Grupi i Grave Deputete reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkon hetim edhe për përgjegjësinë institucionale

Grupi i Grave Deputete reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkon hetim edhe për përgjegjësinë institucionale

Written by

in

Grupi i Grave Deputete reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt, kërkon hetim edhe për përgjegjësinë institucionale

Grupi i Grave Deputete ka shprehur shqetësimin dhe indinjatën e thellë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar hetim të plotë të rastit dhe shqyrtim të çdo përgjegjësie të mundshme institucionale.

Përmes një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, deputetet kanë theksuar se kjo ngjarje tragjike dëshmon nevojën urgjente për të luftuar femicidin dhe për të garantuar sigurinë dhe jetën e grave në vend.

“E dënojmë ashpër këtë akt dhe kërkojmë nga të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë me urgjencë, të kryejnë hetime të plota dhe të sigurojnë që përgjegjësit të përballen me drejtësinë. Po ashtu, kërkojmë që të shqyrtohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim”, thuhet në njoftim.

Grupi i Grave Deputete ka vlerësuar se femicidi nuk është çështje private, por një problem serioz shoqëror dhe institucional, që kërkon përgjegjësi, reagim të vendosur dhe masa konkrete parandaluese.

Ato kanë theksuar se mbrojtja e jetës dhe dinjitetit të grave duhet të jetë detyrim i pakushtëzuar i çdo institucioni.

“Grupi i Grave Deputete do të vazhdojë të jetë i angazhuar në adresimin e kësaj dukurie dhe në kërkimin e përgjegjësisë institucionale, me qëllim që rastet e tilla të parandalohen dhe asnjë grua të mos mbetet pa mbrojtjen që i takon”, thuhet më tej në reagim.

Në fund, deputetet kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e Arlinda Zekajt.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali