Blog

  • Bekim Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët

    Bekim Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët

    Zëvendëskryetari i Parë i Qeverisë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim bilateral me Komisioneren Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel.

    Në fokus të takimit ishin perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut, zhvillimet e fundit në politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, zbatimi i Agjendës së Reformave dhe mundësitë për integrim më të shpejtë dhe gradual në politikat dhe programet evropiane.

    Ministri Sali përshëndeti Komunikimin e Komisionit Evropian, “Preparing for a Wider Union”, duke theksuar rëndësinë e një procesi zgjerimi më të parashikueshëm, të bazuar në merita dhe në rezultate të matshme.

    “Integrimi evropian nuk duhet të mbetet vetëm një perspektivë politike. Ai duhet të përkthehet në mundësi reale për qytetarët, ekonominë dhe bizneset tona. Reformat që zbatojmë duhet të na afrojnë gradualisht me tregun, programet dhe politikat e Bashkimit Evropian”, theksoi Sali.

    Në takim u trajtua edhe zbatimi i Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe Agjendës së Reformave. Ministri nënvizoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar ndaj reformave në sundimin e ligjit, administratën publike, digjitalizimin, energjinë dhe konkurrueshmërinë ekonomike.

    Vëmendje e veçantë iu kushtua përfitimeve të prekshme të integrimit gradual, përfshirë pjesëmarrjen në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA), mundësinë e zgjerimit të modelit “Roam Like at Home” dhe bashkëpunimin në fushën e transformimit digjital.

    Ministri Sali theksoi gjithashtu rëndësinë e Kornizës së ardhshme Financiare Shumëvjeçare 2028–2034, e cila duhet të sigurojë mbështetje të qëndrueshme, të parashikueshme dhe të orientuar drejt rezultateve për vendet kandidate.

    Në kuadër të vizitës, komisionerja Marta Kos realizoi edhe një intervistë të posaçme për përfaqësuesit e mediave nga Maqedonia e Veriut, duke ofruar mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë me publikun mbi procesin e zgjerimit dhe perspektivën evropiane të vendit.

    Ministria për Çështje Evropiane mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me institucionet evropiane, me qëllim përshpejtimin e reformave dhe shndërrimin e procesit të integrimit në rezultate konkrete për qytetarët.

  • Apple pulls out the first folded phone, which is nearly 2,000 dollars.

    Apple has launched the sale of her first folded phone, the XiPhoone Duoï, with a price approaching 2,000 dollars and limited amounts at her stores worldwide.

    According to Reuters, this launch marks the American giant’s entry in direct competition with producers like Samsung and Huawei, in a segment of the market where folded equipment has gained more and more attention.

    The launch also constitutes one of the first important tests for the company’s new executive chief, John Ternus.

    High interest in the equipment is said to have immediately exceeded the available stock, causing the shipments to be postponed until the end of January.

    To manage the demand, Apple has imposed restrictions on purchase, allowing each customer to purchase up to two devices.

    Apple’s entry into the folded phone market is expected to increase competition among key producers, while it remains to be seen how the new device will affect this segment of the market.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Apple nxjerr telefonin e parë të palosshëm, “iPhone Duo” kushton afro 2,000 dollarë

    Apple ka nisur shitjen e telefonit të saj të parë të palosshëm, “iPhone Duo”, me një çmim që i afrohet 2,000 dollarëve dhe me sasi të kufizuara në dyqanet e saj në mbarë botën.

    Sipas Reuters, ky lançim shënon hyrjen e gjigantit amerikan në konkurrencë të drejtpërdrejtë me prodhues si Samsung dhe Huawei, në një segment të tregut ku pajisjet e palosshme kanë fituar gjithnjë e më shumë vëmendje.

    Lançimi përbën gjithashtu një nga testet e para të rëndësishme për shefin e ri ekzekutiv të kompanisë, John Ternus.

    Interesimi i lartë për pajisjen thuhet se e ka tejkaluar menjëherë stokun e disponueshëm, duke bërë që dërgesat të shtyhen deri në fund të janarit.

    Për të menaxhuar kërkesën, Apple ka vendosur kufizime në blerje, duke lejuar secilin klient të blejë deri në dy pajisje.

    Hyrja e Apple në tregun e telefonave të palosshëm pritet të shtojë konkurrencën mes prodhuesve kryesorë, ndërsa mbetet të shihet se si do të ndikojë pajisja e re në këtë segment të tregut.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

    Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

    Deputetët opozitarë kundërshtojnë projektligjin për Byronë: Është në kundërshtim me qëllimin për të cilin është nisur

    Deputetët opozitarë në Komisionin për Legjislacion kanë shprehur kundërshtime ndaj Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke ngritur shqetësime për përmbajtjen e tij dhe mënyrën e zbatimit.

    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se nuk sheh arsye për nguti për një ligj kaq të rëndësishëm, ndërsa deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se disa nga dispozitat mund të çojnë në atë që ai e quajti “persekutim”, e jo hetim.

    Në anën tjetër nga ana e VV-së, kanë mbrojtur procesin e shqyrtimit të projektligjit, duke thënë se janë respektuar afatet dhe se komentet e pranuara janë trajtuar gjatë përgatitjes.

    Deputetja Kica-Xhelili ka kërkuar që para se të merret vendim për projektligjin, deputetët t’i kenë parasysh çështjet që, sipas saj, ende nuk janë zgjidhur.

    “Dua që ta keni parasysh që nëse sot vendosni ta votoni ose jo këtë projektligj, t’i keni parasysh këto çështje. Çështja e parë është çështja e drejtorit, përzgjedhjes së drejtorit të byrosë, dhe nuk ka ndryshuar mënyra e votimit të drejtorit. Drejtori vazhdon të zgjedhet me shumicën e thjeshtë të deputetëve që vetëm marrin pjesë në votim. Kjo nënkupton që me 61 deputetë prezent, do të mjaftojnë 31 vota që të zgjedhet drejtori i byrosë. Çështja e dytë është që, pavarësisht që kërkohet specializimi i gjyqtarëve të shkallës së parë, shkalla e dytë, pra e Apelit që duhet të vërtetojë bazueshmërinë ose jo të kërkesës së shkallës së parë, nuk kërkohet specializimi edhe i atyre. Pra, shkalla e dytë, e cila duhet ta rrëzojë ose jo vendimin e shkallës së parë, për të njëjtën nuk kërkohet specializimi për çështjen e byrosë, sikurse kërkohet për gjyqtarët e shkallës së parë. Çështja tjetër është që ne insistuam që përvoja e punës së personave që do të zgjedhen anëtarë të byrosë të jetë së paku 7 vite pune profesionale. Ministria tha që do ta shqyrtonte dhe të mërkurën u dakorduam që do të ishte 7, por sot në anën tjetër na u tha që mendojmë ta rikthejmë në 5 vite. Unë sot nuk i kam përfaqësuesit e ministrisë, por do të ishte skandaloze që të konsiderohej që është shumë përvojë pune profesionale 5 vite për anëtarë të byrosë. Tjetra çështje që u adresua dhe nuk u pranua të mërkurën, megjithëse ministria sërish mbeti që javën tjetër të na sillte ndryshimet, por megjithatë takimi u caktua sot. Kishte të bënte me lartësinë e pragut për inicimin e verifikimit. Pragu vazhdon me mbetë 25 mijë euro. Ndërkaq, po flasim për verifikimin e pasurisë së 18 viteve të kaluara, që nënkupton që në të ardhmen ky numër do të rritet. Pra, nga viti 2008 e tutje”, tha ajo.

    Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, ka deklaruar se shqyrtimi i projektligjit është zhvilluar në përputhje me afatet dhe se vërejtjet e paraqitura nga deputetët, Gjykata Supreme dhe shoqëria civile janë trajtuar gjatë punës së grupit.

    “E para, punës është që ky kusht i domosdoshëm është afati mes dy leximeve që është i përmbushur dhe është 15-ditëshi për të cilin e ka kaluar, dhe ne kemi ftuar vijimësisht dhe me një lloj kolegialiteti. Planifikimi ka qenë për ditën e mërkurë që të kryhet i gjithë drafti, dhe në këtë rast edhe grupi punues ta përfundojë punën në ditën e parë. Nuk kemi arritur deri në përfundim të orarit të punës, dhe e kemi planifikuar që sot ta vazhdojmë pjesën e mbetur. Kemi kryer edhe pjesën e parë të paradites, dhe besoj që vërejtjet cilat janë dhënë janë të gjitha të adresuara. Një pjesë e tyre, qoftë nga propozuesi në këtë rast i amandamenteve, deputeti i Partisë Demokratike, por edhe përfaqësuesit e Gjykatës Supreme, në këtë rast edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, janë trajtuar një për një dhe presje për presje. Dhe ky është serioziteti më i madh i mundshëm që janë trajtuar. Nuk janë neglizhuar asnjë koment, nuk janë neglizhuar asnjë vërejtje, asnjë sugjerim, dhe asnjë amandament”, tha Qorrolli.

    Ai ka folur edhe për raportin mes konfiskimit civil dhe atij penal, duke iu referuar qëndrimeve të Komisionit të Venecias.

    “Ne përfillshëm dhe me kujdes të jashtëzakonshëm i kemi shkuar nen për nen ligjit, në kuptimin ku aty nuk ka pasur, sepse ligji i përmban gjithsej nenet dhe ne jemi marrë me pjesën kryesore ose materiale të çështjes. Dhe siç kemi treguar konsensualisht, ne e kemi pranuar edhe amandament të paraqitur edhe nga shoqëria civile, sepse ka qenë ndërhyrja e drejtë dhe ligji i plotëson të gjitha standardet. Në anën tjetër, sa i takon raportit mes konfiskimit civil dhe atij penal, më lejoni ta sqaroj që këtë në opinionin e Venecias, vetë komisioni. E ka trajtuar këtë çështje që nuk mund të ndërlidhen raporti mes konfiskimit civil dhe penal. Të dhënat të cilat përdoren gjatë procedurës së në byro, të cilat delegohen në Gjykatën kompetente për t’u trajtuar në konfiskim civil, ato të dhëna mund të ringriten ose të ripërdoren në raste kur gjykata ose prokurori, sipas detyrës zyrtare, mund të ngritë hetime. Këtë Venecia e ka thënë qartësisht. Të dhënat të cilat përdoren në konfiskim civil nuk mund të përdoren në procedurë penale. Dhe më shumë se sa kaq, madje, madje nëse zonja Kica është shumë më e drejtpërdrejtë se ç’ishte, kjo tha që është në rregull me një pjesë të deklarimit të saj”, tha ai.

    Ndërkaq, deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka shprehur shqetësimin se verifikimi i pasurisë mund të vazhdojë edhe pasi një zyrtar të mos e ushtrojë më funksionin publik, duke e cilësuar këtë si rrezik për ndërhyrje në jetën private.

    “E para, në qoftë se një zyrtarë i lartë publik po marrë shembull, ju, ose që po marrë shembull veten, nuk jam më deputet, edhe unë do të thotë e gjej një punë tjetër. Kushdo cili do hetues mundet të marrë me të hetu ty, a mua, domethënë në 5 vjet se çka je tu punu, çka je tu bo, ku je tu funksionu, si person privat. Unë në momentin kur e hedh petkun e zyrtarit publik shtetëror, unë apo ju, apo cili do, cili vend ne botë, në momentin qe ai me që nuk është zyrtar i lartë publik, ai është person fizik privat, edhe ushtron funksionin e vet. A don me shku në fusha me mbjell speca, apo don me shku me punu dika jashtë, është detyra e tij. E tash, byroja ka me shku, domethënë me i bo hetim, se dikush po e lajmëron, për çfarë arsye? Domethënë kjo është persekutim, kjo nuk është hetim”, tha Tahiri.

    Në anën tjetër, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka mbrojtur projektligjin, duke thënë se ai është shqyrtuar në shumë nivele dhe se versioni aktual nuk ka ndryshime thelbësore nga ai që është votuar më herët.

    “Është projektligji më i diskutuar dhe më i shqyrtuar në cilindo forum dhe në cilindo nivel prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nuk e di që, dhe mbase ka, por kam të drejtë me supozu që nuk ka ndonjë projektligj që në 3 legjislatura është shqyrtu në 2 lexime, madje është votuar 2 herë në 2 lexime, është trajtuar 2 herë nga Gjykata Kushtetuese, është trajtuar 3 herë nga Komisioni i Venecias, dhe po e diskutojmë sërish. Në disa prej këtyre niveleve, është përkrahur edhe nga vetë ju. Dmth, është votuar edhe nga vetë ju, dhe ky projektligj nuk është që sot ka ndryshime të atilla me rast simbolike, që e bën të ndryshëm me atë çfarë është votuar, le të themi, para 1 viti ose për herë të parë kur është votuar nga LDK”, tha Rrustemi.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Shearer mbron Carrickun: Problemet e Unitedit janë shumë më të thella

    Shearer mbron Carrickun: Problemet e Unitedit janë shumë më të thella

    Ndërkohë, drejtuesit e klubit thuhet se kanë nisur të shqyrtojnë alternativa për stolin e “Djajve të Kuq”.

    Manchester Unitedi po kalon një periudhë të vështirë, ndërsa pozita e trajnerit Michael Carrick është vënë nën presion të madh.

    Sipas raportimeve, ndeshja e së dielës kundër Bournemouthit mund të jetë vendimtare për të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

    Në mesin e emrave që përmenden si kandidatë të mundshëm për ta marrë drejtimin e skuadrës janë Eddie Howe, Julian Nagelsmann dhe Antonio Conte. Megjithatë, deri më tani nuk ka një vendim zyrtar për të ardhmen e Carrickut.

    Ish-sulmuesi legjendar i Newcastle Unitedit dhe përfaqësueses së Anglisë, Alan Shearer, ka shprehur mbështetjen e tij për trajnerin, duke theksuar se problemet e Manchester Unitedit nuk mund t’i atribuohen vetëm personit që drejton ekipin nga banka rezervë.

    “Shpresoj që kjo të mos jetë fundi për Michael Carrickun te Manchester Unitedi, por, natyrisht, rezultatet të bëjnë të shqetësohesh”, ka deklaruar Shearer për Betfair.

    Ai ka theksuar se ndryshimet e shpeshta të trajnerëve nuk kanë arritur ta zgjidhin krizën e klubit, duke vënë në pikëpyetje mënyrën se si funksionon Manchester Unitedi në tërësi.

    “Manchester Unitedi vazhdon të kalojë nga një trajner te tjetri, duke kërkuar zgjidhjen. Problemet e klubit janë të mëdha dhe ajo që ndodh në nivelet drejtuese reflektohet edhe në fushën e lojës”, ka theksuar ish-futbollisti anglez.

    Sipas Shearer, një nga problemet kryesore të klubit lidhet edhe me politikën e transferimeve. Ai vlerëson se Manchester Unitedi nuk ka arritur gjithmonë t’i sigurojë objektivat e tij kryesorë në afatet kalimtare, ndërsa skuadrës i kanë munguar përforcime të rëndësishme.

    “Shpresoj që ai të mos e humbasë vendin e punës, por nuk do të më befasonte nëse kjo do të ndodhte. Është e pabesueshme ajo që po ndodh në këtë klub dhe vazhdojnë të mendojnë se faji është i trajnerit. Por nuk është kështu”, ka shtuar Shearer.

    Manchester Unitedi, sipas raportimit, nuk ka arritur të fitojë në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke e shtuar presionin para përballjes me Bournemouthin.

    Kjo situatë ka rikthyer në vëmendje problemet e vazhdueshme të klubit anglez, i cili, pavarësisht emrit dhe historisë së tij, po vazhdon të kërkojë stabilitet dhe rezultate të qëndrueshme.

    Burimi: RTKLive

  • Një i vrarë dhe katër të plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit

    Një i vrarë dhe katër të plagosur nga të shtënat me armë në periferi të Parisit

    Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën katër të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Trappes, në periferi të Parisit, ndërsa autoritetet franceze po e trajtojnë rastin si një incident të mundshëm terrorist, raporton BBC.

    Kryeministri i Francës, Sébastien Lecornu, i ka cilësuar ngjarjet si “shumë serioze”, duke bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe ndodhet në paraburgim policor.

    Prokuroria Kombëtare Kundër Terrorizmit e Francës ka marrë përsipër hetimin, i cili, sipas saj, lidhet me dyshimet për “vrasje në lidhje me një ndërmarrje terroriste”.

    Kryetari i komunës së Trappes, Ali Rabeh, ka deklaruar se një person ka qëlluar me armë nga vetura ndaj disa njerëzve që ka hasur të premten në mëngjes.

    Sipas mediave franceze, numri i të plagosurve mund të jetë më i lartë, ndërsa raportohet se në mesin e tyre mund të jetë edhe një fëmijë 12-vjeçar.

    Në vendin e ngjarjes janë angazhuar forca të shumta policore dhe ekipe të emergjencës, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat dhe motivin e sulmit.

    Burimi: Dukagjini

  • Protestuesit në Tiranë djegin posterin me imazhet e Ramës dhe Vuçiçit

    Protestuesit në Tiranë djegin posterin me imazhet e Ramës dhe Vuçiçit

    Protestuesit janë mbledhur edhe sot në kryeqytet, ku protesta është shoqëruar me tensione dhe veprime simbolike kundër kryeministrit Edi Rama.

    Gjatë tubimit, protestuesit kanë përmbysur dhe rrokullisur në bulevard stolat që kryeministri Edi Rama kishte vendosur si një ftesë për dialog.

    Veprimi i tyre vjen në një moment kur thirrjet për dialog janë përballur me reagime nga një pjesë e protestuesve.

    Më pas, protestuesit i kanë vënë flakën një posteri ku shfaqeshin imazhet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. /Tch/

  • Vajzat e Kosovës synojnë fitoren ndaj Estonisë

    Vajzat e Kosovës synojnë fitoren ndaj Estonisë

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave sonte (e premte) nis rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, ku përballë do ta ketë Estoninë.

    Vashat dardane luajnë në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 20:00, në përballjen e parë të dy ndeshjeve që do të zhvillohen brenda dy ditësh.

    Kjo është hera e gjashtë që Kosova paraqitet në kualifikimet për Botëror, ndërsa synimi është i qartë: të shfrytëzohet përparësia e terrenit vendas dhe të sigurohet një rezultat sa më i mirë përpara duelit të dytë, që zhvillohet të shtunën nga ora 17:00.

    Kombëtarja që tregohet më e suksesshme pas dy ndeshjeve do të sigurojë kalimin në raundin e fundit kualifikues për Botërorin e vitit 2027.

    Federata e Hendbollit e Kosovës ka bërë thirrje për mbështetjen e vajzave dardane, të cilat synojnë të japin maksimumin në parket dhe të përfaqësojnë denjësisht fanellën e Kosovës. /Telegrafi/

  • Shkencëtarja e Stanfordit: Sekreti i nënës sime 85-vjeçare italiane për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

    Shkencëtarja e Stanfordit: Sekreti i nënës sime 85-vjeçare italiane për një jetë të gjatë dhe të shëndetshme

    Dr. Lucia Aronica ka punuar si studiuese në Universitetin e Stanfordit për dy dekada duke studiuar epigjenetikën, shkencën se si dieta dhe stili i jetesës ndikojnë në gjenet tona.

    “Jetëgjatësia e vërtetë ka një dimension biologjik, psikologjik dhe social. Secila prej tyre ndikon te të tjerat dhe askush nuk e kupton dhe zbaton më mirë se nëna ime Livia”, thotë ai.

    Nëna e saj, Livia, është 85 vjeçe dhe jeton në një qytet të vogël bregdetar në jug të Italisë.

    “Ajo nuk ka një orë inteligjente që gjurmon aktivitetin fizik, nuk është larë kurrë në ujë të akullt dhe nuk ka idenë se çfarë është biohacking. Megjithatë, ajo është një nga njerëzit më të shëndetshëm dhe më të lumtur që njoh”, thekson Dr. Aronica në një tekst për CNBC dhe i jep asaj pesë rregulla të thjeshta për një jetë të gjatë dhe të lumtur.

    Hani ushqime që ju bëjnë të lumtur dhe hani ngadalë

    “Për nënën time, darka është e shenjtë. Ajo nuk nxitohet kurrë për të ngrënë. Ajo i hedh vaj ulliri pothuajse çdo gjëje, përgatit perime me gjethe jeshile me hudhër, ha peshk disa herë në javë dhe shijon një çokollatë të zezë me kafenë e pasdites.”

    Ushqimi është karburant për trupin, por edhe një burim informacioni që ndikon në aktivitetin e gjeneve tona. Dieta mesdhetare e nënës sime ka qenë gjithmonë e pasur me lëndë ushqyese që mbështesin funksionin e gjeneve të lidhura me shëndetin dhe jetëgjatësinë.

    Lëvizni natyrshëm, jo vetëm në palestër

    “Aktiviteti fizik ndryshon shprehjen e më shumë se 800 gjeneve në muskujt tanë, gjë që kontribuon në rinovimin më të mirë të qelizave dhe rezistencën më të madhe metabolike.”

    Përveç kësaj, hulumtimet kanë treguar se njerëzit që ecin me një ritëm më të shpejtë kanë tendencë të tregojnë shenja të plakjes biologjike më të ngadaltë.

    Nëna ime kohët e fundit filloi të stërvitej me një trajner për të ruajtur forcën e muskujve. Megjithatë, gjatë tetë dekadave të fundit, jeta e saj e përditshme ka qenë palestra.

    Ai ecën në treg, viziton fqinjët e tij dhe ngjit katër kate shkallë sepse ashensori është i ngadaltë.”

    Ji aty për të dashurit e tu dhe lejo që ata të jenë aty për ty

    “Izolimi social aktivizon gjenet e lidhura me proceset inflamatore, të cilat mund të kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare, rënien njohëse dhe plakjen e përshpejtuar.

    Marrëdhëniet e ngushta mund të zvogëlojnë aktivitetin e këtyre gjeneve dhe të ndihmojnë në mbrojtjen kundër sëmundjeve kronike.

    Në kulturën e Italisë jugore, të qenit bashkë zë një vend të veçantë. Njerëzit ulen së bashku, hanë, debatojnë dhe pastaj i thonë lamtumirë njëri-tjetrit duke pirë kafe. Ata janë aty për njëri-tjetrin në momentet e trishtimit dhe në momentet e festimit.

    Bota e nënës sime mbështetet në momente të vogla e të gëzueshme bashkëjetese.

    Çdo ditë ajo del për një “passeggiata”, pra një shëtitje me fqinjën e saj. Motra e saj jeton në një qytet tjetër, por të dyja kanë një bisedë të rregullt telefonike që nuk e kanë humbur prej dekadash.

    Ajo shpesh kalon pasdite në kuzhinë, duke u mësuar nipërve dhe mbesave receta që i ka trashëguar nga nëna e saj, si kroketa napolitane me patate dhe mocarela.

    Të kesh një arsye për t’u zgjuar dhe për t’u veshur çdo mëngjes

    “Nëna ime punoi si nëpunëse civile për më shumë se 30 vjet dhe doli në pension në moshën 58 vjeç.

    Ajo kishte çdo arsye për të ngadalësuar, por kurrë nuk u tërhoq plotësisht nga jeta aktive. Ajo thjesht mori një rol të ri që i lejoi të qëndronte në qendër të komunitetit që e do kaq shumë.

    Ajo u bë kujdestare e mençurisë familjare, mësuese për përgatitjen e makaronave dhe rrëfimtare për nipërit e mbesat e saj.

    Hulumtimet kanë treguar se njerëzit me një ndjenjë të fortë qëllimi në jetë kishin një moshë epigjenetike që ishte mesatarisht 2.4 vjet më e ulët se ata që nuk kishin një ndjenjë të fortë qëllimi.

    Le të jetë kënaqësia udhërrëfyesi juaj, jo diçka që e kufizoni ose e shmangni

    “Nëna ime ka atë që unë e quaj një ‘shkëndijë’.

    Kur u rrita, mendoja se ishte thjesht një gëzim tipik italian për jetën. Sot, pas dekadash studimi të jetëgjatësisë, e shoh ndryshe.

    Ajo shkëndijë është aftësia e saj për të gjetur kënaqësi të vërtetë në jetën e përditshme.

    Ndryshe nga sa mendojnë shumë njerëz, lumturia nuk është e kundërta e shëndetit.

    Hulumtimet tregojnë se emocionet pozitive, marrëdhëniet e forta ndërpersonale dhe përvojat e këndshme mund të ndikojnë pozitivisht në proceset biologjike që lidhen me rezistencën e trupit dhe plakjen e shëndetshme.

    Nëna ime e shijon ngadalë kafenë espresso. Për të shkuar në supermarket, ajo vishet siç vishen të tjerat për dasmë, duke e kombinuar lulen në flokë me çantën, këpucët dhe fustanin. Ai i pëlqen të qeshë dhe të bëjë shaka me fqinjët e tij. Dhe çdo mëngjes na dërgon një foto të lindjes së diellit mbi det, të bërë nga ballkoni i tij.

    Është “buongiorno” ose “mirëmëngjesi” i saj i përditshëm për njerëzit që i do.

  • Customs reveals 20 undeclared heaters in Vmica, worth about 1,200 euros

    Kosovo Customs officials have discovered 20 undeclared heating pieces during the control of a Albanian license vehicle at the border checkpoint in Vermica.

    According to Dogan’s announcement, the vehicle was selected for control based on risk analysis. During the interview, the traveler had not declared goods for reporting to the customs authorities.

    Due to doubts, the vehicle has been sent to the second line of control, where 20 heaters, worth approximately 1,200 euros, without including customs duties, have been discovered during the detailed verification.

    The goods have been banned, while the case will be handled in line with administrative procedures and legislation in force.

    Kosovo customs has indicated that it will continue its commitment to prevent smuggling and illegal trade, as well as to protect the country’s economic interests and ensure fair competition.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal