Blog

  • Burnham rules out reunification with EU prior to upcoming elections, but seeks closer ties

    Britain’s Prime Minister Andy Burnham has ruled out the possibility of reunification with the European Union before the upcoming general elections.

    Since taking over Number 10, the prime minister has supported closer ties with Brussels.

    He says that after an experience since Brex, things have not gone ‘%sic said at the time.

    This includes a weakened economy and a weakened immigration check.

    Regarding his way, Burnham said: I’m not proposing, I’m not rejoining this parliament. We are very, very far from this at this particular moment. What I’m saying is we need to take some practical steps to make the deal work better than the deal we have right now. )

    Speaking earlier in the interview, he said he doesn’t want to go to early elections, suggesting this would not happen before 2029, writes Euronews.al.

    But, saying that the deal we currently have is not good enough, Burnham claims he would like to see the United Kingdom reunited with the EU during my lifetime.

    I’m not going in front of the public. I will not dictate my thoughts here. You have to make sure that the public, the British public, are the bosses of what this is doing about it, he says.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Burnham përjashton ribashkimin me BE-në para zgjedhjeve të ardhshme, por kërkon lidhje më të ngushta

    Burnham përjashton ribashkimin me BE-në para zgjedhjeve të ardhshme, por kërkon lidhje më të ngushta

    Burnham përjashton ribashkimin me BE-në para zgjedhjeve të ardhshme, por kërkon lidhje më të ngushta

    Kryeministri i Britanisë Andy Burnham ka përjashtuar mundësinë e ribashkimit me Bashkimin Evropian para zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.

    Që kur mori përsipër Numrin 10, Kryeministri ka mbështetur lidhje më të ngushta me Brukselin.

    Ai thotë se pas një “dekade përvoje” që nga Brexit, gjërat nuk kanë shkuar “siç thanë njerëzit në atë kohë”.

    Kjo përfshin një “ekonomi të dobësuar” dhe një kontroll të “dobësuar” të emigracionit.

    Lidhur me rrugën e tij, Burnham tha: “Nuk po propozoj, nuk po ribashkohem me këtë parlament. Jemi shumë, shumë larg kësaj në këtë moment të veçantë. Ajo që po them është se duhet të ndërmarrim disa hapa praktikë për ta bërë marrëveshjen të funksionojë më mirë se marrëveshja që kemi tani.”

    Duke folur më herët në intervistë, ai tha se nuk dëshiron të shkojë në zgjedhje të parakohshme – duke sugjeruar se kjo nuk do të ndodhte para vitit 2029, shkruan euronews.al.

    Por, duke thënë se “marrëveshja që kemi aktualisht” nuk është mjaftueshëm e mirë, Burnham deklaron se do të donte ta shihte Mbretërinë e Bashkuar të ribashkohej me BE-në “gjatë jetës sime”.

    “Nuk do të ec përpara publikut. Unë nuk do të diktoj mendimet e mia këtu. Duhet të siguroheni që publiku, publiku britanik, janë shefat e asaj që po bën kjo në lidhje me të”,  shpreh ai.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • The Assembly holds extraordinary session at 1500 p.m. after the woman’s murder in Pec

    Kosovo’s Assembly will hold today, at 1500 o’clock, an extraordinary session following the assassination of Arlinda Zekiaj in Pec.

    Its murder has prompted reactions by representatives of institutions, who have called for the full clarification of the case and the investigation of possible institutional responsibility for addressing the victim’s demands.

    Kosovo President Justina Shiroka-Pula has requested urgent, complete and impartial investigation, stressing that not only the circumstances of the assassination should be considered, but also the way institutions have addressed the victim’s demands and if they have taken the necessary measures to protect it.

    Meanwhile, the state chief prosecutor has requested detailed reports of cases reported by Zekiaj, as well as verification of police actions, to assess whether there were violations, neglect or institutional concessions.

    Chief State Prosecutor Warns Measures if Injury Is Found in Case of Women Killed in Pec

    Source Layer: Dukeagini

  • Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme në orën 15:00 pas vrasjes së gruas në Pejë

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme në orën 15:00 pas vrasjes së gruas në Pejë

    Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonshme pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

    Vrasja e saj ka nxitur reagime nga përfaqësues të institucioneve, të cilët kanë kërkuar zbardhjen e plotë të rastit dhe hetimin e përgjegjësisë së mundshme institucionale për trajtimin e kërkesave të viktimës.

    Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka kërkuar hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm, duke theksuar se duhet të shqyrtohen jo vetëm rrethanat e vrasjes, por edhe mënyra se si institucionet i kanë trajtuar kërkesat e viktimës dhe nëse kanë ndërmarrë masat e nevojshme për ta mbrojtur.

    Ndërkohë, Kryeprokurori i Shtetit ka kërkuar raport të detajuar për rastet e raportuara nga Zekaj, si dhe verifikimin e veprimeve të Policisë, për të vlerësuar nëse ka pasur shkelje, neglizhencë apo lëshime institucionale.

    Kryeprokurori i Shtetit paralajmëron masa nëse konstatohen shkelje në rastin e gruas së vrarë në Pejë

    Burimi: Dukagjini

  • PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së

    PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së

    PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së

    Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike  Kosovës, kanë kërkuar që nesër të thirren menjëherë në raportim kryesuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).

    Kjo kërkesë vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës.

  • “Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

    “Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

    “Pres të mos mund të flini”, letra tjetër e Arlinda Zekajt për shtetin para se vëllai i burrit t’ia marr jetën!

    Një tjetër letër e shkruar nga e ndjera Arlinda Zekaj, e publikuar nga Natyra Kuçi, ngre shqetësime të rënda lidhur me mënyrën se si ajo e ka përjetuar trajtimin nga institucionet dhe sistemin e drejtësisë.

    Në shkrimin e saj, Arlinda shpreh pakënaqësinë ndaj mënyrës se si, sipas saj, janë trajtuar kërkesat dhe shqetësimet e saj, duke kërkuar drejtësi dhe trajtim të barabartë para ligjit, transmeton klankosova.tv.

    “Nuk kërkoj mëshirë, por drejtësi”, është mesazhi që përcillet nga letra e saj, ku ajo shpreh shqetësimin se kërkesat e saj nuk janë marrë seriozisht dhe se e drejta për t’u dëgjuar nuk i është garantuar ashtu siç priste.

    Letra e Arlindës:

    “Rastet nuk qenkan të rastësishme! Tani e shoh a kontribut japin institucionet në vrasjen e grave. Ju jeni ndikuar me kohë – takimi me gjyqtarin, pa veprime konkrete, është zero! Faktet ligjore janë tejkaluar dhe ligji e kompetenca e gjyqtarit nuk mund të zëvendësohen me fjalën mundësi!

    Për më shumë, gjyqtarët i lëshojnë vendimet kontradiktore e bënë të vështirë jetën e një gruaje dhe jetën e një fëmije. Ndoshta nuk di, ndoshta di çfarë nuk duhet të di.

    As vrasjes time nuk pres të përgjigjeni – por pres të mos mund të flini! Faleminderit që morët kohë për ta arsyetuar veten dhe gjyqtarin.

    Mund të jetë një imazh i amë e biletës dhe teksti

  • QIKA sot aksion para Qeverisë së Kosovës për rastin e Arlinda Zekajt

    QIKA sot aksion para Qeverisë së Kosovës për rastin e Arlinda Zekajt

    QIKA sot aksion para Qeverisë së Kosovës për rastin e Arlinda Zekajt

    Organizata “QIKA” ka njoftuar se do të mbajë sot një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, me qëllim adresimin e rastit të vrasjes së Arlinda Sylaj Zekaj.

    Kjo organizatë ka njoftuar se aksioni do të mbahet nga ora 13:30 dhe do përcillet edhe me një konferencë për media.

    Rasti i vrasjes në Vitomiricë të Pejës ka nxitur reagime të shumta në Kosovë, pasi institucionet kishin dështuar ta mbronin atë.

  • Rikthehet në operim njësia B2

    Rikthehet në operim njësia B2

    Rikthehet në operim njësia B2

    Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia B2 e Termocentralit Kosova B është rikthyer në operim, duke rifilluar prodhimin e energjisë elektrike dhe furnizimin me energji termike për Termokosin.

    Sipas njoftimit të KEK-ut, pas përfundimit të sanimit të defektit, procesi i startimit të njësisë ka nisur më 26 tetor, në orën 02:00.

    Rikthimi i B2 në operim mundëson, siç thuhet, vazhdimin e prodhimit të energjisë elektrike dhe furnizimin me energji termike për Termokosin, në funksion të ngrohjes së kryeqytetit.

    “Me këtë rast, KEK-u shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për ekipet teknike, inxhinierët, specialistët, menaxhmentin dhe të gjithë punonjësit e TC Kosova B, të cilët, me përkushtim të jashtëzakonshëm, punë të palodhshme dhe përgjegjësi të lartë profesionale, mundësuan sanimin e defektit dhe rikthimin e njësisë në operim në një kohë jashtëzakonisht të shkurtër.Ky është një tjetër dëshmi se fuqia më e madhe e KEK-ut qëndron te njerëzit e saj – profesionistët që me punën dhe përkushtimin e tyre garantojnë vazhdimësinë e prodhimit dhe kontribuojnë çdo ditë në sigurinë energjetike të Kosovës”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

  • Rasti në Pejë: Komisioni për Legjislacion pritet t’i ftojë përfaqësuesit e KGjK dhe KPK për raportim

    Rasti në Pejë: Komisioni për Legjislacion pritet t’i ftojë përfaqësuesit e KGjK dhe KPK për raportim

    Rasti në Pejë: Komisioni për Legjislacion pritet t’i ftojë përfaqësuesit e KGjK dhe KPK për raportim

    Komisioni për Legjislacion pritet t’i ftojë urgjentisht përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për raportim, pas vrasjes makabre të Arlinda Zekajt nga dora e kunatit të saj mbrëmë në Vitormiricë të Pejës.

    Kështu ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani, e cila po përcjell nga afër ngjarjen.

    Po ashtu, sot VV ka paralajmëruar që ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për themelimin e një komisioni hetimor.

    Ndërkohë, i dyshuari për vrasjen e Arlindës, sipas Policisë, ende ndodhet në arrati.

    Nga ana tjetër, liderë politikë dhe deputetë kanë kërkuar llogari nga shteti për këtë rast të rëndë.

  • Shqiptari dyshohet se ua vuri zjarrin anetnave Starlink në Bullgari, makina e tij thuhet se u përdor në këtë ngjarje

    Shqiptari dyshohet se ua vuri zjarrin anetnave Starlink në Bullgari, makina e tij thuhet se u përdor në këtë ngjarje

    Islam Zeka, 19-vjeçar shqiptari me shtetësi gjermane, është një nga dy personat e dyshuar për zjarrvënien ndaj antenave të internetit satelitor Starlink pranë Sofjes, në Bullgari.

    Autoritetet bullgare kanë kërkuar arrestimin e tij dhe të të dyshuarit tjetër, Tirpan Beytula, ndërsa rrethanat e rastit po hetohen.

    Sipas mediave gjermane dhe bullgare, saktësisht sipas Bild, ngjarja ndodhi më 9 tetor në objektin Plana Teleport, në jug të kryeqytetit bullgar.

    Prokuroria pretendon se dy të rinjtë hynë në Bullgari nga Serbia, duke deklaruar se po udhëtonin për turizëm, dhe u larguan nga vendi po atë mbrëmje, disa orë pas incidentit, transmeton Telegrafi.

    Sipas ekspertizës së përmendur nga autoritetet, tri antena u shkatërruan plotësisht, dy u dëmtuan pjesërisht dhe tri të tjera u prekën nga zjarri.

    Të dyshuarit akuzohen në mungesë për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa gjykata në Sofje miratoi lëshimin e urdhërarresteve evropiane ndaj tyre.

    Një detaj i përmendur gjatë seancës gjyqësore lidhet me automjetin që dyshohet se është përdorur për të shkuar në vendin e ngjarjes.

    Sipas raportimit të televizionit publik bullgar BNT, makina kishte targa gjermane dhe, sipas njërit prej avokatëve mbrojtës, i përkiste një shtetasi të Kosovës.

    Megjithatë, nuk është konfirmuar publikisht se automjeti ishte në pronësi të ndonjërit prej dy të dyshuarve apo se kjo lidhje dëshmon përfshirjen e tyre në incident, transmeton Telegrafi.

    Avokatët e caktuar nga gjykata kanë vënë në dyshim provat kundër të rinjve, duke argumentuar se personat që shfaqen në pamjet e kamerave janë të maskuar dhe nuk mund të identifikohen qartë.

    Prokuroria, ndërkaq, i referohet fotografive, të dhënave për lëvizjen e automjetit, dëshmive të dëshmitarëve dhe ekspertizës së antenave të dëmtuara.

    Nëse shpallen fajtorë, të dy rrezikojnë dënim me burgim nga tre deri në 12 vjet, sipas dispozitave ligjore të përmendura nga autoritetet bullgare.

    Deri më tani, raportimet e shqyrtuara nuk konfirmojnë se Zeka Islam ka prejardhje shqiptare. Informacioni për lidhjen e automjetit me një shtetas të Kosovës nuk mjafton për të përcaktuar kombësinë ose prejardhjen etnike të të dyshuarve.

    Rasti po ndiqet nga autoritetet bullgare në një kohë kur janë raportuar edhe incidente të tjera ndaj infrastrukturës Starlink në Evropë.

    Megjithatë, nuk është konfirmuar se zjarrvënia pranë Sofjes ka lidhje me rastet e tjera./Telegrafi/