Blog

  • An accident in Yablanica Peja, two injured

    Two people have been injured as a result of a traffic accident that took place today, about 17:20 in the village of Jablanica Minor Pec.

    The case has been confirmed by Peja Regional Police spokesman Driton Rugova.

    According to him, a car was involved in the accident, while the injured were originally sent to the Pec Regional Hospital for medical treatment.

    Due to health conditions, one of them has been transferred to the University Clinical Centre in Kosovo ( KKUK), Pristina.

    Today, about 17:20 a.m., police have reported a traffic accident that took place in the village of Jablanica Minor, Péja. A car was involved in the accident, and as a result, two people have suffered bodily injuries. The wounded have been sent for medical treatment at the Regional Hospital in Pec. Because of health, one of the injured has been transferred to the University Clinical Centre in Kosovo ( KKUK), Pristina, for further medical treatment. The Regional Traffic Unit is taking the necessary action regarding the case, Rugova said.

  • Aksident në Jabllanicë të Pejës, dy të lënduar

    Aksident në Jabllanicë të Pejës, dy të lënduar

    Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot, rreth orës 17:20, në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës.

    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

    Sipas tij, në aksident është përfshirë një veturë, ndërsa të lënduarit janë dërguar fillimisht për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

    Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri prej tyre është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë.

    “Sot, rreth orës 17:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku, i cili ka ndodhur në fshatin Jabllanicë e Vogël, – Pejë. Në këtë aksident ishte e përfshirë një veturë, ndërsa si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë. Për shkak të gjendjes shëndetësore, njëri nga të lënduarit është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në Prishtinë, për trajtim të mëtejshëm mjekësor. Njësiti Rajonal i Trafikut është duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme lidhur me rastin”, tha Rugova.

  • The incident at Jablanice Small, one of the seriously injured, Syla talks about the signal: It’s unstable.

    The signal newspaper reported earlier on the traffic accident that took place today around 17:20 in the village of Yablanica Minor Pec, where two people were injured.

    One of them, a man born in 1972, has been transferred from Pec Regional Hospital to the University Clinical Centre in Kosovo ( FUCH), due to serious health.

    KKUK Emergency Director Nasser Syla has declared for the Signal Journal that the patient has suffered serious politicum and is in unstable condition.

    A male patient, born 1972, brought from Peja Hospital after a traffic accident. There are serious politicians and unstable situations. The necessary tests at Emergency Center are under way, as treatment continues at Central Intensive Medicine ( MIQ)

    Meanwhile, the Regional Traffic Unit is taking necessary action to investigate the circumstances and causes of the accident.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Aksidenti në Jabllanicë të Vogël, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë – Syla flet për Sinjalin: Është në gjendje jo stabile

    Aksidenti në Jabllanicë të Vogël, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë – Syla flet për Sinjalin: Është në gjendje jo stabile

    Aksidenti në Jabllanicë të Vogël, njëri nga të lënduarit në gjendje të rëndë – Syla flet për Sinjalin: Është në gjendje jo stabile

    Gazeta Sinjali ka raportuar më herët për aksidentin e trafikut që ndodhi sot rreth orës 17:20 në fshatin Jabllanicë e Vogël të Pejës, ku mbetën të lënduar dy persona.

    Njëri prej tyre, një burrë i lindur në vitin 1972, është transferuar nga Spitali Rajonal i Pejës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

    Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka deklaruar për Gazetën Sinjali se pacienti ka pësuar politraumë të rëndë dhe është në gjendje jo stabile.

    “Pacient mashkull, i lindur më 1972, i sjellë nga Spitali i Pejës pas një aksidenti komunikacioni. Ka politraumë të rëndë dhe gjendje jo stabile. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme në Qendrën Emergjente, ndërsa trajtimin do ta vazhdojë në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ)”, ka bërë të ditur Syla.

    Ndërkohë, Njësiti Rajonal i Trafikut është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Lazio leader for several hours, Gattuso’s dream continues

    LAzio continues to form well in Serie A, beating Parma by 2-1 in the eighth lap match.

    Gatttuzo’s team took advantage of Parma’s deep attack, which lies in the preskirt position, to get three important points.

    Taylor unblocked the outcome, while Diego Carlo’s carol sealed off Lazio’s victory, which in a few hours will be championship leader by 22 points.

    The only goal for Parma was marked by the help of technology by Simie Lontan, since it was the most strange goal this year.

    So Gattuso’s dream of keeping Lazio in the race for the table head continues.

    In the next lap, held in the midweek, Lazio will be a guest of Susswall, and Parma will host Udinesen.

  • Lazio lider për disa orë, vazhdon ëndrra e Gattusos

    Lazio lider për disa orë, vazhdon ëndrra e Gattusos

    Lazio lider për disa orë, vazhdon ëndrra e Gattusos

    Lazio vazhdon formën e mirë në Serie A, duke mposhtur Parmën me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së tetë.

    Skuadra e Gattusos shfrytëzoi krizën e thellë të Parmës, e cila ndodhet në pozitën e parafundit, për të marrë tri pikë të rëndësishme.

    Taylor zhbllokoi rezultatin, ndërsa autogoli i Diego Carlos vulosi fitoren e Lazios, që për disa orë do të jetë lidere e kampionatit me 22 pikë.

    Golin e vetëm për Parma e shënoi Simine Lontani me ndihmën e teknologjisë, pasi ishte goli më i çuditshëm sivjet.

    Kështu, vazhdon ëndrra e Gattusos për ta mbajtur Lazion në garën për kreun e tabelës.

    Në xhiron e ardhshme, që zhvillohet në mesjavë, Lazio do të jetë mysafir i Sassuolos, ndërsa Parma do ta presë Udinesen.

  • I lënduari në aksidentin e rëndë në Pejë dërgohet me urgjencë në QKUK për trajtim intensiv

    I lënduari në aksidentin e rëndë në Pejë dërgohet me urgjencë në QKUK për trajtim intensiv

    I lënduari në aksidentin e rëndë në Pejë dërgohet me urgjencë në QKUK për trajtim intensiv

    Një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rajonin e Pejës.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka bërë të ditur gazetarja Arbreshë Uka, sipas burimeve të së cilës bëhet fjalë për një mashkull të lindur në vitin 1972, i cili fillimisht është trajtuar në Spitalin e Pejës e më pas është sjellë me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

    Pacienti është pranuar me politraumë të rëndë dhe gjendja e tij shëndetësore paraqitet jo stabile.

    Ndaj tij janë duke u kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësore në Qendrën Emergjente (QE), teksa pas stabilizimit pritet që trajtimin ta vazhdojë në Mjekimin Intensiv Qendror (MIQ).

  • 19 vjeçari nga Shkupi arrestohet me para të falsifikuara në Bullgari

    19 vjeçari nga Shkupi arrestohet me para të falsifikuara në Bullgari

    19 vjeçari nga Shkupi arrestohet me para të falsifikuara në Bullgari

    Policia bullgare ka arrestuar 19 vjeçarin Hamza Dardhishta nga Shkupi mbi dyshimet se i janë gjetur rreth 100 mijë euro të falsifikuara.

    Para hetuesisë Dardhishta ka deklaruar se nuk e dinte që paratë janë të falsifikuara.

    Nga prokuroria kanë bërë të ditur se ai kishte hyrë për një kohë të shkurtër në Turqi, ku kishte veshur xhaketën në astarin e së cilës ishin qepur kartëmonedhat e falsifikuara euro. Gjatë kontrollit në kufi, ai ishte dukur i shqetësuar, ishte mbështetur fort pas ulëses dhe kishte shikuar drejt tavanit të automjetit, shkruan Alsat.mk, transmeton klankosova.tv.

    Pas arrestimit të tij, në telefonin celular iu gjetën një numër i konsiderueshëm fotografish të kartëmonedhave të ngjashme të falsifikuara, të realizuara më herët gjatë vitit. Në disa prej fotografive shfaqej edhe vetë ai.

    Avokati i tij kërkoi një masë më të butë sigurie – garanci financiare, duke u bazuar në faktin se i riu nuk kishte precedentë penalë dhe në moshën e tij të re.

    Megjithatë, gjykata vendosi ta mbajë në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar se ai e kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohet, si dhe rrezikut të arratisjes nëse do të zbatohej një masë më e butë.

  • Shiroka Pula në Budapest: Thekson bashkëpunimin diplomatik Kosovë-Shqipëri

    Shiroka Pula në Budapest: Thekson bashkëpunimin diplomatik Kosovë-Shqipëri

    Shiroka Pula në Budapest: Thekson bashkëpunimin diplomatik Kosovë-Shqipëri

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka takuar në Budapest ambasadorin e Shqipërisë, Ilirian Kuka, në një takim ku mori pjesë edhe ambasadori i Kosovës, Delfin Pllana.

    Siç njofton Presidenca, në qendër të këtij takimi ishte bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy misioneve diplomatike, bashkërendimi i aktiviteteve dhe avancimi i mëtejmë i marrëdhënieve dypalëshe me shtetin e Hungarisë, transmeton Klankosova.tv.

    Gjatë bashkëbisedimit, Presidentja Shiroka Pula vuri theksin te rëndësia e një koordinimi të vazhdueshëm për fuqizimin e lidhjeve ekonomike e kulturore.

    Po ashtu, u nënvizua nevoja për përkrahjen e përbashkët të mërgatës shqiptare, si dhe mbrojtjen e promovimin e interesave shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

  • Nesër mbahen homazhet për artisten Rinesancë

    Nesër mbahen homazhet për artisten Rinesancë

    Nesër mbahen homazhet për artisten Rinesancë

    Artistja kosovare Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshë të re.

    Familjarët e artistes kanë bërë të ditur se homazhet për të do të mbahet nesër në ora 17:00 në shtëpinë Erb&Good në adresën 171 King St South, Waterloo On N2J1P7 në Kanada.

    Rinesa Qeriqi ndërroi jetë në moshën 25-vjeçare pas një beteje të gjatë me tumorin në tru.

    Ajo ishte këngëtare, tekstshkruese dhe kompozitore nga Prishtina, e cila jetonte dhe vepronte në Kanada.