Blog

  • Cardi B: Kam frikë nga operacioni në gjoks, por duhet ta bëj, gjoksi im është shumë i varur

    Cardi B: Kam frikë nga operacioni në gjoks, por duhet ta bëj, gjoksi im është shumë i varur

    Reperja amerikane Cardi B tha se dëshiron të rregullojë gjoksin, por ka frikë nga kjo procedurë.

    Ajo deklaroi se nuk dëshiron të gënjejë dhe do të donte të rregullonte gjoksin.

    “Për ndonjë arsye kam frikë. Kam shumë frikë nga operacioni i gjirit, nuk e di pse. Nuk kam frikë nga asgjë tjetër, vetëm kaq. Nuk është aspak një operacion i këndshëm, por duhet ta bëj”, tha ajo.

    Kjo repere 34-vjeçare tha se katër fëmijët e saj “i shkatërruan” trupin, dhe ajo i përshkroi gjinjtë e saj si “qese me topa”.

    “Kam pasur këto gjinj për njëqind vjet, mendoj rreth 18 vjet. I kam pasur për një kohë shumë të gjatë dhe tani janë shumë të varur”, tha ajo.

    Ajo shtoi se thithkat dhe areolat e saj janë “shumë, shumë të mëdha”.

    “I dua, me të vërtetë. Janë seksi. Megjithatë, ma bëjnë shumë të vështirë të vesh rroba të caktuara”, tha ajo.

    Ajo shpjegoi se nuk donte të ndryshonte madhësinë e gjinjve të saj, por vetëm t’i “rifreskonte” ato. Megjithatë, nuk është e sigurt nëse do të vendosë realisht për operacionin.

    “E kam thënë për një kohë të gjatë se e dua, por nuk e di nëse do ta bëj operacionin,” tha ajo.

    Cardi B e zmadhoi gjoksin në moshën 18 vjeç, për të cilën foli në vitin 2021 në një bisedë me Mariah Carey për revistën Interview.

    Pastaj ajo tha se kur ishte e re ishte shumë e dobët, se djemtë në Bronx e ngacmonin për shkak të figurës së saj dhe se kjo e bënte të ndihej e shëmtuar. Kur filloi të punonte si balerinë, kishte para të mjaftueshme për operacion, pas së cilës, tha ajo, çdo pasiguri në lidhje me gjoksin e saj u zhduk.

  • Vitamina D është e rëndësishme për kockat dhe imunitetin, dhe është më e bollshme në këto ushqime

    Vitamina D është e rëndësishme për kockat dhe imunitetin, dhe është më e bollshme në këto ushqime

    Ditët më të shkurtra dhe më pak rrezet e diellit gjatë vjeshtës dhe dimrit mund të sjellin një rënie të energjisë, gjumë më të dobët dhe humor më të ulët. Ato gjithashtu mund të shkaktojnë mungesë të vitaminës D, të cilën trupi e prodhon kryesisht pikërisht në diell.

    Dietologia Leah Murnane thotë se vitamina D ndihmon në ndërtimin e kockave të forta, forcon sistemin imunitar, rregullon hormonet dhe zvogëlon inflamacionin në qeliza. Kjo vitaminë është veçanërisht e rëndësishme për kockat sepse ndihmon trupin të thithë kalciumin dhe fosforin nga ushqimi, gjë që zvogëlon rrezikun e frakturave ndërsa plakeni. Nivelet e ulëta të vitaminës D janë lidhur gjithashtu me lodhjen, dobësinë e muskujve dhe luhatjet e humorit.

    Murnane pohon se ata që kalojnë pjesën më të madhe të ditës brenda ose që janë më pak të ekspozuar ndaj diellit në dimër mund të përfitojnë nga më shumë ushqime të pasura me vitaminë D. Marrja shtesë nuk sjell asnjë përfitim për ata që tashmë marrin mjaftueshëm vitaminë D nga ushqimi, suplementet ose dielli. Sasitë e tepërta mund të rrisin nivelin e kalciumit në gjak dhe të dëmtojnë veshkat.

    Kjo është arsyeja pse është më mirë të bëni një analizë gjaku te mjeku juaj. Shumica e të rriturve të shëndetshëm nuk kanë nevojë ta bëjnë rregullisht, por njerëzit me osteoporozë ose probleme me thithjen e lëndëve ushqyese mund të kenë nevojë për këtë.

    Ekspertët shtojnë se nuk duhet të ekspozohet në diell pa mbrojtje vetëm për vitaminën D sepse djegiet rrisin rrezikun e kancerit të lëkurës. Burime të mira ushqimore të vitaminës D përfshijnë salmonin, skumbrin, sardelet, qumështin e lopës, vezët e ziera, pijet me bazë bimore dhe drithërat.

    Vitamina D është e tretshme në yndyrë, kështu që përthithet më mirë me një vakt me arra, fara, avokado ose vaj ulliri. Është e vështirë të merrni shumë vitaminë D përmes ushqimit. /Telegrafi/

  • Historitë tronditëse të Russell Brand vazhdojnë të marrin vëmendjen e njerëzve - ai gjithashtu thuhet se abuzoi me një qen

    Historitë tronditëse të Russell Brand vazhdojnë të marrin vëmendjen e njerëzve – ai gjithashtu thuhet se abuzoi me një qen

    Komediani britanik Russell Brand po përballet aktualisht me një gjyq në Mbretërinë e Bashkuar, ku akuzohet për tri raste përdhunimi, tri sulme seksuale dhe një rast sulmi seksual të pahijshëm ndaj gjashtë grave. Veprat për të cilat akuzohet pretendohet se kanë ndodhur nga viti 1999 deri në vitin 2009. Brandi është deklaruar i pafajshëm në gjykatë dhe i ka mohuar të gjitha akuzat.

    Akuzat ndaj tij dolën për herë të parë në publik në vitin 2023, kur televizioni britanik Channel 4 transmetoi një episod 90-minutësh të emisionit të tij hulumtues “Dispatches”. Programi trajtonte pretendimet për përdhunim, sulme seksuale dhe abuzim emocional. Dokumentari, i titulluar “Russell Brand: In Plain Sight”, u realizua në bashkëpunim me gazetën The Sunday Times, e cila publikoi raportimin e saj për këtë çështje po atë ditë.

    Pak para transmetimit, Brandi publikoi në kanalin e tij në YouTube videon “So, This Is Happening”, përmes së cilës i mohoi paraprakisht të gjitha akuzat. Ai deklaroi se i kundërshtonte “absolutisht” këto “akuza të njëpasnjëshme, të pabesueshme dhe pothuajse baroke”, duke pretenduar se bëhej fjalë për një “sulm të koordinuar” nga mediat.

    Brandi pranoi se kishte qenë “shumë, shumë i shthurur” në jetën seksuale, por këmbënguli se marrëdhëniet e tij kishin qenë gjithmonë me pëlqimin e palëve.

    “Marrëdhëniet që kam pasur kanë qenë gjithmonë me pëlqim. Në atë kohë isha i hapur për këtë, madje ndoshta edhe më shumë seç duhej, dhe jam po aq i hapur edhe tani”, deklaroi ai.

    Pas publikimit të akuzave, publiku nisi të rishqyrtonte episode të ndryshme nga karriera e Brandit, përfshirë edhe rrëfime shqetësuese që vetë ai kishte përfshirë në librat e tij autobiografikë. Në to, komediani kishte përshkruar, ndër të tjera, mënyrat se si përpiqej t’i bindte gratë të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

    Në librin “My Booky Wook”, të botuar në vitin 2007, ai shkruante: “Në të njëzetat e mia, më pëlqente sfida për të joshur vajza të dëlira dhe për të kërkuar kombinimin e duhur të fjalëve që do të thyenin rezistencën e tyre morale”.

    Ai e përshkruante këtë si një “pistë me pengesa”, ndërsa kujtonte edhe një rast me një grua të quajtur Penny, e cila kishte pranuar vetëm të flinte në të njëjtin shtrat me të, por me kokat e tyre në skajet e kundërta.

    “Vazhdoja me batuta dhe histori derisa më lejoi të kthehesha nga ana e saj”, shkruante Brandi.

    “Përfytyroja skena me fjalë dhe i përgjërohesha derisa më puthi. Gënjeja, kërceja dhe thërrisja shpirtin e Panit derisa ajo, pa dëshirë, hoqi reçipetat. Përdora lotët dhe shantazhin emocional për të siguruar shkatërrimin e të brendshmeve të saj”, vijonte ai.

    Në të njëjtin libër, Brandi pranonte se kishte pështyrë në fytyrë një valltareje erotike, pasi, sipas tij, ndihej i detyruar të “hakmerrej” ndaj saj, sepse ajo e kishte goditur me shuplakë pas marrëdhënies seksuale.

    Për një tjetër punonjëse të seksit, ai përdori shprehjen “një justifikim i mjerë për një prostitutë”, duke shtuar se ajo kishte pranuar përfundimisht të kryenin marrëdhënie seksuale, por përvoja kishte qenë, sipas përshkrimit të tij, e lodhshme, e vakët, e mërzitshme dhe zhgënjyese, pavarësisht shumës së madhe që kishte paguar.

    Brandi zbulonte gjithashtu se ia kishte thyer telefonin asaj, sepse e bezdiste zhurma e vazhdueshme e tij. Ai e cilësonte këtë veprim si “aktin më të keq të mizogjinisë” që kishte kryer që nga episodi kur kishte pështyrë valltaren.

    Në librin vijues, “My Booky Wook 2”, Brandi pretendonte se Lesley Douglas, drejtoresha e atëhershme e BBC-së, kishte qenë “jashtëzakonisht tolerante” ndaj sjelljes së tij.

    Ai sugjeronte gjithashtu se kishte kryer marrëdhënie seksuale me fituese të konkurseve radiofonike në tualetin e përshtatur për personat me aftësi të kufizuara, brenda studios së radios.

    Sipas rrëfimit të tij, fitueset që vinin në studion e Radio 2 ishin të gjitha gra. Ai shkruante se kjo lidhej edhe me një aspekt tjetër të çmimit, të cilin nuk mund ta përmendte shprehimisht për shkak të rregullave të rrepta të BBC-së që ndalonin keqpërdorimin e tualeteve të përshtatura.

    Në një pjesë tjetër të librit, Brandi u drejtohej lexuesve me pyetjen: “Çfarë lloj njeriu isha unë? Të sillesha kështu me gratë? Nëse po jua tregoj këtë, a mund ta imagjinoni se çfarë kam lënë pa përmendur?”

    Pas publikimit të akuzave, në vëmendje janë rikthyer edhe deklarata të mëhershme të personazheve të njohura për komedianin.

    Këngëtarja australiane Dannii Minogue e kishte cilësuar Brandin si një “grabitqar të neveritshëm” që në vitin 2006.

    Në një intervistë të vitit 2012, Brandi kishte kapur dhe puthur në buzë gazetaren australiane Liz Hayes para kamerave. Në pamjet e publikuara, gazetarja shihet duke u përpjekur të ruajë profesionalizmin, ndonëse duket e tronditur, ndërsa ai e mban pranë dhe bën shaka se do t’ia zbërthejë reçipetat.

    Vëmendje kanë marrë sërish edhe deklaratat e ish-bashkëshortes së tij, këngëtares Katy Perry, e cila në vitin 2013 e kishte përshkruar Brandin si një person “shumë kontrollues” gjatë martesës së tyre.

    Në atë kohë, ajo kishte thënë se ndihej shumë përgjegjëse për përfundimin e martesës, por më pas kishte mësuar të vërtetën, të cilën nuk mund ta zbulonte, pasi e ruante si një informacion për raste të vështira në të ardhmen.

    Ndërsa gjyqi vazhdon, një tjetër episod i përshkruar nga Brandi në librin e tij të vitit 2007 ka shkaktuar reagime të shumta. Bëhet fjalë për një histori nga fëmijëria e tij, kur ishte rreth 11 vjeç, dhe për qenin e familjes, Topsy.

    Në këtë rrëfim, Brandi shpjegonte se “Colin” ishte i dashuri i nënës së tij në atë kohë.

    “Kur e morëm Topsy-n, ajo lejohej të flinte në shtratin tim. Por kur erdhi Colin, u vendos një rregull absurd që ajo të mos ngjitej më lart në shtëpi. Me sa duket, brenda meje kishte shumë zemërim dhe urrejtje për këtë, sepse ulesha galiç në krye të shkallëve dhe e joshja të ngjitej: ‘Topsy! Topsy! Topsy!’”, shkruante ai.

    Më pas, sipas rrëfimit të tij, kur qeni futej fshehurazi në katin e ndaluar, ai ndryshonte sjellje dhe e godiste me shqelma për ta kthyer poshtë shkallëve. Menjëherë pas kësaj, zbriste edhe vetë, e përqafonte me dhembshuri dhe shtirej sikur ishte i tronditur nga ajo që i kishte ndodhur.

    “Pastaj i bashkohesha përsëri poshtë, e përqafoja me dhembshuri dhe pëshpëritja me pendesë: ‘O Krisht! Të kanë hedhur poshtë shkallëve? Kjo është e tmerrshme’”, shkruante ai.

    “Është goxha e sëmurë, apo jo?”, përfundonte Brandi rrëfimin. Ai shtonte se shoku i tij, Matt Morgan, kishte thënë se Topsy duhet të ketë menduar se jetonte në një shtëpi me dy binjakë: një të keq që qëndronte në pushimin e shkallëve dhe një të mirë që rrinte në katin përdhes.

    Ky pasazh ka shkaktuar tronditje dhe zemërim në rrjetet sociale. Komediani amerikan Patton Oswalt shpërndau një fotografi të tekstit në profilin e tij në Threads, duke komentuar me ironi se ndoshta vetëm për këtë rrëfim Brandi do të duhej të dënohej me burgim të përjetshëm.

    Edhe përdoruesit e Reddit-it shprehën indinjatën e tyre. Njëri prej tyre shkroi se bëhej fjalë vetëm për keqtrajtimin që Brandi kishte pranuar vetë dhe për të cilin kishte shkruar duke menduar se ishte diçka qesharake.

    Një tjetër komentoi se kishte diçka veçanërisht rrëqethëse në faktin që ai e kishte përfshirë një histori të tillë në librin e tij, sikur të ishte një anekdotë argëtuese.

    Një përdorues tjetër shprehu dyshimin se në redaktimin e librit mund të ishin hequr rrëfime të tjera, në mënyrë që historia e Topsy-t të dukej mjaftueshëm e pranueshme për t’u përfshirë në versionin përfundimtar.

    Një komentues kujtoi gjithashtu një histori tjetër nga libri i Brandit, autenticiteti i së cilës, sipas artikullit, ishte konfirmuar nga BuzzFeed. Ajo kishte të bënte me një fqinj të moshuar, i cili kujdesej me krenari për lulet e tij. Sipas rrëfimit, pasi fqinji ishte larguar për pak çaste, Brandi kishte shkelur dhe shkatërruar të gjitha lulet pa ndonjë arsye të dukshme.

    Kur ishte kthyer jashtë, fqinji kishte mbetur duke i parë lulet e shkatërruara, i tronditur nga ajo që kishte ndodhur.

    Ndërsa procesi gjyqësor ndaj Russell Brandit vazhdon, këto rrëfime nga librat e tij kanë rikthyer në qendër të vëmendjes mënyrën se si ai ka përshkruar sjelljen e tij në të kaluarën. Megjithatë, akuzat penale ndaj tij mbeten pretendime që po shqyrtohen nga gjykata, ndërsa komediani i ka mohuar ato dhe është deklaruar i pafajshëm. /Telegrafi/

  • Si të pastroni një shishe brenda kur as furça nuk mund ta arrijë, metoda interesante që po ngjall kuriozitet te njerëzit

    Si të pastroni një shishe brenda kur as furça nuk mund ta arrijë, metoda interesante që po ngjall kuriozitet te njerëzit

    Pastrimi i një shisheje qelqi nga brenda mund të jetë një detyrë e vështirë, veçanërisht kur ajo ka grykë të ngushtë ose kur në fund grumbullohen mbetje. Për ta zgjidhur këtë problem, këto sfera pastruese prej çeliku inox mundësojnë arritjen e zonave ku sfungjeri ose furça e zakonshme nuk arrijnë gjithmonë.

    Edhe pse janë projektuar për pastrimin e shisheve të mëdha dhe enëve prej qelqi, ato janë të dobishme edhe për shishet e ujit, ibrikët e kafesë dhe enë të tjera që janë të vështira për t’u pastruar. Disa blerës në Amazon vlerësojnë efektivitetin e tyre në largimin e mbetjeve të gëlqeres dhe njollave që nuk kishin arritur t’i hiqnin me metodat e zakonshme.

    Përdorimi i tyre është shumë i thjeshtë. Mjafton t’i vendosni sferat brenda enës, së bashku me pak ujë, dhe ta tundni atë. Gjatë lëvizjes, sferat përhapen në të gjithë pjesën e brendshme dhe ndihmojnë në shkëputjen e papastërtive të grumbulluara. Në rastet kur mbetjet janë më të forta dhe të ngjitura mirë, disa përdorues rekomandojnë që sferat të lihen të veprojnë për më gjatë.

    Të prodhuara nga çeliku inox, këto sfera të koleksionit Basic të markës WMF mund të ripërdoren. Pas përfundimit të pastrimit, mund t’i nxirrni me kujdes, t’i kulloni dhe t’i ruani për përdorimin e radhës.

    Produkti ka marrë një vlerësim prej 4,5 nga 5 yje dhe ka grumbulluar më shumë se 900 komente në Amazon. Në vlerësimet pozitive, blerësit theksojnë rezultatet në pastrimin e shisheve prej qelqi dhe largimin e depozitimeve të gëlqeres. Megjithatë, sferat janë shumë të vogla, ndaj duhet të trajtohen me kujdes për të shmangur humbjen e tyre.

    Një tjetër përparësi është çmimi: ato kushtojnë 12,98 euro. Bëhet fjalë për një zgjidhje praktike për të mbajtur të pastra shishet dhe enët e tjera prej qelqi, pa pasur nevojë të blini furça të posaçme për secilin lloj ene.

  • Senatori amerikan shpreh shqetësim të thellë për situatën në Shqipëri

    Senatori amerikan shpreh shqetësim të thellë për situatën në Shqipëri

    Senatori amerikan Gary Peters nga Michigan ka publikuar një deklaratë të fortë, në të cilën shpreh shqetësimin e tij të thellë për zhvillimet e fundit në Shqipëri.

    Ai në rrjetin social X thekson se situata po përshkallëzohet dhe u kërkon autoriteteve vendore që të përmbahen nga çdo formë agresioni ndaj protestuesve paqësorë.

    Sipas senatorit, të gjithë aktorët në terren duhet të punojnë për të ulur tensionet dhe për të parandaluar dhunën e mëtejshme.

    Peters thekson se Michigan është shtëpia e një komuniteti të fortë dhe të gjallë shqiptaro-amerikan dhe se këto zhvillime prekin thellësisht shumë qytetarë të shtetit të tij.

    “Këto ngjarje janë gjithëpërfshirëse për shumë shqiptarë të Michiganit”, shkruan ai, duke nënvizuar lidhjen e ngushtë që ekziston mes komunitetit shqiptar në SHBA dhe atdheut./Telegrafi/

  • US orders evacuation of staff and families from Saudi Arabia

    The US Embassy has ordered the departure of all US diplomatic personnel and members of their families from Saudi Arabia. The announcement was made by diplomatic sources for the news agency. ANSA.

    According to the first operational data, this drastic security decision is directly linked to the possible escalation of the military situation in the region.

    Danger of Attacks and Moves of the Huth rebel

    According to diplomatic reports, emergency measures have been undertaken in response to signals to resume military activities and hostilities in the area. The main security challenges are related to possible threats by Yemen-based rebel Huth group.

    Regarding the causes of this decision, diplomatic sources explain:

    Massa would be linked to the possibility of relaunching the hostilities in this area, especially related to possible actions by the pro-Girania rebels of Yemen. )

    The evacuation order reflects increasing concerns in Washington about possible fears or rockets against Western facilities and diplomatic structures on the Arabian peninsula.

    The signal where the truth speaks before the news!

    /Gazeta Sinjali/

    Source Layer: Signal

  • SHBA-ja urdhëron evakuimin e stafit dhe familjeve nga Arabia Saudite

    SHBA-ja urdhëron evakuimin e stafit dhe familjeve nga Arabia Saudite

    SHBA-ja urdhëron evakuimin e stafit dhe familjeve nga Arabia Saudite

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka urdhëruar largimin e të gjithë personelit diplomatik amerikan dhe anëtarëve të familjeve të tyre nga Arabia Saudite. Njoftimi është bërë me dije nga burime diplomatike për agjencinë e lajmeve ANSA.

    Sipas të dhënave të para operative, ky vendim drastik sigurie lidhet drejtpërdrejt me përshkallëzimin e mundshëm të situatës ushtarake në rajon.

    Rreziku i sulmeve dhe lëvizjet e rebelëve Huthi

    Sipas raportimeve diplomatike, masa emergjente është ndërmarrë si reagim ndaj sinjaleve për rifillimin e aktiviteteve ushtarake dhe armiqësive në zonë. Sfidat kryesore të sigurisë lidhen me kërcënimet e mundshme nga grupi i rebelëve Huth me bazë në Jemen.

    Lidhur me shkaqet e këtij vendimi, burimet diplomatike sqarojnë:

    “Masa do të lidhej me mundësinë e rifillimit të armiqësive në këtë zonë, veçanërisht të lidhur me veprimet e mundshme nga rebelët pro-iranianë Huthi të Jemenit.”

    Urdhri për evakuim reflekton rritjen e shqetësimeve në Uashington për sulme të mundshme me dronë apo raketa ndaj objekteve dhe strukturave diplomatike perëndimore në gadishullin arabik.

    Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

    /GazetaSinjali/

    Burimi: Sinjali

  • Drought has caused late autumn planting in northern Macedonia

    Drought is causing delays in the autumn sowing of agricultural cultures in the hospital region.

    Farmers say climate change is creating major problems before the start of planting barley and wheat. Because of a lack of rainfall, they cannot enter their fields to plow. Hopes are in possible rainfall over the next weekend.

    We don’t remember a year like this. There is no rainfall, and almost 80 to 90 percent of the surfaces have not been plowed. Even after the harvest we failed to plow because the wine was dry too, said Goce Serafimovski, deputy head of the Agricultural Association.

    In addition to drought, the increase in plant spending, especially in the price of oil and artificial waste, has increased production costs. Preparations for planting will cost farmers about 1,500 denarii per double, which they feel is not an economic advantage.

    Serafimovski says they have contacts with the relevant ministry and will seek help through the Intervention Fund to deal with the difficulties created.

    Meanwhile, farmers in northern Macedonia plant about 85 percent of the surfaces of grainy cultures during the fall in order to ensure higher productivity.

  • Thatësia ka shkaktuar vonesën e mbjelljeve vjeshtore në Maqedoninë e Veriut

    Thatësia ka shkaktuar vonesën e mbjelljeve vjeshtore në Maqedoninë e Veriut

    Thatësira po shkakton vonesa në mbjelljen vjeshtore të kulturave bujqësore në rajonin e Shtipit.

    Bujqit thonë se ndryshimet klimatike po u krijojnë probleme të mëdha para fillimit të mbjelljes së elbit dhe grurit. Për shkak të mungesës së reshjeve, ata nuk mund të hyjnë në arat e tyre për t’i lëruar. Shpresat i kanë te reshjet e mundshme të shiut gjatë fundjavës së ardhshme.

    „Një vit të tillë nuk e mbajmë mend. Nuk ka reshje dhe pothuajse 80 deri në 90 për qind e sipërfaqeve nuk janë lëruar. Edhe pas korrjes nuk arritëm t’i lëronim, sepse edhe vera ishte e thatë“, deklaroi Goce Serafimovski, nënkryetar i Asociacionit të Bujqve.

    Krahas thatësirës, rritja e shpenzimeve për mbjellje, veçanërisht e çmimit të naftës dhe plehrave artificiale, ka shtuar edhe kostot e prodhimit. Përgatitjet për mbjellje do t’u kushtojnë bujqve rreth 1.500 denarë për dynym, shpenzim që, sipas tyre, nuk është ekonomikisht i leverdishëm.

    Serafimovski thotë se kanë kontakte me ministrinë përkatëse dhe do të kërkojnë ndihmë përmes Fondit Intervenues për t’u përballur me vështirësitë e krijuara.

    Ndërkohë, bujqit në Maqedoninë e Veriut mbjellin rreth 85 për qind të sipërfaqeve me kultura drithërore gjatë vjeshtës, me qëllim që të sigurojnë rendimente më të larta.

  • Si arrin Luis Enrique të ruajë formën fizike në moshën 57-vjeçare? Ja çfarë bën ndryshe trajneri i PSG-s

    Si arrin Luis Enrique të ruajë formën fizike në moshën 57-vjeçare? Ja çfarë bën ndryshe trajneri i PSG-s

    Ndërsa vëmendja e botës së futbollit është te përballjet e mëdha të Ligës së Kampionëve, Luis Enrique tërheq vëmendjen jo vetëm për sukseset e tij si trajner, por edhe për formën fizike që ruan ndër vite.

    Në krye të Paris Saint-Germain, tekniku spanjoll vazhdon të jetë një nga emrat më të spikatur të futbollit evropian.

    Por cili është sekreti i tij për të qëndruar në formë dhe cilat janë zakonet që ndjek në përditshmëri? Nga aktiviteti fizik te mënyra e të ushqyerit, Luis Enrique ka disa rutina që e shoqërojnë edhe jashtë fushës së blertë.

    Trajneri asturian është i apasionuar pas futbollit, por edhe pas çiklizmit dhe sportit në përgjithësi. Në moshën 57-vjeçare, Luis Enrique gëzon një formë fizike të admirueshme. Ky është sekreti i tij:

    “Kur merrem me sport, stërvitem esëll. Pas përfundimit të stërvitjes, nëse më hahet, ha mëngjes; përndryshe, pres deri në drekë. Kjo varet nga mënyra se si ndihem”, ka treguar ai.

    Në dokumentarin e Movistar Plus+, ‘No tenéis ni pu* idea’*, shihet se trajneri spanjoll ka programuar një alarm në telefonin e tij që bie çdo 30 minuta, për t’i kujtuar të kryejë një sërë ushtrimesh që e mbajnë trupin aktiv.

    Ai nuk e konsideron të domosdoshme që aktiviteti fizik të kufizohet vetëm në seanca intensive stërvitore, pasi angazhimet e punës nuk ia lejojnë gjithmonë një gjë të tillë. Për të, mjafton ta mbajë trupin vazhdimisht në lëvizje, në mënyrë që i gjithë organizmi të funksionojë më mirë.

    Forma fizike nuk është i vetmi aspekt të cilit Luis Enrique i kushton rëndësi. Edhe ushqyerja është thelbësore për të ruajtur këtë gjendje fizike optimale.

    Sekreti i trajnerit të PSG-së qëndron te një regjim ushqimor i pasur me proteina, përmes ushqimeve si vezët, ndërsa karbohidratet i kufizon sa më shumë.