Blog

  • Pesë mënyrat se si Trump ka ashpërsuar politikat e imigracionit në SHBA

    Pesë mënyrat se si Trump ka ashpërsuar politikat e imigracionit në SHBA

    Imigracioni ka qenë një nga çështjet kryesore të agjendës politike të presidentit amerikan, Donald Trump, që nga fushata e tij e parë presidenciale në vitin 2015. Në fushatën e vitit 2024, ai premtoi mbylljen e kufirit dhe deportime masive, premtime që, sipas BBC-së, janë zbatuar në masë të madhe gjatë mandatit të tij të dytë.

    Përpjekjet e Trumpit për të kufizuar imigracionin gjatë mandatit të parë u përballën me pengesa ligjore. Ndërsa në mandatin e dytë, administrata e tij ka pasur më shumë hapësirë për të zbatuar politikat kufizuese, e mbështetur edhe nga dhjetëra miliarda dollarë fonde shtesë të miratuara nga Kongresi për zbatimin e ligjeve të imigracionit, raporton BBC.

    Megjithatë, ndërsa zgjedhjet e mesmandatit në SHBA po afrohen, politikat e imigracionit mbeten një çështje e rëndësishme për votuesit. Edhe mes atyre që mbështesin kontrolle më të rrepta kufitare, ka shqetësime se masat e administratës kanë shkuar tepër larg.

    Sipas BBC-së, politika e Trumpit për imigracionin është reflektuar në pesë fusha kryesore.

    1. Kufiri jugor është pothuajse i mbyllur

    Gjatë presidencës së Joe Bidenit, kalimet në kufirin jugor të SHBA-së u rritën ndjeshëm. Vetëm gjatë viteve 2023 dhe 2024 u regjistruan më shumë se 4.5 milionë raste të takimit të autoriteteve me migrantë në kufirin me Meksikën.

    Administrata Biden arriti më vonë t’i ulte ndjeshëm shifrat mujore, duke kufizuar mundësitë për të kërkuar azil dhe duke larguar migrantët që hynin në mënyrë të paligjshme në SHBA pa iu nënshtruar procedurave të rregullta.

    Pas rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, numri i kalimeve ra edhe më tej, ndërsa rastet e regjistruara në kufi shënuan rënie të theksuar.

    Deri në fund të vitit të parë të mandatit të dytë të Trumpit, skenat e kampeve të improvizuara dhe grumbullimeve të migrantëve, që kishin tërhequr vëmendje ndërkombëtare gjatë administratës Biden, ishin zhdukur kryesisht.

    Gjatë një vizite në qytetin kufitar El Paso, në Teksas, në nëntor 2025, BBC-ja raportoi se rrugët ishin të qeta, aty ku më parë kishte pasur kampe të përkohshme me mijëra migrantë që ishin lejuar të qëndronin në SHBA në pritje të procedurave të imigracionit.

    Për të arritur atë që administrata e tij e përshkruan si kufirin më të sigurt në historinë e SHBA-së, Trumpi ka ndërmarrë disa masa, përfshirë kufizimin e kërkesave për azil në kufi, përfundimin e praktikës së lirimit të migrantëve në pritje të procedurave, dërgimin e trupave ushtarake në kufi dhe ushtrimin e presionit ndaj Meksikës për të frenuar lëvizjen e migrantëve drejt veriut.

    “Presidenti Trump u premtoi amerikanëve një kufi të sigurt dhe të dhënat dëshmojnë se ai e mbajti premtimin”, deklaroi më 16 tetor sekretari i Sigurisë Kombëtare, Markwayne Mullin.

    1. Përshpejtohet ndërtimi i murit kufitar

    Ndërtimi i një muri përgjatë kufirit prej afro 3.218 kilometrash mes SHBA-së dhe Meksikës ishte një nga premtimet kryesore të Trumpit gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016.

    Projekti është përshpejtuar gjatë mandatit të dytë, pas ndarjes së 46.5 miliardë dollarëve nga ligji i shpenzimeve i administratës Trump, i njohur si “One Big Beautiful Bill”.

    Sipas të dhënave qeveritare, para rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, përgjatë kufirit ekzistonin rreth 644 milje (1.036 kilometra) mur kryesor, më afër vijës kufitare, si dhe 75 milje (rreth 121 kilometra) mur dytësor, i vendosur më në brendësi të territorit amerikan.

    Që atëherë, janë përfunduar edhe 250 milje (rreth 402 kilometra) barriera të reja, përfshirë mure kryesore e dytësore dhe barriera ujore, si dhe teknologji për zbulimin e kalimeve të paligjshme.

    Ndërkohë, 1.443 milje (rreth 2.322 kilometra) barriera të tjera janë në ndërtim e sipër.

    Megjithatë, ekspertët theksojnë se është e nevojshme të bëhet dallimi mes ndërtimit të barrierave të reja dhe përmirësimit apo modernizimit të strukturave ekzistuese. Po ashtu, mbetet objekt debati ndikimi i drejtpërdrejtë i murit në uljen e numrit të migrantëve.

    1. Rriten ndalimet dhe deportimet

    Një pjesë e madhe e vëmendjes ndaj politikave të Trumpit për imigracionin është përqendruar në operacionet brenda territorit amerikan.

    Agjentët e Shërbimit të Imigracionit dhe Doganave (ICE) kanë zhvilluar aksione për arrestimin e personave që autoritetet i konsiderojnë si qëndrues të paligjshëm në SHBA. Operacionet kanë shkaktuar reagime dhe protesta në qytete të ndryshme të vendit.

    Gjatë fushatës, Trumpi premtoi nisjen e menjëhershme të asaj që e cilësoi si “operacioni më i madh i deportimit në historinë amerikane”. Zyrtarët kishin deklaruar se fillimisht në shënjestër do të ishin personat që kishin kryer vepra penale.

    Sipas të dhënave të siguruara nga Deportation Data Project, një projekt kërkimor i lidhur me Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, arrestimet dhe ndalimet në qendrat e imigracionit janë rritur ndjeshëm pas rikthimit të Trumpit në pushtet.

    Të dhënat tregojnë se në korrik të vitit 2026 u regjistrua një rekord prej afro 50 mijë personash të ndaluar.

    1. Ulet ndjeshëm numri i refugjatëve të pranuar

    Pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi pezulloi pothuajse menjëherë pranimin e refugjatëve, duke argumentuar se ky proces mund të rifillonte vetëm nëse vlerësohej se ishte në interes të SHBA-së.

    Në shkurt, përmes një urdhri ekzekutiv, administrata hapi në mënyrë të kufizuar procesin e pranimit për afrikanerët nga Afrika e Jugut. Shtëpia e Bardhë ka pretenduar vazhdimisht se kjo kategori përballet me vrasje dhe përndjekje, akuza që janë mohuar nga qeveria e Afrikës së Jugut.

    Kuota fillestare për pranimin e refugjatëve në vitin fiskal 2026 ishte 7.500 persona. Në maj, ajo u rrit në 17.500, për shkak të asaj që administrata e përshkroi si një situatë të paparashikuar emergjente me refugjatët.

    Megjithatë, numri i përgjithshëm i pranimeve mbeti shumë i ulët. Sipas të dhënave të Departamentit amerikan të Shtetit, gjatë vitit fiskal 2026 në SHBA u pranuan 16.292 refugjatë, prej të cilëve 16.287 ishin nga Afrika e Jugut.

    1. Kufizohen vizat dhe vendoset tarifë prej 100 mijë dollarësh për disa viza pune

    Kufizimet e administratës Trump janë shtrirë edhe në rrugët ligjore për të jetuar dhe punuar në SHBA.

    Dhjetëra shtete, të cilat administrata i ka cilësuar si rrezik për sigurinë, janë përballur me pezullime të plota ose të pjesshme të vizave dhe udhëtimeve. Kontrollet më të rrepta dhe rregullat e reja për aplikimin për leje të përhershme qëndrimi kanë ngadalësuar gjithashtu disa procedura.

    Në shtator të vitit 2025, administrata vendosi një tarifë prej 100 mijë dollarësh për aplikimet e reja për viza H-1B, të cilat përdoren nga punëtorët e kualifikuar të huaj, veçanërisht në sektorin e teknologjisë. Një pjesë e madhe e përfituesve të këtyre vizave janë shtetas indianë.

    Në maj të vitit 2026, Shërbimi amerikan për Shtetësi dhe Imigracion (USCIS) njoftoi se regjistrimet për programin e vitit 2027 kishin rënë me 40 për qind.

    Sipas këtij institucioni, rënia tregon se masat e reja po kufizojnë regjistrimet masive me paga të ulëta dhe po synojnë që programi të shërbejë më mirë për tërheqjen e punëtorëve shumë të kualifikuar, duke mbrojtur njëkohësisht pagat, kushtet e punës dhe mundësitë e punësimit për amerikanët.

    Burimi: Dukagjini

  • “Shteti e vrau Arlindën”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë

    “Shteti e vrau Arlindën”, QIKA me aksion simbolik para Qeverisë

    Aktivistet e organizatës QIKA kanë zhvilluar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë, ku vendosën mbishkrimin “Shteti e vrau Arlindën” dhe derdhën disa kova me ngjyrë të kuqe në shkallët e institucionit, duke kërkuar përgjegjësi institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt.

    Gjatë aksionit, aktivistja Blenda Asllani deklaroi se Arlinda Zekaj kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet shtetërore, kishte ndjekur procedurat ligjore dhe kishte siguruar urdhër mbrojtjeje, por pavarësisht kësaj, jeta e saj nuk u mbrojt.

    “Arlinda Zekaj kërkoi mbrojtje nga shteti. Ajo iu drejtua institucioneve, ndoqi procedurat ligjore, siguroi urdhër mbrojtjeje dhe paralajmëroi qartë për rrezikun që i kanosej. Institucionet ishin të njoftuara, rreziku ishte i dokumentuar e, megjithatë, pak minuta më vonë Arlindën e vranë”, tha Asllani para mediave.

    Ajo kritikoi institucionet për dështimin në garantimin e sigurisë së grave që raportojnë dhunën dhe kërkojnë mbrojtje, duke vënë në pikëpyetje efektivitetin e mekanizmave institucionalë kur ata nuk arrijnë të parandalojnë vrasjet.

    “Shteti u kërkon grave të denoncojnë dhunën, të dokumentojnë kërcënimet, të kërkojnë urdhër mbrojtjeje e t’u besojnë institucioneve. Por çfarë vlere kanë këto procedura kur një grua mund t’i ndjekë të gjitha e prapë ta vrasin?”, u shpreh ajo.

    Asllani kërkoi që të gjitha institucionet dhe hallkat përgjegjëse të hetohen, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të shmanget përmes ndarjes së kompetencave institucionale.

    “Të gjitha hallkat institucionale përgjegjëse duhet të hetohen. Askush nuk mund të fshihet prapa kompetencave dhe institucioneve për ta shmangur përgjegjësinë. Të gjithë duhet të hetohen. Ngjyra e kuqe që hodhëm sot është akuzë”, deklaroi Asllani. /Telegrafi/

  • Kur fëmija është gati të hiqet nga pelenat

    Kur fëmija është gati të hiqet nga pelenat

    Ndërprerja e përdorimit të pelenave është një nga hapat më të mëdhenj në fëmijërinë e hershme dhe prindërit shpesh pyesin veten se kur është koha e duhur. Nuk ka të njëjtin kufi për çdo fëmijë, por ka shenja të qarta se ata janë gati.

    Një përmbledhje e botuar në revistën American Family Physician pohon se më shumë se dy të tretat e fëmijëve zhvillojnë pjekurinë fizike, njohëse dhe emocionale për t’u shkëputur nga pelenat midis 18 dhe 30 muajsh, ndërsa rreth një e treta e fëmijëve nuk bëhen gati deri afër 30 muajsh. Vajzat tregojnë shenja më herët se djemtë, mesatarisht midis 24 dhe 26 muajsh, dhe djemtë rreth 29 muajsh.

    Autorët theksojnë se asnjë metodë nuk është më e mirë se të tjerat, kështu që prindërit duhet të zgjedhin një qasje që u përshtatet atyre dhe fëmijës, me lavdërime në vend të ndëshkimit.

    Shenjat që tregojnë se fëmija juaj është gati

    Klinika Mayo identifikon një numër shenjash që mund t’i ndihmojnë prindërit të vlerësojnë gatishmërinë.

    Fëmija ndoshta është gati nëse tregon se duhet të shkojë në tualet, për shembull duke kërcyer ose duke tërhequr pantallonat, nëse mund të arrijë te tualeti dhe të ulet mbi të, të heqë dhe të veshë pantallonat, të qëndrojë dy ose më shumë orë pa urinuar, të ketë jashtëqitje më së shumti tre herë në ditë, të shkojë te prindërit kur ka nevojë për ndërrimin e pelenave, të dijë se për çfarë shërben tualeti dhe tualeti, në përgjithësi të ndjekë udhëzimet dhe të mund të bëjë një pyetje me një fjalë.

    Nëse fëmija i plotëson shumicën e këtyre kushteve, mund të fillohet. Nëse jo, është më mirë të pritet, veçanërisht nëse familja po përballet me një ndryshim të madh si zhvendosja ose ardhja e një fëmije tjetër.

    Nuk është gjithmonë e nevojshme të presësh që fëmija të tregojë interes

    Shërbimi Kombëtar Shëndetësor Britanik (NHS) ndjek një qasje paksa të ndryshme. Sipas këshillave të tyre, pothuajse të gjithë fëmijët mund të ndërpriten nga pelenat midis moshës 18 muajsh dhe dy vjeç e gjysmë, dhe prindërit nuk kanë nevojë të presin që fëmija të tregojë shenja ose thjesht të kërkojnë një tutu, sepse pritja për momentin e përsosur mund ta vonojë panevojshëm të gjithë procesin.

    Përpara se të filloni, NHS këshillon të kontrolloni që fëmija të mos ketë kapsllëk. Jashtëqitja duhet të jetë e butë të paktën çdo dy ditë, dhe jashtëqitjet e dhimbshme mund të shkaktojnë frikë, kështu që kapsllëku duhet të zgjidhet me një mjek përpara se të ndërpriten pelenat.

    Si të filloni

    Klinika Mayo rekomandon që të angazhoheni për ta lënë duhanin çdo ditë, idealisht për të paktën tre muaj. Nëse fëmija nuk shfaqet kur ka nevojë, është mirë ta çoni te tutu çdo dy orë, menjëherë pasi të zgjohet dhe pas gjumit gjatë ditës, dhe qëndrimi ulur nuk duhet të zgjasë më shumë se pesë minuta. Fëmija duhet lavdëruar edhe kur nuk bën asgjë.

    Shërbimi Shëndetësor Kombëtar këshillon të ndaloni përdorimin e të gjitha llojeve të pelenave gjatë ditës, përfshirë pelenat me mbathje, pasi është më e lehtë për një fëmijë ta vërejë kur është i lagur me mbathje të zakonshme, ndërsa pelenat e ditës dhe të natës mund të lihen veshur.

    Aksidentet janë pjesë e të mësuarit dhe zemërimi, ndëshkimi dhe turpërimi nuk kanë vend. Nëse një fëmijë refuzon një tutu për javë të tëra, Klinika Mayo këshillon një pushim prej disa javësh ose muajsh, dhe sipas Mjekut Familjar Amerikan, pushimet prej një deri në tre muajsh janë të pranueshme për të shmangur rezistencën dhe konfliktin.

    Netët e thata vijnë më vonë

    Kontrolli gjatë natës zakonisht vjen vetëm pas ditës. Shumica e fëmijëve mbeten të thatë natën midis moshës pesë dhe shtatë vjeç, dhe rreth 40 përqind e fëmijëve vazhdojnë të lagin shtratin natën edhe pasi e kanë zotëruar kontrollin gjatë ditës.

    Kur duhet të vizitoni një pediatër

    Klinika Mayo këshillon të flisni me një pediatër nëse një fëmijë më i madh se dy vjeç e gjysmë nuk tregon interes, nëse nuk e ka zotëruar kontrollin e përditshëm as në moshën tre vjeç, nëse refuzon të ulet në tualet ose e mban karrigen prapa.

  • It’s not just Arlinda, there’s plenty of Arlinda, Hykmete Bajrami calls for protest after the murder in Pec.

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK), Hykmete Bajrami, has called for protest following the assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica in Pec.

    Through a Facebook post, Bajrami has stressed that Arlinda is not the only case and that there are many women who face violence and do not get the necessary support.

    It’s not just Arlinda, it’s full of Arlinda, it’s written on Bajrami.

    She has sought mobilization through protest, in support of Arlinda, murdered women and all women who are victims of violence and who, according to her, do not have the right support.

    The emergency to go to PROTEESTS, Arlinda, all the murdered women and all those who are now victims of violence, and nobody supports them, the MP wrote.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • “Nuk është veç Arlinda, ka plot Arlinda”, Hykmete Bajrami bën thirrje për protestë pas vrasjes në Pejë

    “Nuk është veç Arlinda, ka plot Arlinda”, Hykmete Bajrami bën thirrje për protestë pas vrasjes në Pejë

    “Nuk është veç Arlinda, ka plot Arlinda”, Hykmete Bajrami bën thirrje për protestë pas vrasjes në Pejë

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje për protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka theksuar se Arlinda nuk është rasti i vetëm dhe se ka shumë gra që përballen me dhunë dhe nuk marrin mbështetjen e nevojshme.

    “Nuk është veç Arlinda, ka plotë Arlinda”, ka shkruar Bajrami.

    Ajo ka kërkuar mobilizim përmes protestës, në mbështetje të Arlindës, grave të vrara dhe të gjitha grave që janë viktima të dhunës dhe që, sipas saj, nuk kanë përkrahjen e duhur.

    “Urgjent të dalim në PROTESTË, për Arlindën, për të gjitha gratë e vrara e për të gjitha ato që sot janë viktima të dhunës e nuk i përkrahë askush”, ka shkruar deputetja.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Event in Arlinda Zekaj, QKIA case: Red color is charge, state must answer

    OQKIA station held a symbolic action before the Government of Kosovo, following the case of Arlinda Zekaj’s murder in Vitomirica Peja.

    They have placed a banner with the inscription The State killed Arlinda.

    Also during this action, they have thrown red on the front steps of the country’s executive object.

    This organization has said that red is the charge and is the memory of all the women’s murders.

    The state killed Arlinda, then the state must account, it was said during this action.  

    This organisation has called for responsibility and accountability from all the links of institutions that have neglected the case, whether or not they act.

    According to them, all must be investigated and faced with responsibility. /I did. tv

  • Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

    Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

    Aksioni për rastin e Arlinda Zekajt, QIKA: Ngjyra e kuqe është akuzë, shteti duhet të japë llogari

    Organizata QIKA ma mbajtur një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Ato kanë vendosur një parrullë me mbishkrimin “Shteti e vrau Arlindës”.

    Gjithashtu, gjatë këtij aksioni, ato kanë hedhur ngjyrë në kuqe në shkallët hyrëse të objektit të ekzekutivit të vendit.

    Nga kjo organizatë kanë thënë se ngjyra e kuqe është akuzë dhe është kujtesë për të gjitha vrasjet e grave.

    “Shteti e vrau Arlindën, atëherë shteti duhet të japë llogari”, është thënë gjatë këtij aksioni.  

    Kjo organizatë ka kërkuar përgjegjësi dhe llogari nga të gjitha hallkat e institucioneve që kanë neglizhuar rastin, me apo mos veprimin e tyre.

    Sipas tyre, të gjithë duhet të hetohen dhe të përballen me përgjegjësi. /Klankosova.tv

  • Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

    Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

    Uran Ismaili: Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar hetim të plotë të përgjegjësive institucionale dhe masa konkrete për mbrojtjen e grave të rrezikuara.

    Sipas tij, rasti është dëshmi e dështimit të institucioneve për të mbrojtur një grua që kishte kërkuar ndihmë.

    “Ky dështim zinxhiror kërkon përgjegjësi zyrtare e morale. Kërkoj hetim të plotë të çdo hallke institucionale dhe masa konkrete, me afate e përgjegjës të përcaktuar, për mbrojtjen e grave të rrezikuara. Vetëm të flasim më nuk mjafton. As të shprehim ngushëllime pas çdo vrasjeje. Gratë kanë nevojë për mbrojtje sa janë gjallë. Arlindës ia braktisëm shpresën e fundit si shtet. Në emër të saj, të veprojmë sot, që asnjë gruaje tjetër thirrja për mbrojtje të mos i mbetet amanet pas vdekjes.

    Ngushëllimet më të sinqerta familjes së Arlindës!”, shkroi Ismaili./Klankosova.tv

  • Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

    Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

    Gazetarja Ahmeti: Ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të institucioneve në rastin e Arlinda Zekajt

    Gazetarja e Klan Kosova, Blerta Ahmeti, ka folur për rastin e rëndë në Vitomiricë të Pejës, ku u vra Arlinda Zekaj, për vrasjen e së cilës dyshohet kunati i saj.

    Ahmeti në emisionin “Kosova Today”, ka kritikuar mosfunksionimin e institucioneve përgjegjëse, duke përmendur se rastet e dhunës brenda familjes shpeshherë zvarriten nëpër gjykata dhe nuk marrin vëmendjen e duhur nga institucionet dhe shoqëria.

    “Këtu ka mosfunksionim të zinxhirit komandues të krejt institucioneve bartëse, për një nënë që ka arritur të ndahet prej burrit të vet, në çfarëdo kërkese, ankese, dhe nuk ka arritur me gëzu të drejtën për me pasë afër djalin e vet, të cilin ia ka besu gjykata në njohje për një afat të pacaktuar, deri në përfundimin e rastit kryesor, pra divorcit”.

    “Raste të tilla në karrierën time gazetareske kam trajtuar jashtëzakonisht shumë. Janë rastet që më së shumti zvarriten nëpër procese, nëpër gjykatat tona. Janë rastet që më së paku kanë vëmendjen e gjyqtarëve, të prokurorëve, të policëve, por edhe të shoqërisë. Sepse ekziston njëfarë qasjeje ndaj rasteve familjare në Kosovë, ‘Hajt se ky është problem brenda familjes, nuk duhet të përzihemi’. Por bash aty duhet të përzihemi, sepse kur kemi një ankesë nga njëra palë për diçka që nuk po shkon mirë, e pastaj vijnë edhe vrasjet që i kemi sot, kjo është mungesë e zbatimit të kompetencave ekzekutive në secilën hallkë të zinxhirit, në rastin e Arlindës dhe në rastet e tjera”, ka deklaruar Ahmeti.

  • Arlinda’s lawyer: There was only one request, joining the boy,

    Adelina Hoxha, the lawyer of Arlinda Zekiaj on the show Kosova Today, has spoken of the only request I’ve already felt there was from her.

    According to Hoxha, Arlinda only wanted to join her son.

    I called Arlinda in July, even though I knew her money, but as a client, I took her in July. She has presented a very strong character, I consider herself strong in character, but she, for 27 years of work experience, a woman as persistent, as strong as her. After a couple of months, we had a customer-avolate line, we went to a little closer line. The only request she had, [was] Adelina I love the boy, Hoxha said.

    I’m a hostage, if he can hug her. I’ve been in stress for three days. He told me on the first day he went, let him kill me, as long as I felt his breath, I reached out with a hug, Hoxha said telling Arlinda’s words in the last days of her life.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal