Blog

  • Shiroka Pula: Equality is measured by the opportunities each has in everyday life

    In this case, President Shiroka Pula has stressed that dialogue draws us closer, helps us to understand the experiences of others and overcome the barriers that divide us, the Presidency reports.

    She has estimated that this is exactly what it is that makes Letts Talk about, as a space where people talk about their experiences, the challenges they face, and the changes they want to see in society, the report says.

    President Shiroka Pula has stressed that equality is measured not only by the legally recognised rights but also by the opportunities everyone has in everyday life to decide for his future.

    According to her, each one has a responsibility not to allow prejudice to interfere with others.

    In closing, addressing young people from the Roma, Ashkali and Egyptian communities, Shiroka Pula has stressed that their aspirations have room in Kosovo, their voice matters, and their future must be built on equal opportunities.

    Source Layer: RTKLive

  • Shiroka Pula: Barazia matet me mundësitë që secili i ka në jetën e përditshme

    Shiroka Pula: Barazia matet me mundësitë që secili i ka në jetën e përditshme

    Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se dialogu na afron, na ndihmon t’i kuptojmë përvojat e të tjerëve dhe të kapërcejmë barrierat që na ndajnë, njofton Presidenca.

    Ajo ka vlerësuar se pikërisht këtë mundësi e krijon “Let’s Talk”, si një hapësirë ku njerëzit flasin hapur për përvojat e tyre, sfidat me të cilat përballen dhe ndryshimet që duan t’i shohin në shoqëri, thuhet në njoftim.

    Presidentja Shiroka Pula ka theksuar se barazia nuk matet vetëm me të drejtat e njohura me ligj, por edhe me mundësitë që secili i ka në jetën e përditshme, për të vendosur për të ardhmen e tij.

    Sipas saj, secili ka përgjegjësi të mos lejojë që paragjykimet të bëhen pengesë për të tjerët.

    Në përmbyllje, duke iu drejtuar të rinjve nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, Shiroka Pula ka theksuar se aspiratat e tyre kanë vend në Kosovë, zëri i tyre ka rëndësi dhe e ardhmja e tyre duhet të ndërtohet mbi mundësi të barabarta.

    Burimi: RTKLive

  • Policia në Ferizaj përgatitet për sezonin dimëror, fokus te trafiku dhe shkollat

    Policia në Ferizaj përgatitet për sezonin dimëror, fokus te trafiku dhe shkollat

    Sipas njoftimit të Policisë, në takim është diskutuar përgatitja për sezonin dimëror, siguria në trafik, trajtimi i rasteve të dhunës në familje dhe luftimi i veprave penale kundër pasurisë.

    Vëmendje i është kushtuar edhe parandalimit të dukurive negative te të rinjtë, sigurisë në shkolla dhe organizimit të aktiviteteve vetëdijësuese.

    Një tjetër çështje e trajtuar ishte bashkëpunimi me institucionet lokale, veçanërisht në funksion të përballimit të sfidave që mund të paraqiten gjatë sezonit dimëror.

    Gjatë takimit u theksua nevoja për koordinim më të mirë ndërmjet njësive policore, përcaktim të detyrave konkrete dhe raportim periodik për rezultatet e punës.

    Drejtori Rajonal i Policisë, nënkolonel Remzi Azemi, kërkoi rritjen e efikasitetit dhe përgjegjësisë profesionale, me synim garantimin e sigurisë publike dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e rajonit të Ferizajt.

    Burimi: RTKLive

  • Çka ndodhi sot në komisionin për rastin e Arlindës? Ramadani jep detaje

    Çka ndodhi sot në komisionin për rastin e Arlindës? Ramadani jep detaje

    Çka ndodhi sot në komisionin për rastin e Arlindës? Ramadani jep detaje

    Kryetari i komisionit hetimor parlamentar për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, ka thënë se gjatë ditës së sotme janë dëgjuar pesë dëshmitarë.

    Ai ka thënë se e mërkura ka qenë një ditë maratonike dhe se sipas tij, drejtësi për Arlindën është thirrja që dëgjohet përmbajtësisht.

    “Ditë maratonike e Komisionit Hetimor Parlamentar, duke filluar nga ora 08:30 në mbledhjen e Komisionit dhe deri rreth orës 19:00 me përmbylljen e intervistimit të pesë (5) dëshmitarëve të parë në këtë proces. Jam optimist se Komisioni Hetimor do të bëjë punën ligjore ashtu sikurse i takon, duke iu përgjigjur kështu ligjërisht thirrjes për drejtësi.”, ka shkruar Ramadani. /Klankosova.tv

  • "I kam përfunduar tri fakultete", Arlinda i përgjigjet Valdetit për çështjen e shkollimit (VIDEO)

    “I kam përfunduar tri fakultete”, Arlinda i përgjigjet Valdetit për çështjen e shkollimit (VIDEO)

    "I kam përfunduar tri fakultete", Arlinda i përgjigjet Valdetit për çështjen e shkollimit (VIDEO)

    Në mesin e shumë debateve brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5, së fundi vend ka zënë edhe niveli i shkollimit të disa prej banorëve.

    Debati ka nisur ndërmjet Valdetit dhe Arlindës, pasi kjo e fundit tha se Valdeti po ankohet kur shprehet se nuk e ka përfunduar fakultetin.

    “Ti preji gjërat, sepse nuk po i kuptoj ato që po thua”, iu drejtua Valdeti Arlindës.

    Ndërkaq, kjo e fundit deklaroi se ka përfunduar tri fakultete, të cilat i ka financuar vetë.

    “Unë kam të drejtë t’i nënvlerësoj njerëzit. Kam aq shumë dijeni sa ju nuk po më dëgjoni. Jemi në një lojë. Kur thotë ky se nuk kam shkollë të pakryer, është ankesë. Unë nuk i thashë se jam e pashkollë. Unë i kam financuar vetes tri fakultete. Unë nuk shkoj te ky, unë kështu komunikoj, nuk di të flas ndryshe”, është shprehur Arlinda.

    Për më shumë ndiqeni debatin e plotë:

  • Tahiri pas vizitës së Krasniqit: Sot Baca Jakup na mërziti shumë

    Tahiri pas vizitës së Krasniqit: Sot Baca Jakup na mërziti shumë

    Tahiri pas vizitës së Krasniqit: Sot Baca Jakup na mërziti shumë

    Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë.

    Tahiri ka thënë se Krasniqi gjithë jetën ia ka kushtuar çështjes kombëtare, luftës çlirimtare dhe pavarësisë së Kosovës, duke shprehur dhimbjen për mënyrën se si, sipas tij, po trajtohet.

    “Të dhemb në shpirt kur një njeri, i cili ia kushtoi jetën çështjes kombëtare, luftës çlirimtare dhe pavarësisë së vendit, trajtohet në një mënyrë që mund t’i kënaqë vetëm armiqtë dhe ata që dikur punuan kundër interesit shtetëror e kombëtar”.

    “Jakup Krasniqi është një emër i lartësuar në historinë e vendit tonë. Një histori së cilës iu përkushtua që në rini, duke vënë në shërbim të saj intelektin, dijen, energjinë dhe gjithë qenien e tij”.

    “Sot na dhemb shpirti për historinë tonë e sot Baca Jakup na mërziti shumë!”, ka shkruar Tahiri.

  • Komisioni për Arlindën: QPS e kryetari i Pejës rrëfehen për rastin (VIDEO)

    Komisioni për Arlindën: QPS e kryetari i Pejës rrëfehen për rastin (VIDEO)

    Komisioni për Arlindën: QPS e kryetari i Pejës rrëfehen për rastin (VIDEO)

    Kanë përfunduar intervistimet e zyrtarëve lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, ndërsa i fundit që është intervistuar para komisionit ka qenë kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

    Kështu bëri të ditur gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri, në një lidhje direkte në këtë televizion.

    Sipas Tahirit, gjatë raportimit para komisionit, Muhaxheri ka folur ndër të tjera për mungesën e stafit në Qendrën për Punë Sociale në Pejë, duke deklaruar se nuk kanë filluar as procedurat për rekrutimin e punonjësve të rinj.

    “Tash kanë përfunduar të gjitha intervistimet për rastin e Arlinda Zekaj. I fundit që është intervistuar është Muhaxheri, kryetari i Pejës, i cili para komisionit tha shumë gjëra duke nisur nga ajo e mungesës së stafit në Qendrën për Punë Sociale, që tha se nuk kanë nisur as procedurat për rekrutimin e stafit të ri… Një gjë e tillë nuk është bërë, për faktin se i njëjti nuk i ka kompetencat sipas tij për të hapur konkursin sepse një gjë e tillë i ka kaluar ministrive…” – tha gazetari.

    Para komisionit janë intervistuar edhe zyrtarë të tjerë të Qendrës për Punë Sociale, të cilët kanë deklaruar se në këtë institucion ka munguar psikologu.

    “Pati edhe zyrtarë të tjerë të Qendrës për Punë Sociale që u intervistuan. Të njëjtit deklaruan se në Qendrën për Punë Sociale kishte munguar psikologu dhe intervistimi i djalit të Arlinda Zekajt ishte bërë pa praninë e psikologut” – tha mes tjerash Tahiri.

    Gazetari bëri të ditur se, ndonëse intervistimet e zyrtarëve nga Peja kanë përfunduar, atyre u janë kërkuar edhe dokumente shtesë.

    Ndërkaq, komisioni do të vazhdojë punën edhe të premten, me shqyrtimin e pikave të tjera të parapara në rendin e ditës.

    Për më shumë:

  • Killing in Suhareka in front of the family, this is the guy who lost his life in the shooting.

    The person who was killed by Wednesday’s midday shooting on November 18th in a shopping mall parking lot in Suhareka is Sylla Daka from the village of Vjesec.

    News of the victim’s identity has been reported by the local media media media.

    The serious event took place about 12:03, after an instant disagreement. Daka was allegedly shot by fire in the presence of his wife and minor daughter.

    Despite his efforts to save his life, he failed to survive his wounds.

    In connection with the case, police have arrested a suspected person, while the Constitutional Prosecutor in Prizren has announced that the same has been detained for 48 hours.

    Investigations into the full whiteening of the circumstances of this event are continuing.

    Source Layer: Insander

  • Muharari for the resignation requests following the assassination of Arlinda Zekiaj: I don’t deal with political demands

    Peja municipality Chairman Gazmend Muharzier has been interviewed by the Parliamentary Investigative Commission in connection with the murder case of Arlinda Zekiaj.

    After the interview, Muhhajeri was asked by reporters for his failure to respond to the case.

    He described the event as too tragic to be politicised.

    Rast is too tragic for politiczu, Muharzier said.

    Meanwhile, asked about his demands for him to resign, Peja chairman said he does not address political demands.

    I don’t deal with political demands, he said.

    Source Layer: Insander

  • Muhaxheri për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Me kërkesat politike nuk merrem

    Muhaxheri për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Me kërkesat politike nuk merrem

    Muhaxheri për kërkesat për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Me kërkesat politike nuk merrem

    Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, është intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

    Pas intervistimit, Muhaxheri është pyetur nga gazetarët për mosreagimin e tij lidhur me këtë rast.

    Ai e cilësoi ngjarjen si tepër tragjike për t’u politizuar.

    “Rasti është tepër tragjik për me politizu”, u shpreh Muhaxheri.

    Ndërkaq, i pyetur për kërkesat që ai të japë dorëheqje, kryetari i Pejës tha se nuk merret me kërkesa politike.

    “Me kërkesat politike nuk merrem”, deklaroi ai.

    Burimi: Insajderi