Blog

  • Sheqerin në gjak nuk e rrisin vetëm ëmbëlsirat: Tri zakone të përditshme që mund të ndikojnë më shumë sesa mendoni

    Sheqerin në gjak nuk e rrisin vetëm ëmbëlsirat: Tri zakone të përditshme që mund të ndikojnë më shumë sesa mendoni

    Një zakon i mbrëmjes, orët e gjata pa lëvizur dhe mënyra si e konsumoni kafenë mund të ndikojnë në kontrollin e glukozës, edhe kur kujdeseni për ushqimin

    Kur niveli i sheqerit në gjak fillon të luhatet, shumica e njerëzve e kërkojnë menjëherë shkakun te ushqimi. Ëmbëlsirat, produktet e brumit dhe makaronat janë ndër të parat që konsiderohen përgjegjëse. Megjithatë, ushqimi nuk është faktori i vetëm që ndikon në nivelin e glukozës.

    Disa zakone që i përsërisim çdo ditë mund të ndikojnë në mënyrën se si organizmi e përdor insulinën dhe e rregullon sheqerin në gjak. Ndër to janë gjumi i pamjaftueshëm, qëndrimi i gjatë ulur dhe konsumimi i kafesë.

    Veçanërisht interesant është ndikimi i zakoneve të mbrëmjes. Nëse shkoni vazhdimisht vonë në shtrat dhe nuk flini mjaftueshëm, pasojat nuk kufizohen vetëm te lodhja që ndieni mëngjesin tjetër.

    1. Gjumi i pamjaftueshëm: Zakoni i mbrëmjes që ndikon në metabolizëm

    Qëndroni zgjuar deri vonë, shikoni edhe një episod të serialit të preferuar ose kaloni më shumë kohë në telefon, duke menduar se gjumin do ta kompensoni ditën tjetër.

    Por, kur kjo përsëritet vazhdimisht, mungesa e gjumit mund të ndikojë në ndjeshmërinë e organizmit ndaj insulinës, hormonit që ndihmon qelizat ta përdorin glukozën.

    Sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), edhe një natë me gjumë të pamjaftueshëm mund ta bëjë organizmin ta përdorë insulinën më pak me efikasitet.

    Situata bëhet më problematike kur gjumi i dobët shndërrohet në zakon. Lodhja e ditës tjetër shpesh shoqërohet me më pak aktivitet fizik, ndërsa te disa njerëz mund të rritet dëshira për ushqime të pasura me kalori dhe karbohidrate.

    Prandaj, gjumi cilësor nuk është i rëndësishëm vetëm për t’u zgjuar të çlodhur. Një orar i rregullt dhe të paktën shtatë orë gjumë në natë për shumicën e të rriturve janë pjesë e kujdesit për shëndetin metabolik.

    Foto: Prostock-studio

    2. Qëndrimi ulur për orë të tëra: Pse muskujt kanë nevojë për lëvizje?

    Puna para kompjuterit, vozitja e makinës dhe më pas disa orë para televizorit mund të bëjnë që pjesën më të madhe të ditës ta kaloni ulur.

    Gjatë aktivitetit fizik, muskujt përdorin glukozën si burim energjie. Kur lëvizni pak, zvogëlohet edhe shfrytëzimi i saj nga muskujt.

    Sipas Shoqatës Amerikane të Diabetit (ADA), ndërprerja e qëndrimit të gjatë ulur me periudha të shkurtra lëvizjeje mund të përmirësojë kontrollin e glukozës, veçanërisht te personat me diabet të tipit 2.

    Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni ushtrime të lodhshme pas çdo vakti.

    Edhe një ecje e lehtë prej 10–15 minutash pas ngrënies mund të ndihmojë në uljen e rritjes së glukozës pas ushqimit. Nëse punoni ulur, përpiquni të ngriheni dhe të lëvizni për disa minuta çdo gjysmë ore.

    3. Kafeja mund të ndikojë në sheqerin në gjak, por jo njësoj te të gjithë

    Për shumë njerëz, kafeja është pjesë e pandashme e mëngjesit. Megjithatë, ndikimi i saj në nivelin e glukozës varet nga mënyra si konsumohet dhe nga reagimi individual i organizmit.

    Problemi më i dukshëm janë shtesat që përdoren shpesh: sheqeri, shurupet e ëmbëlsuara dhe kremrat me përmbajtje të lartë sheqeri.

    Këta përbërës mund ta rrisin ndjeshëm sasinë e sheqerit që merrni përmes një filxhani kafeje.

    Por edhe kafeina, pa shtimin e sheqerit, mund të ndikojë përkohësisht në mënyrën si organizmi reagon ndaj insulinës.

    Sipas Mayo Clinic, te shumica e të rriturve të shëndetshëm kafeina nuk shkakton ndryshime të dukshme të glukozës. Megjithatë, te disa persona me diabet ajo mund të ndikojë në nivelin e sheqerit, ndërsa te të tjerët nuk shkakton ndryshime të rëndësishme.

    Për këtë arsye, personat me diabet ose prediabet duhet të vëzhgojnë reagimin e organizmit dhe të këshillohen me mjekun nëse vërejnë luhatje të përsëritura.

    Ndryshimet e vogla që mund të bëjnë dallimin

    Kontrolli i sheqerit në gjak nuk varet vetëm nga shmangia e ëmbëlsirave. Gjumi i rregullt, aktiviteti fizik dhe kujdesi ndaj pijeve që konsumoni janë po ashtu pjesë e rëndësishme e shëndetit metabolik.

    Këto zakone nuk ndikojnë njësoj te të gjithë dhe nuk mund të thuhet se e rrisin sheqerin më shumë sesa ëmbëlsirat në çdo rast.

    Megjithatë, përmirësimi i tyre mund të ndihmojë në ruajtjen e niveleve më të qëndrueshme të glukozës dhe në uljen e rrezikut të çrregullimeve metabolike afatgjata. /Telegrafi/

  • Partnerja e Rinesa Qeriqit thyen heshtjen pas vdekjes së artistes

    Partnerja e Rinesa Qeriqit thyen heshtjen pas vdekjes së artistes

    Partnerja e Rinesa Qeriqit, e njohur si Rinesancë, ka reaguar për herë të parë pas ndarjes nga jeta të artistes 25-vjeçare, duke ndarë në Instagram një mesazh prekës për humbjen e saj.

    Ajo e përshkroi Rinesën si forcën dhe universin e saj, duke shprehur dhimbjen që nuk iu dha më shumë kohë së bashku.

    Partnerja kujtoi se artistja luftoi deri në fund dhe se dashuria e saj do ta ndryshojë përgjithmonë.

    Në mesazhin e saj, ajo theksoi se ta donte, ta njihte dhe të ishte pranë saj kishte qenë nderi më i madh i jetës së saj, duke shprehur bindjen se do ta dashurojë deri në fund të jetës.

    Rinesa Qeriqi ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare, pas një beteje me tumorin në tru.

    Homazhet për të mbahen sot, nga ora 12:00 deri në 17:00, në Waterloo të Ontarios, në Kanada. /Telegrafi/

  • Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata

    Berisha: Studentët triumfuan dje sepse faktuan se nuk ka dhunë dhe terror që mund t’i mposhtë ata

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për protestën e djeshme të studentëve në Tiranë, duke e cilësuar atë si një ditë triumfi për të rinjtë.

    Berisha deklaroi se protestuesit dëshmuan se dhuna dhe kërcënimet nuk mund t’i mposhtin, ndërsa e përshkroi tubimin si një protestë atdhetare. Sipas tij, kjo shpreh dëshirën e të rinjve për të ndërtuar të ardhmen në Shqipëri.

    “Të dashur qytetarë dhe qytetare, dita e djeshme ishte një ditë kulmore e revoltës 12-ditore të studentëve dhe gjimnazistëve të Tiranës, por e vërteta është se në grevën e tyre janë përfshirë edhe universitetet dhe gjimnazet në disa rrethe të vendit.

    Thashë dita e djeshme ishte një ditë në të cilën qytetarët triumfuan, studentët triumfuan.

    Studentët triumfuan sepse ata u faktuan shqiptarëve, por edhe mbarë komunitetit ndërkombëtar se nuk ka dhunë, nuk ka terror, nuk ka kërcënim që mund t’i mposhtë ata.

    Se ata janë të vendosur të mbrojnë me çdo çmim kauzën e tyre kundër një narkodiktatori dhe institucioneve të narkoshtetit që i detyron me vjedhjet, krimin, të largohen nga Shqipëri.

    Ka pasur shumë protesta nga viti 1990 gjer sot në rrugët dhe sheshet e Tiranës, por mund t’u them se kjo është protesta më atdhetare.

    Kjo është thirrja që buron nga identiteti kombëtar, që buron nga shpirti, zemra e atyre mijëra e mijëra djemve dhe vajzave që na thonë se ne duhet të bëjmë Shqipërinë.

    Që me protestën e tyre na thonë se nuk duam që të boshatiset ky vend.

    Që na thonë se ne duam të ndërtojmë ëndrrat tona të bukura në dheun tonë.

    Pra, kjo thirrje në momentet më kritike të kombit, kurrë kombi ynë nuk ka qenë në një moment më kritik të zbrazjes së plotë të vendit tonë”, tha kreu i PD-së. /euronews/

  • High Turnout in Serbian Parliamentary Elections

    Parliamentary elections in Serbia are being held with an apparent turnout higher than in the 2023 elections, while observers have reported over 120 irregularities during the voting process.

    According to the Organization CRTA, by 1: 00 p.m., had voted 41.1 percent of voters, compared to 26.6 percent at the same hour during the 2023 elections.

    Meanwhile, the Republican Election Commission has indicated that turnout by noon was 34.55 percent.

    The CeSID organisation has recorded more than 120 irregularities by 11: 00 p.m. at the 750 polling stations under monitoring. Among the reported cases are the photographing of balloting, group voting, problems with voters’ lists, and obstacles to observers.

    CeSID has announced that reports are being verified and documented, while monitoring the election process is continuing.

    The main race takes place between President Aleksandar Vuciq’s Serbian Progressive Party and the Student List, supported by the protest movement.

    According to Associated Press and Reuters reports, pre-election polls have shown a tight race, without a sure winner.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi

    Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi

    Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet parlamentare në Serbi

    Zgjedhjet parlamentare në Serbi po zhvillohen me pjesëmarrje dukshëm më të lartë se në zgjedhjet e vitit 2023, ndërsa vëzhguesit kanë raportuar mbi 120 parregullsi gjatë procesit të votimit.

    Sipas organizatës CRTA, deri në orën 13:00 kishin votuar 41,1 për qind e zgjedhësve, krahasuar me 26,6 për qind në të njëjtën orë gjatë zgjedhjeve të vitit 2023.

    Ndërkaq, Komisioni Republikan i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se pjesëmarrja deri në mesditë ishte 34,55 për qind.

    Organizata CeSID ka evidentuar më shumë se 120 parregullsi deri në orën 11:00, në 750 vendvotimet që po monitoron. Ndër rastet e raportuara janë fotografimi i fletëvotimeve, votimi në grup, problemet me listat e zgjedhësve dhe pengesat ndaj vëzhguesve.

    CeSID ka njoftuar se raportimet po verifikohen dhe dokumentohen, ndërsa monitorimi i procesit zgjedhor po vazhdon.

    Gara kryesore zhvillohet mes Partisë Progresiste Serbe të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Listës Studentore, e mbështetur nga lëvizja protestuese.

    Sipas raportimeve të Associated Press dhe Reuters, sondazhet parazgjedhore kanë treguar një garë të ngushtë, pa një fitues të sigurt.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • La Repubblica: Mellon could resign after EU Council meeting

    Italian Prime Minister Giorgia Melon may resign in March 2027, following the European Council summit expected to take place in Rome.

    That step would lead to early parliamentary elections.

    According to a report La RepubblicaThis scenario was discussed by Mellon during recent meetings with its allies in the government, Antonio Tayan, Matteo Salvin and Maurizio Lupi.

    According to the report, the European summit in Rome, designed to mark the 70th anniversary of the signing of Rome’s Treaty, could serve as the important international moment for prime minister before it is to seek the president of the Republic’s distribution of Parliament and the appointment of early elections.

    The first possible date for the vote would be May 16th, 2027, while the scenario considered most likely is holding parliamentary and local elections on the same day during June.

    La Repubblica writes that uniting two election processes would be an opportunity to organise early voting, several months before the end of the current parliamentary mandate, expected in autumn 2027.

    However, right coalition leaders continue to state publicly that elections will be held in the usual term.

    At the moment, there is no official announcement of Melon’s resignation or of the appointment of early elections.

    In parallel with discussions on parliamentary elections, the right camp in Italy has accelerated work on selecting candidates for local elections in the country’s main cities.

    According to La Repubblica, among the cities where an important race is expected are Rome, Milan, Naples, Turin, and Bologna.

    The candidate selection has brought discussions within coalition parties, while leaders aim to find an agreement before the election campaign enters the intensive phase.

    It further emphasises that developments in the coming months will be crucial to determining the Italian political calendar, while the idea of early elections remains, so far, a scenario reported by the media and not an officially announced decision. /Telegraphy/

  • La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen pas takimit të Këshillit të BE-së

    La Repubblica: Meloni mund të japë dorëheqjen pas takimit të Këshillit të BE-së

    Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni mund të japë dorëheqjen në mars të vitit 2027, pas samitit të Këshillit Evropian që pritet të zhvillohet në Romë.

    Ky hap do t’i rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

    Sipas një raportimi të La Repubblica, ky skenar është diskutuar nga Meloni gjatë takimeve të fundit me aleatët e saj në qeveri, Antonio Tajani, Matteo Salvini dhe Maurizio Lupi.

    Sipas raportimit, samiti evropian në Romë, i parashikuar për të shënuar 70-vjetorin e nënshkrimit të Traktateve të Romës, mund të shërbejë si momenti i fundit i rëndësishëm ndërkombëtar për kryeministren përpara se t’i kërkojë Presidentit të Republikës shpërndarjen e Parlamentit dhe caktimin e zgjedhjeve të parakohshme.

    Data e parë e mundshme për votimet do të ishte 16 maji 2027, ndërsa skenari që konsiderohet më i mundshëm është zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale në të njëjtën ditë, gjatë muajit qershor.

    La Repubblica shkruan se bashkimi i dy proceseve zgjedhore do të ishte një mundësi për të organizuar votimet e parakohshme, disa muaj përpara përfundimit të mandatit aktual parlamentar, që pritet në vjeshtën e vitit 2027.

    Megjithatë, drejtuesit e koalicionit të djathtë vazhdojnë të deklarojnë publikisht se zgjedhjet do të zhvillohen në afatin e zakonshëm.

    Për momentin, nuk ka një njoftim zyrtar për dorëheqjen e Melonit apo për caktimin e zgjedhjeve të parakohshme.

    Paralelisht me diskutimet për zgjedhjet parlamentare, kampi i djathtë në Itali ka përshpejtuar punën për përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet lokale në qytetet kryesore të vendit.

    Sipas La Repubblica, mes qyteteve ku pritet të zhvillohet një garë e rëndësishme janë Roma, Milano, Napoli, Torino dhe Bolonja.

    Përzgjedhja e kandidatëve ka sjellë diskutime brenda partive të koalicionit, ndërsa drejtuesit synojnë të gjejnë një marrëveshje përpara se fushata zgjedhore të hyjë në fazën intensive.

    Më tej theksohet se zhvillimet e muajve të ardhshëm do të jenë vendimtare për përcaktimin e kalendarit politik italian, ndërsa ideja e zgjedhjeve të parakohshme mbetet, deri tani, një skenar i raportuar nga mediat dhe jo një vendim i shpallur zyrtarisht. /Telegrafi/

  • ​Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara

    ​Vuçiqi mobilizon votuesit nga Kosova për SNS-në, 100 euro për votë dhe shpenzimet e paguara

    Pjesëtarë të komunitetit RAE dhe qytetarë serbë nga Kosova kanë deklaruar për KosovaPress, në kushte anonimiteti, se po përballen me presione dhe kushtëzime për të votuar për Partinë Përparimtare Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në zgjedhjet në Serbi.

    Sipas burimeve anonime të KosovaPress-it nga Plemetini po organizohet transport i paguar drejt Serbisë. Sipas një qytetari i cili ka treguar për KosovaPress, një autobus që kishte transportuar një grup të këtij komuniteti është kthyer sërish për të marrë grupin e dytë.

    I njëtjti ka deklaruar se po u mbulohen shpenzimet e udhëtimit dhe u premtohen nga 100 euro për votimin për SNS-në, me pagesën që, sipas pretendimeve, bëhet pasi të përfundojë votimi.

    KosovaPress mëson nga burimet brenda institucioneve të sigurisë se ka raste kur serbët që jetojnë në Kosovë po kushtëzohen me ndihmat që marrin, ndërsa ndaj tyre po ushtrohen presione dhe shantazhe për të votuar për partinë e Vuçiqit.

    “Paratë për këto pagesa janë siguruar nga Milan Radoiçiq. Mesazhet kërcënuese, presionet dhe shantazhet ndaj votuesve në Kosovë po përcillen nga struktura ilegale serbe dhe përfaqësues të Listës Serbe”. Sipas të njëjtit, këto struktura po thirren në emër të terroristit Milan Radoiçiq dhe të së ashtuquajturës, Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

    Burimet të KosovaPressit bëjnë të ditur se në organizimin e procesit në Serbi dhe në zonën kufitare janë përfshirë pjesëtarë të grupit të lidhur me të, të cilit i referohen si “MC”.

    KosovaPress mëson poashtu se votuesit janë udhëzuar se si të votojnë dhe u është thënë se ekzistojnë mekanizma për të verifikuar nëse ata kanë votuar për SNS-në.

    Kujtojmë se më herët janë ngritur shqetësime për regjistrin e votuesve të Serbisë. Burimet e KosovaPressit konfirmojnë se ka një rritje prej më shumë se 20 mijë personash të regjistruar si votues nga Kosova.

    Krejt këto, sipas burimeve, po shfrytëzohen nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq për të mobilizuar votuesit nga Kosova në mbështetje të SNS-së, në një kohë kur në Serbi është zhvilluar lëvizja studentore që kërkon ndryshime politike./kp/

  • Trump threatens Cuba: After we’re done with Iran, we’ll deal with you.

    The president of the United States, Donald Trump, has stated that after completing his commitment to Iran, his administration will also deal with Cuba, hinting that it is aimed at overthrowing the communist regime in this country.

    Addressing Americans, Trump has mentioned US military power and intervention in Venezuela, while warning that Cuba may be the next target.

    We have the strongest army in the world. You saw what we did in Venezuela. The Islamic Republic of Iran will show you that we have the best equipment. Don’t worry, we’ll deal with Cuba. Once we get back from Iran, we’re gonna make a stop in Cuba with our ships. They’ll raise their hands and then send Ruby to conclude the deal, announce Trump.

    Early this year, the United States imposed restrictions on the oil supply for Cuba, exacerbating the country’s energy crisis.

    Meanwhile, in terms of Iran, analysts have raised the possibility of a new wave of attacks by the US and Israel, referring to the gathering of military forces in the Middle East. One of the scenarios cited is the possibility of an attack after the US mesmandate elections scheduled for 3 November.

    However, it remains unclear whether these developments will lead to a new military escalation in the region or other diplomatic steps.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Trump kërcënon Kubën: Pasi të përfundojmë me Iranin, do të merremi edhe me ju

    Trump kërcënon Kubën: Pasi të përfundojmë me Iranin, do të merremi edhe me ju

    Trump kërcënon Kubën: Pasi të përfundojmë me Iranin, do të merremi edhe me ju

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se pas përfundimit të angazhimit ndaj Iranit, administrata e tij do të merret edhe me Kubën, duke lënë të kuptohet se synon rrëzimin e regjimit komunist në këtë vend.

    Duke iu drejtuar amerikanëve, Trump ka përmendur fuqinë ushtarake të SHBA-së dhe ndërhyrjen në Venezuelë, ndërsa ka paralajmëruar se Kuba mund të jetë objektivi i radhës.

    “Kemi ushtrinë më të fortë në botë. E patë çfarë bëmë në Venezuelë. Republika Islamike e Iranit do t’ju tregojë se ne kemi pajisjet më të mira. Pa merak, do të merremi edhe me Kubën. Pasi të kthehemi nga Irani, do të bëjmë një ndalesë në Kubë me anijet tona. Ata do t’i ngrenë duart dhe pastaj do ta dërgojmë Rubion ta përfundojë marrëveshjen”, ka deklaruar Trump.

    Në fillim të këtij viti, Shtetet e Bashkuara vendosën kufizime ndaj furnizimit me naftë për Kubën, duke e përkeqësuar krizën energjetike në vend.

    Ndërkohë, në lidhje me Iranin, analistët kanë ngritur mundësinë e një vale të re sulmesh nga SHBA-ja dhe Izraeli, duke iu referuar grumbullimit të forcave ushtarake në Lindjen e Mesme. Një nga skenarët e përmendur është edhe mundësia e një sulmi pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, të planifikuara për 3 nëntor.

    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse këto zhvillime do të çojnë në një përshkallëzim të ri ushtarak në rajon apo në hapa të tjerë diplomatikë.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali