Blog

  • Caktohet për të enjten seanca plenare e Kuvendit

    Caktohet për të enjten seanca plenare e Kuvendit

    Caktohet për të enjten seanca plenare e Kuvendit

    Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se seanca e Kuvendit të Kosovës është caktuar për të enjten.

    Këtë njoftim ajo e bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

    Ndërkaq, sot do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për rastin e rëndë në Pejë./Klankosova.tv

  • Rasti i Arlinda Zekajt, Gashi: Dështim kolosal i shtetit të Kosovës

    Rasti i Arlinda Zekajt, Gashi: Dështim kolosal i shtetit të Kosovës

    Rasti i Arlinda Zekajt, Gashi: Dështim kolosal i shtetit të Kosovës

    Deputeti i LDK-së, Arben Gashi e ka cilësuar si dështim kolosal të shtetit të Kosovës rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës.

    Ai ka kërkuar veprime të menjëhershme, pasi sipas tij, nevojitet veprim urgjent i institucioneve qendrore dhe lokale përmes një sistemi të integruar për parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave.

    “Propozimi im është konkret: krijimi i një Agjencie të Veçantë për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje. Kjo agjenci duhet të ketë tri përgjegjësi kryesore: Parandalimin, përmes edukimit që nga shkolla dhe vetëdijesimit shoqëror. Monitorimin, përmes përcjelljes së rasteve, zbatimit të masave mbrojtëse dhe mbikëqyrjes së personave që kanë kryer vepra të dhunës në familje. Ndërhyrjen emergjente, duke garantuar mbrojtje të menjëhershme për viktimat dhe fëmijët e tyre, me procedura të qarta ligjore dhe pa pengesa burokratike.”, ka shkruar Gashi.

    Për ta bërë këtë shpejt dhe me kosto të përballueshme, sipas tij, agjencia, në bashkëpunim me komunat, duhet të identifikojë shtëpitë e pabanuara dhe t’i marrë me qira afatgjatë për strehimin e sigurt të viktimave dhe fëmijëve të tyre.

    “Kjo do të mundësonte krijimin e një rrjeti strehimi pa pritur vite për ndërtimin e objekteve të reja. Strehimi duhet të shoqërohet me mbrojtje policore sipas nivelit të rrezikut, ndihmë psikologjike, përkrahje sociale dhe asistencë juridike. Nëse nuk veprojmë sot, nesër do të përballemi me pasoja të rënda: jetë të humbura, fëmijë të traumatizuar, familje të shkatërruara dhe kryes të veprave penale që do të vuajnë dënimet e tyre në burg. Parandalimi është përgjegjësi e shtetit. Mbrojtja e jetës nuk është shpenzim, por detyrim. Veprimi duhet të fillojë tani. Asnjë viktimë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje.”, ka thënë ai. /Klankosova.tv

  • CNN: Forcat amerikane gati ta sulmojnë Iranin brenda 96 orësh nëse jep urdhër Trumpi

    CNN: Forcat amerikane gati ta sulmojnë Iranin brenda 96 orësh nëse jep urdhër Trumpi

    CNN: Forcat amerikane gati ta sulmojnë Iranin brenda 96 orësh nëse jep urdhër Trumpi

    Forcat ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme janë të përgatitura të nisin operacione të gjera luftarake kundër Iranit brenda 96 orëve nga marrja e një urdhri nga presidenti Donald Trump.

    Sipas burimeve të CNN, Uashingtoni ka dislokuar forca të mjaftueshme në rajon për një fushatë që shkon përtej goditjeve të kufizuara.

    Lista e objektivave të përgatitura nga CENTCOM-i dhe Pentagoni përfshin infrastrukturën energjetike, bazat ushtarake dhe objektet bërthamore iraniane, teksa vendimi i Trumpit pritet më së shumti pas zgjedhjeve të mesmandatit në ShBA, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

    Inteligjenca amerikane paralajmëron se Irani dhe rebelët Huthi do të kundërpërgjigjen menjëherë ndaj personelit dhe bazave të ShBA-së në rajon nëse sulmohen të parët.

    Për shkak të këtij rreziku, Uashingtoni ka nisur tërheqjen e heshtur të stafit diplomatik jothelbësor, duke nisur nga Ambasada në Riad, si dhe ka pezulluar dërgimin e trupave jo thelbësore në rotacionin e radhës.

    Ndërkohë, ushtria amerikane po ruan lirinë e lundrimit dhe pastron minat në Ngushticën e Hormuzit.

     

     

  • Rasti i Arlinda Zekajt, në orën 16:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme

    Rasti i Arlinda Zekajt, në orën 16:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme

    Rasti i Arlinda Zekajt, në orën 16:00 mbahet seanca e jashtëzakonshme

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë në orën 16:00 seancë të jashtëzakonshme lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës./Klankosova.tv

    Lajmi në përditësim…

  • Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në rastin e Banjskës

    Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në rastin e Banjskës

    Aktakuzë ndaj një personi për pjesëmarrje në rastin e Banjskës

    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë aktakuzë ndaj të pandehurit S.R., për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste” dhe “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

    Sipas aktakuzës, më 24.09.2023, në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit, i pandehuri S.R., së bashku me të pandehurit e tjerë të përfshirë në aktakuzën e ngritur më 11 shtator 2024, ka marrë pjesë në sulmin ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës, si pjesë e një grupi terrorist të strukturuar dhe të armatosur rëndë, transmeton Klankosova.tv.

    Si pasojë e sulmit, ka humbur jetën rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku ndërsa një zyrtar policor është plagosur dhe disa të tjerë janë lënduar.

    Sipas aktakuzës, qëllimi i grupit ishte destabilizimi i strukturave themelore kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe shkëputja e pjesës veriore të territorit të saj, me synimin për t’ia bashkuar atë Republikës së Serbisë.

    Kjo aktakuzë paraqet vazhdim të procedurës penale në rastin “Banjska”, në të cilin Prokuroria Speciale, më 11 shtator 2024, kishte ngritur aktakuzë ndaj 45 të pandehurve.

    Ndaj të pandehurit S.R. është në fuqi masa e paraburgimit.

  • Jelek pa këmishë dhe pantallona deri në dysheme: Zgjedhja e princeshës Leonor në Oviedo

    Jelek pa këmishë dhe pantallona deri në dysheme: Zgjedhja e princeshës Leonor në Oviedo

    Princesha Leonor e Spanjës u shfaq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Princesha e Asturias, në Oviedo, me një kostum monokrom në ngjyrë pjeshke, ku spikatën jeleku i veshur pa këmishë dhe pantallonat e gjera deri në dysheme.

    Trashëgimtarja e fronit zgjodhi një xhaketë të strukturuar, pak më të gjatë, me jakë klasike, xhepa me kapak dhe kopsa.

    Poshtë saj mbante një jelek në të njëjtën nuancë, duke krijuar një kombinim të pastër dhe modern.

    Pamjen e plotësonin pantallonat me bel të lartë, me prerje të gjerë dhe gjatësi që mbulonte pothuajse tërësisht këpucët me majë të mprehtë dhe takë.

    Leonor i mbajti flokët e gjatë të lëshuar, me onde të buta, ndërsa aksesorët minimalistë nuk ia larguan vëmendjen kostumit.

    Në këtë ceremoni, princesha përshëndeti edhe fituesit e çmimeve, mes tyre futbollistin Lionel Messi, të cilit i dorëzoi një medalje para aktivitetit.

    Motra e saj, Princesha Sofia, u paraqit gjithashtu me kostum dhe pantallona të gjera, por në ngjyrë bordo.

    Nëna e tyre, Mbretëresha Letizia, zgjodhi një veshje të errët me bluzë blu të çelët, ndërsa Mbreti Felipe u shfaq me kostum të errët.

    Çmimet Princesha e Asturias vlerësojnë çdo vit kontributet në fusha si shkenca, kultura dhe puna humanitare. /Telegrafi/

  • Osmani: The responsibility cannot be buried along with Arlinda

    Former Kosovo President Vjosa Osmani has reacted after the assassination of Arlinda Sylaj Zakaj in Pec’s Vitomirica, also demanding responsibility from the system that should protect her.

    Through a Facebook post, Osmani has said that killing women by violence is turning into a repeat wound in Kosovo, while criticising institutions for failing to ensure their defence.

    She asked for protection. Justice left it in the hands of the killer, Osman wrote.

    According to her, when a woman seeks help from the justice system and ends up dead, failure cannot be considered merely bureaucratic.

    Her Kunat killed Arlinda with an axe, but even the system she had to protect must be held accountable. And this responsibility cannot be buried along with the victim, Osman has declared.

    At the end of the response, Osman has expressed hope that such tragedies will not repeat and that no family will experience the pain of losing a woman in violence.

    Arlinda Silla Zekaj, 49-year-old, was killed on October 25th in Vitomirica, Pec. She had sought help from police for domestic violence and had returned home with a police patrol, just minutes before she was found without signs of life.

    Her brother-in-law, Albert Sylaj, suspected of being wanted by police.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Arlinda’s murder, Mujarrier: We will not allow any kind of hiding or minimizing responsibility

    Peja Mayor Gazmend Muhhazier has requested full verification of the actions and contacts that institutions have had in the case of Arlinda Zekiaj, who was killed Sunday in Vitomirica.

    Through a Facebook response, Muharzier said that following concerns and recent public and institutional calls by Arlinda have immediately sought a full picture of institutions’ actions.

    He stressed that he would not allow hiding or minimising responsibility.

    Our engagement to protect women and ensure that no calls for help remain deaf will be steadfast, Mujarri wrote, expressing condolences for the victim’s family.

    He added that they would co-operate closely with justice to fully whiteen every detail of the case.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

    Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

    Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar verifikim të plotë të veprimeve dhe kontakteve që institucionet kanë pasur në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë.

    Përmes një reagimi në Facebook, Muhaxheri tha se pas shqetësimeve dhe thirrjeve të fundit publike e institucionale të Arlindës, kanë kërkuar menjëherë një pasqyrë të plotë të veprimeve të institucioneve.

    Ai theksoi se nuk do të lejojnë fshehjen apo minimizimin e përgjegjësisë.

    “Angazhimi ynë për të mbrojtur gratë dhe për të siguruar që asnjë thirrje për ndihmë të mos mbetet e shurdhër do të jetë i palëkundur”, ka shkruar Muhaxheri, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

    Ai shtoi se do të bashkëpunojnë ngushtë me drejtësinë për të zbardhur plotësisht çdo detaj të rastit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Osmani: Përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën

    Osmani: Përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën

    Osmani: Përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën

    Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke kërkuar përgjegjësi edhe nga sistemi që duhej ta mbronte.

    Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se vrasja e grave nga dhuna po shndërrohet në një plagë të përsëritur në Kosovë, ndërsa ka kritikuar institucionet për dështimin në garantimin e mbrojtjes së tyre.

    “Ajo kërkoi mbrojtje. Drejtësia e la në duart e vrasësit”, ka shkruar Osmani.

    Sipas saj, kur një grua kërkon ndihmë nga sistemi i drejtësisë dhe përfundon e vrarë, dështimi nuk mund të konsiderohet thjesht burokratik.

    “Kunati i saj e vrau Arlindën me sëpatë, por edhe sistemi që duhej ta mbronte duhet të japë llogari. Dhe kjo përgjegjësi nuk mund të varroset bashkë me viktimën”, ka deklaruar Osmani.

    Në fund të reagimit, Osmani ka shprehur shpresën që tragjedi të tilla të mos përsëriten dhe që asnjë familje të mos përjetojë dhimbjen e humbjes së një gruaje nga dhuna.

    Arlinda Sylaj Zekaj, 49-vjeçare, u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Ajo kishte kërkuar ndihmë nga Policia për dhunë në familje dhe ishte kthyer në shtëpi me një patrullë policore, pak minuta para se të gjendej pa shenja jete.

    Për vrasjen dyshohet kunati i saj, Albert Sylaj, i cili është në kërkim nga Policia.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali