Blog

  • Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut

    Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut

    Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut

    Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur për kërkesën e vetme që tashmë e ndjera, kishte nga ajo.

    Sipas Hoxhës, Arlinda kërkonte vetëm bashkimin me djalin e saj.

    “E kam marr në korrik Arlindën, edhe pse e kam njohur para, por si kliente e kam marr në korrik. Ajo ka paraqitur një karakter tepër të fortë, unë e konsideroj veten me karakter të fortë, por ajo, nuk kam takuar për 27 vjet përvojë pune, një grua aq këmbëngulëse, aq të fortë si ajo.  Pas disa muajve na kaloi ajo vija kliente-avokate, kaluam në vija pak më të afërta. Të vetmen kërkesë që ka pasur ajo, [ka qenë] Adelina unë e dua djalin”, tha Hoxha.

    “Unë e kam peng, nëse ka arrit ta përqafojë. Ka tri ditë që ka hy në shtëpi, kam qenë në stres. Më ka thënë ditën e parë që ka shku, le të më vrajën, mjafton që e kam ndje frymën e tij, kam arrit me përqaf”, tha Hoxha duke treguar fjalët e Arlindës në ditët e fundit të jetës së saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The state killed Arlinda.

    Organization QICA) has carried out a symbolic action in front of the Kosovo Government building, where the building’s steps are painted red.

    The event has been held a day after the assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica of Peja, which has prompted numerous reactions and has turned to attention violence against women in Kosovo.

    Through this symbolic act, QICA has brought attention to the murder of women and the responsibility of institutions to ensure their protection and security.

    The red color on the steps of the Government building comes at a time when the case of Arlinda Zekaj has prompted calls for institutional accountability and concrete measures for preventing violence against women.

    Someone where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise

    “Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise

    “Shteti e vrau Arlindën” – aksion simbolik i QIKA-s, ngjyrë e kuqe dhe pankartë në hyrje të qeverise

    Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku shkallët e ndërtesës janë lyer me ngjyrë të kuqe.

    Aksioni është zhvilluar një ditë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, rast që ka nxitur reagime të shumta dhe ka rikthyer në vëmendje dhunën ndaj grave në Kosovë.

    Përmes këtij veprimi simbolik, QIKA ka sjellë vëmendjen te vrasja e grave dhe përgjegjësia e institucioneve për të garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e tyre.

    Ngjyra e kuqe në shkallët e ndërtesës së Qeverisë vjen në një kohë kur rasti i Arlinda Zekajt ka nxitur kërkesa për llogaridhënie institucionale dhe masa konkrete për parandalimin e dhunës ndaj grave.

    njali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Nga e enjtja nis portofoli elektronik në Maqedoni, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit në telefon

    Nga e enjtja nis portofoli elektronik në Maqedoni, letërnjoftimi dhe patenta e shoferit në telefon

    Zbatimi zyrtar i “portofolit elektronik” fillon të enjten, që do të thotë se qytetarët do të kenë në celular kartën e identitetit dhe patentën e shoferit.

    Aplikacioni do të lançohet zyrtarisht të mërkurën, më 28 tetor, ndërsa ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski thotë se është një aplikacion i sigurt që ofron mundësi për mbrojtjen e të dhënave personale.

    “Përdoruesit nuk do të duhet të zbulojnë të gjitha të dhënat e tyre, siç bëjmë tani kur tregojmë kartat plastike të identitetit ose patentat e shoferit. Për shembull, kur dëshironi të identifikoheni në një bankë, bar apo vend tjetër, nuk do të duhet të tregoni të gjitha të dhënat nga karta juaj e identitetit.

    Do të jeni në gjendje të zgjidhni vetë se cilat të dhëna dëshironi të ndani, në një mënyrë të sigurt. Të dhënat do të ndahen nëpërmjet një kodi QR, i cili gjenerohet për përdorim një herë. Kodi skanohet dhe personi tjetër i merr të dhënat vetëm nëse e lejoni. Pas 10 deri në 15 sekondash, kodi QR skadon dhe nuk mund të përdoret përsëri. Ne i kemi kushtuar shumë vëmendje sigurisë”, tha Andonovski.

    Ai theksoi se ky është fillimi i një procesi që duhet të na çojë në portofolin digjital evropian, që do të thotë digjitalizim i plotë i dokumenteve.

    “Ky është një fillim i shkëlqyer sepse të dhënat bazë nga karta e identitetit dhe patenta e shoferit do të jenë në dispozicion të qytetarëve. Shpresoj që paralelisht me zhvillimin e portofolit celular, do të shtojmë edhe shërbime, mundësi dhe dokumente të reja për qytetarët”, tha Andonovski para fillimit të diskutimit në panel “Parakushtet dhe sfidat për digjitalizimin e përshpejtuar të sektorit privat”./Telegrafi/

  • Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

    Si humbet nxehtësia nga shtëpia gjatë dimrit dhe si mund të kursehet energjia?

    Me uljen e temperaturave gjatë dimrit, ngrohja e shtëpisë bëhet një nga shpenzimet kryesore për shumë familje. Megjithatë, një pjesë e energjisë mund të humbet përmes mureve, çatisë, dyshemesë, dritareve dhe hapësirave ku depërton ajri i ftohtë.

    Për të mbajtur ambientin e brendshëm të ngrohtë dhe për të shmangur shpenzimet e panevojshme, ekspertët e efiçiencës së energjisë rekomandojnë izolimin e duhur të banesës dhe përdorimin më efikas të sistemit të ngrohjes.

    Çatia dhe muret, ndër burimet kryesore të humbjes së nxehtësisë

    Në shtëpitë me izolim të dobët, nxehtësia mund të largohet në sasi të konsiderueshme përmes çatisë dhe mureve. Sipas organizatës britanike Energy Saving Trust, në një shtëpi tipike pa izolim, rreth 25 për qind e nxehtësisë mund të humbasë përmes çatisë, ndërsa rreth 33 për qind përmes mureve.

    Humbjet varen nga lloji i ndërtesës, materialet e përdorura, cilësia e izolimit dhe kushtet atmosferike. Edhe dritaret dhe dyert me izolim të dobët mund të lejojnë depërtimin e ajrit të ftohtë, duke rritur nevojën për ngrohje.

    Si mund të kursehet energjia gjatë dimrit?

    Një nga masat më të thjeshta është mbyllja e hapësirave rreth dritareve dhe dyerve, përmes të cilave depërton ajri i ftohtë. Përdorimi i shiritave izolues mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrjedhjeve të ajrit, pa bllokuar hapjet e nevojshme për ventilim.

    Gjithashtu, perdet e trasha mund të ndihmojnë në kufizimin e humbjes së nxehtësisë përmes dritareve gjatë natës. Gjatë ditës, kur ka diell, rekomandohet hapja e perdeve për të shfrytëzuar ngrohjen natyrore.

    Një tjetër hap është përdorimi i termostatit për të përshtatur temperaturën sipas nevojës. Ulja e temperaturës kur banorët flenë ose nuk janë në shtëpi mund të ndihmojë në kursimin e energjisë, varësisht nga sistemi i ngrohjes dhe izolimi i banesës.

    Po ashtu, rekomandohet që radiatorët të mos mbulohen nga perde të gjata apo mobilie, në mënyrë që nxehtësia të shpërndahet më mirë në dhomë.

    Izolimi i banesës mund të sjellë kursime afatgjata

    Për shtëpitë me izolim të dobët, investimi në izolimin e çatisë, mureve dhe dyshemesë mund të zvogëlojë humbjet e nxehtësisë dhe nevojën për ngrohje.

    Sipas programit amerikan ENERGY STAR, kombinimi i mbylljes së rrjedhjeve të ajrit me izolimin e hapësirave të caktuara mund të ulë mesatarisht kostot e ngrohjes dhe ftohjes me rreth 15 për qind në banesat e studiuara. Ky vlerësim nuk vlen njësoj për çdo shtëpi, pasi kursimi real varet nga gjendja e ndërtesës dhe kushtet e përdorimit.

    Përveç kursimit të energjisë, izolimi i përshtatshëm ndihmon në ruajtjen e një temperature më të qëndrueshme brenda shtëpisë.

    Ajrosja mbetet e rëndësishme edhe gjatë dimrit

    Edhe kur temperaturat janë të ulëta, ajrosja e banesës nuk duhet neglizhuar. Ajrosja e përshtatshme ndihmon në largimin e lagështisë së tepërt dhe në ruajtjen e cilësisë së ajrit të brendshëm.

    Për të shmangur humbjet e panevojshme të nxehtësisë, rekomandohet të mos lihen dritaret hapur për periudha të gjata kur sistemi i ngrohjes është në funksion, duke ruajtur njëkohësisht ventilimin e nevojshëm.

    Në përfundim, kursimi i energjisë gjatë dimrit nuk varet vetëm nga mënyra e përdorimit të ngrohjes, por edhe nga aftësia e banesës për ta ruajtur nxehtësinë. Izolimi i mirë, mbyllja e hapësirave ku depërton ajri i ftohtë dhe përdorimi racional i ngrohjes mund të ndihmojnë në uljen e shpenzimeve gjatë sezonit të ftohtë.

  • Nothing important to report. Only one woman was killed

    Nothing important to report that Arlinda’s murder is found in the last 24 hours’ police report.

    The murder of Arlinda Silla Zekaj, on Sunday night at Vitomirica in Pec, has not been included in the recent 24-hour police report on Pec.

    In the address books criminal incidents and other cases, the events are marked: Nothing important to report. )

    The time of drafting the report remains to be clarified and the exact period it covers, to determine whether the event had occurred within the interval of reporting.

    Arlinda was allegedly killed with ax by her brother-in-law, Albert Sylaj, who later left the scene.

    The signal newspaper also reported on requests the victim had addressed to institutions before the assassination. In a letter received by the Prosecutor’s Office on October 22nd, she had warned of the danger to her life.

    I wish the day would not come when you and the responsible institutions were forced to render an account only after my life was taken, Arlinda wrote.

    The Constitutional Prosecutor in Pec has stated that the parachute was registered for assessment by the competent prosecutor and was forwarded for urgent treatment to the relevant institutions.

    Three days after the letter was received, Arlinda was killed.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal