Blog

  • Aktakuzë për vrasje të rëndë në Klinë, i dyshuari akuzohet se vrau vëllain

    Aktakuzë për vrasje të rëndë në Klinë, i dyshuari akuzohet se vrau vëllain

    Sipas njoftimit të Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 21 mars 2026, rreth orës 15:00, në fshatin Bokshiq të Komunës së Klinës, pas një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore.

    “I pandehuri, pas një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore ndërmjet viktimës dhe babait të tyre, dyshohet se ka marrë një armë zjarri nga shtëpia dhe ka shtënë katër herë në drejtim të viktimës, vëllait të tij”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Si pasojë e plagëve të marra, viktima ka pësuar gjakderdhje të madhe të brendshme dhe të jashtme, për shkak të dëmtimit të arteries në këmbën e majtë, dhe më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

    Në njoftim bëhet e ditur se i pandehuri dyshohet edhe për posedim të paautorizuar të armës së zjarrit dhe municionit.

    “I pandehuri e ka mbajtur dhe poseduar pa autorizim një pistoletë të kalibrit 9×19 mm, së bashku me një karikator dhe dhjetë (10) fishekë të të njëjtit kalibër, për të cilën nuk posedonte leje nga organet kompetente”, thuhet më tej në njoftim.

    Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

    Burimi: RTKLive

  • Bastisje in northern Kosovo suspected of smuggling with goods, other criminal acts

    Kosovo police are conducting raids on several locations north of the country, mainly in northern Mitrovica.

    Kosovo Police Deputy Commander for the Northern Region Veton Elshani has confirmed on Telegrafi that police action is under way in co-operation with the prosecution and is linked to smuggling with goods and other criminal acts.

    The raids are being carried out in several locations, while so far there are no other official information regarding the action details and its results.

    Television will keep you informed of further developments. /Telegraphy/

  • Bastisje në në veri të Kosovës, dyshohet për kontrabandë me mallra dhe vepra të tjera penale

    Bastisje në në veri të Kosovës, dyshohet për kontrabandë me mallra dhe vepra të tjera penale

    Policia e Kosovës është duke zhvilluar bastisje në disa lokacione në veri të vendit, kryesisht në Mitrovicën e Veriut.

    Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, e ka konfirmuar për Telegrafin se aksioni policor po zhvillohet në bashkëpunim me prokurorinë dhe është i lidhur me kontrabandën me mallra dhe vepra të tjera penale.

    Bastisjet janë duke u kryer në disa lokacione, ndërsa deri më tani nuk ka informacione të tjera zyrtare lidhur me detajet e aksionit dhe rezultatet e tij.

    Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për zhvillimet e mëtejshme. /Telegrafi/

  • ”Ai është fituesi i qartë”, ylli i Arsenalit mbështet Kane në garën për Topin e Artë

    ”Ai është fituesi i qartë”, ylli i Arsenalit mbështet Kane në garën për Topin e Artë

    Mesfushori i Arsenalit, Declan Rice, e ka mbështetur bashkëkombësin e tij, Harry Kane, për ta fituar Topin e Artë të këtij viti, pas duelit spektakolar mes tyre në Ligën e Kampionëve, që përfundoi me barazim në “Allianz Arena”.

    Të dy yjet e Anglisë shënuan nga një gol të mërkurën mbrëma, në një ndeshje ku kampionët e Ligës Premier reaguan në fund për të marrë një pikë ndaj Bayern Munichut.

    Pas përballjes në Gjermani, Rice e cilësoi Kane si kandidatin kryesor për çmimin më prestigjioz individual në futboll.

    Kapiteni i Anglisë shihet si njëri prej favoritëve, pasi sezonin e kaluar shënoi plot 61 gola në 51 paraqitje me klubin, ndërsa udhëhoqi kombëtaren e tij deri në gjysmëfinalen e Kupës së Botës në Amerikën e Veriut.

    Duke u takuar me kapitenin e tij të kombëtares në zonën e intervistave pas ndeshjes, Rice i tha gazetares së TNT Sports, Jules Breach se Kane është fituesi i qartë i Topit të Artë.

    “Për mua, ai është fituesi i qartë. Mendoj se statistikat e tij flasin vetë. Sezoni që ka pasur ka qenë i jashtëzakonshëm”.

    “Natyrisht, ai garon me disa lojtarë të klasit botëror. Kur luan me të, e kupton sa i mirë është, ndërsa kur luan kundër tij, e sheh se sa i vështirë është për t’u përballuar”, deklaroi Rice.

    Arsenali arriti ta shpëtonte një pikë, kur Rice kombinoi me zëvendësuesin Viktor Gyokeres dhe realizoi me një goditje të ulët në këndin e poshtëm të portës.

    Megjithatë, në minutat e fundit, Manuel Neuer bëri një pritje spektakolare për t’ia mohuar Jurrien Timberit golin e fitores./Telegrafi/

  • Kim Kardashian feston 46-vjetorin me dy fustane rrjete, pranë motrave dhe vëllait Rob

    Kim Kardashian feston 46-vjetorin me dy fustane rrjete, pranë motrave dhe vëllait Rob

    Kim Kardashian festoi ditëlindjen e saj të 46-të me një mbrëmje në restorantin Baldi, në Waldorf Astoria Beverly Hills, ku u shfaq me dy veshje të ndryshme.

    Ylli i reality show-t u shoqërua nga nëna Kris Jenner, motrat Kylie, Khloe dhe Kourtney, si dhe vëllai Rob Kardashian, i cili shfaqet rrallë në publik.

    Për mbërritjen në restorant, Kim zgjodhi një fustan të shkurtër metalik në ngjyrë jeshile ulliri, me dekolte të thellë, mëngë të frymëzuara nga kimonoja dhe një të çarë që zbulonte të brendshmet e zeza.

    Pamjen e plotësoi me një zbukurim koke me gurë të çmuar dhe taka të zeza, shkruan DailyMail.

    Për largimin nga restoranti, ajo ndërroi veshjen dhe u shfaq me një tjetër fustan të shkurtër në ngjyrë bordo, duke ruajtur stilin e guximshëm të mbrëmjes.

    Edhe pjesëtarët e tjerë të familjes Kardashian-Jenner zgjodhën veshje që spikatnin. Kylie veshi një fustan bezhë me detaje dantelle, Kourtney zgjodhi një fustan të zi me dekolte të theksuar dhe thekë, ndërsa Khloe u shfaq me një fustan të gjatë të bardhë transparent, të kombinuar me një kostum trupi.

    Kris Jenner u paraqit me një pallto në ngjyrë të verdhë të butë dhe taka të bardha, ndërsa Rob zgjodhi një kombinim tërësisht të zi me xhaketë, xhinse dhe atlete. /Telegrafi/

  • SINJALI 24 | Mashtrim me emrin e AKI-së, armë në vetura e shtëpi dhe kërcënime në shkolla – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

    SINJALI 24 | Mashtrim me emrin e AKI-së, armë në vetura e shtëpi dhe kërcënime në shkolla – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

    SINJALI 24 | Mashtrim me emrin e AKI-së, armë në vetura e shtëpi dhe kërcënime në shkolla – çfarë ndodhi në 24 orët e fundit

    Arma në çantën e një 27-vjeçari, revolveri i ndryshkur me katër fishekë të bllokuar, pushka e trashëguar nga vjehrri dhe fotografia me armë të dyshuar AK-47 kanë vënë në lëvizje Policinë në disa komuna të Kosovës. Në Prishtinë, një 25-vjeçar dyshohet se u shtir si agjent i AKI-së për t’i marrë para një qytetari me premtimin se do ta punësonte, ndërsa të shtënat pranë një shtëpie mbeten pa autor të identifikuar.

    Raportimet e 20 dhe 21 tetorit përfshijnë edhe një incident në shkollën “Zenel Hajdini”, ku një nxënës 14-vjeçar dyshohet se kërcënoi dhe tentoi ta sulmonte mësimdhënësin, si dhe arrestimin e një 29-vjeçari që u dërgua në vuajtje të dënimit me burgim.

    Në disa prej rasteve janë sekuestruar armë dhe municion, ndërsa hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

    Prishtinë – U shtir si agjent i AKI-së dhe mori para me premtimin për punësim, 25-vjeçari ndalohet për 48 orë

    Për gati dy vjet dyshohet se e mbajti një qytetar me shpresa për punësim në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, duke i marrë shuma të ndryshme parash.

    Donat Novosella dyshohet se u prezantua rrejshëm si punonjës i AKI-së dhe premtoi se do t’ia siguronte viktimës një vend pune në këtë institucion.

    Rasti u denoncua më 8 tetor, ndërsa hetimet u zhvilluan në koordinim me AKI-në dhe Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

    Më 21 tetor, pas intervistimit, Novosella u ndalua për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit. Shuma e parave që dyshohet se janë marrë ende nuk është bërë e ditur.

    Prishtinë – Të shtëna pranë shtëpisë, 53-vjeçari dyshon te vëllezërit e ish-gruas, Policia gjen gëzhojë

    Të shtëna me armë zjarri në rrugën “Lezha” në Prishtinë kanë ngritur shqetësim, ndërsa personi që ka shtënë ende nuk është identifikuar. Pronari i shtëpisë, E.V., ka shprehur dyshimin se pas incidentit mund të qëndrojnë vëllezërit e ish-bashkëshortes së tij, por kjo nuk është konfirmuar nga hetimet.

    Ngjarja ka ndodhur më 20 tetor, rreth orës 22:00, ndërsa denoncimi është bërë mëngjesin e 21 tetorit.

    Hetuesit dhe Forenzika kanë gjetur e sekuestruar një gëzhojë pranë oborrit. Sipas denoncuesit, kamerat e sigurisë nuk kanë qenë funksionale. Rasti po hetohet për veprën penale “Përdorim i armës”.

    Lipjan – E ndalojnë me BMW në Magurë, 27-vjeçarit i gjejnë pistoletën me pesë fishekë

    Një kontroll policor pranë rrethrrotullimit të Magurës ka përfunduar me arrestimin e Mërgim Avdylit, rreth 27-vjeçar, pasi në çantën e tij të dorës është gjetur një pistoletë e tipit “Zoraki”, me karikator dhe pesë fishekë.

    Kontrolli është kryer më 21 tetor, rreth orës 14:05, gjatë ndalimit të veturës BMW që drejtonte 27-vjeçari.

    Pas shoqërimit në stacion policor dhe njoftimit të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është caktuar ndalimi prej 48 orësh. Rasti po hetohet për posedim të paautorizuar të armëve.

    Prishtinë – Nxënësi 14-vjeçar dyshohet se kërcënoi dhe tentoi ta sulmonte mësimdhënësin gjatë orës

    Një incident shqetësues është raportuar në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Prishtinë, ku një nxënës i lindur në vitin 2012 dyshohet se ka kërcënuar verbalisht mësimdhënësin dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht gjatë orës së TIK-ut.

    Ngjarja ka ndodhur më 21 tetor, rreth orës 10:50. Policia ka intervistuar mësimdhënësin, por nxënësi ishte larguar para se zyrtarët të siguronin praninë e tij.

    Prokurori i Shtetit ka udhëzuar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje”, ndërsa Policia po vazhdon veprimet për sqarimin e rrethanave.

    Novobërdë – Po renovonte shtëpinë, gjeti revolen e gjyshit me katër fishekë të bllokuar

    Gjatë një bastisjeje në fshatin Bostan të Novobërdës, Policia ka zbuluar një revolver të ndryshkur, brenda të cilit ndodheshin katër fishekë që nuk mund të nxirreshin për shkak të gjendjes së armës.

    Goran Stoshiq ka deklaruar se e kishte gjetur revolverin një apo dy muaj më parë, gjatë renovimit të shtëpisë, dhe se arma i kishte përkitur gjyshit të tij të ndjerë.

    Kontrolli është kryer më 21 tetor, me urdhëresë gjyqësore. Arma dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast për posedim të paautorizuar të armëve.

    Kaçanik – Policia po hetonte tentimvjedhjen, por zbuloi pushkën e trashëguar nga vjehrri

    Një hetim për tentimvjedhje të rëndë në rrugën “Idriz Seferi” në Kaçanik ka çuar në zbulimin e një rasti tjetër penal. Gjatë verifikimeve, Policia ka marrë informacione se Nebih Bela, posedonte një pushkë gjuetie pa leje të vlefshme.

    55-vjeçari ka pranuar se e mbante armën, duke deklaruar se ajo i kishte mbetur trashëgim nga babai i bashkëshortes së tij. Sipas tij, për pushkën e tipit “Montecarlo” kishte pasur një leje të lëshuar gjatë administrimit të UNMIK-ut, por dokumenti i kishte humbur. Arma është sekuestruar, ndërsa Bela është liruar në procedurë të rregullt.

    Gjakovë – Fotografia me armë të dyshuar AK-47 çon Policinë te shtëpia e një të riu, por arma nuk gjendet

    Një fotografi ku shihet një i ri duke mbajtur një armë të gjatë, që dyshohet të jetë e tipit AK-47, ka nxitur hetimet e Policisë në Gjakovë.

    I dyshuari, i lindur në vitin 2008, nga fshati Skivjan, është intervistuar më 21 tetor në prani të avokatit dhe ka mohuar se e posedonte armën.

    Policia ka kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse me pëlqimin e pronarit, por nuk ka gjetur armë apo sende të tjera të kundërligjshme. I mituri është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po hetohet për posedim të paautorizuar të armëve.

    Drenas – As dënimi prej 10 ditësh burgim nuk i shpëtoi, 29-vjeçari dërgohet në vuajtje të dënimit

    Policia ka arrestuar Ramadan Muharrem Ukën, nga Çikatova e Vjetër e Drenasit, në zbatim të një urdhërese të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

    Arrestimi është kryer më 21 tetor, rreth orës 10:30. Pas përfundimit të procedurave, 29-vjeçari është dërguar për të vuajtur dënimin me burgim prej dhjetë ditësh.

    SINJALI 24 – Kur ti flije, ne e përcollëm Kosovën.

    Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Kapilarët e dukshëm në këmbë mund të sinjalizojnë probleme me qarkullimin venoz

    Kapilarët e dukshëm në këmbë mund të sinjalizojnë probleme me qarkullimin venoz

    Kapilarët e zgjeruar në këmbë shpesh konsiderohen problem estetik, pasi shfaqen si vija të holla të kuqe, vjollcë ose kaltërosh në lëkurë.

    Megjithatë, kur shoqërohen me rëndesë, lodhje, dhimbje ose ënjtje të këmbëve, mund të jetë e nevojshme të kontrollohet shëndeti i venave.

    Këto enë të vogla gjaku mund të shfaqen për shkak të trashëgimisë, ndryshimeve hormonale, shtatzënisë ose qëndrimit të gjatë ulur dhe në këmbë. Megjithatë, kapilarët e dukshëm nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht se personi vuan nga një sëmundje venoze.

    Kur valvulat e venave nuk funksionojnë siç duhet, gjaku mund të grumbullohet në këmbë, duke rritur presionin në enët e gjakut.

    Kjo mund të kontribuojë në zhvillimin e pamjaftueshmërisë kronike venoze, e cila mund të shoqërohet me ënjtje, dhimbje dhe ndjenjë rëndese, veçanërisht pas qëndrimit të gjatë në këmbë.

    Për të ndihmuar qarkullimin, rekomandohet lëvizja e rregullt, aktivizimi i muskujve të pulpës dhe pushimet gjatë punës, sidomos kur qëndrimi ulur ose në këmbë zgjat për orë të tëra. Nëse simptomat vazhdojnë ose përkeqësohen, këshillohet një kontroll mjekësor.

    Kapilarët e dukshëm mund të trajtohen me lazer ose skleroterapi, një procedurë gjatë së cilës injektohet një solucion për mbylljen e enëve të zgjedhura.

    Këto metoda mund të përmirësojnë pamjen e lëkurës, por nuk e eliminojnë domosdoshmërisht shkakun e problemeve venoze dhe nuk parandalojnë gjithmonë shfaqjen e kapilarëve të rinj.

    Është e rëndësishme të kërkohet menjëherë ndihmë mjekësore nëse njëra këmbë ënjtet papritur, veçanërisht kur shoqërohet me dhimbje, skuqje ose ngrohtësi. Këto shenja mund të tregojnë një problem serioz, përfshirë mpiksjen e gjakut. /Telegrafi/

  • Spitali i Mitrovicës trajtoi 8 mijë e 461 pacientë të shtrirë në nëntë muaj

    Spitali i Mitrovicës trajtoi 8 mijë e 461 pacientë të shtrirë në nëntë muaj

    Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ka njoftuar se gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026 ka ofruar shërbime spitalore për gjithsej 8 mijë e 461 pacientë të shtrirë në 13 reparte të ndryshme.

    Sipas të dhënave të publikuara nga spitali, numri më i madh i pacientëve është regjistruar në repartin e Obstetrikës, me 1 mijë e 356 pacientë, pasuar nga Neonatologjia me 1 mijë e 275 dhe Pediatria me 988 pacientë.

    Në repartin e Gjinekologjisë janë trajtuar 904 pacientë, në Sëmundjet Interne 842, ndërsa në Kirurgji 600 pacientë.

    Gjatë kësaj periudhe, shërbime spitalore janë ofruar edhe në repartin e Ortopedisë për 519 pacientë, Oftalmologjisë për 449, Urologjisë për 406 dhe ORL-së për 367 pacientë.

    Ndërkaq, në repartin e Neurologjisë janë trajtuar 307 pacientë, në Pulmologji 235, ndërsa në Njësinë Koronare 164 pacientë.

    Të dhënat pasqyrojnë numrin e pacientëve të shtrirë në repartet përkatëse gjatë periudhës janar-shtator 2026. /Telegrafi/

  • Asnjë afrikan si Diomande, ylli i Real Madridit thyen rekord në Ligën e Kampionëve

    Asnjë afrikan si Diomande, ylli i Real Madridit thyen rekord në Ligën e Kampionëve

    Sulmuesi anësor nga Bregu i Fildishtë i Real Madridit, Yan Diomande, ka shënua emrin e tij në librin e historisë së Ligës së Kampionëve.

    Real Madridi mori fitoren e radhës në garën elitare të klubeve evropiane, pasi mposhti 4-1 RB Leipzig në ndeshjen e tretë të fazës së ligës.

    Diomande shënoi një gol dhe një asistim në këtë ndeshje, duke vendosur edhe një rekord.

    19-vjeçari nga Bregu i Fildishtë u bë futbollisti më i ri afrikan që shënon dhe asiston në një ndeshje të vetme të Ligës së Kampionëve që nga shtatori i vitit 2003.

    Lojtari i fundit afrikan që e arriti këtë moment historik në një moshë më të re ishte Obafemi Martins i Nigerisë, i cili regjistroi një gol dhe një asistim për Interin kundër Arsenalit në shtator 2003. /Telegrafi/

  • Rama sets stone benches before prime minister, protesters reject dialogue

    The move comes after two days of tension, during which Rama had pulled chairs out of his office in an effort to create a communication space with protest students.

    However, the prime minister’s repeated calls have not yet brought a positive response from the protesters, who have refused invitations for dialogue.

    The establishment of stone benches seems like Rama’s new attempt to convey the message that the door of communication remains open, while the protest situation continues to remain tense.

    Source Layer: RTKLive