
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike Kosovës, kanë kërkuar që nesër të thirren menjëherë në raportim kryesuesit e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
Kjo kërkesë vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë të Pejës.