Ish-mesfushori i Real Madridit, Rafael Van der Vaart, pret që madrilenët ta fitojnë El Clasicon e së dielës ndaj Barcelonës, pasi beson se skuadra e Jose Mourinhos mund t’i shfrytëzojë dobësitë e rivalëve në kundërsulme.
Duke folur para kësaj përballjeje shumë të rëndësishme, holandezi vlerësoi se Real Madridi mund të përfitojë nga humbja e shpeshtë e topit nga Barcelona dhe t’i shndërrojë këto situata në raste të rrezikshme shënimi.
“Shpresoj që Real Madridi ta fitojë ndeshjen. Edhe pse Barcelona po luan mirë, mendoj se Real Madridi mund ta shfrytëzojë shumë mirë humbjen e topit nga katalunasit përmes kundërsulmeve. Besoj se do ta ndëshkojnë Barcelonën”, deklaroi Van der Vaart.
Megjithatë, ish-futbollisti nuk beson se humbja 4-2 e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve do të ndikojë ndjeshëm në paraqitjen e saj në El Clasico.
“Jo, nuk mendoj se humbja ndaj Paris Saint-Germainit do të ndikojë te Barcelona. Sigurisht, nuk është kurrë mirë të humbasësh një ndeshje të rëndësishme, sidomos me rezultatin 4-2, që është një humbje mjaft e rëndë”.
“Por mendoj se ndeshja e së dielës do të jetë krejtësisht ndryshe. Barcelona është një skuadër me përvojë, luan në shtëpi dhe është mësuar të fitojë para tifozëve të saj. Prandaj, do të jetë një ndeshje interesante”, shpjegoi ai.
Van der Vaart nuk pret as ndonjë befasi nga Mourinho sa i përket ndryshimeve taktike apo formacionit titullar të Real Madridit.
“Jo, nuk pres ndonjë befasi. Mendoj se ai do ta aktivizojë pothuajse të njëjtin ekip si ndaj Leipzigut, kur siguruan fitoren në shtëpi”, u shpreh holandezi.
Në fund, ish-mesfushori vlerësoi ndikimin e Mourinhos te Real Madridi, duke theksuar se trajneri portugez e ka shndërruar skuadrën në një ekip që ka si synim kryesor fitoren. Sipas tij, lojtarët luftojnë për trajnerin, tregojnë përkushtim dhe disiplinë, si dhe funksionojnë si një grup i organizuar në çdo pjesë të fushës.
“Mendoj se ndryshimi i madh është se Real Madridi është shndërruar në një makinë fitoresh. Lojtarët luftojnë për trajnerin dhe japin gjithçka në çdo metër të fushës”, përfundoi Van der Vaart./Telegrafi/
Avokati Besnik Berisha ka njoftuar se ka revokuar autorizimin për mbrojtjen e Gani Gecit, duke pretenduar se gjatë procedurës në Prokurorinë Themelore në Prishtinë është ushtruar presion ndaj klientit të tij për të pranuar fajësinë në këmbim të mundësisë për ndërprerjen e paraburgimit.
Në një reagim publik, Berisha ka thënë se përvoja e së premtes përbën një nga rastet më të rënda të karrierës së tij prej gati 17 vjetësh si avokat.
Sipas tij, Geci, i cili ka probleme serioze shëndetësore, është sjellë nga spitali në prokurori me duar të lidhura, ndërsa liria e tij, siç pretendon avokati, është vënë në ndërlidhje me pranimin e fajësisë.
Berisha ka ngritur pikëpyetje për arsyetimin e paraburgimit, duke thënë se gjykata e kishte bazuar këtë masë në rrezikun e pretenduar të përsëritjes së veprës penale, e jo në rrezikun e arratisjes apo të ndikimit në prova.
“A pushoi rreziku se ekzistuari, apo pranimi i fajësisë u bë çelësi për hapjen e derës së burgut?”, ka pyetur Berisha.
Ai ka paraqitur edhe një kronologji të veprimeve procedurale, përmes së cilës pretendon se Geci fillimisht e ka mohuar veprën penale, ndërsa vetëm pak minuta më vonë ka pranuar përgjegjësinë penale dhe është propozuar arritja e një marrëveshjeje për pranimin e fajësisë.
Sipas avokatit, në orën 12:36 ka përfunduar marrja e parë në pyetje, gjatë së cilës Geci ka mohuar se kishte kanosur dikë. Berisha thotë se në procesverbal ka kundërshtuar mënyrën e zhvillimit të procedurës dhe atë që e ka konsideruar përdorim të paraburgimit si presion për pranimin e fajësisë.
Në orën 13:05, sipas tij, ka filluar marrja e dytë në pyetje, ndërsa në orën 13:10 ai ka revokuar autorizimin dhe është larguar. Procedura, sipas kronologjisë së paraqitur nga avokati, ka përfunduar në orën 13:16 me pranimin e përgjegjësisë penale dhe propozimin për marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.
“Dy procesverbale. E njëjta vepër penale. Dy deklarime të kundërta. Vetëm pak minuta ndërmjet tyre”, ka shkruar Berisha.
Ai ka theksuar se nuk po e gjykon vendimin personal të klientit të tij, por praktikën që, sipas tij, mund ta vendosë një person përballë zgjedhjes mes qëndrimit në paraburgim dhe pranimit të fajësisë me shpresën për t’u liruar.
“Kjo nuk është drejtësi që kërkon të vërtetën. Kjo rrezikon të jetë drejtësi që kërkon dorëzimin”, ka deklaruar avokati.
Berisha ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga Kryeprokurori i Shtetit, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe institucionet kompetente për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së veprimeve të prokurorëve.
Ai ka kërkuar që të verifikohen rrethanat në të cilat është propozuar pranimi i fajësisë, raporti i pretenduar mes këtij pranimi dhe qëndrimit të prokurorisë për paraburgimin, gjendja shëndetësore e Gecit dhe mënyra se si është siguruar vullneti i tij.
Sipas Berishës, nëse vërtetohet se paraburgimi është përdorur si mjet presioni për të siguruar pranimin e fajësisë, duhet të ketë përgjegjësi konkrete disiplinore dhe penale, në përputhje me përgjegjësinë e secilit.
Në fund të reagimit, avokati ka thënë se vendimin për t’u tërhequr nga mbrojtja e ka marrë për të mos vënë emrin dhe dinjitetin e tij profesional në shërbim të një procedure që, sipas bindjes së tij, cenonte parimet e drejtësisë penale.
“Me mirë ta humbasësh një klient duke mbrojtur parimet, sesa t’i humbasësh parimet duke mbajtur një klient”, ka shkruar Berisha.
Ai e ka përmbyllur reagimin me thirrjen që përgjegjësia penale të vërtetohet para gjykatës, duke theksuar se të drejtat themelore duhet të mbrohen edhe kur një person akuzohet për vepër penale.
“Fajësia duhet të provohet për t’ia marrë njeriut lirinë, jo të pranohet për t’ia kthyer atë!”, ka përfunduar Berisha.
Trade and Industry Minister Mimoza Kusari-Lila has held a meeting with the European Commission for Start-ups, Research and Innovation, Ekaterina Zaharieva, following the adoption of the Joint Declaration between the European Union and Western Balkan partners for strengthening research and innovation.
The first Deputy Minister of Education and Science, Kryeziu Progress and Kosovo Ambassador to Brussels Agron Bajrami also participated.
The focus of our meeting was to advance co-operation with the European Union, to increase the participation of Kosovo’s scholars, universities and innovative businesses in European programmes, especially in Horizon Europe, as well as the further development of the Innovation Fund, wrote Kusari-Lila.
It has stressed the importance of advancing the Law for Innovation and the creation of sustainable funding mechanisms for supporting research, development and innovative enterprises.
Also, I highlighted the importance of strengthening the role of women in innovation and professional education and training, including dual education, in preparing young people according to labour market needs, she has declared.
According to the minister, another priority is Kosovo’s involvement in European Innovation Screboard, through better data collection and processing, performance measurement and the drafting of effective policies.
Co-operation with European partners and research and innovation are essential to turning Kosovo’s potential into ideas, products and competitive businesses, creating new opportunities for economic development and for our young people, has ended Kusari-Lila.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me Komisioneren Evropiane për Start-up-et, Kërkimin dhe Inovacionin, Ekaterina Zaharieva, pas miratimit të Deklaratës së Përbashkët ndërmjet Bashkimit Evropian dhe partnerëve të Ballkanit Perëndimor për forcimin e kërkimit dhe inovacionit.
Në takim morën pjesë edhe zëvendësministri i parë i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, dhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
“Në fokus të takimit tonë ishte avancimi i bashkëpunimit me Bashkimin Evropian, rritja e pjesëmarrjes së studiuesve, universiteteve dhe bizneseve inovative të Kosovës në programet evropiane, veçanërisht në Horizon Europe, si dhe zhvillimi i mëtejmë i Fondit të Inovacionit”, ka shkruar Kusari-Lila.
Ajo ka theksuar rëndësinë e avancimit të Ligjit për Inovacionin dhe krijimit të mekanizmave të qëndrueshëm të financimit për mbështetjen e kërkimit, zhvillimit dhe ndërmarrjeve inovative.
“Po ashtu, vura në pah rëndësinë e fuqizimit të rolit të grave në inovacion dhe të arsimit e aftësimit profesional, përfshirë arsimin dual, në përgatitjen e të rinjve sipas nevojave të tregut të punës”, ka deklaruar ajo.
Sipas ministres, një tjetër prioritet është përfshirja e Kosovës në European Innovation Scoreboard, përmes mbledhjes dhe përpunimit më të mirë të të dhënave, matjes së performancës dhe hartimit të politikave efektive.
“Bashkëpunimi me partnerët evropianë dhe investimi në kërkim e inovacion janë thelbësorë për ta shndërruar potencialin e Kosovës në ide, produkte dhe biznese konkurruese, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim ekonomik dhe për të rinjtë tanë”, ka përfunduar Kusari-Lila.
A feeling of comfortable with our appearance is one of the key factors that determine our daily self – confidence.
Often, small aesthetic details – both the shape or angle of the ears – can become the cause of constant uncertainty, both in adults and children.
To get the patients’ smile and safety back, United Hospital provides an excellent opportunity during this season: a promotional offer for the ottoplatics procedure (esthetic ear correction).
Between 800 and only $600. ) Limited bid by 15 November
Under the latest promotional campaign, United Hospital enables the conducting of ottoplastics at a discount price of $600 ($800, standard price). This special offer will only be valid until November 15th, enabling all interested ones to realise the desired change with the most favourable conditions on the market.
The procedure is easily realised by local anesthesia, which guarantees an acute pain-free process, minimal procedure and a very rapid recovery period.
Experts in Dr. Lavrim Agush
The main guarantee of the success of any medical intervention is the experience of a medical professional. The ottoplastic procedures in United Hospital are realised by Dr. ” God’s Kingdom Is Ours, ” 8 / 15 R. L, one of the most popular names in this field.
Trained and rich professional experience acquired at the medical elite centres in Germany and the United Arab Emirates, Dr. Agush applies the most contemporary techniques to achieve fully natural results.
Why do you have to choose ottoplastics on United Hospital?
Natural results: The exact adaptability of the form without leaving visible signs.
Safe & Easy process: It comes true with the local anesthesia, no need for long hospitalization.
Integrated Warning: Full medical approach before and after intervention.
If you have long considered doing this correction, now is the ideal time to act.
Book your appointment today
The countries for this promotional offer are limited to free schedules by November 15th.
Ndjenja e rehatisë me pamjen tonë të jashtme është një nga faktorët kyç që përcakton vetëbesimin tonë të përditshëm.
Shpesh, detaje të vogla estetike – si forma apo këndi i veshëve – mund të bëhen shkak për pasiguri të vazhdueshme, si te të rriturit ashtu edhe te fëmijët.
Për t’u kthyer buzëqeshjen dhe sigurinë pacientëve, United Hospital sjell një mundësi të shkëlqyer gjatë këtij sezoni: një ofertë promocionale për procedurën e Otoplastikës (korrigjimit estetik të veshëve).
Nga 800€ në vetëm 600€ – Oferta e kufizuar deri më 15 Nëntor
Në kuadër të fushatës së fundit promocionale, United Hospital mundëson kryerjen e otoplastikës me një çmim zbritës prej 600€ (nga 800€ sa është çmimi standard). Kjo ofertë speciale do të jetë e vlefshme vetëm deri më 15 Nëntor, duke i dhënë mundësinë të gjithë të interesuarve të realizojnë ndryshimin e dëshiruar me kushtet më të favorshme në treg.
Procedura realizohet lehtësisht me anestezion lokal, gjë që garanton një proces pa dhimbje akute, procedura minimale dhe një periudhë mjaft të shpejtë rikuperimi.
Ekspertizë në duart e Dr. Lavdrim Agushit
Garancia kryesore e suksesit të çdo ndërhyrjeje mjekësore është përvoja e mjekut specialist. Procedurat e Otoplastikës në United Hospital realizohen nga Dr. Lavdrim Agushi – Specialist i Otorinolaringologjisë (O.R.L), një nga emrat më të njohur në këtë fushë.
I trajnuar dhe me përvojë të pasur profesionale të fituar në qendrat elitare mjekësore në Gjermani dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Dr. Agushi aplikon teknikat më bashkëkohore për të arritur rezultate plotësisht natyrale.
Pse duhet të zgjidhni Otoplastikën në United Hospital?
Rezultate Natyrale: Përshtatje e saktë e formës pa lënë shenja të dukshme.
Proces i Sigurt & i Lehtë: Realizohet me anestezion lokal, pa nevojë për spitalizim të gjatë.
Kujdes i Integruar: Përcjellje e plotë mjekësore para dhe pas ndërhyrjes.
Nëse keni menduar për një kohë të gjatë të bëni këtë korrigjim, tani është momenti ideal për të vepruar.
Rezervoni takimin tuaj sot
Vendet për këtë ofertë promocionale janë të kufizuara sipas orareve të lira deri më 15 Nëntor.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se në kuadër të hetimeve që po zhvillohen lidhur me rastin e njohur si “Rasti i njëmilionëshit”, me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar një person për 48 orë.
Prokuroria Speciale thekson se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmerr veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe sigurimin e provave relevante, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Duke pasur parasysh se hetimet janë në zhvillim, Prokuroria Speciale nuk do të japë detaje të tjera në këtë fazë, me qëllim të ruajtjes së integritetit të procesit hetimor”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, polici Aurel Kaziu, si dhe Edmir Ahmagjokaj dhe Ardit Laska, janë tre të dyshuarit tjerë në këtë rast, të cilët dyshohen për shpërlarje të parave rreth 1 milion euro, shumë me të cilën më 24 shkurt 2026 u kapën në pikën kufitare në Merdar.
Ndaj tre të lartpërmendurve të dyshuar për këtë rast, Gjykata e Apelit në prill ka marrë vendim për herë të tretë duke refuzuar si të pabazuar ankesën e Prokurorisë Speciale, ndërkaq ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin ishte refuzuar caktimi i masës së paraburgimit policit Kaziu, si dhe Ahmagjokajt dhe Laskas.
Çka thuhej në kërkesën e Prokurorisë për paraburgim ndaj tre të dyshuave?
Ndërkaq, në kërkesën e Prokurorisë Speciale të përpiluar më 25 shkurt 2026, thuhet se ekziston dyshimi i arsyeshëm se të pandehurit Edmir Ahmagjokaj, Aurel Kaziu dhe Ardit Laska, me dashje dhe duke e ditur se pasuria e caktuar është e fituar përme aktiviteti kriminal, më 24 shkurt 2026 kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare në Merdar, me automjet të tipis ‘Sprinter’, të cilin e drejtonte pandehuri Ahmagjokaj, e në automjet ndodheshin edhe të pandehurit Kaziu dhe Laska.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, gjatë kontrollit nga zyrtarët doganorë, pasi janë pyetur nëse posedonin diçka për deklarim, ata kanë deklaruar rrejshëm se nuk kishin asgjë për të deklaruar, me qëllim fshehjen dhe maskimin e burimit, dhe se pas kalimit të automjetit në skaner, janë vërejtur dendësi te theksuara dhe vijëzime jo të zakonshme në pjesën e poshtme të automjetit.
Ndërsa, thuhet se gjatë kontrollit të detajuar, nga zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, duke përdorur pajisje teknike, në një hapësirë të modifikuar në bunker, brenda janë gjetur 18 pako me bankënota të prerjeve 10€, 20€, 50€, 100€ dhe 200€, në shumë të përgjithshme sipas vlerësimit fillestar rreth 1 milion euro.
Me këto veprime, thuhet se të pandehurit në bashkëkryerje, kanë fshehur dhe maskuar, burimin dhe vendndodhjen e pasurisë që përbënte fitime nga aktivitet kriminal, kanë transportuar dhe tentuar t’i transferojne mjete financiare me qëllim paraqitjen e tyre si të ligjshme, kanë poseduar dhe ushtruar kontroll mbi këto mjete financiare, duke qenë në dijeni për origiinën e tyre të kundërligjshme.
Me këtë, të pandehurit dyshohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shpëlarja e parave” nga neni 302 lidhur me neni 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 56, par.1, pika 1.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimi të Terrorizmit.
Aty thuhet se në deklaratën e dhënë para hetuesve doganorë, Ahmagjokaj deklaroi se s’kishte dijeni për paratë e gjetura në furgon.
Kurse, Kaziu thuhet se deklaroi që ishte nisur nga Tirana për në Gjermani me një furgon blu, të cilin e kishte ndryshuar në Kosovë me atë që u ndalua nga Dogana. Tha se furgonin e mori nga kompania, duke shtuar se nuk kishte dijeni për paratë e konfiskuara. Ndërkaq shtoi se kishte qëndruar një natë në Gjermani dhe më pas janë takuar me Ahmagjokajn, duke vazhduar udhëtimin për në Shqipëri.
Edhe Laska, sipas Prokurorisë, mohoi çdo lidhje me paratë e konfiskuara. Tha se më 23 shkurt u nisën bashkë me dy të padehurit tjerë nga Gjerania në Shqipëri.
Në kërkesë, Prokuroria kishte vlerësuar se janë përmbushur kushtet për caktimin e paraburgimit: të pandehurit dyshohen për kryerjen e veprave penale serioze, ekziston rreziku i ikjes në rast se lihen në liri, ekziston rreziku i asgjësimit, fshehjes apo ndryshimit ose falsifikimit të provave, dhe se pesha e veprës penale është e rëndë dhe ka rrezikshmëri të lartë shoqërore. /BetimipërDrejtësi
Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.
PLD është një parti plotësisht e pavarur, ideologjikisht autentike dhe e qëndrueshme që nuk i shërben selisë së partisë së askujt, por bisedon me të gjithë – sektorin e biznesit, OJQ-të dhe qytetarët, për të krijuar zgjidhje që përmirësojnë drejtpërdrejt standardin e jetesës, siç është heqja e tarifave bankare, kujtoi kryetarja e Partisë Liberale Demokratike (PLD), Monika Zajkova.
Në të njëjtën kohë, PLD dërgon qartë një mesazh se nuk do të devijojë nga kërkesa e saj themelore për futjen e një zone të vetme zgjedhore dhe listave të hapura. Është koha t’u hiqet monopoli udhëheqësve të partive për të vendosur ndihmësit e tyre në listat parlamentare dhe më në fund t’u jepet qytetarëve e drejta për të zgjedhur drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre.
“PLD-ja as nuk dëshiron dhe as nuk ka motive të fshehta për të bërë diçka në partitë e tjera, as nuk mundet! Ajo që ndodh në oborret e tjera politike është çështje e tyre. Dhe që ne do të flasim me të gjithë – të dyja partitë, sektorin joqeveritar dhe biznesin, kjo është normale, sepse ne po ndërtojmë politika për qytetarët. Nëse të flasësh për lista të hapura ose lobimi për një aleancë për të arritur këto zgjidhje është mëkati dhe tradhtia më e madhe për dikë, s’ka problem, le të jemi ‘tradhtarë’.
Po shohim gjithashtu se si protestat masive po përshkallëzohen në Evropë dhe rajon pikërisht për shkak të injorimit të gjatë të problemeve reale nga qeveritë që mbanin ‘syze rozë’. Zemërimi grumbullohet kur nuk ka drejtësi, dhe kjo është arsyeja pse ne po kërkojmë hapje, reforma dhe një sistem të pastër në vend që t’i fshehim problemet nën qilim”, thekson kryetarja e PLD-së./Telegrafi/
Avokati Besnik Berisha ka ngritur akuza të rënda ndaj Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke denoncuar atë që e cilëson si kushtëzim të lirimit nga paraburgimi të Gani Gecit me pranimin e fajësisë. Berisha ka bërë të ditur se, në shenjë kundërshtimi ndaj mënyrës së zhvillimit të procedurës, ka revokuar autorizimin si mbrojtës dhe është larguar nga marrja në pyetje, vetëm pak minuta para se Geci të pranonte përgjegjësinë penale.
Në një reagim të gjatë publik, Berisha ka deklaruar se ajo që ka përjetuar sot në Prokurorinë Themelore në Prishtinë përbën një nga përvojat më të rënda gjatë afro 17 vjetëve të ushtrimit të profesionit të avokatit.
Sipas tij, Gani Geci, i cili ndodhet në gjendje të rënduar shëndetësore, është sjellë nga spitali me duar të lidhura dhe është vendosur përballë një situate ku liria e tij është ndërlidhur me pranimin e fajësisë.
“Liria e tij u vendos në peshore me pranimin e fajësisë! Në njërën anë qëndronte paraburgimi, në anën tjetër mundësia që Prokuroria, në shenjë ‘mirëbesimi’, të kërkonte ndërprerjen e tij, nëse z. Geci pranonte fajësinë”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka theksuar se pikërisht ky kushtëzim e ka detyruar të marrë një nga vendimet më të vështira të karrierës profesionale, duke refuzuar të vazhdojë mbrojtjen në rrethanat e krijuara.
“Refuzova të bëhem pjesë e kësaj procedure dhe revokova autorizimin tim si mbrojtës!”, ka shkruar avokati.
“Çfarë ndodhi me rrezikun e përsëritjes së veprës penale?”
Berisha ka shpjeguar se Geci mbahej në paraburgim për shkak të rrezikut të pretenduar të përsëritjes së veprës penale, ndërsa gjykata kishte refuzuar rrezikun e ikjes dhe atë të ndikimit në prova si baza për privimin e tij nga liria.
Sipas avokatit, gatishmëria e pretenduar e Prokurorisë për të kërkuar ndërprerjen e paraburgimit në rast të pranimit të fajësisë ngre një dilemë serioze për ligjshmërinë e veprimeve të saj.
“Atëherë, çfarë ndodhi sot me rrezikun e përsëritjes? A pushoi rreziku së ekzistuari, apo pranimi i fajësisë u bë çelësi për hapjen e derës së burgut?”, ka pyetur Berisha.
Ai ka theksuar se rreziku i përsëritjes nuk mund të ekzistojë kur personi mohon fajësinë dhe të zhduket në momentin kur ai pranon përgjegjësinë penale.
“Në të kundërtën, paraburgimi pushon së qeni masë sigurie dhe shndërrohet në instrument presioni”, ka paralajmëruar ai.
Dy procesverbale, dy deklarime të kundërta brenda pak minutash
Në reagimin e tij, Berisha ka paraqitur edhe kronologjinë e zhvillimeve të sotme, duke deklaruar se ato janë të dokumentuara në procesverbalet e procedurës.
Sipas tij, në orën 12:36 ka përfunduar marrja e parë në pyetje e Gecit, gjatë së cilës ai ka mohuar se kishte kanosur dikë.
Berisha ka deklaruar se në këtë procesverbal ka kundërshtuar shprehimisht mënyrën e zhvillimit të procedurës, gjendjen shëndetësore në të cilën po intervistohej Geci dhe atë që e konsideronte përdorim të paraburgimit si formë presioni për pranimin e fajësisë.
Në orën 13:05 ka filluar marrja e dytë në pyetje.
Vetëm pesë minuta më vonë, në orën 13:10, Berisha ka revokuar autorizimin si mbrojtës dhe është larguar nga procedura.
Ndërkaq, në orën 13:16, sipas tij, marrja në pyetje ka përfunduar me pranimin e përgjegjësisë penale nga Geci dhe propozimin për marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.
“Dy procesverbale. E njëjta vepër penale. Dy deklarime të kundërta. Vetëm pak minuta ndërmjet tyre”, ka theksuar Berisha.
Ai ka sqaruar se nuk e gjykon vendimin personal të Gecit, duke marrë parasysh gjendjen e tij shëndetësore dhe rrethanat në të cilat ndodhej.
“Një njeri që përballet me probleme serioze shëndetësore dhe privim nga liria mund të përjetojë një trysni që askush prej nesh, nga komoditeti i lirisë, nuk ka të drejtë ta nënvlerësojë”, ka deklaruar ai.
Sipas Berishës, ajo që kërkon shqyrtim është praktika e pretenduar e vendosjes së një personi përballë zgjedhjes ndërmjet qëndrimit në paraburgim duke mohuar fajësinë dhe pranimit të saj me shpresën e rikthimit të lirisë.
“Kjo nuk është drejtësi që kërkon të vërtetën. Kjo rrezikon të jetë drejtësi që kërkon dorëzimin”, ka shkruar Berisha.
“Asnjë prokuror nuk duhet ta përdorë shpresën për liri për të siguruar pranimin e fajësisë”
Avokati ka theksuar se, nëse shteti ka prova për fajësinë e një qytetari, ato duhet t’i paraqesë para gjykatës, ndërsa paraburgimi duhet të mbështetet vetëm në arsye konkrete dhe të ligjshme.
Sipas tij, është e papranueshme që liria të shndërrohet në shpërblim për pranimin e fajësisë, ndërsa paraburgimi në pasojë të mospranimit të saj.
“Asnjë prokuror nuk duhet të ketë mundësinë ta përdorë shpresën për liri si mjet për të siguruar një pranim fajësie”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka shtuar se mund të kishte zgjedhur të heshtte dhe të vazhdonte procedurën, por ka vendosur të mos e lidhë emrin dhe dinjitetin e tij profesional me veprimet që i konsideron në kundërshtim me parimet e drejtësisë penale.
“Avokati nuk është aty për ta përcjellë në heshtje nënshtrimin e klientit. Ai është aty për ta mbrojtur njeriun pikërisht atëherë kur fuqia e shtetit rrezikon ta thyejë atë”, ka theksuar ai.
Kërkon ndërhyrjen e Kryeprokurorit të Shtetit dhe hetimin e rastit
Berisha ka kërkuar reagim të menjëhershëm nga Kryeprokurori i Shtetit, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe institucionet përgjegjëse për mbikëqyrjen e ligjshmërisë së veprimeve të prokurorëve.
Ai ka kërkuar verifikimin e plotë të rrethanave në të cilat është propozuar pranimi i fajësisë, ndërlidhjen e pretenduar të tij me qëndrimin e Prokurorisë për paraburgimin, gjendjen shëndetësore të Gecit dhe mënyrën se si është siguruar vullneti i tij.
“Nëse vërtetohet se paraburgimi është përdorur si mjet shantazhi për sigurimin e pranimit të fajësisë, përgjegjësia nuk mund të përfundojë me konstatimin e një parregullsie procedurale. Duhet të ketë pasoja konkrete, disiplinore dhe penale, sipas përgjegjësisë së secilit”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka theksuar se reagimi i tij nuk ka për qëllim sigurimin e trajtimit të veçantë për Gecin, por parandalimin e praktikave të ngjashme ndaj kujtdo që përballet me sistemin e drejtësisë.
“Nuk po kërkoj trajtim të veçantë për Gani Gecin. Po kërkoj që ajo që ndodhi sot të mos i ndodhë nesër as kundërshtarit tim më të madh, as qytetarit më të panjohur të këtij vendi”, ka shkruar ai.
Në përfundim, Berisha ka deklaruar se vendimi për t’u tërhequr nga mbrojtja i ka kushtuar profesionalisht, por se e ka konsideruar të domosdoshëm për të ruajtur integritetin dhe ndërgjegjen e tij.
“Më mirë ta humbasësh një klient duke mbrojtur parimet, sesa t’i humbasësh parimet duke mbajtur një klient”, ka deklaruar Berisha.
Reagimin e tij e ka përmbyllur me mesazhin:
“Fajësia duhet të provohet për t’ia marrë njeriut lirinë, jo të pranohet për t’ia kthyer atë!”
Akuzat e ngritura nga Berisha për kushtëzimin e pretenduar të lirimit me pranimin e fajësisë mbeten pretendime të tij publike, të cilat kërkojnë verifikim nga institucionet kompetente.
Sinjali do të kërkojë qëndrim edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë lidhur me këto pretendime.
Shqipëria nënshkroi këtë të premte marrëveshjen zyrtare me Bordin e Paqes për pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit (ISF) në Gaza.
Ceremonia u zhvillua në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Marrëveshja u firmos nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji, dhe komandanti i ISF-së, Jasper Jeffers.
Në ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Eric Ëendt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi thekson se Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për paqe dhe siguri.
“Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza”, shkruan ai, krahas fotove.
Shqipëria është një nga vendet themeluese të Bordit të Paqes për menaxhimin e konflikteve dhe stabilizimin pas konflikteve, iniciuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Bordi u themelua zyrtarisht në janar të vitit 2026 gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos dhe fokusi i tij i parë është procesi i stabilizimit dhe qeverisjes tranzitore në Rripin e Gazës.
Më 22 janar 2026, Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 110 vota pro anëtarësimin e vendit në këtë organizatë.
Më pas, në mbledhjen inauguruese të Bordit, më 19 shkurt 2026, kryeministri Edi Rama konfirmoi se Shqipëria do të kontribuojë me trupa ushtarake dhe personel policor në kuadër të forcës ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza./Telegrafi/