“Urgjent të dalim në protestë”, Bajrami pas vrasjes tragjike të gruas në Pejë

“Urgjent të dalim në protestë”, Bajrami pas vrasjes tragjike të gruas në Pejë

Written by

in

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka bërë thirrje urgjente për protestë pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se rasti i Arlindës nuk është i vetmi dhe se protesta duhet të bëhet për të gjitha gratë e vrara dhe viktimat e dhunës që, sipas saj, nuk po marrin mbështetjen e nevojshme.

“Dëgjone Radio Dukagjinin, me Edita Dolin. Nuk është veç Arlinda, ka plot Arlinda. Urgjent të dalim në PROTESTË, për Arlindën, për të gjitha gratë e vrara e për të gjitha ato që sot janë viktima të dhunës e nuk i përkrahë askush”, ka shkruar Bajrami.

Burimi: Dukagjini