
Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Kosova Today” ka folur rreth vrasjes së Arlinda Zekajt mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës, nga dora e kunatit të saj.
Ai deklaroi se Arlindja Zekaj, tashmë e ndjerë, ishte tejet e vetëdijshme për rrethanat në të cilat ajo ndodhej, transmeton Klankosova.tv.
Krasniqi ndër të tjera potencoi se shteti nuk ka lëvizje se ku mundet me u kap.
“Krejt vitet e gazetarisë që i kam, nuk kam parë nivel më të lartë të vetëdijes se çka është duke i ndodhur. Zakonisht në këto raste gratë janë jo shumë të vetëdijshme, as nuk e dinë me çka kanë të bëjnë, apo cilin shtet kanë të bëjnë, apo qysh ai shtet i trajton gratë. Ky është rast ku viktima ka vetëdijen e plotë, e dinë saktë rrezikun, e paralajmëron kërcënimin, krejt rregullat ligjore i ndjek, dhe nuk ka asnjë lëvizje ku shteti mundet me u kap”, u shpreh Krasniqi në Klan Kosova.