Blog

  • Western Balkan leaders gather in Montenegro, Kurti participates

    Kosovo Prime Minister Albin Kurti will be in Montenegro today, where the Berlin Process Summit is held in Milocher, near Budva. The meeting gathers leaders of the region and representatives of the European Union to discuss the European integration of the Western Balkans and steps that must be taken for the countries’ progress towards EU membership.

    Albania’s Prime Minister Edi Rama, German Chancellor Friedrich Merz, Croatia’s prime minister, Andrej Plenkovic, Austrian Chancellor Christian Stocker, and Northern Macedonia Prime Minister Hristian Mickoski are expected to attend the meeting.

    Besides the leaders of the region, top European officials, including Enlargement Commissioner Marta Kos, Italy’s Foreign Minister Antonio Taani, and French Minister for Europe Benjamin Haddad, will be present at the summit.

    Discussions will focus on deepening co-operation among Western Balkan countries, implementing reforms and their European perspective. One of the topics of importance will be Montenegro’s membership process in the European Union.

    While in Montenegro, Marta Kos will meet with President Jakov Milatovic and Parliament Speaker Andrija Mandic. The meeting agenda is expected to include institutional reforms and the country’s progress on the road to European integration.

    Representatives of the World Bank, the European Investment Bank and the European Bank for Reconstruction and Development will also participate in the event, with a focus on economic co-operation and development projects in the region.

    According to the agenda, delegations will arrive and be declared for the media from 09:30 to 10:15, while the opening session will begin at 10:20. The media conference is scheduled for 1: 00 a.m., and then participants will take the joint photo.

    The Berlin process aims to advance political and economic co-operation among Western Balkan countries and support their integration into the European Union.

    Source Layer: Dukeagini

  • Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, merr pjesë edhe Kurti

    Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Mal të Zi, merr pjesë edhe Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të jetë sot në Mal të Zi, ku në Miloçer, pranë Budvës, mbahet Samiti i Procesit të Berlinit. Takimi mbledh liderë të rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian për të diskutuar integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor dhe hapat që duhet të ndërmerren për përparimin e vendeve drejt anëtarësimit në BE.

    Në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, kancelari austriak, Christian Stocker, si dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

    Përveç liderëve të rajonit, në samit do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë evropianë, përfshirë komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, ministrin e Jashtëm të Italisë, Antonio Tajani, dhe ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

    Diskutimet do të përqendrohen në thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, zbatimin e reformave dhe perspektivën e tyre evropiane. Një nga temat me rëndësi do të jetë edhe procesi i anëtarësimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.

    Gjatë qëndrimit në Mal të Zi, Marta Kos do të takohet me presidentin Jakov Milatoviç dhe kryetarin e Kuvendit, Andrija Mandiç. Në agjendën e takimeve pritet të përfshihen reformat institucionale dhe progresi i vendit në rrugën drejt integrimit evropian.

    Në aktivitet do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me fokus edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe projektet zhvillimore në rajon.

    Sipas agjendës, delegacionet do të mbërrijnë dhe do të deklarohen për media nga ora 09:30 deri në 10:15, ndërsa seanca hapëse do të nisë në orën 10:20. Konferenca për media është planifikuar për orën 13:00, e më pas pjesëmarrësit do të realizojnë fotografinë e përbashkët.

    Procesi i Berlinit synon të avancojë bashkëpunimin politik dhe ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të mbështesë integrimin e tyre në Bashkimin Evropian.

    Burimi: Dukagjini

  • Mature or immature Bananas, which are healthier?

    The banana is one of the most practical and delicious fruits to be consumed during the day, but its benefits are not limited to the energy it gives us.

    This fruit contains prebiotic fibers that foster useful intestines bacteria and can help maintain the balance of microbiotics, with potential effects, even on brain function and memory.

    Which banana is better – green or yellow?
    Green residence: may be of greater help in feeding intestine bacteria. In some, though, it can cause breath or discomfort.
    Yellow banana: It’s sweeter because during the roasting, some of the starting point becomes simpler sugars. It is also milder and usually digests easier.
    Very mature apartment: may be a good choice for those who prefer sweeter and softer fruit, but its highest content of simple sugars should be taken into account by those who control glucose in the blood.
    So you don’t just have to choose green bananas. Both forms can be part of a balanced diet.

    How can you include bananas in your daily diet?
    To obtain more fiber, you can combine bananas with oatmeal, nuts, almonds, or other fruits. If you like it, you can add it in the morning with natural yogurt or consume it as a middle of little dry fruit, you write live.al.

    In addition to bananas, good sources of prebiotic fibers are eyelids, garlic, mats, aninars, legumes, and integral cereals. The variety in feeding is more important than relying on one fruit.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • Bananet e pjekura apo të papjekura, cilat janë më të shëndetshme?

    Bananet e pjekura apo të papjekura, cilat janë më të shëndetshme?

    Bananet e pjekura apo të papjekura, cilat janë më të shëndetshme?

    Banania është një nga frutat më praktike dhe të shijshme për t’u konsumuar gjatë ditës, por përfitimet e saj nuk kufizohen vetëm te energjia që na jep.

    Ky frut përmban fibra prebiotike që ushqejnë bakteret e dobishme të zorrëve dhe mund të ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit të mikrobiotës, me ndikime të mundshme edhe në funksionet e trurit dhe kujtesën.

    Cila banane është më e mirë: e gjelbra apo e verdha?
    Banania jeshile: përmban më shumë niseshte rezistente dhe mund të ndihmojë më shumë në ushqyerjen e baktereve të zorrëve. Megjithatë, te disa persona mund të shkaktojë fryrje ose parehati.
    Banania e verdhë: është më e ëmbël, sepse gjatë pjekjes një pjesë e niseshtesë shndërrohet në sheqerna më të thjeshta. Është gjithashtu më e butë dhe zakonisht tretet më lehtë.
    Banania shumë e pjekur: mund të jetë një zgjedhje e mirë për ata që preferojnë fruta më të ëmbla dhe më të buta, por përmbajtja e saj më e lartë e sheqernave të thjeshta duhet të merret parasysh nga personat që kontrollojnë glukozën në gjak.
    Pra, nuk ka nevojë të zgjidhni vetëm bananen jeshile. Të dyja format mund të jenë pjesë e një ushqyerjeje të ekuilibruar.

    Si ta përfshini bananen në ushqyerjen e përditshme?
    Për të marrë më shumë fibra, mund ta kombinoni bananen me tërshërë, arra, bajame ose fruta të tjera. Nëse ju pëlqen, mund ta shtoni në mëngjes me kos natyral ose ta konsumoni si mesvakt me pak fruta të thata, shkruan living.al.

    Përveç bananes, burime të mira të fibrave prebiotike janë qepa, hudhra, preshi, angjinaret, bishtajoret dhe drithërat integrale. Shumëllojshmëria në ushqyerje është më e rëndësishme sesa mbështetja te një frut i vetëm.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Rama does not give up calling for dialogue, lay stone benches after protesters destroyed chairs

    Although rejected in two straight days, Albania’s prime minister, Edi Rama, does not give up calling for dialogue with protesters.

    Today he has posted a video, where he repeats the call for dialogue, but with a very hot innovation.

    This time Rama has put before the prime minister stone benches with the inscription dialogue on them.

    His election stems from the fact that in the past two cases protesters destroyed the chairs.

    Source Layer: Dukeagini

  • Rama nuk heq dorë nga thirrja për dialog, vendos stola guri pasi protestuesit shkatërruan karriget

    Rama nuk heq dorë nga thirrja për dialog, vendos stola guri pasi protestuesit shkatërruan karriget

    Edhe pse u refuzua në dy ditë radhazi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk heq dorë nga thirrja për dialog me protestuesit.

    Ditën e sotme ai ka postuar një video, ku përsërit thirrjen për dialog, por me një risi mjaft pikante.

    Këtë herë Rama ka vënë para kryeministrisë stola prej guri me mbishkrimin dialog mbi ta.

    Kjo zgjedhje e tij vjen prej faktit se në dy rastet e kaluara protestuesit i shkatërruan karriget.

    Burimi: Dukagjini

  • Dakota Johnson shfaq barkun e tonifikuar pas stërvitjes në Los Angeles, mes thashethemeve për romancën me MGK

    Dakota Johnson shfaq barkun e tonifikuar pas stërvitjes në Los Angeles, mes thashethemeve për romancën me MGK

    Dakota Johnson u fotografua duke dalë nga një palestër në Los Angeles, e veshur me reçipeta sportive të zeza dhe geta me bel të lartë që nxirrnin në pah barkun e saj të tonifikuar.

    Aktorja 37-vjeçare kishte kombinuar veshjen sportive me një bluzë të zezë me kapuç, atlete dhe syze dielli, ndërsa mbante në dorë një shishe uji. Flokët brune i kishte lënë të lëshuara në onde të lehta.

    Dalja e saj vjen në një periudhë kur po qarkullojnë spekulime për një lidhje romantike me reperin Machine Gun Kelly (MGK).

    Sipas DailyMail, aktorja u ka folur miqve të afërt për romancën dhe dyshohet se e ka prezantuar reperin edhe me familjen e saj. Megjithatë, lidhja nuk është konfirmuar publikisht.

    Thashethemet nisën në shtator, kur të dy u panë në momente të ndryshme duke mbërritur në apartamentin e Taylor Swift në New York.

    Përfaqësuesit e Johnson nuk kishin dhënë ende një koment për raportimet e fundit. /Telegrafi/

  • RIT Kosovo dhuron kabinet të informatikës për shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash

    RIT Kosovo dhuron kabinet të informatikës për shkollën e mesme “Ruzhdi Berisha” në Dragash

    Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, ka njoftuar se në Shkollën e Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha” është funksionalizuar Kabineti i Informatikës për drejtimin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK), falë një donacioni nga RIT Kosovo.

    Në inaugurimin e kabinetit morën pjesë kryetari Xheladini dhe shefja e kabinetit, Arijeta Skeraj. Ky investim synon përmirësimin e kushteve për mësimdhënie dhe mësimnxënie, si dhe pajisjen e nxënësve me njohuri dhe shkathtësi të nevojshme në fushën e teknologjisë së informacionit.

    Xheladini ka shprehur mirënjohje për RIT Kosovo për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti, si dhe për përfaqësuesin e këtij institucioni, Enis Vehapi, ish-nxënës i shkollës, dhe drejtorin e ShML-së “Ruzhdi Berisha”, Lulzim Ahmeti, për angazhimin e tyre.

    Me këtë rast, drejtuesit e shkollës ndanë edhe një mirënjohje për donatorin, në shenjë falënderimi për kontributin në përmirësimin e kushteve arsimore.

    Pas inaugurimit të kabinetit të TIK-ut, Xheladini dhe të pranishmit vizituan edhe bibliotekën e shkollës, si dhe kabinetet e muzikës dhe infermierisë.

    Sipas Xheladinit, investimi në arsim dhe në infrastrukturën moderne shkollore përbën një hap të rëndësishëm drejt krijimit të mundësive më të mira për zhvillimin profesional të të rinjve. /Telegrafi/

  • QKMF-ja në Kaçanik furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

    QKMF-ja në Kaçanik furnizohet me vaksina kundër gripit sezonal

    Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kaçanik është furnizuar me vaksina kundër gripit sezonal, ndërsa qytetarët mund të vaksinohen në njësinë përkatëse të kësaj qendre.

    Sipas njoftimit të QKMF-së, vaksinimi rekomandohet me prioritet për personat mbi moshën 65-vjeçare, personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna, fëmijët me sëmundje kronike dhe personat që kanë indikacion për vaksinim sipas rekomandimeve shëndetësore.

    Në mesin e grupeve që rekomandohet të vaksinohen janë edhe personat që jetojnë në institucione të kujdesit afatgjatë, profesionistët shëndetësorë dhe personat e tjerë që ofrojnë kujdes shëndetësor.

    QKMF-ja ka bërë të ditur se vaksinimi rekomandohet edhe për qytetarët e tjerë që dëshirojnë të mbrohen nga gripi sezonal.

    Vaksinimi mund të bëhet në njësinë e vaksinimit në QKMF-në e Kaçanikut, nga e hëna deri të premten, në orarin 08:00–15:00. /Telegrafi/

  • Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, situatë problematike në disa lagje - turistët argëtohen

    Reshjet e shiut përmbytin rrugët e Vlorës, situatë problematike në disa lagje – turistët argëtohen

    Reshjet e dendura të shiut, të nisura rreth mesnatës dhe që zgjatën për afro dy orë, kanë shkaktuar probleme me përmbytjet në disa lagje dhe rrugë të qytetit të Vlorës.

    Prania e ujit në rrugë ka vështirësuar përkohësisht qarkullimin, ndërsa pamjet e regjistruara gjatë natës tregojnë edhe turistë të huaj që janë futur në ujërat e grumbulluara në rrugë, duke luajtur mes tyre.

    Ndërkohë, punonjësit e Ujësjellës-Kanalizimeve kanë punuar gjatë gjithë natës për largimin e ujit nga zonat e prekura.

    Falë ndërhyrjes së tyre, në orët e paradites së sotme uji është tërhequr nga rrugët, ndërsa qarkullimi për automjetet dhe qytetarët në zonat e prekura është normalizuar. /Tch/