Blog

  • Resigned Directors Follow Job, Besmir Beja inspects Durres Customs Branch

    The retired directors continue to exercise their duties, despite the announcement of departure from leading positions.

    Such is the case of Customs Director-General Besmir Beya, who has continued official activity by visiting the Durres Customs Branch.

    During the visit, he inspected the rebuilt facilities and held a meeting with administration employees, reports thch.

    According to a release published on the official website of the Directorate General of Customs, Beja demanded maximum commitment to improving performance and increasing the quality of services to citizens and economic operators.

    Another issue discussed during the meeting was the fulfilment of the revenue plan.

  • Drejtorët e dorëhequr vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit

    Drejtorët e dorëhequr vijojnë punën, Besmir Beja inspekton Degën Doganore të Durrësit

    Drejtorët e dorëhequr vijojnë të ushtrojnë detyrat e tyre, pavarësisht njoftimit për largim nga funksionet drejtuese.

    I tillë është edhe rasti i drejtorit të përgjithshëm të Doganave, Besmir Beja, i cili ka vazhduar aktivitetin zyrtar duke vizituar Degën Doganore të Durrësit.

    Gjatë vizitës, ai inspektoi mjediset e rikonstruktuara dhe zhvilloi një takim me punonjësit e administratës, raporton thch.

    Sipas një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Beja kërkoi angazhim maksimal për përmirësimin e performancës dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë.

    Një tjetër çështje e diskutuar gjatë takimit ishte përmbushja e planit të të ardhurave.

  • Mashtrimet me Call Center, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

    Mashtrimet me Call Center, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

    Mashtrimet me Call Center, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

    Një rrjet i dyshuar mashtrimi përmes qendrave të thirrjeve (call center), që kishte vënë në shënjestër shtetas të huaj, është goditur nga Policia e Kosovës.

    Në mesin e nëntë personave të arrestuar janë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ariana Plakici, dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re, Toni Salihu.

    Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht emrat e nëntë personave të dyshuar, të cilët përfunduan në pranga gjatë operacionit të zhvilluar të premten në rajonin e Prishtinës.

    Bëhet fjalë për Toni Salihun, rreth 27-vjeçar, Durim Morinën, rreth 36-vjeçar, Diamant Hasanin, rreth 25-vjeçar, Rea Hashanin, rreth 23-vjeçare, Përparim Rekën, rreth 36-vjeçar, Dorent Hajredinin, rreth 27-vjeçar, Faik Zukën, rreth 19-vjeçar, Ariana Plakicin, rreth 32-vjeçare dhe Bidaim Eminin, rreth 23-vjeçar.

    Aksioni është realizuar më 23 tetor 2026, rreth orës 11:00, në Prishtinë dhe Obiliq, pas një periudhe veprimesh hetimore që kishin çuar në identifikimin e personave të dyshuar.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nëntë të arrestuarit dyshohet se vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar qendrat e thirrjeve për të kontaktuar shtetas të huaj, me qëllim mashtrimin e tyre dhe përfitimin e kundërligjshëm financiar.

    Një prej elementeve që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve janë të dhënat e shtetasve të huaj, të cilat janë gjetur në pajisjet kompjuterike të të dyshuarve.

    Sipas dyshimeve, këto të dhëna përdoreshin për të kontaktuar personat që më pas bëheshin objekt i mashtrimit.

    Hetimet kanë çuar në bastisjen e katër lokacioneve, ku njësitë policore kanë hasur në një numër të madh pajisjesh elektronike dhe sende të tjera që janë sekuestruar si prova materiale.

    Plot 39 kompjuterë dhe 12 pajisje të jashtme për ruajtjen e të dhënave (HDD) janë konfiskuar gjatë operacionit.

    Në mesin e sendeve të sekuestruara janë edhe telefona celularë, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, si dhe 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

    Të nëntë personat janë shoqëruar për intervistim, ndërsa pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tyre për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa hetuesit po vazhdojnë punën për të sqaruar rolin e secilit të dyshuar dhe përmasat e veprimtarisë së dyshuar.

    Ende nuk është bërë e ditur vlera e dëmit financiar që dyshohet se u është shkaktuar shtetasve të huaj.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kane, Yamal apo Mbappe, kush e meriton “Topin e Artë”?

    Kane, Yamal apo Mbappe, kush e meriton “Topin e Artë”?

    Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, i cili shquhet për numrin e madh të golave që ka shënuar me Bajernin e Mynihut, ka mundësinë të fitojë për herë të parë, çmimin më të rëndësishëm individual të karrierës së tij.

    Megjithatë, a do t’ia kalojë ai çmimin njërit prej dy futbollistëve spanjollë që kanë fituar Kupën e Botës, Lamine Yamal ose Rodri? Po sulmuesi francez Kylian Mbappe, i cili ka shënuar më shumë gola në Kupën e Botës?

    “Marrja e Topit të Artë do të ishte një nder dhe një arritje shumë e madhe. Mbrëmja e së hënës mund të bëhet e veçantë për mua”, tha Kane.

    Çfarë e favorizon Harry Kane dhe çfarë e penalizon?

    Argumenti më i fortë në favor të Kane janë golat. Sezonin e kaluar, ai shënoi 61 gola për Bajernin e Mynihut dhe 12 për kombëtaren e Anglisë.

    Gjashtë prej golave me kombëtaren i realizoi në Kupën e Botës, ku ndihmoi Anglinë të renditej në vendin e tretë.

    Me Bajernin, ai fitoi dy trofe në të njëjtin sezon, kampionatin gjerman dhe Kupën e Gjermanisë.

    Për më tepër, u shpall golashënuesi më i mirë i kampionatit gjerman, për të tretin vit radhazi.

    Megjithatë, kampionati gjerman nuk gëzon të njëjtin vlerësim në të gjithë botën, pasi Bajerni i Mynihut ka shumë pak rivalë që mund t’i konkurrojnë për titullin.

    Një tjetër mangësi në karrierën e gjatë të Kane, është se ai nuk ka fituar ende një trofe të madh me kombëtaren.

    Me Bajernin, ai u eliminua në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve nga Paris Saint-Germain, skuadra që më pas fitoi trofeun.

    Edhe ëndrra e tij për të fituar Kupën e Botës përfundoi në gjysmëfinale, kur Anglia humbi ndaj Argjentinës.

    Po dy kampionët e botës, Rodri dhe Lamine Yamal?

    “Anglia dhe Gjermania kanë futbollistë të shkëlqyer. Por çmimin duhet ta fitojë një spanjoll, sepse futbollistët tanë janë ndër më të mirët në botë në shumë aspekte dhe nuk mund të shpërfillen”, deklaroi trajneri i kombëtares së Spanjës, Luis de la Fuente.

    Mesfushori Rodri ishte një nga lojtarët kryesorë të Spanjës dhe u shpall gjithashtu lojtari më i mirë i Kupës së Botës.

    Megjithatë, ai pati një sezon zhgënjyes me Mançester Sitin, përpara se të transferohej gjatë verës te Barcelona.

    Në Barcelonë ai u bashkua me Lamine Yamal, një futbollist i ri që spikati për talentin e tij dhe që fitoi titullin e kampionit të Spanjës me ekipin katalanas.

    Por Barcelona u eliminua në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, ndërsa për numrin e golave Yamal është shumë larg shifrave të Kane.

    Po Kylian Mbappe?

    Sulmuesi francez, Kylian Mbappe ka pasur një sezon të shkëlqyer për sa i përket performancave personale.

    Ai është golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës 2026, si dhe mban rekorde për numrin e golave në historinë e këtij turneu, në Ligën e Kampionëve dhe në kampionatin spanjoll.

    Megjithatë, Mbappe nuk fitoi asnjë trofe me Real Madridin dhe as me kombëtaren franceze, e cila u eliminua nga Spanja në gjysmëfinalet e Kupës së Botës.

    Kjo mund të bëhet sërish pengesë për marrjen e Topit të Artë. Megjithatë, është e vështirë të besohet se Mbappe, një kampion bote në vitin 2018 dhe finalist në vitin 2022, nuk e ka fituar ende këtë çmim.

    A ka shanse veterani Lionel Messi?

    Mundësitë janë të pakta. Për të pasur shanse reale, Messi ndoshta do të duhej ta fitonte sërish Kupën e Botës me Argjentinën.

    Një tjetër faktor është se ai nuk luan më në nivelet më të larta të futbollit evropian, pasi është transferuar te Inter Miami në kampionatin amerikan MLS.

    Megjithatë, rekordi i tij prej tetë çmimesh “Topi i Artë” mbetet i paarritshëm nga futbollistët e tjerë.

    A mund të ndikojë një paraqitje e shkëlqyer në kampionat gjatë fundjavës?

    Jo. Votimi për Topin e Artë ka përfunduar që në fund të shtatorit.

    Periudha që merret në shqyrtim për çmimin nis më 3 gusht 2025 dhe përfundon më 19 korrik 2026, ditën kur u zhvillua finalja e Kupës së Botës.

    Kush e organizon votimin dhe si zhvillohet ai?

    Çmimi jepet nga revista franceze “France Football”, në bashkëpunim me UEFA-n, organizatën që drejton futbollin evropian.

    Për kategorinë e meshkujve, votojnë gazetarë sportivë nga 100 vendet e para në renditjen e FIFA-s.

    Për kategorinë e femrave, votojnë gazetarë nga 50 vendet e para.

    Secili gazetar zgjedh 10 futbollistë nga një listë me 30 kandidatë dhe u jep pikë sipas renditjes së tyre, nga 15 pikë për kandidatin e renditur të parin deri në një pikë për të dhjetin.

    Futbollisti që grumbullon më shumë pikë fiton çmimin.

    Çfarë është çmimi “Futbollisti më i mirë i vitit” nga FIFA?

    Ky është një çmim tjetër, i organizuar nga FIFA, organizata botërore që drejton futbollin.

    Sot ai njihet me emërtimin çmimi “Futbollisti më i mirë i vitit”.

    Nga viti 2010 deri në vitin 2015, FIFA dhe revista “France Football” bashkëpunuan për dhënien e çmimit “Futbollisti më i mirë i vitit”, i cili në atë periudhë njihej si “Topi i Artë i FIFA-s”.

    Pas përfundimit të këtij bashkëpunimi, dy organizatat vazhduan të japin çmime të veçanta.

    Sot, “Topi i Artë” organizohet nga “France Football” në bashkëpunim me UEFA-n, ndërsa FIFA jep çmimin e saj “Futbollisti më i Mirë”. 

    Burimi: RTKLive

  • Pacolli: Gjoba prej 5 mijë eurosh për Komunën e Prishtinës për shkeljet lidhur me mbeturinat

    Pacolli: Gjoba prej 5 mijë eurosh për Komunën e Prishtinës për shkeljet lidhur me mbeturinat

    Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli-Dalipi ka njoftuar se Inspektorati i Mjedisit ka gjobitur me 5 mijë euro Drejtorinë e Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, për moskryerjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore lidhur me menaxhimin e mbeturinave vëllimore dhe deponive të dheut.

    Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se në deponinë e dheut të NPL “Gjelbër” dhe në hapësirat përreth janë konstatuar mbeturina vëllimore jashtë zonës së përcaktuar për deponim.

    Sipas saj, pavarësisht njoftimeve të përsëritura, Drejtoria e Inspekcionit nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme për trajtimin e kësaj çështjeje.

    Pacolli ka theksuar se institucionet publike duhet të japin shembull në mbrojtjen e mjedisit dhe të mos neglizhojnë përgjegjësitë e tyre ligjore për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave.

    “Institucionet duhet të jenë shembull me veprimet e tyre në mbrojtjen e mjedisit dhe assesi të mos neglizhojnë përgjegjësitë dhe masat që duhet të ndërmarrin për parandalimin e ndotjes dhe menaxhimin e duhur të mbeturinave”, ka shkruar Pacolli.

    Ajo e ka përmbyllur reagimin me mesazhin: “Ligji vlen për të gjithë njësoj”. /Telegrafi/

  • Arrests for call center, former BBVA resident, and former KF New Pristina football player among those arrested

    A suspected fraud ring through call centres (call center), which had targeted foreign citizens, has been hit by Kosovo police.

    Among the nine people arrested are former Big Brother resident V IP Albania, Ariana Plakici, and former KF New Pristina football player Tony Salihu.

    The signal newspaper has exclusively secured the names of nine suspected persons who ended up in handcuffs during the operation held Friday in the Pristina region.

    It’s Tony Salih, about 27-year-old Durim Morina, about 36-year-old, the Hasan diamond, about 25-year-old Rea Hashani, about 23-year-old Progress Reka, about 36-year-old Dorent Hajredin, about 27-year-old Faikka, about 19-year-old Ariana Plakicin, about 32-year-old and Bidaim Emin, about 23.

    The event was carried out on October 23rd 2026, about 11:00 in Pristina and Obilic, following a period of investigative actions that had led to the identification of suspected persons.

    According to information the signal has provided, the nine detainees allegedly acted in co-operation with each other, exploiting call centres to contact foreign citizens, with the goal of fraud and illegal financial gain.

    One of the elements that has attracted the attention of investigators is the data of foreign citizens found in the suspect’s computer equipment.

    Such information was allegedly used to contact people who later became the object of fraud.

    Investigations have led to the raid on four locations, where police units have encountered a large number of electronic devices and other items that have been seized as material evidence.

    Full of 39 computers and 12 external data storage devices ( HDZ) have been seized during the operation.

    Among the items seized are mobile phones, a car, a six – bullet gun, and 850 euros and 100 Swiss francs.

    All nine people have been accompanied for interviews, while after completing the initial investigative actions, the State Prosecutor has ordered their detention for 48 hours.

    The case is being investigated for the criminal act ‘%s’, while investigators are continuing their work to clarify each suspect’s role and the size of the alleged event.

    The value of financial damage allegedly caused to foreign citizens has not yet been disclosed.

    Note: Those who are referred to in this article are represented innocent until their guilt is proved by court – form decision.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Mashtrimet me Call Center, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

    Arrestimet për call center-at, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

    Mashtrimet me Call Center, ish-banorja e BBVA-së dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re në mesin e të arrestuarve

    Një rrjet i dyshuar mashtrimi përmes qendrave të thirrjeve (call center), që kishte vënë në shënjestër shtetas të huaj, është goditur nga Policia e Kosovës.

    Në mesin e nëntë personave të arrestuar janë edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Ariana Plakici, dhe ish-futbollisti i KF Prishtina e Re, Toni Salihu.

    Gazeta Sinjali ka siguruar ekskluzivisht emrat e nëntë personave të dyshuar, të cilët përfunduan në pranga gjatë operacionit të zhvilluar të premten në rajonin e Prishtinës.

    Bëhet fjalë për Toni Salihun, rreth 27-vjeçar, Durim Morinën, rreth 36-vjeçar, Diamant Hasanin, rreth 25-vjeçar, Rea Hashanin, rreth 23-vjeçare, Përparim Rekën, rreth 36-vjeçar, Dorent Hajredinin, rreth 27-vjeçar, Faik Zukën, rreth 19-vjeçar, Ariana Plakicin, rreth 32-vjeçare dhe Bidaim Eminin, rreth 23-vjeçar.

    Aksioni është realizuar më 23 tetor 2026, rreth orës 11:00, në Prishtinë dhe Obiliq, pas një periudhe veprimesh hetimore që kishin çuar në identifikimin e personave të dyshuar.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, nëntë të arrestuarit dyshohet se vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar qendrat e thirrjeve për të kontaktuar shtetas të huaj, me qëllim mashtrimin e tyre dhe përfitimin e kundërligjshëm financiar.

    Një prej elementeve që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve janë të dhënat e shtetasve të huaj, të cilat janë gjetur në pajisjet kompjuterike të të dyshuarve.

    Sipas dyshimeve, këto të dhëna përdoreshin për të kontaktuar personat që më pas bëheshin objekt i mashtrimit.

    Hetimet kanë çuar në bastisjen e katër lokacioneve, ku njësitë policore kanë hasur në një numër të madh pajisjesh elektronike dhe sende të tjera që janë sekuestruar si prova materiale.

    Plot 39 kompjuterë dhe 12 pajisje të jashtme për ruajtjen e të dhënave (HDD) janë konfiskuar gjatë operacionit.

    Në mesin e sendeve të sekuestruara janë edhe telefona celularë, një veturë, një armë me gjashtë fishekë, si dhe 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

    Të nëntë personat janë shoqëruar për intervistim, ndërsa pas përfundimit të veprimeve fillestare hetimore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e tyre për 48 orë.

    Rasti po hetohet për veprën penale “Mashtrimi”, ndërsa hetuesit po vazhdojnë punën për të sqaruar rolin e secilit të dyshuar dhe përmasat e veprimtarisë së dyshuar.

    Ende nuk është bërë e ditur vlera e dëmit financiar që dyshohet se u është shkaktuar shtetasve të huaj.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Macedonia: For five years we recruited 3,220 new soldiers to KSF

    Through a Facebook post, Macedonia has said that this process has influenced the empowerment of the KSF’s human capacities and that the number of its members is more than doubled.

    We continue to invest in the development and professionalism of our military, with the aim of building an increasingly powerful, modern and ready force for the protection of the Republic of Kosovo, Macedonia has written.

    He has stressed that investments in the development of KSF will continue, with a focus on increasing capacities and professionalising it.

    Source Layer: RTKLive

  • Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj në FSK

    Maqedonci: Për pesë vjet rekrutuam 3.220 ushtarë të rinj në FSK

    Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci ka thënë se ky proces ka ndikuar në fuqizimin e kapaciteteve njerëzore të FSK-së dhe se numri i pjesëtarëve të saj është më shumë se dyfishuar.

    “Vazhdojmë të investojmë në zhvillimin dhe profesionalizimin e ushtrisë sonë, me synimin për të ndërtuar një forcë gjithnjë e më të fuqishme, moderne dhe të gatshme për mbrojtjen e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

    Ai ka theksuar se investimet në zhvillimin e FSK-së do të vazhdojnë, me fokus në rritjen e kapaciteteve dhe profesionalizimin e saj.

    Burimi: RTKLive

  • Çfarë thotë rregullorja e garave të FFK-së për një klub që nuk e zhvillon ndeshjen dhe çfarë rrezikon Vushtrria

    Çfarë thotë rregullorja e garave të FFK-së për një klub që nuk e zhvillon ndeshjen dhe çfarë rrezikon Vushtrria

    FC Vushtrria rrezikon ta humbasë në tavolinë ndeshjen ndaj Ballkanit, pasi nuk u paraqit në fushë në përballjen e sotme (e shtunë), të vlefshme për javën e 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

    Moszhvillimi i ndeshjes vjen pas bojkotit të një grupi lojtarësh, për të cilin klubi nga Vushtrria reagoi ashpër, duke deklaruar se “klubi nuk shantazhohet nga askush”.

    Tashmë, përveç situatës së krijuar brenda klubit, rasti mund të ketë pasoja edhe në aspektin sportiv, në varësi të vendimit të organeve kompetente të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

    Neni 35.1 i Rregullores së Garave të FFK-së përcakton se, nëse një klub refuzon të luajë, nuk paraqitet në stadium ose është përgjegjës për moszhvillimin e një ndeshjeje, plotësisht apo pjesërisht, në Albi Mall Superligë, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, përveç masave të tjera disiplinore, do ta shpallë ndeshjen të humbur në tavolinë, shkruan Telegrafi.

    Kjo do të thotë se, nëse Vushtrria shpallet përgjegjëse për moszhvillimin e ndeshjes së sotme, ajo rrezikon ta humbasë takimin ndaj Ballkanit në tavolinë.

    Rregullorja parasheh masa edhe më të rënda në rast se një situatë e tillë përsëritet. Nëse refuzimi për të luajtur ose mosparaqitja ndodh në më shumë se një ndeshje gjatë të njëjtit edicion, klubi përgjegjës përjashtohet nga gara, zbret të paktën një kategori më poshtë dhe në edicionin pasardhës i zbriten së paku gjashtë pikë.

    Megjithatë, vendimi përfundimtar për rastin e Vushtrrisë i takon Komisionit të Disiplinës dhe Etikës të FFK-së, i cili duhet të vlerësojë rrethanat e moszhvillimit të ndeshjes dhe përgjegjësinë përkatëse.

    Rasti vjen në një moment të vështirë për klubin vushtrrias, i cili ka pranuar se ka pasur vonesa në pagesat e lojtarëve, por ka theksuar se u kishte premtuar atyre ekzekutimin e pagave gjatë javës së ardhshme. /Telegrafi/