Blog

  • Protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit i vënë flakën kazanëve të mbeturinave – hidhen gurë drejt godinës

    Protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit i vënë flakën kazanëve të mbeturinave – hidhen gurë drejt godinës

    Protesta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit i vënë flakën kazanëve të mbeturinave – hidhen gurë drejt godinës

    Protestuesit e Partisë Demokratike u grumbulluan te Ministria e Arsimit, aty ku u njoftuar edhe një protestë e studentëve.

    Disa hapa larg forcave të FNSH dhe mjetit ujëhedhës protestuesit i vunë flakën një kazani mbeturinash.

    Mes protestuesve është vënë re një grup i veshur me bluza të bardha dhe maska të cilët nuk dihet a janë pjesë e studentëve apo protestuesve të PD, raporton euronews.al.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kaos zgjedhor në Serbi: demokraci apo diktaturë

    Kaos zgjedhor në Serbi: demokraci apo diktaturë

    Të dielën, si SNS-ja, ashtu edhe studentët do të shpallin fitoren. Ja skenari nëse Vuçiqi e bën këtë i pari. Sipas të gjitha parashikimeve, pavarësisht rezultatit, Serbia me shumë gjasë do të përballet me kaos, e ndoshta edhe me dhunë.

    Çështja kryesore e zgjedhjeve të së dielës në Serbi nuk është se kush do të fitojë, por kush do ta paraprijë kundërshtarin dhe do ta shpallë i pari fitoren. Për fitore janë të bindur si Aleksandar Vuçiqi, ashtu edhe studentët, me dallimin se Vuçiqi ka më shumë mekanizma për manipulim dhe mashtrim.

    Kundërshtarët janë të bindur se Vuçiqi do t’i falsifikojë zgjedhjet. Sipas tyre, Vuçiqi tashmë ka siguruar mbi njëqind mijë vota nga e ashtuquajtura diasporë rajonale, në Republikën Srpska, Mal të Zi dhe Kosovë, ndërsa nuk do të hezitojë të përdorë as “votimin e shumëfishtë” të simpatizantëve të tij.

    Dhe më pas fillon rrëmuja dhe kaosi, që mund ta kthejnë Serbinë te politika që ishte instaluar në Jugosllavi që nga mesi i viteve ’80 të shekullit XX.

    Ai, me shumë gjasë, do ta shpallë fitoren pavarësisht rezultatit, por studentët, përkatësisht kundërshtarët e tij, nuk do ta njohin atë. Edhe ata do ta shpallin veten fitues, sepse e tillë është klima dhe fryma që mbizotëron në shoqërinë dhe opinionin publik serb. Kjo mund ta çojë Serbinë madje deri në prag të një lufte civile.

    Imagjinoni Vuçiqin duke shpallur fitoren, studentët që vërshojnë rrugët dhe policinë që nis përballjen me ta. Pastaj imagjinoni që Vuçiqi humb, por aparati i tij represiv refuzon ta dorëzojë pushtetin.

    Dy skenarë, i njëjti kërcënim për gjakderdhje.

    Kushdo që të fitojë, Serbia, fatkeqësisht, mund ta gdhijë ditën mes shkopinjve të policisë, gazit lotsjellës dhe gjakut.

    Por studentët absolutisht nuk do të dorëzohen dhe as nuk do të heqin dorë nga fitorja e tyre. Ata nuk kanë protestuar për dy vjet kot, që tani ta pranojnë qetësisht humbjen.

    Prandaj nuk duhet përjashtuar as skenari i një “revolucioni”. Nëse kjo ndodh, atëherë në Serbi gjithçka është e mundur.

    Të gjithë do t’i mbrojnë pozicionet e tyre, sepse e dinë se fituesit nuk do të kenë mëshirë ndaj të mundurve.

    Sipas të gjitha parashikimeve, Serbinë pas zgjedhjeve, pavarësisht rezultatit, me shumë gjasë e pret kaosi, ndoshta edhe dhuna e një intensiteti më të madh ose më të vogël.

    Ky do të jetë kulmi i politikës shumëvjeçare serbe. Rrethi po mbyllet dhe çrregullimi po kthehet aty ku ka filluar.

    Shumica e opinionit publik serb druhet se Serbia mund të zhytet në një krizë afatgjatë, në prag të përplasjes, pikërisht sepse asnjëra palë, as Vuçiqi dhe as studentët, nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe.

    Është e vështirë të besohet se cilado palë do ta pranojë qetësisht humbjen në një shoqëri kaq të polarizuar, e cila, për ironi, në shumë çështje është pothuajse identike.

    Kjo vlen sidomos për politikën ndaj rajonit, Kosovës, Malit të Zi dhe Republikës Srpska, ndaj Evropës, ku shumica e njerëzve nuk e mbështesin anëtarësimin në BE, si dhe ndaj Rusisë, pasi as studentët nuk janë për vendosjen e sanksioneve.

    Çfarë skenari mund të na presë në këtë rast?

    Shkurt, një skenar ogurzi. Gjithçka është në duart e policisë dhe ushtrisë.

    Sondazhe të paqarta

    Mund të supozohet se të dyja palët do ta shpallin fitoren e tyre edhe para publikimit të rezultateve, të cilat, sipas hulumtimeve të fundit të opinionit publik, pritet të jenë shumë të ngushta.

    Disa pretendojnë se lista e Aleksandar Vuçiqit do të marrë 45 për qind të votave, ndërsa sondazhe të tjera tregojnë se pikërisht këtë përqindje do ta fitojë lista studentore.

    Për fitoren e studentëve, pjesëmarrja në zgjedhje, siç thuhet, duhet të jetë së paku 65 për qind.

    Pra, çfarë mund të presim në një situatë kur të dyja palët janë të bindura në fitoren e tyre?

    Aleksandar Vuçiqi nuk do të largohet lehtë nga pushteti. Ai nuk do ta njohë dhe as nuk do ta pranojë humbjen, e aq më pak do ta dorëzojë pushtetin.

    Për të dhe njerëzit e tij, këto zgjedhje janë çështje mbijetese, ekzistence, madje edhe lirie, duke pasur parasysh se tashmë po kërcënohen me burg.

    Në fakt, këto zgjedhje janë referendum për Aleksandar Vuçiqin.

    Pasi njëra apo tjetra palë ta shpallë fitoren, duke gjykuar nga atmosfera aktuale, rrugët e Beogradit, e ndoshta edhe të qyteteve të tjera, para së gjithash të Novi Sadit, prej nga nisi edhe kjo “revolucion kundër Vuçiqit”, do të mbushen me njerëz.

    Studentët ose do të festojnë, ose do të protestojnë kundër vjedhjes së zgjedhjeve nga Vuçiqi, për të cilën tashmë paralajmërojnë.

    Një mundësi e tillë nuk mund të përjashtohet, sepse, siç thamë, Vuçiqi nuk ka ndërmend ta dorëzojë pushtetin, sidomos jo në mënyrë paqësore.

    Prandaj, pyetja kryesore është se si do të pozicionohet aparati represiv, i cili aktualisht paraqitet si mbështetës i regjimit.

    Në rast se Vuçiqi shpall fitoren, protestat, me shumë gjasë, do të përshkallëzohen dhe radikalizohen.

    Në këtë situatë, shtrohet pyetja nëse studentët janë të gatshëm për një “sulm të dëshpëruarish” ndaj bastioneve të pushtetit të Vuçiqit, që nga ato politike deri te ato mediatike.

    Po ashtu, a do të vendosë Vuçiqi për një Tiananmen serb, gjë për të cilën tashmë po e nxit rrethi i tij i radikalizuar klientelist, që mbron pozitat fitimprurëse të fituara gjatë pushtetit?

    Prandaj, gjithçka varet nga qëndrimi që do të mbajë aparati represiv dhe nga pala që do të zgjedhë ta mbështesë.

    A do të mbeten këto struktura represive dhe pararepresive besnike ndaj Vuçiqit dhe për sa kohë?

    Kujtojmë se ato shumë shpejt ia kthyen shpinën edhe Slobodan Millosheviqit.

    Dhe çfarë pastaj?

    Pikërisht këtu qëndron dilema.

    Nëse supozojmë se rrugët e Beogradit do të vërshohen nga njerëzit, shtrohet pyetja se si do të reagojë Vuçiqi.

    Në fakt, si do të reagojnë xhandarmëria, njësitë speciale, ushtria dhe skuadronet e tij paramilitare mercenare, për të cilat shumë analistë serbë thonë se tashmë janë në gatishmëri?

    A do të rrezikojnë ata kokën për Vuçiqin, apo do të veprojnë njësoj si atëherë kur iu kthyen kundër Slobodan Millosheviqit?

    Nuk duhet harruar një fakt shumë i rëndësishëm: kur po binte Millosheviqi, SHBA-ja dhe BE-ja e mbështetën atë proces dhe ishin plotësisht në anën e opozitës.

    Nëse Vuçiqi fiton, përkatësisht shpall fitoren, pushteti i tij do të jetë shumë i brishtë, nëse arrin fare ta formojë atë.

    Për të qëndruar në pushtet, ai do të duhet të përdorë metoda të stilit të Putinit, gjë që vështirë se do t’i pëlqejë Brukselit, i cili, çuditërisht, po tregohet mjaft indiferent ndaj zgjedhjeve.

    Madje, deri diku, Brukseli anon nga Vuçiqi, i cili praktikisht është një antievropian i hapur.

    Por, nga ana tjetër, nuk e dimë as çfarë do të fitojmë nëse studentët vijnë në pushtet, përveç faktit se nuk do të kemi më autokratin patologjik Vuçiq.

    Agjenda e tyre e vetme ka qenë rrëzimi i Vuçiqit dhe zbatimi i lustracionit, por pyetja është nëse kanë logjistikë të mjaftueshme për ta realizuar këtë.

    Kush e kontrollon aparatin që duhet ta zbatojë atë, para së gjithash policinë dhe sistemin e drejtësisë, të cilat janë plotësisht në duart e Aleksandar Vuçiqit?

    Natyrisht, edhe kjo mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë.

    Të paktën ne në Ballkan e dimë mirë sa lehtë mund të ndërrohen qëndrimet dhe besnikëritë, sipas drejtimit nga fryn era.

    Ekziston edhe një skenar tjetër i mundshëm, në rast se studentët fitojnë me një diferencë të madhe, siç paralajmëruan në tubimin e tyre të fundit parazgjedhor të enjten, ku morën pjesë mbi 200 mijë njerëz.

    Ky është skenari i arratisjes së Vuçiqit.

    Ai e kupton se mund të mbajë përgjegjësi për shumë gjëra, gjë që atij dhe njerëzve të tij vetëm sa u jep më shumë motiv për të mos u dorëzuar lehtë.

    Ata e dinë se mund t’i presë burgu.

    Prandaj, nuk duhet përjashtuar as mundësia që diku, në një pistë anësore të aeroportit të Batajnicës, tashmë të jetë duke pritur një avion transportues rus Antonov, i mbushur plot, që do ta dërgojë atë drejt një strehe më të qetë në Minsk ose Moskë.

    Pra, nga e hëna në Serbi gjithçka është e mundur.

    Të gjitha opsionet janë të hapura, por më së shumti ato ogurzeza.

    Megjithatë, zgjedhjet në Beograd dhe pasojat e tyre mund të ndihen shumë larg, edhe jashtë kufijve të Serbisë.

    Bashkimin Evropian e shqetëson fakti se Serbia në Ballkan përfaqëson një pikë të cenueshme të mbrojtjes evropiane, përkatësisht një hapësirë më të gjerë ku Rusia mund të ushtrojë presion të konsiderueshëm.

    Aktivistët studentorë dhe mbështetësit e tyre janë të zhgënjyer nga ajo që e perceptojnë si indiferencë të BE-së ndaj luftës së tyre politike.

    Në të njëjtën kohë, ata përballen me bindjen e përhapur jashtë vendit se demokracia në Serbi është një kauzë e humbur.

    Prandaj, të dielën synojnë të dëshmojnë se vlerësime të tilla janë të gabuara.

    Burimi: Dukagjini

  • Protestuesit i vënë flakën shportës së mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit

    Protestuesit i vënë flakën shportës së mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit

    Protestuesit me të filluar protesta e orës 14:00 e paralajmëruar nga studentët i kanë vënë flakën koshit të mbeturinave pranë hyrjes së Ministrisë së Arsimit.

    Aktualisht situata është e qetë dhe vërehet prani e protestuesve, veshur me bluzë të bardhë.

  • Kurt hosts FC Dardania Basel delegation,

    Kurti has praised the role of mining sports clubs in youth education, stressing that they help develop discipline, team work and confidence, as well as preserve ties with Albanian descent.

    This force is also seen in football, since many footballers of Albanian background have defended the colors of Switzerland and some chose Albania, Kurti wrote on a Facebook post.

    He has also cited the importance of the Albanian community in Switzerland, where, according to him, more than 300 thousand Albanians and Swiss people of Albanian descent live.

    FC Dardania Basel, representing the Albanian urgata in Switzerland, today afternoon holds a friendly match against KFV Lipyan.

    Kurt has singled out this confrontation as an opportunity to strengthen ties between the exiles and the native country, stressing that in this match, our relationship benefits first of all.

    Source Layer: RTKLive

  • Kurti pret delegacionin e FC Dardania Basel,

    Kurti pret delegacionin e FC Dardania Basel,

    Kurti ka vlerësuar rolin e klubeve sportive të mërgatës në edukimin e të rinjve, duke theksuar se ato ndihmojnë në zhvillimin e disiplinës, punës në ekip dhe vetëbesimit, si dhe në ruajtjen e lidhjeve me prejardhjen shqiptare.

    “Kjo forcë shihet edhe në futboll, pasi që shumë futbollistë me prejardhje shqiptare kanë mbrojtur ngjyrat e Zvicrës e disa zgjodhën Shqipërinë”, ka shkruar Kurti në një postim në Facebook.

    Ai ka përmendur gjithashtu rëndësinë e komunitetit shqiptar në Zvicër, ku, sipas tij, jetojnë mbi 300 mijë shqiptarë dhe zviceranë me prejardhje shqiptare.

    FC Dardania Basel, që përfaqëson mërgatën shqiptare në Zvicër, sot pasdite zhvillon një ndeshje miqësore kundër KFV Lipjan.

    Kurti e ka cilësuar këtë përballje si një mundësi për forcimin e lidhjeve mes mërgatës dhe vendlindjes, duke theksuar se në këtë ndeshje “fiton para së gjithash lidhja jonë”.

    Burimi: RTKLive

  • Eight killed and 40 wounded by attack on a church in Jordan

    At least eight people have been killed and another 40 have been wounded by a shooting attack on a Greek Orthodox church in the Karak region in Jordan.

    The attack occurred on Friday, in the middle of the day, during a mortar ceremony, when armed individuals opened fire for several minutes to those present, Reuters writes, broadcast Dukaagjini.

    Jordanian authorities have named the attack an act of extremist terrorism. So far, no one has claimed responsibility for the attack, while security forces are looking for authors.

    On Saturday, security measures were added to shopping centres, foreign embassies and other locations across the Jordan, the US Embassy in Amman announced.

    Authorities said it is still early to determine whether the attackers are linked to known groups inside or outside Jordan.

    Such attacks are rare in this country, although authorities have declared that in recent years some plans by Islamist militants have prevented.

    Bahjat al-Rushda, head of the village of Shihan in the Karak region, condemned the attack, calling it evil.

    With God’s help, this place will remain safe, he said.

     

    Source Layer: Dukeagini

  • Tetë të vrarë dhe 40 të plagosur nga sulmi në një kishë në Jordani

    Tetë të vrarë dhe 40 të plagosur nga sulmi në një kishë në Jordani

    Të paktën tetë persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur nga një sulm me armë zjarri në një kishë ortodokse greke në rajonin e Karakut, në Jordani.

    Sulmi ndodhi të premten, në mes të ditës, gjatë një ceremonie mortore, kur persona të armatosur hapën zjarr për disa minuta ndaj të pranishmëve, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

    Autoritetet jordaneze e kanë cilësuar sulmin si akt të terrorizmit ekstremist. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa forcat e sigurisë janë në kërkim të autorëve.

    Të shtunën, masat e sigurisë u shtuan në qendrat tregtare, ambasadat e huaja dhe lokacione të tjera në të gjithë Jordaninë, njoftoi Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Aman.

    Autoritetet thanë se është ende herët të përcaktohet nëse sulmuesit kanë lidhje me grupe të njohura brenda ose jashtë Jordanisë.

    Sulme të tilla janë të rralla në këtë vend, ndonëse autoritetet kanë deklaruar se vitet e fundit kanë parandaluar disa plane të militantëve islamistë.

    Bahjat al-Rushda, kryetar i fshatit Shihan në rajonin e Karakut, e dënoi sulmin, duke e cilësuar atë si të lig.

    “Me ndihmën e Zotit, ky vend do të mbetet i sigurt”, tha ai.

     

    Burimi: Dukagjini

  • Judges for El Classico between Barcelona and Real Madrid are appointed

    Judges for El Classico between Barcelona and Real Madrid are appointed

    Justice Juan Martinez Müera will judge El Classico between Barcelona and Real Madrid on Sunday at 9:00, with the VAR entrusted to Javier Iglesias Villanueva.

    Spanish Football Federation ( RFEF) has confirmed the judges who will share justice in El Clascicon, which is expected to be played Sunday at the Spotific Camp Nou Stadium.

    Munuer will be assisted by sides Diego Barbero and Miguel Martinez, the fourth judge will be Jose Antonio Palomares and in the room WAR alongside Iglesias Villanueva will be Jose Antonio Lopez as assistant.

    Judges for El Classico between Barcelona and Real Madrid are appointed

    This will be the fifth El Classico for Judge Mnuera in his career. He has already tried both teams in La League this season, as he was responsible for Barcelona’s 3-1 victory over Seville, as well as Real Madrid’s 4-0 victory over Malagas.

    According to the rules, the judge’s name is proclaimed 24 hours before the match, and the Judges’ Committee ( CTA) tried to keep the selection secret because of the pressure associated with such a fight. /Telegraphy/

  • Caktohen gjyqtarët për El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit

    Caktohen gjyqtarët për El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit

    Gjyqtari Juan Martinez Munuera do të gjykojë El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit të dielën në orën 21:00, me VAR-in që i është besuar Javier Iglesias Villanueva.

    Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) ka konfirmuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në El Clasicon e cila pritet të luhet të dielën në stadiumin Spotify Camp Nou.

    Munuer do të ndihmohet nga anësorët Diego Barbero dhe Miguel Martinez, gjyqtar i katërt do të jetë Jose Antonio Palomares dhe në dhomën VAR përkrah Iglesias Villanueva do të jetë Jose Antonio Lopez si ndihmës.

    Judges for El Classico between Barcelona and Real Madrid are appointed

    Kjo do të jetë El Clasico e pestë për gjyqtarin Munuera në karrierën e tij. Ai tashmë ka gjykuar të dyja ekipet në La Liga këtë sezon, pasi ishte përgjegjës për fitoren 3-1 të Barcelonës ndaj Sevillas, si dhe fitoren 4-0 të Real Madridit ndaj Malagas.

    Sipas rregullave, emri i gjyqtarit shpallet 24 orë para ndeshjes, dhe Komiteti i Gjyqtarëve (CTA) u përpoq ta mbante sekret përzgjedhjen për shkak të presionit që shoqëron një ndeshje të tillë. /Telegrafi/

  • Irini Qirjako i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit në mbështetje të të rinjve

    Irini Qirjako i bashkohet protestës para Ministrisë së Arsimit në mbështetje të të rinjve

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Irini Qirjako, është bërë pjesë e protestës së zhvilluar para Ministrisë së Arsimit, duke shprehur mbështetjen e saj për të rinjtë që janë mbledhur për të ngritur zërin për kërkesat e tyre.

    Artistja është parë mes protestuesve, në një tubim ku të rinjtë po vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre dhe të kërkojnë vëmendje për çështjet që kanë ngritur.

    Ndërkohë, drejt protestuesve para Ministrisë së Arsimit kanë nisur të marshojnë edhe militantë të Partisë Demokratike, të cilët deri më tani ndodheshin pranë Kryeministrisë.

    Sipas raportimeve nga protesta, ata iu drejtuan tubimit ku janë mbledhur të rinjtë, ndërsa mbetet të shihet se si do të zhvillohet më tej situata dhe nëse do të ketë reagime të tjera gjatë protestës. /Telegrafi/