Blog

  • Gjykata vendosi urdhër mbrojte për Arlinda Zekaj, duke ia ndaluar Jeton Sylaj që t’i afrohet në distancë prej 2 metra brenda shtëpisë ku jetonin

    Gjykata vendosi urdhër mbrojte për Arlinda Zekaj, duke ia ndaluar Jeton Sylaj që t’i afrohet në distancë prej 2 metra brenda shtëpisë ku jetonin

    Gjykata vendosi urdhër mbrojte për Arlinda Zekaj, duke ia ndaluar Jeton Sylaj që t’i afrohet në distancë prej 2 metra brenda shtëpisë ku jetonin

    Gjyqtari i Gjykatës Themelore në Pejë, Migjen Kastrati më 16 tetor kishte marrë aktvendim përmes së cili kishte caktuar masën mbrojtëse në periudhë prej gjashtë muaj për palën e mbrojtur Arlinda Zekaj.

    Gjyqtari Kastrati në aktvendimin e marrë i kishte ndaluar bashkëshortin e Zekajt, Jeton Sylaj që brenda shtëpisë ku jetonin të dy, t’i afrohej të njëjtës në distancë prej 2 metra.

    Ndërsa në rrugë, qytet, shkollë apo vendin e punës në distancë prej 20 metra.

    “.. në distancë prej 2 metra në shtëpinë ku është duke qëndruar tani pala e mbrojtur, në rrugë, qytet, fshat, shkollë apo vendin e punës në distancë prej 20 metra, si dhe i NDALOHET në të ardhmen të ushtroj dhunë fizike dhe psiqike, të bllokojnë lëvizjen e viktimës, ofendojnë, shqetësojnë dhe kërcënojnë palën e mbrojtur”, thuhet në aktvendim.

    Tutje, në pikën dy të aktvendimit gjykata kishte urdhëruar Sylajn që të lejonte kthimin e Arlinda Zekajt në shtëpi.

    “Urdhërohet pala përgjegjëse Jeton Sylaj që t’a lejojë palën e mbrojtur, Arlinda Zekaj, të kthehet në shtëpi dhe ta lejojë të shfrytëzojë shtëpinë të cilën e përdorin së bashku në fshatin Vitomericë” thuhet tutje në aktvendi,

    Gjykata poashtu kishte marrë vendim që kujdesi i fëmijës t’i besohej palës së mbrojtur, ndërsa bashkëshorti do të mund ta takonte të njëjtit çdo vikend përmes Qendrës për Punë Sociale.

    Sylaj poashtu ishte obliguar që në emër të mbajtjes financiare për fëmijën e mitur të paguante shumën prej 150 euro në muaj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • ) Action before Government: The State has killed Arlinda.

    Blenda Aslan from the QICA NGO said Arlinda had sought protection from the state, followed legal procedures, provided protection warrants and warned institutions of the impending danger. In her view, though, she was killed a few minutes later.

    What value do these procedures have when a woman can follow it all and yet kill it?

    She stressed that the Arlinda case shows the failure of institutions to protect women even when they seek help and warn of danger. Aslan demanded that all of the institutional bonds responsible be investigated and that those whose actions or actions have contributed to this failure be held accountable to justice.

    During the action, activists threw red on the steps of the Government building as a symbol of lost lives and state responsibility.

    The State killed Arlinda, so the state must account for it, it was QICA’s message.

    Aslan suggested that QICA would join the protest called by the Feminist Kolestik for Wednesday, inviting citizens to attend.

    She said the organisation will continue to seek state accountability for institutional neglect, which she said is costing women with life.

    We will continue to seek accounts from the State for institutional neglect, because women are losing their lives, Aslan declared.

    Source Layer: RTKLive

  • `QIKA` aksion para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, duhet të japë llogari

    `QIKA` aksion para Qeverisë: Shteti e vrau Arlindën, duhet të japë llogari

    Blenda Asllani nga OJQ QIKA tha se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje nga shteti, kishte ndjekur procedurat ligjore, kishte siguruar urdhër mbrojtjeje dhe kishte paralajmëruar institucionet për rrezikun që i kanosej. Megjithatë, sipas saj, pavarësisht këtyre veprimeve, ajo u vra pak minuta më vonë.

    “Çfarë vlere kanë këto procedura kur një grua mund t’i ndjekë të gjitha e prapë ta vrasin?”, u shpreh Asllani.

    Ajo theksoi se rasti i Arlindës tregon dështimin e institucioneve për t’i mbrojtur gratë edhe kur ato kërkojnë ndihmë dhe paralajmërojnë për rrezikun. Asllani kërkoi që të gjitha hallkat institucionale përgjegjëse të hetohen dhe që personat, veprimet apo mosveprimet e të cilëve kanë kontribuar në këtë dështim, të mbahen përgjegjës para drejtësisë.

    Gjatë aksionit, aktivistet hodhën ngjyrë të kuqe në shkallët e ndërtesës së Qeverisë, si simbol për jetët e humbura dhe për përgjegjësinë shtetërore.

    “Shteti e vrau Arlindën, andaj shteti duhet të japë llogari”, ishte mesazhi i QIKA-s.

    Asllani bëri me dije se QIKA do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Kolektivi Feminist për të mërkurën, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë.

    Ajo tha se organizata do të vazhdojë të kërkojë llogaridhënie nga shteti për neglizhencën institucionale, për të cilën u shpreh se po u kushton grave me jetë.

    “Do të vazhdojmë të kërkojmë llogari nga shteti për neglizhencën institucionale, për shkak të së cilës gratë po e humbin jetën”, deklaroi Asllani.

    Burimi: RTKLive

  • Këngët e Elvis Presley-t në qendër të një padie kundër kompanisë së IA-së Anthropic

    Këngët e Elvis Presley-t në qendër të një padie kundër kompanisë së IA-së Anthropic

    Kompania Anthropic, krijuesja e asistentit të inteligjencës artificiale Claude, po përballet me një padi nga mbajtësit e të drejtave të Elvis Presley-t, të cilët e akuzojnë se ka përdorur pa autorizim 274 këngë të legjendës së muzikës për trajnimin e modeleve të saj.

    Padia u depozitua më 23 tetor në një gjykatë federale në Kaliforni nga një kompani bijë e Authentic Brands Group, e cila administron një pjesë të konsiderueshme të të drejtave të pronësisë intelektuale të Presley-t.

    Mes këngëve të përmendura në padi janë Can’t Help Falling in Love, Don’t Be Cruel dhe A Little Less Conversation. Sipas paditësve, Anthropic i ka kopjuar dhe ruajtur këto vepra në një bibliotekë të brendshme për trajnimin e modeleve aktuale dhe të ardhshme të inteligjencës artificiale, pa marrë licencë dhe pa paguar kompensimin përkatës.

    Për këtë çështje, kompania mund të përballet me dëmshpërblime që tejkalojnë 40 milionë dollarë. Avokati i paditësve, Richard Busch, deklaroi se qëllimi i padisë është mbrojtja e të drejtave ekskluzive mbi këngët, duke akuzuar kompaninë për shkelje të të drejtave të autorit në një shkallë të paprecedentë.

    Nga ana tjetër, Anthropic i tha NBC News se nuk pajtohet me pretendimet dhe se do ta mbrojë çështjen në gjykatë. Kompania ka argumentuar më parë se përdorimi i materialeve të mbrojtura nga e drejta e autorit për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale mund të lejohet sipas doktrinës amerikane të përdorimit të drejtë (fair use).

    Kjo nuk është padia e parë ndaj Anthropic për çështje të ngjashme. Në vitin 2023, disa kompani të mëdha muzikore e paditën për riprodhimin e pretenduar të teksteve të këngëve pa autorizim. Këtë vit, edhe Sony Music Publishing dhe Warner Chappell ngritën padi, duke pretenduar se kompania kishte përdorur tekste këngësh dhe partitura të mbrojtura për trajnimin e Claude.

    Anthropic është përballur gjithashtu me një padi nga autorë librash, e cila përfundoi me një marrëveshje dëmshpërblimi prej 1,5 miliardë dollarësh në korrik.

    Burimi: Dukagjini

  • Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt

    Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt

    Gjykata e Pejës thotë se sot ka pranuar aktakuzën ndaj ish-burrit të Arlinda Zekajt

    Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se sot, më 26 tetor, ka pranuar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Pejë ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, Jeton Sylaj, lidhur me veprën penale “Kanosja”.

    “Në Gjykatën Themelore në Pejë, sot me datë 26.10.2026, në ora 8:56, nga Prokuroria Themelore e Pejës, përmes sistemit SMIL, është pranuar aktakuzë  nën shenjën PP/II Nr.1340, aktakuzë e drejtpërdrejt ndaj personit me inicialet J.S, për shkak të veprës penale “Kanosje” nga neni 181 par.2 të KPRK-së”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për “Betimi për Drejtësi“.

    Në anën tjetër, Prokuroria ka thënë përmes një njoftimi, se më 23 tetor u ngrit aktakuzë ndaj ish-bashkëshortit të viktimës, për “Kanosje” në kuadër të marrëdhënies familjare.

    Gjykata thekson se bazuar në të dhënat që posedojnë, nuk rezulton se kishte ndonjë rast tjetër të regjistruar penal, ku viktimë ishte tani e ndjera Zekaj.

    “Nga dhënat e gjeneruar përmes SMIL-it, nuk rezulton së me herët është zhvilluar ndonjë rast penal me palë viktimën Zekaj”, thuhet në përgjigje.

    Gjithnjë sipas Gjykatës, më 7 shtator të këtij viti, tani e ndjera Zekaj kishte kërkuar shqiptimin e ushtrit mbrojtës emergjent, e cila ishte aprovuar pjesërisht.

    Pra, Gjykata thekson se viktimës i ishte refuzuar kërkesa e besimit të fëmijës, por që më 16 tetor, u aprovua tërësisht kërkesa e palës.

    “Ndërsa, për rastin civil, me datë 07.09.2026, në ora 12.14, është parashtruar kërkesë për shqiptimin e Urdhrit Mbrojtës Emergjent, nga pala e mbrojtur Arlinda Hasan Zekaj, ndaj palës përgjegjëse Jeton Sylaj, përmes Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave. Gjykata Themelore në Pejë, me datën e njëjtë pra datë 07.09.2026, me aktvendimin C.nr.1300/26, ka aprovuar pjesërisht kërkesën për urdhër mbrojtje emergjente me të gjitha pikat e kërkuara si masa mbrojtëse, me përjashtim çështjes së besimit të fëmijët, dhe pas dhënës së kundërshtimit nga palët në procedurë, përkatësisht pas arritjes së raportit të QPS-së, është mbajt seanca gjyqësore dhe me vendimin C.nr.1300/20, datës 16.10.2026, nga urdhri emergjent është shndërrua në urdhër të rregullt duke aprovuar në tërësi kërkesën e palës të mbrojtur me të gjitha masat mbrojtëse të kërkuar, me kohëzgjatje prej 6 muaj”, thuhet në përgjigje.

    Sipas Gjykatës, vendimi i tyre lidhur për kërkesën për urdhër mbrojtës emergjent dhe të rregullt menjëherë i është ekspeduar palëve në procedurë, dhe institucioneve përkatëse për zbatim.

  • Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

    Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

    Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, e cila mbahet sot për rastin e Arlinda Zekajt dhe dhunën ndaj grave.

    Në reagimin e tij në Facebook, Guri ka kritikuar mbajtjen e seancave që, sipas tij, mbeten në nivel simbolik, pa sjellë përgjegjësi konkrete dhe masa parandaluese për mbrojtjen e grave.

    “Arlinda nuk kishte nevojë për një seancë sot. Kishte nevojë për shtetin dje.Sot nuk do të marr pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Jo sepse nuk më dhemb vrasja e Arlindës. Por sepse refuzoj të bëhem pjesë e ceremonive simbolike të vrasjes së grave”, ka shkruar Guri.

    Guri ka kritikuar edhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla, për mënyrën se si institucionet i trajtojnë rastet e dhunës ndaj grave dhe për mbrojtjen që u ofrohet atyre.

    “Sot, në Kuvend, pritet të vijë edhe Donika Gërvalla, ministre e Drejtësisë dhe Koordinatore Kombëtare për Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave. Një ministre që në Kuvend ka ofenduar gra të tjera, e që vetë gëzon mbrojtjen e shtetit, udhëton me truproja e xhipa, ndërkohë që gra të tjera, edhe pasi kërkojnë ndihmën e institucioneve, mbeten të pambrojtura. Unë nuk do të jem pjesë e këtij rituali. Por do të jem në rrugë, sa herë që thirren protesta kundër dhunës ndaj grave. Dhe do të vazhdoj të kërkoj përgjegjësi nga institucionet. Sepse gratë nuk kanë nevojë për fjalimet tona pasi të vriten. Kanë nevojë për mbrojtjen e shtetit sa janë gjallë. Andaj, po e përsëris: Arlinda nuk kishte nevojë për një seancë sot. Kishte nevojë për shtetin dje”, shkroi mes tjerash Guri./Klankosova.tv

  • “Arlinda e ka ditë prej fillimit që kanë me ia marrë jetën”, Hoxha: Prokurorja i tha: Kuptona, shko te baba

    “Arlinda e ka ditë prej fillimit që kanë me ia marrë jetën”, Hoxha: Prokurorja i tha: Kuptona, shko te baba

    “Arlinda e ka ditë prej fillimit që kanë me ia marrë jetën”, Hoxha: Prokurorja i tha: Kuptona, shko te baba

    Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Prokurorinë për mungesën e veprimeve ligjore për mbrojtjen e viktimës së dhunës në familje, e cila u vra nga kunati i saj, mbrëmë në Vitomiricë të Pejës.

    Në një intervistë ekskluzive në Klan Kosova, Hoxha tha se institucionet nuk i kishin ndërmarrë veprimet e kërkuara, ndërsa zbuloi se prokurorja, e cila ishte koordinatore për rajonin, i kishte sugjeruar Arlindës të qëndronte te babai i saj.

    Ajo ka zbuluar edhe fjalët e Arlindës, që e parashikonte me të keqen, transmeton Klankosova.tv

    “Ironia e Policisë e Prokurorisë, se i kanë marrë të gjitha veprimet. Zero veprime kanë marrë. Zero veprime, në ato që kemi kërku në aspektin ligjor. Asnjë veprim nuk është marrë. Nuk mundet prokurorja, edhe atë koordinatore për regjion, me i thënë viktimës, palës mbrojtëse, kuptona neve se na s’po mujna, rri ti sonte te baba. Pse duhet me pagu na si prokurore? Ti po e len aty me tre dhunues dhe po kërkon që kjo me duru a?

    Arlinda ka qenë gruaja më e fortë që e kam taku najherë. Arlinda e ka ditë prej fillimit që ai ka me vra. Unë kam me u vra se kom me u vra. Unë du djalin me përqafu. Ajo ka kërku procedurën më të shkurtër. Kërkesa e saj ka qenë sa më shpejt me taku djalin.

    Natën e fundit i thonë që ata janë aty, kunati është atje, a është rrezik. Kjo ju thotë: ‘Nuk më leni lanë zgjidhje tjetër, unë nuk heki dorë prej djalit’”, deklaroi Hoxha në Klan Kosova.

  • Seanca e jashtëzakonshme sot me një pikë të vetme të rendit të ditës - rasti i Pejës

    Seanca e jashtëzakonshme sot me një pikë të vetme të rendit të ditës – rasti i Pejës

    Seanca e jashtëzakonshme sot me një pikë të vetme të rendit të ditës - rasti i Pejës

    Kuvendi i Kosovës ka bërë të ditur rendin e ditës për seancën e jashtëzakonshme plenare, e cila do të mbahet sot në orën 16:00.

    Sipas njoftimit, seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit, ndërsa në fokus do të jetë vrasja e fundit në Vitomiricë të Pejës, ku u vra Arlinda Zekaj.

    Në rendin e ditës përfshihen edhe rastet e tjera të vrasjes së grave, dhuna në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësia institucionale, parandalimi i dhunës në baza gjinore dhe mbrojtja e jetës së grave.

    “1.  Vrasja e fundit në Vitomiricë të Pejës, rastet tjera të vrasjes së grave, dhuna në familje ndaj grave dhe fëmijëve, përgjegjësia institucionale, parandalimi i dhunës në baza gjinore dhe mbrojta e jetës së grave”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

      

  • As Mbappe e as Kane, CIES njofton me fituesin e Topit të Artë

    As Mbappe e as Kane, CIES njofton me fituesin e Topit të Artë

    Debati për fituesin e Topit të Artë ka marrë një tjetër kthesë, pasi Observatori i Futbollit CIES ka publikuar renditjen e futbollistëve me paraqitjet më të mira gjatë vitit të fundit, ku në vendin e parë gjendet sërish Lamine Yamal.

    Talenti i Barcelonës kryeson listën me 95.8 pikë, duke lënë pas disa prej emrave më të mëdhenj të futbollit botëror. Renditja është publikuar vetëm disa orë para ceremonisë së Topit të Artë, e cila mbahet në Londër.

    Studimi i CIES bazohet në tri kritere kryesore: paraqitjet individuale të futbollistëve në aspekte të ndryshme të lojës, niveli i garave ku ata kanë luajtur dhe rezultatet e arritura nga skuadrat e tyre.

    Pas Yamalit renditet Michael Olise i Bayern Munichut me 93.9 pikë, ndërsa në vendin e tretë është bashkëlojtari i tij Harry Kane me 90.5 pikë.

    Surpriza më e madhe e kësaj renditjeje është Lionel Messi. Pavarësisht se është 39-vjeçar, ylli argjentinas renditet i katërti me 90.4 pikë, duke dëshmuar se vazhdon të jetë në mesin e futbollistëve më të mirë në botë.

    Sipas CIES, Messi do të kryesonte renditjen nëse nuk do të merrej parasysh niveli sportiv i garave ku luajnë futbollistët. Kjo do të thotë se niveli i kampionateve ndikon dukshëm në pikët përfundimtare.

    Në dhjetëshen e parë ka një prani të fuqishme të Barcelonës, pasi përveç Yamalit, në vendin e tetë renditet Pedri me 90.3 pikë, ndërsa Pau Cubarsi zë pozitën e dhjetë me 90 pikë.

    Kylian Mbappe renditet i gjashti me 90.4 pikë, pas Desire Doue, ndërsa Khvicha Kvaratskhelia zë vendin e shtatë. Në dhjetëshen e parë gjendet edhe Erling Haaland, i nënti me 90 pikë.

    Një prej të dhënave më interesante është pozita e Ousmane Dembeles, fituesit të fundit zyrtar të Topit të Artë, i cili gjendet vetëm në vendin e 27-të të kësaj renditjeje statistikore.

    Megjithatë, renditja e CIES nuk përcakton fituesin e Topit të Artë, pasi çmimi ndahet përmes votimit. Sidoqoftë, ajo i shton edhe më shumë interesimin garës, ku Yamal vazhdon të marrë vlerësime për paraqitjet e tij.

    10 futbollistët e parë sipas CIES:

    1. Lamine Yamal (Barcelona) – 95.8 pikë

    2. Michael Olise (Bayern Munich) – 93.9

    3. Harry Kane (Bayern Munich) – 90.5

    4. Lionel Messi (Inter Miami) – 90.4

    5. Désiré Doué (Paris Saint-Germain) – 90.4

    6. Kylian Mbappe (Real Madrid) – 90.4

    7. Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain) – 90.3

    8. Pedri (Barcelona) – 90.3

    9. Erling Haaland (Manchester City) – 90.0

    10. Pau Cubarsi (Barcelona) – 90.0./Telegrafi/

  • Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi

    Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi

    Presidenti i Partisë Progresive Serbe (SNS), Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen zgjedhore të partisë së tij dhe Aleksandar Vuçiq.

    Duke u shfaqur në mediat serbe, ai tha se ishte i pakënaqur me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, por edhe krenar për mënyrën se si Vuçiq e pranoi humbjen, shkruan Index.hr, përcjell Telegrafi.

    Ai njoftoi ndryshime në SNS dhe tha se partia do të ishte një opozitë e fortë ndaj qeverisë së re.

    Vuçeviç zbuloi se si ishte momenti kur Vuçiq zbuloi se lista e tij kishte humbur zgjedhjet.

    “Unë dhe Ana (Brnabiq) erdhëm dhe ai tha: I humbëm zgjedhjet. U habitëm sepse kishim qenë në krye deri atëherë, por kjo nuk ishte një mostër mjaft e madhe. Ai tashmë i kishte rezultatet. Tha se ishte e rëndësishme t’i drejtohej publikut sa më shpejt të ishte e mundur”, kujton Vuçeviq.

    Ai shpjegoi se partia kishte logjistikën e vet zgjedhore dhe të dhënat nga qendrat e votimit, dhe se rezultatet e mostrës përfaqësuese treguan se nuk kishte më asnjë shans për fitore.

    Vuçiq njoftoi se SNS nuk do të zhdukej nga skena politike pavarësisht humbjes së pushtetit pas 14 vitesh.

    “Nuk do të shpërbëhemi ose shpërndahemi. Do të rifreskojmë radhët tona. Këto do të jenë ndryshime të dhimbshme, por shëruese”, tha ai.

    Sipas tij, SNS do të konsolidohej dhe do të përgatitej të vepronte në opozitë, duke shtuar se partia e tij nuk do të kundërshtonte rezultatet e zgjedhjeve dhe as nuk do të pengonte transferimin e pushtetit. /Telegrafi/