Blog

  • Today in RTK: Kosovo-Estonia, second prequalify challenge

    Kosovo’s girls aim at the next victory, following the convincing triumph in the first confrontation, which they won with 39:22, proving good shape and superiority over opponents.

    The second match takes place today, at five o’clock, at the Youth Palace in Pristina, where Kosovo handball players will seek to confirm their first success and continue with positive results on the journey towards the World Championship.

     

    Source Layer: RTKLive

  • Sot në RTK: Kosova-Estonia, sfida e dytë parakualifikuese

    Sot në RTK: Kosova-Estonia, sfida e dytë parakualifikuese

    Vashat e Kosovës synojnë fitoren e radhës, pas triumfit bindës në përballjen e parë, të cilën e fituan me rezultat 39:22, duke dëshmuar formë të mirë dhe epërsi ndaj kundërshtareve.

    Ndeshja e dytë zhvillohet sot, nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku hendbollistet kosovare do të kërkojnë të konfirmojnë suksesin e parë dhe të vazhdojnë me rezultate pozitive në rrugëtimin drejt Kampionatit Botëror.

     

    Burimi: RTKLive

  • Police launch distribution of protesters in Tirana with pressure, tear gas

    Protests in front of the Ministry of Education in Tirana have been strained after throwing stones and hard tools towards the building began, while setting fire to the garbage bins.

    The FNSH forces first intervened with a tear gas launcher and more quickly, making it possible to repel the protest crowd towards the centre.

    We remember that Democratic Party protesters gathered at the Ministry of Education, where a student protest was announced.

    DP protesters set fire to parliaments set up by Rama for dialogue

    Source Layer: Dukeagini

  • Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

    Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

    Protesta para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është tensionuar pasi nisi hedhja e gurëve dhe mjeteve të forta drejt godinës ndërkohë që iu vu zjarri kazanëve të mbeturinave.

    Forcat e FNSH ndërhynë menjëherë fillimisht me makinën ujëhedhëse dhe më tek me gaz lotsjellës duke bërë të mundur zmbrapsjen e turmës së protestuesve drejt qendrës.

    Kujtojmë se protestuesit e Partisë Demokratike u grumbulluan te Ministria e Arsimit, aty ku u njoftuar edhe një protestë e studentëve.

    Protestuesit e PD-së i vënë flakën ulëseve të vendosura nga Rama për dialog

    Burimi: Dukagjini

  • Among those arrested for fraud through Call Center and former Big Brother residence V IP Albania 2, Ariana Plakici

    Nine people — seven men and two women — have been arrested under suspicion of involvement in criminal activities through call centres in Pristina and Obilic.

    Among those arrested, according to the IndexOnline report, is singer Ariana Plakicici, also known to the public as the former resident of the second edition of the Big Brother V IP Albania.

    According to the Police report, six of the suspects are Kosovo citizens, while three others are German citizens.

    The suspects, according to authorities, allegedly acted in co-operation with each other, using call centres to contact and deceive foreign citizens. During the investigation, data belonging to foreign persons has been found in their computer devices.

    During the search of four locations, police have located and confiscated 39 computers, five mobile phones, 12 external memory disks ( HDZ), a car, a six-round rifle, as well as 850 euros and 100 Swiss francs.

    In connection with the case, the Constitutional Prosecutor at Ferizaj has asked the Pristina Foundation Court to appoint the detention measure for nine suspects who are being investigated for fraud through call centres.

    Investigations into the case are under way, while allegations raised against arrested persons must be confirmed through judicial procedures. /Telegraphy/

    YouTube youtu.be

  • Në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes Call Center-ave edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Ariana Plakici

    Në mesin e të arrestuarve për mashtrim përmes Call Center-ave edhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Ariana Plakici

    Nëntë persona, shtatë burra dhe dy gra, janë arrestuar nën dyshimin për përfshirje në veprimtari kriminale përmes qendrave të thirrjeve në Prishtinë dhe Obiliq.

    Në mesin e të arrestuarve, sipas raportimit të IndeksOnline, është edhe këngëtarja Ariana Plakici, e njohur për publikun edhe si ish-banore e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”.

    Sipas njoftimit të Policisë, gjashtë nga të dyshuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa tre të tjerë janë shtetas gjermanë.

    Të dyshuarit, sipas autoriteteve, dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke përdorur qendrat e thirrjeve për të kontaktuar dhe mashtruar shtetas të huaj. Gjatë hetimeve, në pajisjet kompjuterike të tyre janë gjetur të dhëna që u përkasin personave të huaj.

    Gjatë kontrollit të katër lokacioneve, policia ka gjetur dhe konfiskuar 39 kompjuterë, pesë telefona celularë, 12 disqe të jashtme të memories (HDD), një veturë, një armë me gjashtë fishekë, si dhe 850 euro dhe 100 franga zvicerane.

    Lidhur me rastin, Prokuroria Themelore në Ferizaj i ka kërkuar Gjykatës Themelore në Prishtinë caktimin e masës së paraburgimit për nëntë të dyshuarit, të cilët po hetohen për mashtrim përmes qendrave të thirrjeve.

    Hetimet për rastin janë në zhvillim, ndërsa dyshimet e ngritura ndaj personave të arrestuar duhet të vërtetohen përmes procedurave gjyqësore. /Telegrafi/

    – YouTube youtu.be

  • “Ja edhe mëma e dhunës”, Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

    “Ja edhe mëma e dhunës”, Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

    Partia Demokratike ka thirrur sot protestë në ora 12:00, gjersa gjatë tubimit të tyre u dogjën edhe ulëset e vendosura nga kryeministri Rama, në të cilat u vendos ftesa për dialog.

    Rama në një postim në Facebook, ku publikoi edhe një video e quan PD, nëna e dhunës.

    “Ja edhe mëma e dhunës, Partia Demokratike, që pasi dogji e shkatërroi me maskat e kinse ‘studentëve’ bashkë me ANTIFAN e me dhunuesit e tjerë të Tiranës, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban…”, shkruan Rama. /Telegrafi/

  • Fushatë e rrallë e opozitës spanjolle me AI - gruaja e kryeministrit paraqitet duke pranuar vepra penale

    Fushatë e rrallë e opozitës spanjolle me AI – gruaja e kryeministrit paraqitet duke pranuar vepra penale

    Partia Popullore e Spanjës (PP), partia kryesore opozitare, ka publikuar një video të krijuar me inteligjencë artificiale, në të cilën bashkëshortja e kryeministrit Pedro Sanchez, Begona Gomez, dhe disa politikanë aktualë e ish-politikanë socialistë paraqiten duke pranuar vepra të pretenduara penale dhe parregullsi.

    Videoja ka shkaktuar reagime të shumta dhe ka nxitur debat mbi përdorimin e inteligjencës artificiale në fushatat politike, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në Spanjë, të planifikuara për muajin e ardhshëm.

    Përveç Begona Gomez, në video shfaqen versione të manipuluara të ish-kryeministrit Jose Luis Rodriguez Zapatero, ish-ministrit Jose Luis Abalos, ish-sekretarit organizativ të Partisë Socialiste (PSOE), Santos Cerdan, si dhe Leire Díez dhe Montse Minguez.

    Pamjet dhe zërat e tyre janë krijuar artificialisht, ndërsa deklaratat që u atribuohen nuk janë thënie të vërteta të personave në fjalë.

    Në njërën prej skenave, versioni i rremë i Begona Gomez paraqitet duke bërë një deklaratë që lidhet me pozitën e saj akademike dhe faktin se bashkëshorti i saj është kryeministër. Ndërkaq, Cerdan paraqitet sikur pranon marrjen e ryshfetit dhe përfshirjen në një organizatë kriminale. Ish-kryeministrit Zapatero i atribuohet një deklaratë për fshehjen e bizhuterive, shkruan theguardian.

    Videoja u publikua si kundërpërgjigje ndaj një fushate të socialistëve, të cilët përdorën shprehjen “zurdos y orgullosos”, që përkthehet si “majtistë dhe krenarë”. Kryeministri Sanchez e kishte lidhur këtë mesazh me politikat e qeverisë së tij, përfshirë rritjen e pensioneve, pagës minimale dhe pushimit prindëror.

    Partia Popullore e transformoi sloganin në “lerdos y orgullosos”, duke përdorur një shprehje fyese në gjuhën spanjolle për të sulmuar kundërshtarët politikë.

    Videoja u shpërnda në llogaritë zyrtare të PP-së në rrjetet sociale dhe grumbulloi afro dy milionë shikime. Shënimi se pamjet janë krijuar me inteligjencë artificiale shfaqet në fund të videos, me shkronja të vogla dhe vështirë të dallueshme.

    Partia Socialiste po shqyrton mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore kundër opozitës, por deri në raportimet e fundit nuk kishte paraqitur zyrtarisht padi. Ndërkohë, ministri spanjoll për Transformimin Digjital, Oscar Lopez, e kritikoi publikimin e videos në llogaritë zyrtare të PP-së.

    Nga ana tjetër, Partia Popullore e ka mbrojtur videon si satirë politike, duke argumentuar se është e qartë që pamjet janë krijuar me inteligjencë artificiale. Zëdhënësi i saj, Borja Semper, tha se përdorimi i këtyre mjeteve është i pranueshëm për të kritikuar atë që partia e konsideron hipokrizi të socialistëve.

    Ky nuk është rasti i parë kur PP përdor inteligjencën artificiale për të sulmuar qeverinë e Sanchezit. Më herët, partia kishte publikuar një video ku kryeministri, bashkëshortja e tij dhe ministra paraqiteshin si personazhe të familjes Addams, në kuadër të një fushate për Halloween.

    Rasti ka rihapur debatin në Spanjë mbi kufijtë e satirës politike dhe rrezikun që videot e krijuara me inteligjencë artificiale të paraqesin deklarata të pavërteta sikur të ishin bërë nga persona realë. /Telegrafi/

  • Ahmeti thirrje shqiptarëve në Luginë: Dilni dhe votoni, mbroni përfaqësimin shqiptar në Parlamentin e Serbisë

    Ahmeti thirrje shqiptarëve në Luginë: Dilni dhe votoni, mbroni përfaqësimin shqiptar në Parlamentin e Serbisë

    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe vendbanimet e tjera që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.

    Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka përmend rëndësinë e përfaqësimit politik të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë, veçanërisht në mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare.

    “Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë ka rëndësi të veçantë për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, gjuhësore dhe qytetare, si dhe për ngritjen e shqetësimeve lidhur me diskriminimin, padrejtësitë dhe sfidat me të cilat përballen shqiptarët në këto treva. Në këto zgjedhje, forcat politike shqiptare paraqiten të bashkuara në listën e përbashkët “Koalicioni Shqiptar”, me numër 17. Pjesëmarrja masovike në zgjedhje është një mundësi për të shprehur vullnetin e lirë dhe për të forcuar përfaqësimin demokratik të shqiptarëve.”, shkruan Ahmeti.

  • Protests in front of the Ministry of Education, protesters set fire to the garbage bins

    Democratic Party protesters gathered at the Ministry of Education, where a student protest was announced.

    A few steps from the FNSH forces and water-throwing vehicles set the protesters on fire.

    A group wearing white T-shirts and masks, which are unknown as to whether students or DP protesters, reports Euronews.al.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal