Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

Written by

in

Vrasja e Arlindës, Muhaxheri: Nuk do të lejojmë asnjë lloj fshehjeje apo minimizimi të përgjegjësisë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka kërkuar verifikim të plotë të veprimeve dhe kontakteve që institucionet kanë pasur në rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë.

Përmes një reagimi në Facebook, Muhaxheri tha se pas shqetësimeve dhe thirrjeve të fundit publike e institucionale të Arlindës, kanë kërkuar menjëherë një pasqyrë të plotë të veprimeve të institucioneve.

Ai theksoi se nuk do të lejojnë fshehjen apo minimizimin e përgjegjësisë.

“Angazhimi ynë për të mbrojtur gratë dhe për të siguruar që asnjë thirrje për ndihmë të mos mbetet e shurdhër do të jetë i palëkundur”, ka shkruar Muhaxheri, duke shprehur ngushëllime për familjen e viktimës.

Ai shtoi se do të bashkëpunojnë ngushtë me drejtësinë për të zbardhur plotësisht çdo detaj të rastit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali