe 0800 19999, pa pagesë, si dhe në numrin 039 432 327 të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

    Burimi: Dukagjini

  • Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që neglizhuan alarmin e Arlinda Zekajt

    Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që neglizhuan alarmin e Arlinda Zekajt

    Aleanca kërkon shkarkimin e zyrtarëve të të gjitha niveleve që neglizhuan alarmin e Arlinda Zekajt

    Aleanca ka kërkuar shkarkimin e zyrtarëve në të gjitha nivelet institucionale që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, e ka cilësuar rastin jo vetëm si femicid, por edhe si dështim të shtetit dhe të hierarkisë institucionale, duke përmendur institucionet e sundimit të ligjit, Policinë dhe qendrat për punë sociale.

    Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ai tha se të gjithë ata që, përmes mosveprimit, kanë kontribuar në këtë situatë duhet të mbajnë përgjegjësi.

  • Derbi i shtyrë i Francës, PSG – Lyon, sonte në Artmotion

    Derbi i shtyrë i Francës, PSG – Lyon, sonte në Artmotion

    Derbi i shtyrë i Francës, PSG – Lyon, sonte në Artmotion

    Kryendeshja e javës në elitën e futbollit francez mes Paris Saint-Germain dhe Lyonit do të zhvillohet përfundimisht sonte me fillim nga ora 20:30.

    Ky derbi i madh ishte planifikuar të luhej të dielën, por u ndalua nga autoritetet parisiene për shkak të rreziqeve për sigurinë publike dhe protestave që kishin përfshirë kryeqytetin francez.

    Zhvendosja e detyruar e orarit ka krijuar një përplasje të pazakontë në kalendarin sportiv, transmeton Klankosova.tv.

    Përballja mes dy gjigantëve francezë do të zhvillohet në të njëjtën kohë kur në Londër do të mbahet ceremonia madhështore e ndarjes së “Topit të Artë”.

    Kjo betejë e drejtpërdrejtë për kreun e tabelës pritet të jetë një spektakël i vërtetë futbolli, duke përmbyllur kështu një fundjavë plot tensione e zhvillime jashtë fushe në Francë.

    Kjo ndeshje e mahde do të transmetohet në platformën Artmtoion në kanalin sport3

  • Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim i çdo institucioni

    Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim i çdo institucioni

    Grupi i Grave Deputete reagon për Arlinda Zekajn: Mbrojtja e grave duhet të jetë detyrim i çdo institucioni

    Grupi i Grave Deputete ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë për vrasjen e Arlinda Zekaj në Pejë.

    Përmes një njoftimi të Kuvendit, Grupi i Grave Deputete ka theksuar se kjo ngjarje tragjike është edhe një dëshmi e dhimbshme e nevojës urgjente për të luftuar femicidin dhe për të garantuar sigurinë dhe jetën e grave në vend, transmeton Klankosova.tv.

    “E dënojmë ashpër këtë akt dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë me urgjencë, të kryejnë hetime të plota dhe të sigurojnë që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Po ashtu, kërkojmë që të shqyrtohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim”, thuhet në njoftim.

    Sipas tyre, femicidi nuk është çështje private, por një problem serioz shoqëror dhe institucional që kërkon përgjegjësi, reagim të vendosur dhe masa konkrete parandaluese.

    “Mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të grave duhet të jetë detyrim i pakushtëzuar i çdo institucioni. Grupi i Grave Deputete do të vazhdojë të jetë i angazhuar në adresimin e kësaj dukurie dhe në kërkimin e përgjegjësisë institucionale, me qëllim që rastet e tilla të parandalohen dhe asnjë grua të mos mbetet pa mbrojtjen që i takon. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për të afërmit e Arlindës”.

  • Krasniqi: Arlinda ishte e vetëdijshme se çka po i ndodhte - shteti s'ka ku me u kap

    Krasniqi: Arlinda ishte e vetëdijshme se çka po i ndodhte – shteti s’ka ku me u kap

    Krasniqi: Arlinda ishte e vetëdijshme se çka po i ndodhte - shteti s'ka ku me u kap

    Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth vrasjes së Arlinda Zekajt mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës, nga dora e kunatit të saj.

    Ai deklaroi se Arlindja Zekaj, tashmë e ndjerë, ishte tejet e vetëdijshme për rrethanat në të cilat ajo ndodhej, transmeton Klankosova.tv.

    Krasniqi ndër të tjera potencoi se shteti nuk ka lëvizje se ku mundet me u kap.

    “Krejt vitet e gazetarisë që i kam, nuk kam parë nivel më të lartë të vetëdijes se çka është duke i ndodhur. Zakonisht në këto raste gratë janë jo shumë të vetëdijshme, as nuk e dinë me çka kanë të bëjnë, apo cilin shtet kanë të bëjnë, apo qysh ai shtet i trajton gratë. Ky është rast ku viktima ka vetëdijen e plotë, e dinë saktë rrezikun, e paralajmëron kërcënimin, krejt rregullat ligjore i ndjek, dhe nuk ka asnjë lëvizje ku shteti mundet me u kap”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.

  • Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

    Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,89% në raport me vendimin e datës 19.10.2026.

    Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 5,00 den/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) nuk ndryshon.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 0,50 den/litër.

    Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,694 den/kg dhe tani do të jetë 54,273 den/kg.

    Nga data 27.10.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

    EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 91,00 (denarë/litër)

    EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 93,00 (denarë/litër)

    EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 99,00 (denarë/litër)

    Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 110,00 (denarë/litër)

    Mazut М-1 SU do të shitet për 54,273 (denarë/kilogram)./Telegrafi/

  • Çfarë nuk tregoi z. Shakespeare

    Çfarë nuk tregoi z. Shakespeare

    Nga: Aurel Plasari

    Shkrimtarëve u ka ndodhur dendur që të mos e dallojnë diktaturën, as ta kuptojnë. Jul Cezari ishte për Shakespeare-in një ushtarak i shkëlqyer, dhe qe vërtet i tillë, madje edhe reformator. Por shkrimtari nuk kuptoi procesin fatal sesi Jul Cezari, ai që dikur djaloshar kishte refuzuar diktaturën e Silës, po shpartallonte atë arritje madhështore të shoqërisë njerëzore, që ishte republika, për të instaluar diktaturën.

    Në rastin e republikanizmit të vitit 44 para erës sonë, afërmendsh, nuk qe fjala për idealet demokratike të Weberit, por për aspiratën për të ribalancuar një sistem pushteti duke mos e lejuar të centralizohej në duart e një njeriu të vetëm. Ky ishte ideali i Brutit që, pavarësisht ndjenjave miqësore, veproi për të mirën e republikës së Romës dhe të qytetarëve të saj.

    Pos kësaj “hollësie” politike, që Shakespeare-i nuk e kuptoi, tragjedianit i duhej vetëm skena e tragjedisë. Të që thelluar edhe më, do kishte marrë vesh se ç’kuptim kishin fjalët e fundit që Jul Cezari lëshoi ndërsa po binte pas goditjeve të thikave dhe ndërsa pa mes vrasësve të tij edhe Brutin: “Edhe ti Brut, biri im!”.

    Mark Jun Bruti ishte njëri ndër organizatorët kryesorë të komplotit për vrasjen e Jul Cezarit. Ishte i biri i Jun Brutit dhe i Servilies. Sevilia, figurë shumë e fuqishme në politikën e Romës, sikurse e kujton – për shembull – Plutarku, pati qysh në vitet e para të martesës një palë marrëdhënie jashtëmartesore, të njohura për Romën, me Jul Cezarin – pikërisht – dhe Bruti për bashkëkohësit nuk mund të ishte veçse bir i atyre marrëdhënieve.

    Ishte e vërtetë apo nuk ishte? E kanë diskutuar këtë histori, me pro dhe me kundër, Plutarku, Apiani, Svetoni etj. Gjithsesi, asgjë të jashtëzakonshme nuk do të kishte në një histori të tillë përderisa Curioni, në njërin nga fjalimet e veta (§ 52), e quajti Jul Cezarin ”burri i të gjitha grave dhe gruaja e të gjithë burrave” (omnium mulierum virum et omnium virorum mulierem).

    Bruti, i biri? Kjo do të mund të ishte e dyta tragjedi e atij subjekti dhe këtë kuptim i dhanë bashkëkohësit fjalëve të fundit të perandorit të përgjakur: Tu quoque, Brute, fili mi! Por, do të duhet shtuar edhe që bashkëkohësit i kanë atribuuar edhe Brutit, fill pas perandorvrasjes, fjalinë: Sic semper tyrannis! – d.m.th. “Kështu (përfundojnë) gjithnjë tiranët!”

  • Police declare Albert Silyan, suspect in the murder of Arlinda Zekaj

    Kosovo police have called for citizens’ co-operation in localising and arresting Albert Sylajt, suspected of grave murder of his sister-in-law, Arlinda Zekaj.

    According to the Regional Police Directorate’s announcement in Pec, the request for citizens’ co-operation was issued on 26 October, with the authorisation of the Basic Prosecutorship in Pec.

    Police have published the photo and data of the wanted person, Albert (Syleman), Sylaj, born on December 12th 1984 in Decani.

    Authorities have called on citizens to report them to the Kosovo Police or to the nearest police station if they have information about his whereabouts.

    The information can be forwarded to the 192 and 0800 19999, as well as to the 039 432 327 Regional Police Directorate in Pec.

    Source Layer: Dukeagini

  • Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e Albert Sylajt, të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

    Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e rëndë të kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

    Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, kërkesa për bashkëpunimin e qytetarëve është lëshuar më 26 tetor, me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Policia ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e personit të kërkuar, Albert (Sylejman) Sylaj, i lindur më 12 dhjetor 1984 në Deçan.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione për vendndodhjen e tij, t’i raportojnë ato në Policinë e Kosovës ose në stacionin më të afërt policor.

    Informacionet mund të përcillen në numrat 192 dhe 0800 19999, pa pagesë, si dhe në numrin 039 432 327 të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë.

    Burimi: Dukagjini

  • 67 women killed within the family in Kosovo since 2010, 2026 marks record eight cases

    From 2010 to October 26th, 2026, 67 women were registered within the family, while this year marks the highest number of cases during this period.

    According to Kosovo Police data, published by Radio Free Europe, eight women have been killed by 26 October this year, exceeding the number of cases recorded in each of the previous years.

    The data shows that six cases were recorded in 2010, while in 2011 five women were killed. In 2012, three cases were recorded, and in 2013 one occasion.

    During 2014 and 2015, three cases were recorded, and in 2016 and 2017, two at a time.

    The number of murdered women increased to seven in 2018, and in 2019 five cases were recorded. In 2020, seven cases were again recorded.

    Three cases were recorded in 2022 and 2023 by four, and in 2024 three cases. In 2025 a case was recorded.

    During 2026, however, the number of women killed within the family has reached October eight to 26, making this year the most lethal in statistics presented since 2010.

    The last case that has shocked the country is the murder of Arlinda Zekaj, who was killed Sunday evening in Vitomirica of Pec. According to Gazeta Signal reports, she had previously reported domestic violence and sought help.

    The data brings attention to concern about violence against women and the importance of institutional response, especially when victims report threats or seek protection.

    Statistics have been updated on October 26, 2026, while the data source is Kosovo Police.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal