Blog

  • Urgent to go to protest, Bajrami after the women’s tragic murder in Pec

    Democratic League of Kosovo MP ( The LDK), Hykmete Bajrami, has called for urgent protest after the assassination of Arlinda Zekiaj in Pec.

    Through a Facebook post, Bajrami has said the Arlinda case is not the only one and that the protest should take place for all murdered women and victims of violence who, according to her, are not receiving the necessary support.

    Listen to Radio Dukagjin, Edita Dolin. It’s not just Arlinda, it’s full of Arlinda. Urgent to go to PROTEESTA, Arlinda, all the murdered women and all those who are today victims of violence and who are not supported by anyone, Bajrami wrote.

    Source Layer: Dukeagini

  • “Urgjent të dalim në protestë”, Bajrami pas vrasjes tragjike të gruas në Pejë

    “Urgjent të dalim në protestë”, Bajrami pas vrasjes tragjike të gruas në Pejë

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje urgjente për protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

    Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se rasti i Arlindës nuk është i vetmi dhe se protesta duhet të bëhet për të gjitha gratë e vrara dhe viktimat e dhunës që, sipas saj, nuk po marrin mbështetjen e nevojshme.

    “Dëgjone Radio Dukagjinin, me Edita Dolin. Nuk është veç Arlinda, ka plot Arlinda. Urgjent të dalim në PROTESTË, për Arlindën, për të gjitha gratë e vrara e për të gjitha ato që sot janë viktima të dhunës e nuk i përkrahë askush”, ka shkruar Bajrami.

    Burimi: Dukagjini

  • "Më arrestoni,...": Pasi Vuçiq pranoi humbjen, Brnabiq u përfshi në një përplasje verbale me qytetarët, në mes të rrugës

    “Më arrestoni,…”: Pasi Vuçiq pranoi humbjen, Brnabiq u përfshi në një përplasje verbale me qytetarët, në mes të rrugës

    Zyrtarja e lartë e Partisë Progresive Serbe (SNS), Ana Brnabiq, është përfshirë në një përballje të ashpër verbale me qytetarë që po festonin fitoren zgjedhore të “Listës së Studentëve” në rrugët e Beogradit.

    Incidenti ndodhi në mbrëmjen e 25 tetorit, pak pasi Aleksandar Vuçiq pranoi humbjen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi.

    Brnabiq, e cila renditej e treta në listën zgjedhore “Serbia e Bashkuar”, iu afrua një grupi qytetarësh që po festonin dhe nisi të debatonte me ta lidhur me disa komente fyese që ajo pretendonte se i kishte dëgjuar.

    Qytetarët e pyetën se si mund t’i kishte dëgjuar thirrjet ndërsa ndodhej brenda një automjeti të blinduar.

    E Brnabiq, e cila kishte shërbyer si kryetare e parlamentit të mëparshëm serb dhe ende ushtronte detyrën e presidentes së republikës, u përgjigj se automjeti i saj nuk ishte i blinduar.

    Njerëzit u përpoqën ta qetësonin situatën, duke i thënë se gjithçka ishte në rregull dhe se nuk kishte asnjë arsye për të debatuar.

    Disa njerëz madje zgjatën dorën për ta përshëndetur, por Brnabiq refuzoi t’u jepte dorën.

    Megjithëse qytetarët nuk shfaqën ndonjë interes të madh për ta vazhduar përballjen, ajo vazhdoi të bërtiste në mënyrë provokuese:

    “Më arrestoni!…”.

    Turma u përgjigj duke kënduar “A Sad Adio!” (“E tani, lamtumirë!”), një këngë e njohur lamtumire.

    Incidenti ndodhi në mes të festimeve të gjera në mbarë Serbinë, pas fitores së “Listës së Studentëve” – “Studentët Fitojnë” – e cila përfaqëson opozitën.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit erdhën pas gati dy vitesh protesta masive, të udhëhequra nga studentët dhe qytetarët, të cilat nisën pas shembjes tragjike të strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad, në nëntor të vitit 2024.

    Aleksandar Vuçiq e pranoi humbjen zgjedhore të koalicionit të udhëhequr nga SNS-ja në natën e zgjedhjeve, gjë që nxiti mijëra njerëz të dilnin në rrugët e Beogradit dhe qyteteve të tjera serbe për të festuar ndryshimin politik. /Telegrafi/

  • Rrjeti i Grave të Kosovës organizon marshim kundër femicidi

    Rrjeti i Grave të Kosovës organizon marshim kundër femicidi

    Përmes këtij marshimi, Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon veprime konkrete institucionale për parandalimin e dhunës ndaj grave, mbrojtjen e viktimave dhe vendosjen e përgjegjësisë për dështimet institucionale.

    Ndër kërkesat kryesore janë ndryshimi i Kodit Penal për adresimin e femicidit dhe formave të tjera të dhunës ndaj grave, krijimi i mekanizmit Femicide Watch për analizimin e rasteve dhe identifikimin e mangësive institucionale, si dhe sigurimi i financimit të qëndrueshëm për strehimoret, linjat emergjente dhe shërbimet e specializuara për viktimat.

    Po ashtu, kërkohet miratimi dhe zbatimi i legjislacionit dytësor, me qëllim funksionalizimin e plotë të shërbimeve të mbrojtjes dhe mbështetjes për gratë që përjetojnë dhunë.

    Rrjeti i Grave të Kosovës thekson se ngushëllimet pas tragjedive nuk janë të mjaftueshme dhe se parandalimi i femicidit kërkon drejtësi, masa efektive dhe llogaridhënie institucionale.

    Burimi: RTKLive

  • Barbari komuniste: Tortura dhe vrasja çnjerëzore e Teme Sejkos

    Barbari komuniste: Tortura dhe vrasja çnjerëzore e Teme Sejkos

    Në vitin 1983, në gjyqin kundër Kadri Hazbiut (1922-1983) – ministër i Brendshëm i Shqipërisë në vitet 1954-1980 dhe ministër i Mbrojtjes në vitet 1980-1982, i cili u akuzua për veprimtari armiqësore – dëshmuan tre anëtarë të Sigurimit për vrasjen në mënyrë çnjerëzore të pjesëmarrësit të Luftës Nacional-Çlirimtare, admiralit dhe komandantit të Flotës Shqiptare, Teme Sejko (1922-1961). Gjatë vizitës së liderit sovjetik Nikita Khrushchev, në bazën e Pashalimanit në vitin 1959, Khrushchevi e kishte vlerësuar publikisht inteligjencën dhe aftësitë e Teme Sejkos. Kjo zgjoi paranojën e Enver Hoxhës, i cili e shihte çdo zyrtar të aftë dhe të respektuar nga të huajt si një kërcënim të drejtpërdrejtë për karrigen e tij. Meqë Teme Sejko kishte studiuar në Moske, kjo i jepte justifikime Hoxhës për ta cilësuar Sejkon si element me rrezikshmëri të lartë i cili mund të mbante anën e Moskës në kohën kur Shqipëria po shkëpuste raportet me BRSS-në dhe po i afrohej Kinës. Sejko ishte po ashtu figura më e lartë ushtarake me origjinë çame në Shqipëri, ndërsa regjimi i Hoxhës kishte dyshime të vazhdueshme ndaj elitës çame duke pasur frikë nga ndikimi i tyre apo lidhjet e mundshme jashtë vendit.

    Paralajmërim: Ky tekst përmban përshkrime të dhunës që mund të jenë shqetësuese për disa lexues, prandaj nuk rekomandohet për personat e ndjeshëm ose të miturit.

    Dëshmia e Qemal Birçes

    Kur u arrestua Teme Sejko, mua më sollën me shërbim në burg, përgjegjës për grupin e oficerëve që siguronin të pandehurit në dhomat e izolimit. Në këtë detyrë kam qëndruar deri në fund, pra, deri në kohën kur u dënua Teme Sejkua dhe grupi i tij. Pas gjykimit të çështjes e dënimit të tyre, shkova përsëri në Ministri, në vendin ku kisha qenë më parë shef i Komandaturës.

    Si qëndrova 5-6 ditë në Ministri, një ditë, rreth orës 18:00 pasdite më thirri në zyrë Mihallaq Ziçishti. Kur shkova atje, vura re që ishte edhe Kadri Hazbiu dhe persona të tjerë, si Rexhep Kolli e Nevzat Haznedari. Mihallaqi më dha urdhër që të heqësh rojet e policisë që janë te Burgu i Vjetër, sepse atje do të dërgojmë Teme Sejkon dhe Tahir Demin, që të mos na i shikojë njeri, kur të shkojnë atje. Në këtë kohë, Temja dhe Tahiri ishin dënuar me vdekje, por dënimi s’kishte marrë formë të prerë. Unë shkova dhe e zbatova porosinë. Pas pak më mori Mihallaq Ziçishti në telefon dhe më pyeti a je gati. Unë i thashë po, jam gati. Pak më vonë, Mihallaqi erdhi me një “Gaz” 7-vendësh. Në gaz Mihallaqi kishte marrë Teme Sejkon e Tahir Demin. E shoqëronte edhe Nevzat Haznedari. I morëm Temen e Tahirin dhe i futëm në dy dhoma të veçanta në katin e dytë të burgut të vjetër, të përgatitur që më parë me krevat me susta, batanije, dyshek e çarçafë. Aty Teme Sejko e Tahir Demi janë mbajtur rreth një muaj. Nevzat Haznedari vazhdimisht u binte si Temes dhe Tahirit letër për të shkruar dhe u merrte ato që ata shkruanin. Se ku i çonte këto letra Nevzati, nuk e di. Bashkë me mua bënin shërbim edhe tre oficerë të tjerë, Qemal Xhaferri, Luto Beqiri dhe Islam Gjondeda. Të katërt ne rrinim në dy dhoma në katin e parë dhe bënim roje me radhë. Tahiri me Temen aty hanin ushqim, për nevoja personale i binin derës që ne ua mbyllnim nga jashtë me çelës, u jepnim brisk e makinë dhe rruheshin vetë.

    Më kujtohet se rreth 10 ditë pasi kishim shkuar te burgu i vjetër, më mori në telefon Kadri Hazbiu rreth orës 1:00 pas mesit të natës dhe më tha: “Jam Kadri Hazbiu, dil e më prit se do të vij aty”. Dola aty te oborri i burgut dhe pa kaluar as pesë minuta, Kadri Hazbiu erdhi vetëm. Pasi më takoi, më pyeti se ku rri Teme Sejko. Unë i thashë në një dhomë në katin e dytë. Më shoqëro deri te dhoma, tha Kadriu. Të dy u ngjitëm në katin e dytë. I hapa derën e dhomës ku rrinte Teme Sejkoja. Temja u ngrit nga krevati dhe qëndroi në këmbë. Kadriu më vështroi, për të më lënë të kuptoja që të largohesha. Dola jashtë duke tërhequr pas vetes derën dhe qëndrova në mes të shkallëve. Kadriu qëndroi brenda me Temen rreth një orë dhe pastaj doli. Unë u ngjita dhe mbylla derën e dhomës së Temes me çelës. Kadriu zbriti e doli jashtë në oborr e pas tij dola edhe unë. Atje më hodhi dorën në sup e më tha: “Ki kujdes se partia thotë që këta armiq janë në duar të sigurta”. Unë i thashë, mos ki merak shoku ministër. Se çfarë bisedoi me Temen, nuk di asgjë.

    Pas këtyre fjalëve që shkëmbyem bashkë, Kadriu u largua. Pasi i mbajtëm te Burgu i Vjetër një muaj, një natë pas mesit të natës, vjen aty Mihallaq Ziçishti së bashku me Nevzat Haznedarin, i cili në atë kohë ishte kryetar i Degës së Hetuesisë. U hapa derën, u futëm të tre bashkë brenda në dhomën ku mbanim Teme Sejkon dhe Mihallaqi me Nevzatin i hodhi Temes hekurat në këmbë e duar. Aty qëndruam deri në mëngjes. Në mëngjes herët i zgjidhëm këmbët Temes, e mbështollëm me një batanije dhe e hipëm në një “Gaz” 7-vendësh. Tahir Demin e lamë aty në vend. Me shërbim si roje mbeti Luto Beqiri. Pas kësaj, në “Gazin” 7-vendësh hipa unë, Nevzati, Islam Gjondeda dhe Qemal Xhaferri. Shofer ishte një kushëri i Mihallaq Ziçishtit, oficer, emrin nuk ia kujtoj, di që ka vdekur. Mihallaq Ziçishti ishte me makinën e tij dhe u nis para nesh. U nisëm edhe ne në drejtim të Vorës. Makinën tonë e drejtonte Nevzati, i cili duhet të kishte biseduar me Mihallaqin se e dinte ku po shkonim, por neve nuk na tha asgjë. Rrugës, Mihallaqin nuk e pamë.

    Kur shkuam në Maminas, qëndruam në mes të vreshtit ku është një shtëpi e vetme që quhet Pallati i Beut. Aty e zbritëm Temen. Erdhi edhe Mihallaqi me makinën e tij. Me të ishte edhe Rexhep Kolli. E futëm Temen në një dhomë. Pas kësaj, Mihallaqi dërgoi Qemal Xhaferrin për të prerë 20 shkopinj shkoze. Pasi i pruri shkopinjtë, vetë Mihallaqi në prezencë të Rexhepit e Nevzatit, filloi ta rrihte Temen me shkop. E godiste Temen me shkop, që ishte sa tre gishta i trashë, në gjithë pjesët e trupit, përfshi edhe kokën, me gjithë forcën sa thyheshin shkopinjtë. Si lodhej Mihallaqi, vazhdonte Rexhepi e pastaj Nevzati. Kjo vazhdoi gjithë ditën deri në mbrëmje sa hyri dielli.

    Temja nga të rrahurit gati kishte mbaruar, sa merrte frymë. Nga gjithë pjesët e trupit që i ishin nxirë e çarë, në fytyrë, kokë, brinjë, kofshë, këmbë, i dilte gjak. Pra, ishte në një gjendje të tillë që ai nuk mund të shpëtonte. Kur ai nuk ndiente më asgjë, erdhi Kadri Hazbiu. Unë gjatë gjithë ditës tërë ngjarjen e pashë me sytë e mi, sepse isha në korridor dhe dera e dhomës ku rrihnin Temen ishte e hapur dhe unë vetëm atë shikoja. Dy shokët e tjerë ishin caktuar larg si roje që mos të na afrohej njeri. Kur erdhi Kadriu, më dha dorën, më pyeti ç’kemi. Unë i thashë se Temja po vdes nga të rrahurit. Kadriu shkoi dhe u fut në dhomë, ku u takua me Mihallaq Ziçishtin, Rexhep Kollin dhe Nevzat Haznedarin. Ishte vetëm kur erdhi aty, ndërsa shoferi me shoqëruesin qëndruan te makina rreth 15-20 metra larg shtëpisë. Dua të shtoj se në atë shtëpi në atë kohë nuk banonte asnjeri. Kadriu qëndroi rreth pesë minuta dhe u largua. Si u largua Kadriu, e mbështollëm Temen me batanije e duar të lidhura nga mbrapa, me hekura, siç i kishte kur e rrihnin, e hipëm në “Gazin” 7-vendësh e bashkë me të, edhe unë, Nevzati, Islami e Qemali dhe u nisëm në drejtim të Tiranës. Unë nuk e dija ku do të shkonim, detyrën e kishte marrë Nevzati …

    Pa kaluar Vorën, unë dhe Islam Gjondeda që ishim me makinën mbrapa, i hodhëm në fyt Teme Sejkos që ishte i shtrirë në mes nesh, një litar në formë laku dhe, duke e tërhequr secili në krahun e vet, e mbytëm. Pra, Temja nuk kishte asnjë shenjë jete. Për mbytjen e Temes me litar ne na urdhëroi Nevzat Haznedari. Vazhduam rrugën dhe shkuam deri te kodrat karshi Linzës. Ishte natë. Ne qëndruam në një vend ku kishte qëndruar edhe Mihallaqi me makinën e tij, i cili kishte shkuar atje para nesh. Rexhep Kolli nuk ishte me të, se ku qe kthyer nuk e di. Na urdhëroi, nxorëm kufomën ashtu të mbështjellë me batanije. E mbanim Qemal Xhaferri, Islam Gjondede dhe shoferi që ishte kushërirë i Mihallaqit. Unë qëndrova lart me Mihallaq Ziçishtin, ndërsa shokët e tjerë e çuan kufomën rreth 20 metra poshtë xhades, kur që gjatë natës ishte bërë gropa gati. Gropën e bëri shoferi që na çoi ne në Maminas, i cili posa na çoi, u largua dhe u kthye në mbrëmje që na mori, këtë detyrë ai e kishte marrë nga Mihallaq Ziçishti. Si e zbritën kufomën te gropa, shkova edhe unë. Për t’u siguruar për vdekjen e Temes, unë me një kazmë që gjeta aty pranë, i rashë Teme Sejkos në kokë disa herë derisa iu prish fare koka. Më kazmë e qëlluan edhe shokët e tjerë. Pasi e hodhëm në gropë, e mbuluam me baltë dhe e larguam.

    Dëshmia e Qemal Xhaferrit

    Na thanë që po bënim roje, me ta nuk do të bisedoni, nuk do të lini njeri të futet brenda. Përgjegjës ishin Qemal Birçe dhe Islam Gjondeda. Nuk e mbaj mend sa qëndruam atje. Në këtë kohë që i mbanim atje, Temja me Tahirin ishin dënuar me vdekje dhe prisnin vendimin përfundimtar.

    Temen me Tahirin i mbanin në dy dhoma, ballë për ballë në kat të dytë, ndërsa ne që bënim shërbim, rrinim në dy dhoma në kat të parë. Lart në korridor, midis dy dhomave ku rrinin të arrestuarit, qëndronte roje vetëm një nga ne të katërt që bënim shërbimin sipas radhës … Më kujtohet se gjatë kohës që dy të arrestuarit kanë qëndruar atje, kam parë që kanë ardhur bashkërisht disa herë ditën Kadri Hazbiu me Rexhep Kollin, Mihallaq Ziçishtin e Nevzat Haznedarin, ku qëndronin gjysmë ore a një orë dhe iknin. Se çfarë bënin, nuk e di se nuk futeshim brenda, por me sa mbaj mend, të dy të arrestuarit i kisha parë që shkruanin. Kadri Hazbiu ose të tjerë nuk i kam parë të vinin vetëm, nga të sipërmit mundet të ketë ardhur ndonjëri natën, por unë mund të kem qenë në gjumë, po edhe shokët nuk më kanë thënë gjë.

    Një natë, unë e kisha shërbimin e rojës nga ora 2-4 të mëngjesit. Kur u ngrita, më tha shoku tjetër, Luto Beqiri, që e kanë marrë Teme Sejkon dhe se ku e kanë çuar. Kush e mori, i thashë unë. Lutua më tha, ishte Mihallaq Ziçishti, Rexhep Kolli, Nevzat Haznedari, Qemal Birçja, Islam Gjondede dhe Jorgo Bimo. Pas një ore, erdhi te ne Jorgo Bimo me makinë dhe më tha hajde, se do të vemi në një vend. Më çoi afër Maminasit, në mes të vreshtit ku ishte një shtëpi e vetmuar që në të nuk banonte njeri. Kur shkova atje, gjeta Mihallaqin, Rexhepin, Nevzatin, Qemal Birçen, Islam Gjondedën, kishin edhe Teme Sejkon që ishte me duar të lidhura. Unë i gjeta duke e rrahur Temen me shkopinj. I kishte plasur gjaku në gjithë trupin. Sa ndenja unë, u thyen 5-6 shkopinj. Të gjithë e rrihnin me radhë. Unë aty ndenja pak minuta se pastaj më thanë e dola roje në një kodër të vogël mbi shtëpi, ndërsa Islam Gjondede poshtë shtëpisë se mos afrohej njeri.

    Qëndruam deri në darkë, rreth orës 20:00, kur erdhi Kadri Hazbiu, i cili u fut brenda, qëndroi pak minuta, se ç’bisedoi dhe u largua. Si iku Kadriu, që nga vendi ku bëja roje, pashë që Temen e nxorën jashtë për duarsh e për këmbësh dhe e hodhën në makinë. Aty shkuam edhe unë e Islami. Kur vajta aty, dëgjova shokët që thanë që do ta mbysim, që mos të qëllojmë me armë, se dëgjohen të shtënat. Se kush e tha këtë, nuk e mbaj mend. Që pa u nisur makina, mbaj mend se Temes i hodhëm në fyt një litar kërpi të trashë sa gishti dhe të dy anët e litarit i tërhoqëm me radhë në të dy krahët, derisa e mbytëm Temen, pra s’kishte më asnjë shenjë jete.

    Mihallaq Ziçishti e Rexhep Kolli kanë qenë prezent gjatë gjithë kësaj kohe. Ne të shërbimit e bashkë me ne edhe Nevzat Haznedari u nisëm në drejtim të Tiranës e pastaj shkuam në Linzë, në disa kodra. Para nesh, me sa më kujtohet, ishte makina e Mihallaq Ziçishtit dhe kur ndaloi ai, ndaluam edhe ne. Aty nuk e pashë më Rexhep Kollin, se ku kishte qëndruar nuk e di, mundet në Tiranë. Kur shkuam në Linzë, ishte errësirë dhe vend me shkurre. Temen e kapëm dy veta dhe zvarrë e zbritëm rreth 20 metra poshtë rrugës, vendi ishte shumë i pjerrët. E çuam ku ishte një gropë e hapur, se kush e kishte bërë, nuk e di. E hodhëm në gropë. Në gropë, me sa më kujtohet, dikush i ra me kazmë në kokë disa herë dhe tha: “Sa të fortë e paska kokën”. Para se ta hidhnim në gropë, Jorgo Bimo i hoqi pantallonat dhe një bluzë kadife dhe i mori me vete. Pas kësaj, e mbuluam me baltë, shkuam te makinat dhe erdhëm në Tiranë.

    Dëshmia e Islam Gjondedës

    Lidhur me sa pyetëm, kam për të dhënë këto gjëra: Vitin e saktë nuk e mbaj mend, por duhet të ketë qenë viti 1960. Isha në Drejtorinë e Policisë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në sektorin e zbatimit të vendimeve penale. Një ditë më thirri në zyrën e tij armiku Mihallaq Ziçishti që në atë kohë ishte zëvendësministër i Punëve të Brendshme. Aty gjeta edhe shokë të tjerë që nuk i mbaj mend. Mihallaqi na tha se do t’u ngarkoj me një detyrë të rëndësishme. Në mbrëmje vonë, me makinën që e drejtonte Jorgo, kushëriri i Mihallaqit, na çuan te Burgu i Vjetër. Veç Nevzat Haznedarit, kishte edhe tre-katër vetë të tjerë që nuk i mbaj mend.

    Kur shkuam te Burgu i Vjetër, erdhi edhe Mihallaq Ziçishti, i cili na tha që do të ruani Teme Sejkon dhe Tahir Demin. Temen e Tahirin, siç mora vesh aty, pasi i dënuan me vdekje, i prunë aty. Sepse, nuk e di. Unë për vete e dija deri atë ditë se ata qenë pushkatuar. Temen dhe Tahirin i kishin vendosur në dy dhoma përballë njëra-tjetrës në katin e dytë, që ndaheshin me një korridor në mes. Edhe ushqimin atje e hanin. Aty kemi qëndruar rreth një muaj. Aty bënim roje katër veta, që s’i mbaj mend cilët ishin. Roje bënim dy e nga dy. Gjatë kohës që qëndruam aty, mbaj mend që kanë ardhur Mihallaq Ziçishti, Rexhep Kolli, Nevzat Haznedari që futeshin në dhomat e këtyre, se ç’bënin nuk e di se e mbyllnin derën. Tjetër njeri nuk më kujtohet të ketë ardhur.

    Një mbrëmje erdhi Mihallaq Ziçishti me Nevzatin dhe shofer Jorgon. Sonte, tha Mihallaqi, do ta heqim Teme Sejkon. Dhe, me sa kujtoj unë, që atë natë e hoqën Temen, e çuam me makinën e Jorgos në një shtëpi në Maminas, midis vreshtit. Atje nuk banonte njeri. Mua më kujtohet se atje kemi qëndruar rreth dy ditë. Aty, veç ne të shërbimit, erdhi edhe Mihallaqi me Jorgon. Tjetër njeri unë nuk mbaj mend të ketë ardhur. Mua më caktuan dhe qëndrova roje aty tek dera e shtëpisë. Unë Teme Sejkon e kam njohur shumë mirë, sepse atë e kam pasur komisar batalioni për një vit, më 1944, në Batalionin e Disiplinës në Gurrë të Tiranës. E kam parë edhe më pas kur ka qenë në Vlorë. Edhe te Burgu i Vjetër që e morëm në makinë dhe e çuam në Maminas, unë kam qenë prezent dhe Temen e kam ruajtur e shoqëruar. Kam qenë prezent edhe kur e kanë nxjerrë Teme Sejkon jashtë nga shtëpia në oborr, i vumë një litar me lak në fyt dhe katër veta, dy në një krah e dy në një krah e shtrënguam sa Temja vdiq.

    Mihallaqi tha e lëvizni njëherë. Ne e kthyem në Linzë (Linzë) në disa kodra. Qëndruam atje ku kishte qëndruar Mihallaq Ziçishti. Prezent ishte edhe Nevzat Haznedari. E morëm kufomën unë me shokë dhe e çuam te gropa që ishte bërë përpara, se nga kush, nuk e di, dhe ishte rreth 100-200 metra larg xhadesë në një vend të pjerrët me shkurre. E hodhëm në gropë dhe e mbuluam me baltë. Nuk mbaj mend të jetë bërë ndonjë veprim tjetër aty me kufomën. Kujtoj gjithashtu që gjithë këto veprime janë bërë në errësirë, po a ishte herët në mëngjes pa u gdhirë mirë, a ishte mbrëmje, nuk e mbaj mend. Unë nuk kam dijeni nëse Temen e kanë rrahur gjatë kohës që e mbajtën në Maminas dhe nuk mbaj mend nëse e kishin dëmtuar në fytyrë me gjak. Më kujtohet vetëm një gjë, që kur i hodhëm litarin në fyt, ia bëri vetëm njëherë “ah”, sytë i zgurdulloi dhe nuk foli më. /Telegrafi/

  • Inspektim i jashtëzakonshëm i AUV-së në Vasilevë: Sekuestrohen dhe shkatërrohen 470 kilogramë mish dhe organe të brendshme të pasigurta

    Inspektim i jashtëzakonshëm i AUV-së në Vasilevë: Sekuestrohen dhe shkatërrohen 470 kilogramë mish dhe organe të brendshme të pasigurta

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) javën e kaluar kreu një inspektim të jashtëzakonshëm në një person juridik, një kasap në Komunën e Vasilevës, gjatë të cilit u zbulua një dhomë në pronë private që nuk ishte e regjistruar në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë.

    Gjatë inspektimit, thonë nga AUV, veterinerët zyrtarë gjetën dhe sekuestruan 400 kilogramë përgatitje mishi të ngrirë, hamburgerë dhe qebapë, si dhe 70 kilogramë organe të brendshme në dhomë.

    “E gjithë sasia e sekuestruar e përgatitjeve të mishit dhe organeve të brendshme u shkatërrua pa rrezik në një deponi, në përputhje me procedurat e përcaktuara ligjore. Për shkak të parregullsive të gjetura, u vendos masa për mbylljen e përkohshme të dhomës, ndërsa personi juridik u gjobit gjithashtu për operimin e një objekti të paregjistruar dhe mosetiketimin e produkteve.

    Ky rast është një tjetër konfirmim i rëndësisë së kontrolleve të rregullta dhe të jashtëzakonshme inspektuese, me të cilat AUV mbikëqyr veprimtarinë e operatorëve të ushqimit, përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe përmbushjen e kërkesave të sigurisë për ushqimin që prodhohet, ruhet dhe plasohet në treg.

    Në periudhën janar-gusht 2026, shërbimet inspektuese të AUV-së kryen gjithsej 74.838 inspektime. Kontrollet mbulojnë segmente të ndryshme të zinxhirit ushqimor në tregun vendas dhe importet, me qëllim zbulimin dhe eliminimin në kohë të parregullsive dhe parandalimin e vendosjes në treg të ushqimit të pasigurt”, thonë nga AUV. Gjatë kësaj periudhe, thonë nga atje, u shkatërruan 69.776 kilogramë ushqim të pasigurt nga tregtia vendase dhe importet, u ndalua importi i 21.105 kilogramëve ushqim të pasigurt me origjinë jo-shtazore, dhe dërgesat me gjithsej 122,602 kilogramë ushqim me origjinë shtazore u kthyen në vendet e origjinës.

    Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë vazhdon të kryejë kontrolle të rregullta dhe të jashtëzakonshme inspektuese në të gjithë vendin. Prioritet mbetet mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, parandalimi i shitjes së ushqimit të pasigurt, respektimi i rregulloreve ligjore dhe mbrojtja e të drejtave të konsumatorëve./Telegrafi/

    telegrafi.com

  • KEK: B2 TC Kosova B unit has returned to operation in record time

    After the successful completion of the sanctions, the entity launch process began today, on October 26, 2026, at 2:00, while following necessary tests and verifications of technology equipment and systems, during morning hours the unit has resumed production, KEK reports.

    The announcement stresses that the return of the B2 unit to the operation, within a record deadline, is the result of professionalism, immediate mobilization and the continued engagement of KEK teams.

    On this occasion, KEK expresses special gratitude and thanks to technical teams, engineers, specialists, management and all T employees C Kosova B, who, with extraordinary dedication, unresponsible work and high professional responsibility, defeated the defect and restored the unit to operation in an extremely short time, is said to be further in the report.

    According to this corporation, this is another evidence that KEK’s greatest power lies with its people, professionals who with their work and dedication guarantee the continuation of production and contribute daily to Kosovo energy security.

    Source Layer: RTKLive

  • KEK-u: Njësia B2 e TC Kosova B është rikthyer në operim në kohë rekorde

    KEK-u: Njësia B2 e TC Kosova B është rikthyer në operim në kohë rekorde

    “Pas përfundimit të suksesshëm të sanimeve, procesi i startimit të njësisë ka filluar sot, më 26 tetor 2026, në orën 02:00, ndërsa pas testimeve dhe verifikimeve të nevojshme të pajisjeve dhe sistemeve teknologjike, gjatë orëve të mëngjesit njësia ka rifilluar prodhimin”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

    Tutje në njoftim theksohet se rikthimi i njësisë B2 në operim, brenda një afati rekord, është rezultat i profesionalizmit, mobilizimit të menjëhershëm dhe angazhimit të pandërprerë të ekipeve të KEK-ut.

    “Me këtë rast, KEK-u shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ekipet teknike, inxhinierët, specialistët, menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova B, të cilët, me përkushtim të jashtëzakonshëm, punë të palodhshme dhe përgjegjësi të lartë profesionale, mundësuan sanimin e defektit dhe rikthimin e njësisë në operim në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër”, thuhet tutje në njoftim.

    Sipas kësaj korporate kjo është një tjetër dëshmi se “fuqia më e madhe e KEK-ut qëndron te njerëzit e saj – profesionistët që me punën dhe përkushtimin e tyre garantojnë vazhdimësinë e prodhimit dhe kontribuojnë çdo ditë në sigurinë energjetike të Kosovës”.

    Burimi: RTKLive

  • Eight women were taken away from their lives in Kosovo for 10 months. Where was the state?

    KOsova continues to count women’s losses until their killings have raised the alarm for society and institutions.

    Despite the claims of institutional leaders, some of these cases have prompted numerous reactions, precisely because they have spread lack of actions and offering women protection.

    On the latest case of Arlinda Zekiaj in Vitomirica in Pec has led to eight women who were killed only this year in Kosovo.

    One was a 60-year-old mother, the other was only 25 and pregnant, and another had sought protection from institutions just three days before he was killed, reports I did. tv

    January

    The year began with a serious case in the village of Dragasi, where a woman about 60 years old was found dead. According to early police information, she was suspected of having been deprived of life by her son, about 30 years old.

    In the police’s announcement it had become known that the suspect had been arrested and detained for further legal procedures, while investigations had started to clear up the circumstances of the case.

    March Mayan, Podujevo

    Another major event took place in the village of Majac, Podujevo, where two women died, and a man was killed with firearms. As police had suggested, Ardita Gashi was suspected of shooting 45-year-old Ilaz Brahimi, who died at the scene. Later, she was allegedly taken hostage and wounded Miradije Gashi.

    Miradije Gashi lost his life at the University Clinical Centre in Kosovo, as a result of his injuries. The suspect also died in the hospital after self – sacrificing.

    August ʹ Malisheva

    On the evening of August 23rd, Jtlira Foniqi, 25-year-old and pregnant, lost her life as a result of the wounds suffered by the firearm in the village of Korvasari in Malisheva.

    She was suspected to have been shot by her husband, 26-year-old Egzon Foniqi, who had also suffered wounds from the firearm. Jethlara failed to survive the wounds. Her husband too passed away later, following medical treatment.

    August í Prizren

    Another woman lost her life under severe circumstances in Prizren.

    The 80-year-old, with the initial L.D., was allegedly killed by her 81-year-old husband. The suspect had been arrested, while according to information made public, the victim had suffered fatal injuries.

    September Great Potter, Kline

    Another serious event had occurred in the Great Potter of Kline, where an elderly woman, Zoje Zeneli, 81, was attacked under serious family circumstances.

    She was seriously injured and had been sent to the University Clinical Centre of Kosovo for treatment. After about a month of treatment, on October 6, she died at QKUK. Her son was suspected of the case, while investigations, according to the police, have continued to clear up the circumstances.

    October

    On October 9th, gunfire fired at Livoc of the Low of Gjilan were taken away by Nafie Boguyevci and her brother, Egzon Boguyevci, while Nafiye’s husband, who was later handed over to the police after the incident, was suspected.

    October

    The most recent case is that of Arlinda Zekaj, who was killed on the evening of October 25th in Vitomirica, Pec. Her murder was suspected of brother – in – law, who, according to police information, was on the run.

    The occasion is especially disturbing because of what had happened just days before her death.

    On October 22nd, Arlinda had addressed the chief prosecutor of the Constitutional Prosecutorship in Pec with an urgent parachute, demanding intervention and raising concerns about her defence.

    In her letter, she had warned of the danger she faced, writing: I wish you wouldn’t be held accountable only after my life is taken.

    Her death prompted numerous reactions and calls for the full whiteening of the case, including the treatment of demands it had directed to institutions. /Klankosova. tv

    This collection is based on reported cases during 2026 and does not constitute official statistics of competent institutions.

  • Tetë grave iu mor jeta në Kosovë për 10 muaj – ku ishte shteti?

    Tetë grave iu mor jeta në Kosovë për 10 muaj – ku ishte shteti?

    Tetë grave iu mor jeta në Kosovë për 10 muaj – ku ishte shteti?

    Kosova vazhdon të numërojë humbjet e grave, derisa vrasjet e tyre kanë rritur alarmin për shoqërinë dhe institucionet.

    Pavarësisht deklarimeve të krerëve institucionalë, disa prej këtyre rasteve kanë nxitur reagime të shumta, pikërisht për shkak se kanë shpërfaqur mungesën e veprimeve dhe ofrimin e mbrojtjes së grave.

    Me rastin e fundit të Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka çuar në tetë numrin e grave që janë vrarë vetëm gjatë këtij viti në Kosovë.

    Njëra ishte nënë rreth 60-vjeçare, tjetra vetëm 25 vjeçe dhe shtatzënë, e një tjetër veçse kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet vetëm tri ditë para se të vritej, raporton Klankosova.tv

    Janar – Restelicë, Dragash

    Viti nisi me një rast të rëndë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua rreth 60-vjeçare u gjet e vdekur. Sipas informatave fillestare të Policisë, dyshohej se ajo ishte privuar nga jeta nga djali i saj, rreth 30-vjeçar.

    Në njoftimin e Policisë ishte bërë e ditur se i dyshuari ishte arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet kishin nisur për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

    Mars – Majac, Podujevë

    Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Majac të Podujevës, ku humbën jetën dy gra dhe një burrë u vra me armë zjarri. Siç kishte bërë të ditur Policia, Ardita Gashi dyshohej se kishte qëlluar Ilaz Brahimin, 45-vjeçar, i cili vdiq në vendin e ngjarjes. Më pas, ajo dyshohej se kishte marrë peng dhe plagosur Miradije Gashin.

    Miradije Gashi humbi jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e plagëve të marra. Edhe e dyshuara vdiq në spital, pasi ishte vetëplagosur.

    Gusht – Malishevë

    Mbrëmjen e 23 gushtit, Jetlira Foniqi Bytyqi, 25-vjeçare dhe shtatzënë, humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Kërvasari të Malishevës.

    Ajo dyshohej se ishte qëlluar nga bashkëshorti i saj, Egzon Foniqi, 26-vjeçar, i cili po ashtu kishte pësuar plagë nga arma e zjarrit. Jetlira nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Edhe bashkëshorti i saj ndërroi jetë më vonë, pas trajtimit mjekësor.

    Gusht – Prizren

    Një tjetër grua humbi jetën në rrethana të rënda në Prizren.

    E moshuara, 80-vjeçare, me inicialet L.D., dyshohej se ishte vrarë nga bashkëshorti i saj, 81-vjeçar. I dyshuari ishte arrestuar, ndërsa sipas informatave të bëra publike, viktima kishte pësuar lëndime vdekjeprurëse.

    Shtator – Poterq i Epërm, Klinë

    Një ngjarje tjetër e rëndë kishte ndodhur në Poterq të Epërm të Klinës, ku një grua e moshuar, Zoje Zeneli, 81-vjeçare, ishte sulmuar në rrethana të rënda familjare.

    Ajo ishte lënduar rëndë dhe ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pas afro një muaji trajtimi, më 6 tetor, ajo vdiq në QKUK. Për rastin dyshohej djali i saj, ndërsa hetimet, sipas Policisë, kanë vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Tetor – Livoç i Ulët, Gjilan

    Më 9 tetor, të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët të Gjilanit u morën jetën Nafije Bogujevcit dhe vëllait të saj, Egzon Bogujevcit, ndërsa për rastin dyshohej bashkëshorti i Nafijes, i cili më pas ishte dorëzuar në Polici pas ngjarjes.

    Tetor – Vitomiricë, Pejë

    Rasti më i fundit është ai i Arlinda Zekajt, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetorit në Vitomiricë të Pejës.Për vrasjen e saj dyshohet kunati, i cili, sipas informatave të Policisë, ndodhej në arrati.

    Rasti është veçanërisht shqetësues për shkak të asaj që kishte ndodhur vetëm pak ditë para vdekjes së saj.

    Më 22 tetor, Arlinda i ishte drejtuar me një parashtresë urgjente kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar ndërhyrje dhe duke ngritur shqetësime për mbrojtjen e saj.

    Në letrën e saj, ajo kishte paralajmëruar për rrezikun me të cilin përballej, duke shkruar: “Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”.

    Vdekja e saj nxiti reagime të shumta dhe thirrje për zbardhjen e plotë të rastit, përfshirë edhe trajtimin e kërkesave që ajo kishte drejtuar te institucionet./Klankosova.tv

    Kjo përmbledhje është bazuar në rastet e raportuara gjatë vitit 2026 dhe nuk përbën statistikë zyrtare të institucioneve kompetente.