Blog

  • The renowned Kosovo singer, who left a trail with the hit, changes his life.

    Renowned Kosovo singer and producer Erroll Jakupi, who left his mark on Albanian music as author of many hits, has changed lives.

    News of his death has been made known by his friends, while the news has accompanied him with a touching message, including conductor Emrush Thaci.

    Maestro was on earth, and he’s still in the sky! Goodbye in the Garden, Thaci wrote in a post dedicated to his friend.

    Erol Jakupi’s death is a loss for the Albanian music scene, where he contributed through song and musical production.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Ndërron jetë këngëtari i njohur kosovar, që la gjurmë me hitin “Vetëm 5 minuta”

    Ndërron jetë këngëtari i njohur kosovar, që la gjurmë me hitin “Vetëm 5 minuta”

    Ndërron jetë këngëtari i njohur kosovar, që la gjurmë me hitin “Vetëm 5 minuta”

    Ka ndërruar jetë këngëtari dhe producenti i njohur kosovar, Eroll Jakupi, i cili la gjurmë në muzikën shqiptare si autor i shumë hiteve.

    Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga miqtë e tij, ndërsa lajmin e ka shoqëruar me një mesazh prekës edhe dirigjenti Emrush Thaçi.

    “Maestro ishte në tokë, e maestro mbetesh edhe në qiell! U takofshim në xhenet”, ka shkruar Thaçi në një postim kushtuar mikut të tij.

    Vdekja e Eroll Jakupit është një humbje për skenën muzikore shqiptare, ku ai kontribuoi përmes këngës dhe produksionit muzikor.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Will Orban have the fate? Reuters: Serbia Elections Largest Challenge for Vucinate

    Today, early elections for the 250-seat Parliament are held in Serbia, while a massive student-led protest movement aims to oust populist leader for many years, Aleksandar Vuciq, representing the biggest challenge to his rule in more than a decade.

    The early parliamentary elections, proclaimed by Vuciqi in September, are held after nearly two years of demonstrations led by students against perceived corruption and growing authoritarian trends.

    Protests were sparked by the death of 16 people after a covered shelter at the railway station collapsed in the city of Novi Sad in 2024.

    Since then, students have gained broad support, writes Reuters.

    Incredibly long lines were created at polling stations in cities and towns throughout the country.

    The first results are expected to become known about two hours after the closure of polling stations.

    A student victory would constitute a profound political change in this Balkan country, with about 6 million inhabitants remembering Victor Orban’s defeat in Hungary in April.

    It’s very important that all people come out and vote for something to change. And I think the time has come for change, said lawyer Marija Cvjetjanin at a polling station in Belgrade.

    Polls predict a tight race. In an Ipso poll published Thursday, the Serbian Progressive Party ( Vuciqi’s SNS led 47% of the vote, against 40% for students. However, other surveys have brought students to an advantage. /Telegraphy/

  • A do ta ketë fatin e Orbanit? Reuters: Zgjedhjet në Serbi, sfida më e madhe për Vuçiqin

    A do ta ketë fatin e Orbanit? Reuters: Zgjedhjet në Serbi, sfida më e madhe për Vuçiqin

    Sot në Serbi mbahen zgjedhjet e parakohshme për Parlamentin prej 250 ulësesh, ndërsa një lëvizje masive protestash e udhëhequr nga studentët synon të rrëzojë nga pushteti liderin populist prej shumë vitesh, Aleksandar Vuçiq, duke përbërë sfidën më të madhe ndaj sundimit të tij në më shumë se një dekadë.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të shpallura nga Vuçiqi në shtator, po mbahen pas gati dy vitesh demonstratash të udhëhequra nga studentët kundër korrupsionit të perceptuar dhe prirjeve në rritje autoritare.

    Protestat u nxitën nga vdekja e 16 personave, pasi një strehë e mbuluar në stacionin hekurudhor u shemb në qytetin e Novi Sadit në vitin 2024.

    Që atëherë, studentët kanë fituar mbështetje të gjerë, shkruan Reuters.

    Radhë jashtëzakonisht të gjata u krijuan në qendrat e votimit në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.

    Rezultatet e para pritet të bëhen të ditura rreth dy orë pas mbylljes së qendrave të votimit.

    Një fitore e studentëve do të përbënte një ndryshim të thellë politik në këtë vend të Ballkanit, me rreth 6 milionë banorë, duke kujtuar humbjen e Viktor Orbanit në Hungari në prill.

    “Është shumë e rëndësishme që të gjithë njerëzit të dalin dhe të votojnë nëse duan të ndryshojnë diçka. Dhe mendoj se ka ardhur koha për ndryshim”, tha avokatja Marija Cvjeticanin në një qendër votimi në Beograd.

    Sondazhet parashikojnë një garë të ngushtë. Në një sondazh të Ipsos-it, të publikuar të enjten, Partia Përparimtare Serbe (SNS) e Vuçiqit kryesonte me 47% të votave, kundrejt 40% për studentët. Megjithatë, sondazhe të tjera i kanë nxjerrë studentët në epërsi. /Telegrafi/

  • Përbërësi që gjendet në qepë dhe agrume pothuajse ndaloi lëvizjen e qelizave të kancerit të mushkërive

    Përbërësi që gjendet në qepë dhe agrume pothuajse ndaloi lëvizjen e qelizave të kancerit të mushkërive

    Studimi zbulon se kuercetina mund të pengojë shumimin dhe përhapjen e qelizave tumorale, duke hapur mundësi të reja kërkimore për trajtimin e kancerit të mushkërive

    Një përbërës natyror që gjendet në ushqime të zakonshme, si qepa, agrumet dhe hikërrori, ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve për shkak të ndikimit të tij të mundshëm në luftën kundër kancerit të mushkërive.

    Studiuesit e Spitalit Universitar Erlangen, pranë Universitetit Friedrich-Alexander Erlangen-Nürnberg (FAU) në Gjermani, kanë zbuluar se kuercetina, një flavonoid bimor i njohur për vetitë anti-inflamatore dhe antioksiduese, mund të ngadalësojë ndjeshëm shumimin e qelizave kancerogjene dhe pothuajse të ndalojë lëvizjen e tyre në kushte laboratorike.

    Rezultatet e studimit, të publikuar më 14 shtator 2026 në revistën shkencore Cell Death Discovery, sugjerojnë se kjo substancë mund të ndikojë njëkohësisht në disa mekanizma që mundësojnë zhvillimin dhe përparimin e tumorit.

    Si ndikon kuercetina në qelizat e kancerit?

    Ndryshe nga disa terapi të synuara kundër kancerit, që veprojnë mbi një molekulë të caktuar, kuercetina tregoi ndikim në disa procese biologjike njëkohësisht.

    “Shumë barna kundër kancerit të mushkërive synojnë një molekulë të vetme. Kuercetina, përkundrazi, në eksperimentet tona veproi në disa pika njëkohësisht”, shpjegon prof. dr. Susetta Finotto, drejtuese e kërkimeve në fushën e pneumologjisë molekulare.

    Shkencëtarët e testuan substancën në dy linja qelizore të kancerit të mushkërive, në mostra të indeve pulmonare të minjve dhe në modele eksperimentale me minj të gjallë.

    Rezultatet treguan se kuercetina ngadalësonte ndarjen e qelizave tumorale dhe pengonte aftësinë e tyre për të lëvizur, një proces i rëndësishëm për përhapjen e kancerit në pjesë të tjera të organizmit.

    “Sa më e lartë të ishte doza e kuercetinës, aq më pak qeliza kancerogjene lëviznin. Në përqendrimet më të larta, migrimi pothuajse u ndal plotësisht”, thekson Christine Carvalho, autorja kryesore e studimit.

    Veprim i shumëfishtë kundër mekanizmave të tumorit

    Analizat laboratorike zbuluan se kuercetina ndikonte në disa procese të rëndësishme për zhvillimin e kancerit.

    Në njërën prej linjave qelizore të studiuara, ajo uli nivelet e proteinave EGFR dhe PD-L1. Proteina EGFR merr sinjalet që nxisin rritjen e qelizave, ndërsa PD-L1 mund t’u mundësojë qelizave kancerogjene t’i shmangen mbrojtjes së sistemit imunitar.

    Kuercetina gjithashtu uli stresin oksidativ në një nga modelet qelizore, duke kufizuar ndikimin e molekulave reaktive të oksigjenit që mund të dëmtojnë qelizat.

    Në mostrat e indeve pulmonare të minjve, studiuesit vërejtën edhe rritjen e interferonit alfa-2, një substancë sinjalizuese e përfshirë në mbrojtjen imunitare kundër tumoreve.

    Një lidhje interesante mes zorrëve dhe mushkërive

    Një tjetër gjetje lidhej me ndikimin e kuercetinës në mikrobiomën e zorrëve.

    Te minjtë që morën këtë substancë, u shtua prania e baktereve që prodhojnë acide yndyrore me zinxhir të shkurtër. Këto molekula mund të kalojnë përmes qarkullimit të gjakut drejt mushkërive dhe të ndikojnë në mekanizmat që rregullojnë rritjen tumorale.

    Sipas studiuesve, kjo sugjeron se ndikimi i kuercetinës mund të mos kufizohet vetëm në veprimin e drejtpërdrejtë mbi qelizat kancerogjene, por të përfshijë edhe ndërveprimin ndërmjet metabolizmit, mikrobiomës dhe sistemit imunitar.

    A mund të ndihmojë kuercetina pacientët me kancer të mushkërive?

    Megjithëse rezultatet janë premtuese, shkencëtarët theksojnë se kërkimet janë ende në fazë paraklinike.

    Në eksperimentet me minj u vunë re tregues të një ngarkese më të ulët tumorale, por numri i kafshëve që zhvilluan tumore ishte i vogël. Prandaj, nevojiten studime shtesë për të konfirmuar këto rezultate.

    Ende nuk është vërtetuar se kuercetina pengon metastazat te njerëzit, se mund të parandalojë kancerin e mushkërive apo se marrja e saj përmes ushqimit siguron të njëjtat përqendrime dhe efekte si ato të përdorura në laborator.

    Sipas prof. Finotto, rezultatet sugjerojnë se një ushqyerje e pasur me kuercetinë mund të ketë potencial mbështetës gjatë trajtimit të sëmundjes, ndërsa ndikimi i mundshëm parandalues mbetet për t’u hulumtuar.

    Për momentin, kuercetina nuk përbën trajtim të provuar kundër kancerit dhe suplementet e saj nuk duhet të përdoren si zëvendësim i terapive onkologjike.

    Megjithatë, zbulimi i publikuar nga Universiteti Friedrich-Alexander Erlangen-Nürnberg më 20 tetor 2026 hap një drejtim të rëndësishëm për kërkimet mbi substancat natyrore që mund të plotësojnë strategjitë ekzistuese të trajtimit të kancerit të mushkërive. /Telegrafi/

  • Serbia Elections Big Challenge for Vuciqi Power

    According to Reuters news agency, these elections pose the biggest challenge to Vuciqi’s power in more than a decade.

    The votes are held after months of mass protests led by students, who seek to fight corruption, institutional responsibility and political changes in the country.

    Protests began after the tragedy at the Novi Sad railway station in 2024, where 16 people died. Since then, the student movement has gained broad support among citizens.

    However, the election race is expected to be tight. Polls cited by Reuters produce different results, with Vuciqi’s party taking advantage of some of them, while others favour candidates supported by students.

    In addition to fighting corruption and improving education, students aim at changing the political system. On the other hand, Vuciqi relies on promises of increased wages and pensions, investments in infrastructure and continued economic development.

    The election outcome is expected to have significant impact on Serbia’s political future, as well as on its relations with the European Union.

    Reuters notes that despite continuing discontent and protests, Vuciqi remains a figure of great political influence, while the student movement poses the most serious challenge to his power in recent years.

    Source Layer: RTKLive

  • Zgjedhjet në Serbi, sfidë e madhe për pushtetin e Vuçiqit

    Zgjedhjet në Serbi, sfidë e madhe për pushtetin e Vuçiqit

    Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, këto zgjedhje përbëjnë sfidën më të madhe për pushtetin e Vuçiqit në më shumë se një dekadë.

    Votimet po mbahen pas muajsh të tërë protestash masive të udhëhequra nga studentët, të cilët kërkojnë luftimin e korrupsionit, përgjegjësi institucionale dhe ndryshime politike në vend.

    Protestat nisën pas tragjedisë në stacionin hekurudhor në Novi Sad, në vitin 2024, ku humbën jetën 16 persona. Që atëherë, lëvizja studentore ka fituar mbështetje të gjerë në mesin e qytetarëve.

    Megjithatë, gara zgjedhore pritet të jetë e ngushtë. Sondazhet e cituara nga Reuters japin rezultate të ndryshme, me partinë e Vuçiqit në avantazh në disa prej tyre, ndërsa të tjera favorizojnë kandidatët e mbështetur nga studentët.

    Përveç luftimit të korrupsionit dhe përmirësimit të arsimit, studentët synojnë ndryshimin e sistemit politik. Në anën tjetër, Vuçiqi mbështetet te premtimet për rritjen e pagave dhe pensioneve, investimet në infrastrukturë dhe vazhdimin e zhvillimit ekonomik.

    Rezultati i zgjedhjeve pritet të ketë ndikim të rëndësishëm në të ardhmen politike të Serbisë, si dhe në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.

    Reuters vëren se, pavarësisht pakënaqësive dhe protestave të vazhdueshme, Vuçiqi mbetet një figurë me ndikim të madh politik, ndërsa lëvizja studentore përbën sfidën më serioze ndaj pushtetit të tij në vitet e fundit.

    Burimi: RTKLive

  • Visar Memeti, number 2 of Albanian Coalition, towards ballot boxes

    VIsar Memeti, number 2 on the Albanian Coalition’s list, is expected to vote shortly in the village of Geraj, within the election being held in Serbia.

    Earlier, his vote has been cast by the owner of the Albanian Coalition’s list, Shaip Kamberi, who voted in his hometown in Tarnoc.

    Klan Kosovo is standing on the ground by team, bringing the latest developments from the election process to Serbia.

  • Visar Memeti, numri 2 i Koalicionit Shqiptar, drejt kutive të votimit

    Visar Memeti, numri 2 i Koalicionit Shqiptar, drejt kutive të votimit

    Visar Memeti, numri 2 i Koalicionit Shqiptar, drejt kutive të votimit

    Visar Memeti, numri 2 në listën e Koalicionit Shqiptar, pritet të votojë pas pak në fshatin Geraj, në kuadër të zgjedhjeve që po mbahen në Serbi.

    Më herët, votën e tij e ka hedhur edhe bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, i cili votoi në vendlindjen e tij, në Tërnoc.

    Klan Kosova po qëndron në terren me ekip, për të sjellë zhvillimet e fundit nga procesi zgjedhor në Serbi.

  • Komentet negative i ktheu në këngë, Meriton Rama rrëfen përvojën e tij (VIDEO)

    Komentet negative i ktheu në këngë, Meriton Rama rrëfen përvojën e tij (VIDEO)

    Komentet negative i ktheu në këngë, Meriton Rama rrëfen përvojën e tij (VIDEO)

    I ftuar në emisionin “Weekend” në Klan Kosova,artisti Meriton Rama, ka rrëfyer rrugëtimin e tij në rrjetet sociale dhe kalimin drejt projekteve muzikore origjinale.

    Rama u bë i njohur në TikTok për videot e tij me instrumentin muzikor, ukulele, ku komentet negative të përdoruesve i shndërron në këngë satirike, duke u dhënë një qasje kreative dhe humoristike.

    Ai tregoi se në fillim i kishte përjetuar rëndë kritikat në rrjetet sociale, por me kalimin e kohës, siç tha ai, kishte arritur t’i shndërronte ato në frymëzim për krijimtari.

    Gjatë intervistës, ai foli edhe për projektet e tij muzikore, të cilat tha janë pritur mirë nga publiku./Klankosova.tv