Blog

  • Pristina incidents drop during nine months of year Video

    Kosovo police estimate that during the first nine months of this year, the number of incidents has been marked in Pristina. According to police data, various cases have been recorded during this period, in which foreign citizens with temporary residence in the capital are allegedly involved. As far as safety is concerned in schools, police say engagement within the framework of community police has affected the prevention of incidents.

    According to the nine-month Kosovo Police report, a drop in the capital has been marked in the number of incidents compared to the preliminary period. Police estimate that the undertaken measures and the commitment of police officials have affected the improvement of public safety.

    The report also records 80 cases of different natures, in which it allegedly included foreign citizens with temporary residence in Pristina. These cases are part of the general data reported by police for the respective period.

    Special attention has also been given to safety in the capital’s schools. Kosovo police say that, through community police and co-operation with educational institutions, there is a goal of preventing incidents and increasing security for students and school staff.

    Kosovo police say they will continue their commitment to maintaining order and public security in the capital, with a focus on preventing incidents, co-operation with citizens and strengthening safety in schools.

    Source Layer: RTKLive

  • Rënie e incidenteve në Prishtinë gjatë nëntë muajve të vitit|Video

    Rënie e incidenteve në Prishtinë gjatë nëntë muajve të vitit|Video

    Policia e Kosovës vlerëson se gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti, në Prishtinë është shënuar rënie e numrit të incidenteve. Sipas të dhënave të Policisë, gjatë kësaj periudhe janë evidentuar edhe raste të ndryshme, në të cilat dyshohet se janë përfshirë shtetas të huaj me qëndrim të përkohshëm në kryeqytet. Sa i përket sigurisë në shkolla, Policia thotë se angazhimi në kuadër të policimit në bashkësi ka ndikuar në parandalimin e incidenteve.

    Sipas raportit nëntëmujor të Policisë së Kosovës, në kryeqytet është shënuar rënie e numrit të incidenteve krahasuar me periudhën paraprake. Policia vlerëson se masat e ndërmarra dhe angazhimi i zyrtarëve policorë kanë ndikuar në përmirësimin e sigurisë publike.

    Raporti evidenton edhe 80 raste të natyrave të ndryshme, në të cilat dyshohet se janë përfshirë shtetas të huaj me qëndrim të përkohshëm në Prishtinë. Këto raste janë pjesë e të dhënave të përgjithshme të raportuara nga Policia për periudhën përkatëse.

    Vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe sigurisë në shkollat e kryeqytetit. Policia e Kosovës thotë se, përmes policimit në bashkësi dhe bashkëpunimit me institucionet arsimore, është synuar parandalimi i incidenteve dhe rritja e sigurisë për nxënësit dhe stafin shkollor.

    Policia e Kosovës thotë se do të vazhdojë angazhimin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në kryeqytet, me fokus në parandalimin e incidenteve, bashkëpunimin me qytetarët dhe forcimin e sigurisë në shkolla.

    Burimi: RTKLive

  • Haradinaj për vrasjen e gruas në Pejë: Organet kompetente të japin llogari për çdo neglizhencë

    Haradinaj për vrasjen e gruas në Pejë: Organet kompetente të japin llogari për çdo neglizhencë

    Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kërkuar përgjegjësi nga organet e drejtësisë për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës.

    Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se vrasjet po ndodhin shpesh në Kosovë dhe se situata ka kaluar çdo kufi njerëzor.

    Ai ka kërkuar që vrasjet të ndalen, shoqëria të reflektojë dhe drejtësia ta kryejë punën e saj, duke bërë thirrje edhe për ashpërsimin e masave në këtë drejtim.

    Haradinaj ka theksuar se organet kompetente duhet të japin llogari për çdo neglizhencë apo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

    “Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryejë punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim. Mbi të gjitha, është jetike që organet kompetente të japin përgjegjësi të plotë për çdo neglizhencë apo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

    Burimi: Dukagjini

  • Besnik Jashanica: “Unë mundem!” – dy fjalët që i japin kuptim një jete mes nxënësve dhe sportistëve

    Besnik Jashanica: “Unë mundem!” – dy fjalët që i japin kuptim një jete mes nxënësve dhe sportistëve

    Nga shkolla “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë te garat ndërkombëtare, mësimdhënësi dhe trajneri rrëfen lidhjen e veçantë me fëmijët, dashurinë e sportistëve me aftësi të kufizuara, emocionet e fitoreve dhe çastet kur një përqafim, një buzëqeshje apo një hap përpara vlejnë më shumë se çdo medalje

    Një buzëqeshje pas një ushtrimi të suksesshëm, guximi i një fëmije për të kapërcyer hezitimin apo gëzimi i një sportisti që thotë “Unë mundem!” – për Besnik Jashanicën, këto janë çastet që i japin kuptim profesionit të tij. Sepse arritjet më të çmuara nuk maten gjithmonë me medalje, por edhe me besimin që një fëmijë fiton në aftësitë e veta.

    Mes tij dhe fëmijëve me të cilët punon është krijuar një afërsi e veçantë. Ata e duan trajnerin e tyre, ndërsa ai ua kthen këtë dashuri me durim, vëmendje dhe përkushtim, duke u gëzuar për çdo përparim. Në këtë marrëdhënie, sporti nuk është vetëm ushtrim dhe garë; është edhe një mundësi për t’u ndier i pranuar, për të krijuar miqësi dhe për të pasur pranë dikë që beson në aftësitë e tua.

    Mësimdhënës në shkollën “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë dhe trajner në disa disiplina, Jashanica ka ndërtuar një rrugëtim që e ka çuar nga puna e përditshme me nxënësit deri te garat ndërkombëtare të Olimpiadës Speciale të Kosovës. Në këtë rrëfim për Telegrafi.com, ai ndan kujtimet, emocionet dhe bindjen se askush nuk duhet të mbetet jashtë sportit.

    Nga pasioni i fëmijërisë te nxënësit që e kujtojnë me dashuri

    Dashuria për sportin e ka shoqëruar që në fëmijëri, ndërsa dëshira për të ndikuar pozitivisht në jetën e të rinjve e drejtoi drejt një profesioni ku edukimi dhe aktiviteti fizik plotësojnë njëri-tjetrin. Sot ndihet krenar që pasionin e dikurshëm e ka kthyer në punën e tij të përditshme.

    Që nga viti 2009, ai është pjesë e shkollës “Mihal Grameno”, ku ka përcjellë njohuri, ka ndjekur rritjen e brezave të nxënësve dhe ka krijuar kujtime që nuk përfundojnë bashkë me vitin shkollor. Një nga shpërblimet më të bukura vjen kur ish-nxënësit e takojnë dhe e kujtojnë me respekt e dashuri, duke i dëshmuar se marrëdhënia mes mësimdhënësit dhe fëmijës mund të vazhdojë edhe shumë kohë pasi rrugët e tyre ndahen.

    Nga atletika te triathloni, krenaria që lind nga suksesi i të tjerëve

    Krahas mësimdhënies, është angazhuar në atletikë, futboll dhe triathlon, disiplina që i kanë mësuar rëndësinë e disiplinës, durimit dhe bashkëpunimit. Në vitet 2023 dhe 2024 është vlerësuar si trajner i vitit nga Federata e Triathlonit e Kosovës, por kur flet për arritjet, në qendër vendos njerëzit me të cilët ka punuar.

    “Jam krenar për çdo sukses, por mbi të gjitha për sportistët që kam ndihmuar të zhvillohen dhe të besojnë në aftësitë e tyre.”

    Përtej vlerësimeve personale, kënaqësia e tij lidhet me përparimin e atyre që udhëheq dhe me mundësinë për t’i ndihmuar të zbulojnë potencialin e tyre.

    Shkoi për t’i mësuar, por fëmijët i dhanë një mësim që nuk harrohet

    Angazhimi në Olimpiadën Speciale të Kosovës zë një vend të veçantë në karrierën e tij. Puna me sportistët me aftësi të kufizuara intelektuale i ka sjellë jo vetëm përvoja profesionale, por edhe marrëdhënie njerëzore që i çmon thellësisht.

    “Fillimisht shkova për t’i trajnuar sportistët, por kuptova se edhe unë kisha shumë për të mësuar prej tyre.”

    Afërsia e ndërsjellë është ndërtuar përmes respektit, durimit dhe një komunikimi ku secili ndihet i vlerësuar. Duke ditur se çdo fëmijë ka karakterin, aftësitë dhe ritmin e vet, trajneri përpiqet t’i kuptojë nevojat individuale, t’i motivojë pa i krahasuar dhe t’ua çmojë përpjekjet, edhe kur rezultati nuk është ai që pritej.

    Për një fëmijë, të ndiejë se dikush e pret me mirëkuptim dhe i gëzohet pranisë së tij mund të jetë po aq e rëndësishme sa vetë ushtrimi. Ndërsa kjo marrëdhënie është edhe një kujtesë e vazhdueshme se edukimi nuk është vetëm ajo që u mësojmë të tjerëve, por edhe ajo që mësojmë prej tyre.

    “Unë mundem!” – dy fjalë që lindin nga besimi dhe përkushtimi

    Një nga përjetimet më të dashura për trajnerin është të shohë ndryshimin te një sportist që në fillim heziton të marrë pjesë në aktivitete, por gradualisht fiton guximin për të hyrë në garë.

    “Është një ndjenjë e jashtëzakonshme kur sheh një sportist që fillimisht heziton, ndërsa më vonë merr guximin të garojë.”

    Dhe pastaj vjen çasti që i mbetet në zemër: kur sportisti thotë “Unë mundem!”

    Për dikë mund të jenë vetëm dy fjalë, por për një fëmijë që ka pasur nevojë për inkurajim dhe mbështetje, ato mund të përmbledhin një rrugëtim të tërë. Në atë moment nuk ka rëndësi vetëm nëse do të fitojë garën, por fakti se tashmë është i gatshëm të provojë, të përballet me sfidën dhe të besojë më shumë në vete.

    Pikërisht këtu qëndron një nga vlerat më të ndjeshme të punës së tij: të njohë dhe të çmojë përparimin edhe aty ku të tjerët mund të shohin vetëm një ushtrim të zakonshëm.

    Nga Berlini në Maltë – medaljet shkëlqejnë, por buzëqeshjet mbeten

    Përkushtimi ndaj Olimpiadës Speciale e ka çuar edhe në arenën ndërkombëtare, ku sportistët e Kosovës kanë përfaqësuar vendin me krenari.

    Në Lojërat Botërore të Berlinit, më 2023, ishte pjesë e ekipit të trajnerëve të delegacionit kosovar, ndërsa një tjetër përvojë e veçantë ishte pjesëmarrja në garat e notit “Malta Open Swimming 2026”.

    “Të shohësh sportistët tanë duke përfaqësuar Kosovën me krenari është një ndjenjë e veçantë, sidomos kur punën ta shpërblejnë me medalje. Mbi të gjitha, më mbeten në kujtesë buzëqeshjet dhe gëzimi i tyre.”

    Kujtimet më të dashura nga këto udhëtime nuk lidhen vetëm me podiumet, por edhe me emocionet e sportistëve që marrin pjesë në gara ndërkombëtare, njohin njerëz të rinj dhe përjetojnë gëzimin e përfaqësimit të vendit të tyre.

    Kur përparimi i një fëmije bëhet lumturi për prindërit

    Sporti, sipas përvojës së tij, ka rëndësi të veçantë për zhvillimin fizik, socializimin dhe vetëbesimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara intelektuale. Përmes aktiviteteve, ata mund të krijojnë miqësi, të fitojnë më shumë pavarësi dhe të përjetojnë ndjenjën e përkatësisë.

    Në këtë rrugëtim, prindërit janë bashkëpunëtorët më të rëndësishëm. Marrëdhënia me familjet ndërtohet mbi besimin dhe mirëkuptimin, ndërsa gëzimi dhe falënderimet e tyre, kur shohin përparimin e fëmijëve, janë ndër shpërblimet më të çmuara të punës së tij.

    Për një prind që e ka shoqëruar fëmijën në çdo përpjekje, ndonjëherë lumturia më e madhe nuk është ta shohë në podium, por ta shohë të lumtur mes të tjerëve, duke marrë pjesë, duke krijuar miqësi dhe duke zbuluar aftësi të reja. Në këtë gëzim të përbashkët, trajneri nuk është thjesht njeriu që udhëheq stërvitjen, por edhe një mbështetje që familjet e vlerësojnë.

    Çdo fëmijë meriton të jetë pjesë e lojës

    Afërsia me fëmijët dhe njohja e nevojave të tyre e kanë bërë të shohë edhe pengesat që vazhdojnë të ekzistojnë në Kosovë. Megjithëse janë bërë hapa pozitivë, ai vlerëson se ende mungojnë kushte të mjaftueshme, pajisje dhe programe gjithëpërfshirëse.

    “Çdo fëmijë meriton mundësi të barabarta për t’u zhvilluar dhe për të marrë pjesë në sport.”

    Për ta bërë këtë të mundur, nevojitet mbështetje institucionale e qëndrueshme, transport, përkrahje financiare dhe hapësira të përshtatshme gjatë gjithë vitit. Njëkohësisht, të rinjtë inkurajohen të angazhohen si vullnetarë, sepse edhe një kontribut i vogël mund të sjellë ndryshim të rëndësishëm.

    “Duke ndihmuar të tjerët, pasurohemi edhe ne si njerëz.”


    Kur trajneri rrëshqiti në pishinë dhe sportistët shpërthyen në të qeshura

    Marrëdhënia me sportistët nuk ndërtohet vetëm gjatë ushtrimeve serioze. Ajo ushqehet edhe nga çastet spontane, shakatë dhe situatat që krijojnë kujtime të bukura.

    Një ditë, teksa po demonstronte një ushtrim në pishinë, ai rrëshqiti papritur dhe të gjithë sportistët filluan të qeshnin. Për disa sekonda, njeriu që duhej të tregonte mënyrën e saktë të ushtrimit u bë vetë protagonisti i një situate gazmore, të cilën edhe sot e kujton me buzëqeshje.

    Këto momente të thjeshta i japin ngjyrë përditshmërisë dhe tregojnë se lidhja me fëmijët nuk kufizohet vetëm te disiplina e përgatitja sportive. Jashtë angazhimeve profesionale, ai e përshkruan veten si njeri familjar, të thjeshtë dhe të përkushtuar, që kohën e lirë përpiqet ta kalojë me familjen dhe miqtë.

    Një mësimdhënës që dëshiron të lërë gjurmë në zemrat e nxënësve

    Me synime dhe ambicie ende përpara, Jashanica dëshiron të vazhdojë kontributin në zhvillimin e sportit dhe të krijojë më shumë mundësi për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht përmes gjithëpërfshirjes.

    Po të mund të kthehej në fillimet e profesionit, vetes do t’i këshillonte durim, këmbëngulje dhe besim në ëndrra, ndërsa nxënësve u drejton një mesazh që dëshiron t’i shoqërojë edhe jashtë shkollës:

    “Besoni në veten tuaj, punoni me përkushtim dhe mos kini frikë nga dështimi. Suksesi ndërtohet çdo ditë.”

    Dëshira e tij nuk është të kujtohet vetëm për titujt apo rezultatet, por si një njeri që besoi te nxënësit dhe sportistët e vet, duke i ndihmuar të zbulojnë aftësitë që kanë brenda vetes.

    “Për mua, suksesi më i madh nuk është numri i medaljeve, por numri i jetëve që kemi ndikuar pozitivisht. Çdo sportist meriton një mundësi, çdo përpjekje meriton respekt dhe askush nuk duhet të mbetet jashtë sportit.”

    Një ditë, nxënësit e tij do të vazhdojnë rrugët e tyre, ndërsa sportistët që ka trajnuar do të kenë ëndrra dhe synime të reja. Ndoshta jo të gjithë do t’i kujtojnë ushtrimet, garat apo rezultatet, por ajo që dëshiron të mbetet është shumë më e thjeshtë: kujtimi i një njeriu që besoi tek ata edhe në çastet kur vetë nuk ishin të sigurt se mund t’ia dilnin. /Telegrafi/

  • Still on the run, Arlinda Blajaj’s murder suspect

    The suspect in the 49-year-old murder of Arlinda Silla Zekaj in Vitomirica of Peja continues to be on the run, while Kosovo police have indicated they are taking action to locate and arrest him.

    Albert Sylaj, brother-in-law of the victim, allegedly killed him with an axe on Sunday evening, October 25th, on the street of Man Dedushaj in Vitomirica.

    The case has become even more disturbing because of developments preceding the assassination. The victim had sought help from police for domestic violence and had returned home with a police patrol. About 21:10, police were reportedly found without signs of life.

    Prior to the assassination, Arlinda was addressing with an urgent statement the chief prosecutor of the Constitutional Prosecutorship in Pec, demanding action against institutions that, according to her, had failed to fulfill their duties.

    Under the investigation into the murder, the victim’s husband, Jeton Sylaj, has been detained for 48 hours after interviewing by police investigators.

    Police and prosecutors are investigating the circumstances in the case, while it remains to be seen when the 49-year-old murder suspect will be located and arrested.

    The signal newspaper will continue to forward the latest developments regarding the case.

    Note: The people mentioned in this news are considered innocent until their guilt is confirmed by court’s firm form.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ende në arrati i dyshuari për vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt

    Ende në arrati i dyshuari për vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt

    Ende në arrati i dyshuari për vrasjen e Arlinda Sylaj Zekajt

    I dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Sylaj Zekaj në Vitomiricë të Pejës vazhdon të jetë në arrati, ndërsa Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po ndërmerr veprime për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

    Albert Sylaj, kunati i viktimës, dyshohet se e vrau atë me sëpatë mbrëmjen e së dielës, më 25 tetor, në rrugën “Man Dedushaj” në Vitomiricë.

    Rasti është bërë edhe më shqetësues për shkak të zhvillimeve që i paraprinë vrasjes. Viktima kishte kërkuar ndihmë nga Policia për dhunë në familje dhe ishte kthyer në shtëpi me një patrullë policore. Rreth orës 21:10, Policia u njoftua se ajo ishte gjetur pa shenja jete.

    Para vrasjes Arlinda i ishte drejtuar me një parashtresë urgjente kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar veprime ndaj institucioneve që, sipas saj, kishin dështuar në përmbushjen e detyrave të tyre.

    Në kuadër të hetimeve për vrasjen, bashkëshorti i viktimës, Jeton Sylaj, është ndaluar për 48 orë pas intervistimit nga hetuesit policorë.

    Policia dhe Prokuroria po hetojnë rrethanat e rastit, ndërsa mbetet të shihet se kur do të lokalizohet dhe arrestohet i dyshuari për vrasjen e 49-vjeçares.

    Gazeta Sinjali do të vazhdojë t’i përcjellë zhvillimet e fundit lidhur me këtë rast.

    Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Obadiah for the murder of the woman in Pec: Responsibility Must Have a Name

    Democratic League of Kosovo ( The LDK), Lumir Abdixhiku, has called for full and independent investigation into the assassination of Arlinda in Pec, as well as accountability by officials and institutions that have handled its case.

    In a Facebook post, Abdixhiku said that each official and institution that has addressed the victim’s request must account for the actions taken and unmet obligations.

    He stressed that Arlinda had sought protection from the state and that, three days before she was killed, she had submitted a request to the prosecutor regarding the danger to her life.

    Arlinda asked to live. He asked for state protection. Three days before she was killed, she warned the prosecutor of the danger to her life. Today, her letter is here. Arlinda is gone. She was killed last night.

    He has said that responsibility for the case should be clear and that each official must answer for his actions or inactions.

    Obadiah added that as long as the victim has to offer protection while he was alive, the institutions now have the duty to provide justice for him and act to protect other women who may be in danger.

    In this case, the LDK requires full and independent investigation into any action and inaction in its defence. Each official and institution that has addressed the Arlinda request must account for the actions it has taken and the obligations it has left unfulfilled. The responsibility must have a surname, he wrote.

    Source Layer: Dukeagini

  • Abdixhiku për vrasjen e gruas në Pejë: Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër

    Abdixhiku për vrasjen e gruas në Pejë: Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka kërkuar hetim të plotë dhe të pavarur për vrasjen e Arlindës në Pejë, si dhe llogaridhënie nga zyrtarët dhe institucionet që kanë trajtuar rastin e saj.

    Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka thënë se secili zyrtar dhe institucion që ka trajtuar kërkesën e viktimës duhet të japë llogari për veprimet e ndërmarra dhe detyrimet e papërmbushura.

    Ai ka theksuar se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje nga shteti dhe se, tri ditë para se të vritej, kishte paraqitur një kërkesë në Prokurori lidhur me rrezikun ndaj jetës së saj.

    “Arlinda kërkoi të jetonte. Kërkoi mbrojtje nga shteti. Tri ditë para se të vritej, e paralajmëroi Prokurorinë për rrezikun ndaj jetës së saj. Sot, letra e saj është këtu. Arlinda nuk është më. Ajo u vra mbrëmë”, ka shkruar Abdixhiku.

    Ai ka thënë se përgjegjësia për rastin duhet të jetë e qartë dhe se çdo zyrtar duhet të japë llogari për veprimet ose mosveprimet e tij.

    Abdixhiku ka shtuar se, derisa viktimës i duhej ofruar mbrojtje sa ishte gjallë, tash institucionet kanë për detyrë të sigurojnë drejtësi për të dhe të veprojnë për të mbrojtur gratë e tjera që mund të jenë në rrezik.

    “Për këtë rast LDK kërkon hetim të plotë dhe të pavarur të çdo veprimi e mosveprimi në mbrojtje të saj. Secili zyrtar e institucion që e ka trajtuar kërkesën e Arlindës duhet të japë llogari për veprimet që ka ndërmarrë dhe detyrimet që ka lënë pa përmbushur. Përgjegjësia duhet të ketë emër e mbiemër”, ka shkruar ai.

    Burimi: Dukagjini

  • Osmani pas rastit të Arlinda Zekajt: Sistemi që duhej ta mbronte duhet të japë llogari

    Osmani pas rastit të Arlinda Zekajt: Sistemi që duhej ta mbronte duhet të japë llogari

    Osmani pas rastit të Arlinda Zekajt: Sistemi që duhej ta mbronte duhet të japë llogari

    Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pas rastit të rëndë në Vitomiricë të Pejës, ku Arlinda Zekaj dyshohet se u vra nga kunati i saj.

    Në reagimin e saj në Facebook, Osmani ka kritikuar sistemin e drejtësisë, duke theksuar se Arlinda kishte kërkuar mbrojtje, por përfundoi e vrarë.

    “Përgjegjësia nuk mund të varroset bashkë me Arlindën. Ajo kërkoi mbrojtje. Drejtësia e la në duart e vrasësit”, ka shkruar Osmani.

    Ajo ka përmendur se femicidi po shndërrohet në një plagë të përsëritur në Kosovë, duke vënë në pah dështimin e sistemit për t’u garantuar mbrojtje grave që përballen me dhunë.

    “Kur një grua kërkon shpëtim nga sistemi i drejtësisë dhe përfundon e vrarë, dështimi nuk është burokratik. Është fatal. Kunati i saj e vrau Arlindën me sëpatë, por edhe sistemi që duhej ta mbronte duhet të japë llogari. Dhe kjo përgjegjësi nuk mund të varroset bashkë me viktimën. Zoti e ruajtë Kosovën nga tragjedi të tilla dhe asnjë familje mos e përjetoftë më dhimbjen e humbjes së një gruaje nga dhuna”, shkroi Osmani./Klankosova.tv

  • Rasti në Pejë, Haradinaj: Organet kompetente të japin përgjegjësi për çdo neglizhencë

    Rasti në Pejë, Haradinaj: Organet kompetente të japin përgjegjësi për çdo neglizhencë

    Rasti në Pejë, Haradinaj: Organet kompetente të japin përgjegjësi për çdo neglizhencë

    Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomiricë të Pejës, ku u vra Arlinda Zekaj.

    Në një reagim në Facebook, Haradinaj e ka cilësuar rastin si trishtues, duke theksuar se ngjarje të tilla, të cilat sipas tij po përsëriten shpesh në vend, janë të papranueshme dhe kanë tejkaluar çdo kufi njerëzor.

    Ai ka bërë thirrje që të ndërmerren hapa konkretë për parandalimin e rasteve të tilla, duke kërkuar reflektim shoqëror dhe drejtësi më të ashpër.

    “Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryejë punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim. Mbi të gjitha, është jetike që organet kompetente të japin përgjegjësi të plotë për çdo neglizhencë apo dështim në mbrojtjen e jetës së qytetarëve. Ngushëllime familjes që humbi më të dashurën e tyre”, shkroi Haradinaj./Klankosova.tv