Blog

  • Superliga e Turqisë vjen ekskluzivisht sot në Artmotion me derbin e zjarrtë Galatasaray – Fenerbahçe

    Superliga e Turqisë vjen ekskluzivisht sot në Artmotion me derbin e zjarrtë Galatasaray – Fenerbahçe

    Superliga e Turqisë vjen ekskluzivisht sot në Artmotion me derbin e zjarrtë Galatasaray – Fenerbahçe

    E hëna rezervon spektakël të vërtetë futbollistik nga elita e futbollit turk, me tri përballje tejet interesante që transmetohen drejtpërdrejt në platformën më të madhe televizive në vend, Artmotion.

    Vëmendja kryesore padyshim do të jetë në Stamboll, ku zhvillohet derbi i përjetshëm ndërmjet dy rivalëve të përbetuar, Galatasaray dhe Fenerbahçe, transmeton Klankosova.tv.

    Një duel që garanton rivalitet të ashpër, emocione e spektakël në fushë, i cili nis nga ora 19:30 dhe transmetohet live në Sport 2.

    Më herët, duke filluar nga ora 17:00, po në kanalin Sport 2, zhvillohet një tjetër përballje interesante mes dy skuadrave të kryeqytetit ekonomik turk, Beşiktaş dhe Başakşehir.

    Paralelisht, në po të njëjtën orë (17:00), në kanalin Sport 3 transmetohet dueli ndërmjet Rizespor dhe Trabzonspor.

  • Qefalija-Zeka: Djali i Arlindës mbeti pa nënë, por edhe pa baba - çka të vyen një baba i tillë? (VIDEO)

    Qefalija-Zeka: Djali i Arlindës mbeti pa nënë, por edhe pa baba – çka të vyen një baba i tillë? (VIDEO)

    Qefalija-Zeka: Djali i Arlindës mbeti pa nënë, por edhe pa baba - çka të vyen një baba i tillë? (VIDEO)

    Gazetarja Edlira Qefalija-Zeka i ka shprehur ngushëllime familjes së Arlinda Zekajt, e veçanërisht djalit të saj, pas vrasjes nga kunati i saj në Pejë.

    Në emisionin “Kosova Today”, Qefalija-Zeka tha se ai djalë sot ka mbetur jetim, transmeton Klankosova.tv.

    “Së pari i bashkohem ngushëllimeve të të gjithë shqiptarëve kudo që janë, ngushëllimeve ndaj familjes, ndaj djalit, i cili sot ka mbetur jetim, është pa nënë, por faktikisht është edhe pa babë, se edhe baba, çka të vyen një baba kriminel, një familje kriminele, që ta vret nënën me sëpatë para syve?”, tha ajo.

    Ajo potencoi se institucionet duhet të japin llogari një për një.

    “Së dyti, e kemi thënë shpesh, që gratë janë më të rrezikshmet për gratë, sepse gratë e veshura me pushtet, dhe kjo letër na bënë që të kuptojmë që kemi të bëjmë me dy prokurore, kanë qenë aq të pashpirta ndaj një gruaje tjetër, që ishte aq e kfjellur,e dinte shumë mirë rrugën ku duhej të shkonte”, u shpreh ajo.

  • Talenti i Stuttgartit, Enis Rexhepi, zgjedh Kosovën – gati për ndeshjet e nëntorit

    Talenti i Stuttgartit, Enis Rexhepi, zgjedh Kosovën – gati për ndeshjet e nëntorit

    Talenti i Stuttgartit, Enis Rexhepi, zgjedh Kosovën – gati për ndeshjet e nëntorit

    Kosova ka arritur një sukses të madh duke siguruar shërbimet e talentit premtues të Stuttgartit U19, Enis Rexhepi, i cili po shkëlqen këtë sezon në  Champions Leaguepër të rinj (UEFA Youth League), mëson Klankosova.tv.

    Rexhepi, i cili më parë ka qenë pjesë e moshave të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, tashmë ka marrë vendimin përfundimtar për të veshur fanellën dardane.

    Siç mëson Klankosova.tv, kthesa e madhe erdhi pas një takimi vendimtar që u zhvillua të premten e kaluar në Gjermani mes futbollistit dhe kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi.

    Bisedimet në Stuttgart kanë qenë plotësisht të suksesshme dhe palët kanë arritur dakordësi të plotë.

    Klankosova.tv merr vesh se aktualisht po pritet vetëm pajisja e lojtarit me pasaportën e Republikës së Kosovës.

    Synimi kryesor është që procedurat administrative të përmbyllen sa më shpejt, në mënyrë që Rexhepi të jetë në dispozicion dhe gati për grumbullimin e muajit nëntor, ku Kosova do të zhvillojë përballjet ndaj Izraelit dhe Irlandës.

  • Women MPs’ group reacts after Arlinda Zekaj’s assassination, seeks investigation into institutional responsibility

    The group of female MPs has expressed deep concern and indignation following the assassination of Arlinda Zekiaj in Pec, demanding full investigation into the case and reviewing any possible institutional responsibility.

    Through a Kosovo Assembly announcement, MPs have stressed that this tragic event testifies to the urgent need to combat childicide and ensure the safety and life of women in the country.

    We strongly condemn this act and ask all competent institutions to act with urgency, conduct full investigations and ensure that those responsible face justice. We also ask that any institutional responsibility for negligence or inaction be considered, the report says.

    The group of MP women has estimated that childicide is not a private matter, but a serious social and institutional problem, requiring responsibility, decisive response and concrete preventive measures.

    They have stressed that protecting women’s life and dignity should be the unconditional obligation of any institution.

    The MP women’s group will continue to be engaged in addressing this phenomenon and in seeking institutional responsibility, in order for such cases to be prevented and no woman left without the protection it belongs to, is further said in response.

    In the end, MPs have expressed the most sincere condolences to the family and relatives of Arlinda Zekaj.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Grupi i Grave Deputete reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkon hetim edhe për përgjegjësinë institucionale

    Grupi i Grave Deputete reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkon hetim edhe për përgjegjësinë institucionale

    Grupi i Grave Deputete reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkon hetim edhe për përgjegjësinë institucionale

    Grupi i Grave Deputete ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar hetim të plotë të rastit dhe shqyrtim të çdo përgjegjësie të mundshme institucionale.

    Përmes një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, deputetet kanë theksuar se kjo ngjarje tragjike dëshmon nevojën urgjente për të luftuar femicidin dhe për të garantuar sigurinë dhe jetën e grave në vend.

    “E dënojmë ashpër këtë akt dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë me urgjencë, të kryejnë hetime të plota dhe të sigurojnë që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Po ashtu, kërkojmë që të shqyrtohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim”, thuhet në njoftim.

    Grupi i Grave Deputete ka vlerësuar se femicidi nuk është çështje private, por një problem serioz shoqëror dhe institucional, që kërkon përgjegjësi, reagim të vendosur dhe masa konkrete parandaluese.

    Ato kanë theksuar se mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të grave duhet të jetë detyrim i pakushtëzuar i çdo institucioni.

    “Grupi i Grave Deputete do të vazhdojë të jetë i angazhuar në adresimin e kësaj dukurie dhe në kërkimin e përgjegjësisë institucionale, me qëllim që rastet e tilla të parandalohen dhe asnjë grua të mos mbetet pa mbrojtjen që i takon”, thuhet më tej në reagim.

    Në fund, deputetet kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlinda Zekajt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Abdixhiku after Arlinda Zekiaj’s murder: She sought state protection, LDK seeks full investigation and accountability

    Democratic League of Kosovo ( The LDK), Lumir Abdixhiku, has reacted following the assassination of Arlinda Zekiaj in Vitomirica of Pec, saying she had sought protection from the state and that three days before she was killed, had warned the prosecutor of the risk to her life.

    In a Facebook post, Obadiah published a photo of Arlinda’s letter, expressing pain in the fact that her request for help failed to prevent the tragedy.

    Arlinda asked to live. He asked for state protection. Three days before she was killed, she warned the prosecution of the danger to her life, wrote Obadiah.

    He has stressed that the LDK requires full and independent investigation into any action and inaction of institutions that have had responsibility in handling its case.

    According to Abdixhik, each official and institution that has addressed Arlinda’s request must account for the actions taken and obligations that may have failed to be met.

    The responsibility must have a surname, he stated.

    In his reaction, the LDK leader has expressed condolences to the Arlinda family, saying she was forced to defend while she was alive, while justice is now required for her.

    Obadiah has called on institutions to act on the protection of other women who live in fear and seek help so that such cases do not repeat themselves.

    Arlinda Zekiaj was killed Sunday evening in Vitomirica, Pec. The case has prompted reactions and calls for reviewing the actions of institutions responsible for handling its reports.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nagavci for the Law on Specialised Chambers: Parliament has two possibilities after returning from president

    The head of the Vetevendosje Movement Parliamentary Group, Arberie Nagavci, has said that following the return of the Law for Specialised Chambers by the president, the Assembly has two possibilities: to reject its request by 61 votes or to re-assuming the draft law.

    Speaking after the Assembly’s Assembly of the Parliament’s Headship, Nagavci has said that the issue must first be considered by the Commission for Legislation, which should then submit to the Parliament its report and recommendations.

    After the president’s return of the bill, there are two possibilities for the Assembly by 61 votes to reject the president’s proposal, or otherwise to adopt the proposal to restore the bill. There are already three precedents in this regard: it is an act of the Constitutional Court, in the case of Jahjaga, which shows that the judgment thus shows that there is no room to make the amendment or change the law. The same is rejected, or remains in force, while there are two bills that were returned with veto rights from former President Vjosa Osmani, which the same have thus remained unexamished, have been dismissed. However, this is a matter to consider. You know, it’s four weeks from the president’s letter, it’s primarily the Commission for Legislation that should consider this request of the president, and then the same will be addressed to the Parliament with the report where he should consider the request to give his recommendations. So I believe this will also be treated carefullyNahavci said.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Nagavci për ligjin për Dhomat e Specializuara: Kuvendi ka dy mundësi pas kthimit nga presidentja

    Nagavci për ligjin për Dhomat e Specializuara: Kuvendi ka dy mundësi pas kthimit nga presidentja

    Nagavci për ligjin për Dhomat e Specializuara: Kuvendi ka dy mundësi pas kthimit nga presidentja

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se pas kthimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara nga presidentja, Kuvendi ka dy mundësi: ta hedhë poshtë kërkesën e saj me 61 vota ose ta miratojë sërish propozimin për kthimin e ligjit.

    Duke folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Nagavci ka thënë se çështja duhet të shqyrtohet fillimisht nga Komisioni për Legjislacion, i cili më pas duhet t’i paraqesë Kuvendit raportin dhe rekomandimet e veta.

    “Pas kthimit të projektligjit nga presidentja, janë dy mundësi që Kuvendi me 61 vota të hedhë poshtë propozimin e presidentes, apo e kundërta ta miratojë pra propozimin për rikthimin e projektligjit. Tashmë ka tri precedente në lidhje me këtë: është një aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese, në rastin Jahjaga, e cila e tregon, i cili aktgjykim pra e tregon që nuk ka hapësirë për të bërë amandamentimin apo ndryshimin e ligjit. I njëjti hidhet poshtë, apo mbetet në fuqi, ndërkohë që janë edhe dy projektligje të cilat ishin kthyer me të drejtën e vetos nga ish-presidentja Vjosa Osmani, të cilat të njëjtat kanë mbetur pra pa u shqyrtuar saktësisht, janë hedhur poshtë. Gjithsesi, kjo është një çështje që duhet ta shqyrtojmë. E dini që janë katë javë nga letra e presidentes, është në radhë të parë Komisioni për Legjislacion që duhet ta shqyrtojë këtë kërkesë të presidentes, dhe i njëjti pastaj do të na drejtohet Kuvendit me raportin ku duhet të shqyrtojë kërkesën gjegjësisht të japë rekomandimet e veta. Kështu që unë besoj që edhe kjo do të trajtohet me kujdes”, tha Nagavci.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Abdixhiku pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ajo kërkoi mbrojtje nga shteti, LDK kërkon hetim të plotë dhe llogaridhënie

    Abdixhiku pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ajo kërkoi mbrojtje nga shteti, LDK kërkon hetim të plotë dhe llogaridhënie

    Abdixhiku pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Ajo kërkoi mbrojtje nga shteti, LDK kërkon hetim të plotë dhe llogaridhënie

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke thënë se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga shteti dhe se tri ditë para se të vritej, e kishte paralajmëruar Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj.

    Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka publikuar një fotografi të letrës së Arlindës, duke shprehur dhimbjen për faktin se kërkesa e saj për ndihmë nuk arriti ta parandalonte tragjedinë.

    “Arlinda kërkoi të jetonte. Kërkoi mbrojtje nga shteti. Tri ditë para se të vritej, e paralajmëroi Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka theksuar se LDK-ja kërkon hetim të plotë dhe të pavarur për çdo veprim dhe mosveprim të institucioneve që kanë pasur përgjegjësi në trajtimin e rastit të saj.

    Sipas Abdixhikut, secili zyrtar dhe institucion që e ka trajtuar kërkesën e Arlindës duhet të japë llogari për veprimet e ndërmarra dhe detyrimet që mund të kenë mbetur pa u përmbushur.

    “Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër”, ka deklaruar ai.

    Në reagimin e tij, kreu i LDK-së ka shprehur ngushëllime për familjen e Arlindës, duke thënë se asaj i detyrohej mbrojtje sa ishte gjallë, ndërsa tash kërkohet drejtësi për të.

    Abdixhiku u ka bërë thirrje institucioneve që të veprojnë edhe për mbrojtjen e grave të tjera që jetojnë me frikë dhe kërkojnë ndihmë, në mënyrë që rastet e tilla të mos përsëriten.

    Arlinda Zekaj u vra të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Rasti ka nxitur reagime dhe kërkesa për shqyrtimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse për trajtimin e raportimeve të saj.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

    Vrasja e Arlinda Zekajt, Tahiri thotë se është dështim i shtetit – kërkon shkarkime

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke e cilësuar rastin si dështim të institucioneve të shtetit.

    Tahiri tha se vrasja e saj është një akt barbar që ka shkaktuar dhimbje të madhe në vend, ndërsa ka theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te kryerësi i dyshuar i veprës.

    “Ky akt barbar nuk e shohim vetëm si femicid, por edhe si dështim të shtetit të Kosovës. E shohim si dështim të hierarkisë institucionale të shtetit të Kosovës, duke i përfshirë institucionet e sundimit të ligjit, të prokurorisë, të policisë, të qendrave për punë sociale dhe të gjithë ata të cilët, në një formë ose tjetër, duke mos vepruar me qëllim apo pa qëllim, na kanë sjellë një plagë e cila nuk është e para”, ka deklaruar Tahiri.

    Ai ka bërë të ditur se Aleanca kërkon shkarkimin e të gjithë zyrtarëve në nivele të ndryshme që kanë pasur të bëjnë me rastin, si dhe themelimin e një komisioni hetimor në Kuvendin e Kosovës.

    “Aleanca kërkon shkarkimin në të gjitha nivelet të atyre që kanë pasur të bëjnë me rastin në fjalë. Aleanca kërkon komision hetimor në Kuvend, për këtë rast dhe për rastet e tjera të ngjashme”, tha Tahiri.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali