Blog

  • "Gruaja me ligj në dorë po e vritka gruan", fjalët tronditëse që la vetë Arlinda Zekaj tri ditë para se të vritej

    “Gruaja me ligj në dorë po e vritka gruan”, fjalët tronditëse që la vetë Arlinda Zekaj tri ditë para se të vritej

    Arlinda Zekaj kërkoi drejtësi vetëm tri ditë para se t’i merrej jeta. Sot, pyetja që rëndon mbi institucionet është: a u dëgjua zëri i saj kur ende mund të bëhej diçka për ta mbrojtur?

    Arlinda Zekaj u vra mbrëmë rreh orës 21:10 në Vitomiricë të Pejës.

    Sipas informacioneve të bëra publike, i dyshuar për vrasjen është kunati i saj, i cili raportohet se ndodhet ende në arrati.

    Sipas të dhënave fillestare, ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë dhe dyshohet se viktima është vrarë me sëpatë.

    Por ajo që e bën këtë rast edhe më tronditës është fakti se Arlinda, vetëm tri ditë para vrasjes, më 22 tetor, kishte dorëzuar një parashtresë drejtuar Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë.

    Përmes saj, ajo kishte kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj zyrtarëve të institucioneve përgjegjëse, duke pretenduar se ata nuk i kishin përmbushur detyrat e tyre zyrtare.

    Ajo kishte kërkuar ndërhyrje. Kishte kërkuar përgjegjësi. Kishte kërkuar që dikush ta merrte seriozisht atë që po ngrinte si shqetësim.

    Dhe vetëm tri ditë më vonë, ajo nuk jeton më. /Telegrafi/


    telegrafi.com

  • The lack of public services is emptying Gollak’s Krilev

    The lack of basic services is driving residents away from Gollak Mountain. In Kamenica Krilev, despite road improvement, schools, health services and public transportation are missing. Residents seek concrete intervention to create better living conditions and to stop the emptying of the village. They warn that, without investments in public services, life in the area is at risk.

    Lack of basic conditions has forced many residents of the Gorak Mountain to flee their homeland. In Krelev in Kamenica, although road infrastructure has improved, lack of school, health services and public transportation continues to make life difficult for residents.

    For residents, concern is the possibility that, without concrete interference, Krileva and other villages in Gollak continue to lose residents.

    Ramush Calcoli says that opening schools and ambulances and operating other services are necessary to keep life in this area.

    While older residents express concern about the village’s future, young people say the lack of opportunity is pushing families to seek a better life elsewhere.

    Krileva is among the villages of the Gollak Mountains that are facing the evacuation of residents. For those still living there, improving public services and creating basic conditions remain crucial to the village’s future and the possibility of families staying or returning to their homeland.

    Source Layer: RTKLive

  • Mungesa e shërbimeve publike po e zbraz Krilevën e Gollakut

    Mungesa e shërbimeve publike po e zbraz Krilevën e Gollakut

    Mungesa e shërbimeve elementare po i shtyn banorët të largohen nga Malësia e Gollakut. Në Krilevë të Kamenicës, pavarësisht përmirësimit të rrugëve, mungojnë shkolla, shërbimet shëndetësore dhe transporti publik. Banorët kërkojnë ndërhyrje konkrete për të krijuar kushte më të mira jetese dhe për të ndalur zbrazjen e fshatit. Ata paralajmërojnë se, pa investime në shërbimet publike, rrezikon të shuhet jeta në këtë zonë.

    Mungesa e kushteve elementare i ka detyruar shumë banorë të Malësisë së Gollakut të largohen nga vendlindja. Në Krilevë të Kamenicës, ndonëse infrastruktura rrugore është përmirësuar, mungesa e shkollës, e shërbimeve shëndetësore dhe e transportit publik vazhdon ta vështirësojë jetën e banorëve.

    Për banorët, shqetësuese është mundësia që, pa ndërhyrje konkrete, Krileva dhe fshatrat e tjera të Gollakut të vazhdojnë të humbin banorë.

    Ramush Cakolli thotë se hapja e shkollave dhe e ambulancave, si dhe funksionalizimi i shërbimeve të tjera, janë të domosdoshme për ta mbajtur gjallë jetën në këtë zonë.

    Ndërsa banorët më të moshuar shprehin shqetësimin për të ardhmen e fshatit, të rinjtë thonë se mungesa e mundësive po i shtyn familjet të kërkojnë një jetë më të mirë diku tjetër.

    Krileva është ndër fshatrat e Malësisë së Gollakut që po përballen me largimin e banorëve. Për ata që ende jetojnë aty, përmirësimi i shërbimeve publike dhe krijimi i kushteve elementare mbeten vendimtare për të ardhmen e fshatit dhe për mundësinë që familjet të qëndrojnë ose të rikthehen në vendlindje.

    Burimi: RTKLive

  • Citaku requires accountability and resignation after the wife’s murder in Pec

    Kosovo Democratic Party of Kosovo Chairman-in-Chief Advise ( The PDK, Vlora Citaku, has sought accountability and resignation for the murder of the woman in Vitomirica of Pec.

    Through a Facebook post, Citaku has said that responsibility should be sought by each official in the institutional chain, whose role and actions should be considered.
    Accounting and resignations required. From those with a duty to protect him, Chitaku wrote.

    She has stressed that a woman’s life cannot be the price of indifference, negligence or institutional failure.
    Chitaku has mentioned eight women who, she says, have lost their lives, criticising the lack of concrete actions for protecting women at risk.

    The conferences, seminars, laws and strategies remain only a piece of paper, if not accompanied by concrete actions, with real protection for women at risk and responsible for those who fail to protect them, she wrote.

    The woman was found dead Sunday in Vitomirica, Pec. According to police, the murder suspect is the brother-in-law of the fugitive victim. The woman is suspected of being hit by a strong tool.

    Source Layer: Dukeagini

  • Çitaku kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje pas vrasjes së gruas në Pejë

    Çitaku kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje pas vrasjes së gruas në Pejë

    Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kërkuar llogaridhënie dhe dorëheqje për vrasjen e gruas në Vitomiricë të Pejës.

    Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka thënë se përgjegjësia duhet të kërkohet nga secili zyrtar në zinxhirin institucional, roli dhe veprimet e të cilit duhet të shqyrtohen.
    “Kërkohen llogaridhënie dhe dorëheqje. Nga ata që kishin detyrë ta mbronin”, ka shkruar Çitaku.

    Ajo ka theksuar se jeta e një gruaje nuk mund të jetë çmimi i indiferencës, neglizhencës apo dështimit institucional.
    Çitaku ka përmendur edhe tetë gratë që, sipas saj, kanë humbur jetën, duke kritikuar mungesën e veprimeve konkrete për mbrojtjen e grave në rrezik.

    “Konferencat, seminaret, ligjet dhe strategjitë mbeten vetëm një copë letër, nëse nuk shoqërohen me veprime konkrete, me mbrojtje reale për gratë në rrezik dhe me përgjegjësi për ata që dështojnë t’i mbrojnë”, ka shkruar ajo.

    Gruaja u gjet e vdekur të dielën në Vitomiricë të Pejës. Sipas Policisë, i dyshuari për vrasjen është kunati i viktimës, i cili ndodhet në arrati. Dyshohet se gruaja është vrarë pas goditjeve me një mjet të fortë.

    Burimi: Dukagjini

  • Drake feston 40-vjetorin me pallto me motive gepardi dhe pantallona të kuqe lëkure

    Drake feston 40-vjetorin me pallto me motive gepardi dhe pantallona të kuqe lëkure

    Drake festoi 40-vjetorin e lindjes me disa dalje në New York, duke eksperimentuar me veshje të guximshme dhe detaje luksoze.

    Reperi u fotografua fillimisht të premten, teksa largohej nga restoranti Mamo, i veshur me një shall Hermes me thekë, bluzë të zezë, pantallona lëkure të zeza dhe këpucë në të njëjtën ngjyrë.

    Të shtunën, ai zgjodhi një kombinim edhe më të spikatur: pallto me motive gepardi nga Chrome Hearts, të zbukuruar me kryqe të kuqe, këmishë të bardhë dhe pantallona lëkure të kuqe.

    Pamjen e kompletoi me çizme kafe dhe bizhuteri ari.

    Festimet përfshinë një mbrëmje në Casa Cipriani, ku morën pjesë më shumë se 400 të ftuar dhe performuan Backstreet Boys.

    Drake iu bashkua grupit për këngën e njohur I Want It That Way, ndërsa gjatë fjalimit të tij theksoi se festa kishte të bënte me jetën dhe rëndësinë e të qenit gjallë.

    Sipas raportimeve të TMZ, festa përfshiu edhe lojëra me çmime në para dhe dhurata luksoze, përfshirë çanta nga Chanel dhe Hermes.

    Reperi organizoi gjithashtu një tjetër festë në lokalin Delilah, ku mes të ftuarve ishin Alix Earle, Travis Scott dhe Jack Harlow. /Telegrafi/

  • The return of Special Law to the country of unnecessary concern ( VIDEOS)

    LThe ruling for the Special Court, which at PDK-sponsored request, has been returned to the Assembly by President Justina Shiroka-Pula.

    But will the return of this law bring about consequences and political clashes, following calm and consensus after coming out of the political stalemate?

    On this issue, international relations professor Drita Arifi and journalist Volnet Krasniqi have discussed the show ?

    According to Arifi, there are many misunderstandings, misinterpretations, and misinterpretations in this development.

    ) The PDK, it would actually have to apologize, was this law bad from the beginning? That I don’t believe it was, the law is just a tool, and then withdrawing it without any proper explanation. It was unnecessary. We were on the verge of social conflict, even now all at once pulling the law without explanation, this is absolutely unfair, unintelligible, Arifi said.

    Meanwhile, according to Krasniqi, MP Progress Gruda, the main face of this law, according to him, did not feel the need to apologise.

    I think there’s a key here, which said there’s no mistake. I think inside. The PDK, someone had to give a clarification, said journalist in Klan Kosova.

  • Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend “i panevojshëm” – flasin njohës të çështjes (VIDEO)

    Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend “i panevojshëm” – flasin njohës të çështjes (VIDEO)

    Kthimi i Ligjit për Specialen në Kuvend “i panevojshëm” – flasin njohës të çështjes (VIDEO)

    Ligji për Gjykatën Speciale, i cili më kërkesë të sponsorizuar nga PDK, është kthyer në Kuvend nga presidentja Justina Shiroka-Pula.

    Por a do të sjellë kthimi i këtij ligji pasoja dhe përplasje politike, pas qetësisë dhe konsensusit pas daljes nga ngërçi politik?

    Lidhur  me këtë çështje, në emisionin “Ora Shtatë” kanë diskutuar profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi dhe gazetari, Vullnet Krasniqi.

    Sipas Arifit, në këtë zhvillim ka shumë keqkuptime, keqinterpretime dhe keqinformime.

    “PDK, realisht do të duhej të kërkonte falje, a ka qenë ky ligj i keq që në fillim? Që unë nuk besoj që ka qenë, ligji është vetëm mjet, dhe mandej tërheqja e tij pa ndonjë shpjegim të padetajuar. E panevojshme ka qenë. Ne ishim në prag të një konflikti shoqëror, edhe tash përnjëherë po e tërheq ligjin pa asnjë shpjegim, kjo është absolutisht e pandershme, e pakuptueshme”, u shpreh Arifi.

    Ndërkohë, sipas Krasniqit, deputeti Përparim Gruda, fytyra kryesore e këtij ligji, sipas tij, nuk e ndjeu të nevojshme të kërkojë falje.

    “Unë mendoj që këtu është edhe çelësi, i cili ka thënë se ligji nuk ka asnjë gabim. Mendoj që brenda PDK-së, dikush është dashur të jep një sqarim”, tha gazetari në Klan Kosova.

  • Qorroll accuses the prosecutor of Arlinda Zekaj’s case: She must be accountable to the law and to God.

    DVetevendosje Movement and once chairman Vigan Qrolli of the Parliamentary Commission for Legislation has reacted after the assassination of Arlinda Zekaj in Vitomirica of Pec, who was allegedly killed by her brother-in-law.

    In a Facebook post, Qroll has criticised Peja prosecutor Suada Hamza, charging that she did not intervene to protect Arlinda, despite her request for help.

    Referring to the letter written by Arlinda, Qrolli has expressed pain in the case, stressing that she had sought protection from institutions but failed to save her life.

    Now she must be held accountable before the law and before God, why did she allow her murder legally! Now, as I read Arlinda’s dying wish, I’m crying. I’m weeping about Arlinda, the fear she may have felt about the days when she expected help, the hope she kept alive while seeking protection. I’m crying about the fact that a person can reach out to the prosecution and still fail to save his life. We can’t go back. We can’t give Arlinda her life back.

    But we can’t let her voice go out with her. How many times must a woman ask for help so that she can have the right to live safely? Arlinda, it hurts to be gone. It pains me that this letter has remained evidence of what you asked for and that you should have had – protection. Let it not be your vain pain. Let it become memory, conscience, and responsibility. Because no woman should die after she’s asked to live, wrote among other things. /I did. tv

     

  • Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit

    Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit

    Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamentar për Legjislacion, Vigan Qorolli, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, e cila dyshohet se u vra nga kunati i saj.

    Në një postim në Facebook, Qorolli ka kritikuar prokuroren e Pejës, Suada Hamza, duke e akuzuar se nuk ka ndërhyrë për ta mbrojtur Arlindën, pavarësisht se ajo kishte kërkuar ndihmë.

    Duke iu referuar letrës së shkruar nga Arlinda, Qorolli ka shprehur dhimbjen për rastin, duke theksuar se ajo kishte kërkuar mbrojtje nga institucionet, por nuk arriti ta shpëtonte jetën e saj.

    “Tani ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit, pse e “lejoi ligjërisht” vrasjen e saj! Tani, ndërsa po e lexoj amanetin e Arlindës, po qaj. Po qaj për Arlindën, për frikën që mund ta ketë ndier, për ditët kur ka pritur ndihmë, për shpresën që e ka mbajtur gjallë, ndërsa kërkonte mbrojtje. Po qaj për faktin se një njeri mund ta shtrijë dorën drejt Prokurorisë dhe prapëseprapë të mos arrijë ta shpëtojë jetën e vet.Nuk mund ta kthejmë kohën pas. Nuk mund t’ia kthejmë jetën Arlindës”.

    “Por nuk guxojmë ta lejojmë që zëri i saj të shuhet bashkë me të. Sa herë duhet të kërkojë një grua ndihmë, që të ketë të drejtën të jetojë e sigurt? Arlinda, më dhemb që nuk je më. Më dhemb që kjo letër ka mbetur dëshmi e asaj që kërkove dhe që duhej ta kishe pasur: mbrojtjen. Le të mos jetë dhimbja jote e kotë. Le të bëhet kujtesë, ndërgjegje dhe përgjegjësi. Sepse asnjë grua nuk duhet të vdesë pasi ka kërkuar të jetojë”, shkroi mes tjerash Qorolli./Klankosova.tv